SHKB arreston dy policë kufitarë, lejonin kalimin e shtetasve me probleme

22 Shkurt 2013, 13:07Politika TEMA

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar dy policë kufitarë në Durrës dhe Kakavijë, si dhe shoferin e një autobusi të linjës Tiranë- Athinë, që akuzohen se kanë lejuar kalimin jashtë vendit të personave me probleme në dokumentacion, ose që nuk u lejohet dalja në hapësirën Shengen.

“Gjatë punës hetimore, u konstatua se ky fenomen përfshinte edhe regjistrimin fiktiv të shtetasve, që nuk ndodhen aktualisht në territorin e vendit tonë, nga ana e kontrollorëve, të cilët bashkëpunonin me punonjës policie apo nëpunës të agjencive të udhëtimit dhe, të gjitha këto, në shkëmbim të përfitimeve monetare.

Bazuar në këto të dhëna, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm  Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Durrës prej 2 muajsh vijonte hetimet, duke aplikuar metodat speciale të hetimit, ku si rezultat u bë e mundur zbardhja dhe  dokumentimi i veprimtarisë së kundraligjshme të shtetasve;

1-Mustafa Shaqir Meta, dt 28.04.1966, me detyrën e punonjësit të policisë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, në PKK- Porti Durrës.

2-Rudi Rait Gaxhaj, dt 10.12.1972, me detyrën e kontrollorit në PKK-në Kakavijë.

3-Nertil Refail Sula, dt 05.05.1983, shofer në autobusin e linjës Tiranë- Athinë, të agjencisë së udhëtimit Inter-Lines,” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

5 komente në “SHKB arreston dy policë kufitarë, lejonin kalimin e shtetasve me probleme”

  1. Vesel Shtembolli says:

    Kur te arrestohen Ilir Meta
    Altin Goxhaj
    dhe Dashnor Sula na lajmeroni

  2. tourkofagos says:

    nuk eshte rastesi qe te tre kriminelet shtetare,jane korrake…..pune korrakesh!

  3. laraska says:

    Filmat e ketyre para zgjedhjeve, gjoja ne punojme.

  4. salah says:

    Të dy ishin të mirë të Devon Tahiri Madhe Adem, të gjithë nga Tropoja, çfarë është skandali më i madh. Durrës Policia Shiak janë identike me kriminelët për 20 vjet. Funksioni zero ka këtë Tropojë policisë dhe Bujar Nishani ka shkatërruar Polzei (PAMECA II, 2007 skandali, i cili përfshin gjerman Akademia e Policisë)

  5. ish polici says:

    Po pse nuk meret SH.K.B-ja me policet e qarkullimit,qe po na rjepin te gjalle,apo marin taksen zinxhire,nga baza domethene nga rruga e deri tek kupola,nuk e dini o njerez se si funksiunon zinxhiri i parase,ne mes te policve ka sekser te cilet vjelin taksen,dhe e dorezojne tek shefi e aime tutje.O ks me se te meret SH.K.B me kete sektor o ska ku te veje,po te doje areston njeqind polic ne dite,por jo se lepuri fle ne tjeter vende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje