Riker: Obama përfaqësohet nga Arvizu, jo nga Podesta

21 Shkurt 2013, 23:33Politika TEMA

Zyrtari i DASH, Filip Riker: Nacionalizmi është i rrezikshëm. Duam të shohim llogaridhënie për 21 janarin. Jemi të shqetësuar për zgjedhjet

Zëvendësndihmës Sekreetari amerikan i Shtetit, Filip Riker, në një intervistë për Top Story, tha se nacionalizmi nuk i duhet Shqipërisë. Sipas tij, nacionalizmi shërben për të shpërqendruar vëmendjen nga reformat dhe integrimi.

Riker pranoi në mënyrë të tërthortë ekzistencën e memos amerikane, kur tha se këto gjëra për nacionalizmin i thonë publikisht dhe privatisht.

Zyrtari amerikan shprehu nevojën e zgjedhjeve të lira dhe u shpreh se është i shqetësuar për një gjë të tillë.

Riker tha se për 21 janarin, ata presin llogaridhënie për vrasjet.

Ai mbrojti ambasadorin amerikan, Arvizu, duke thënë se janë krenarë për punën e tij. Ai tha se lobistët në SHBA nuk kanë ndikim në politikën e Uashingtonit për politikën e jashtme.

Riker e nisi intervistën duke thënë se ka ardhur në Shqipëri nga Brukseli, ku ka ndjekur nga afër bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është shumë i rëndësishëm.

Kjo do të jetë e mirë për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe Serbi,” tha Riker.

“Mendoj që marrëdhëniet e mirë të fqinjësisë në të gjitha vendet e Ballkanit, ndihmojnë çdo vend në rajon,” shtoi më tej Riker, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen për Kosovën.

Riker tha se ai mbulon shtatë vende të rajonit në DASH dhe ka dëshirë që të vizitojë secilin nga këto vende së paku dy herë në vit.

“Shqipëria është një nga dy vendet që është anëtar i NATO-s, nga këto shtatë shtete për të cilat unë kam përgjegjësinë në Departamentin e Shtetit,” tha Riker, duke theksuar në këtë mënyrë se ata interesohen shumë për ecurinë e Shqipërisë.

“Hyrja në BE është rruga më e mirë për një stabilitet dhe begati në Shqipëri,” tha Riker.

“Mendoj se sikurse e dini, ka pasur disa frustrime përsa u përket proceseve. Anëtarësimi në BE është një proces kompleks, sepse ka standardet e caktuara. Mendoj se BE-ja ka qenë shumë e qartë se dëshiron që Shqipëria të marrë statusin,” komentoi ai ecurinë e integrimit të Shqipërisë, që ka ngecur prej thuajse katër vitesh.

“Ne do të vazhdojmë asistencën tonë që politikanët të punojnë për një të ardhme më të mirë për shqiptarët,” tha Riker.

Energjia

Fillimisht, Riker është pyetur në lidhje me gazsjellësin TAP, pas lajmeve se SHBA nuk e mbështet këtë projekt. Por Riker tha se ata mbështesin çdo vendim që merret nga konsorciumi i Shah Deniz.

“Dëshiroj ta përgëzoj Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjes për gazsjellësin TAP me Athinën dhe Romën.

Ne kemi folur për rëndësinë e sigurimit të energjisë. Korridori jugor do të sjellë burime të reja të furnizimit me gaz për Europën.

Ne do të mbështesim çdo vendim që merret nga konsorciumi i Shah Denizit.

Ne jemi për pluralizmin e burimeve dhe të projekteve,” tha Riker.

Nacionalizmi

Një vend të gjatë në intervistën e Riker zuri retorika nacionaliste në vend, që duket se është edhe shqetësimi kryesor në Uashington për momentin.

Riker tha se nacionalizmi është i rrezikshëm, ndërsa shtoi se ai sjell edhe shpërqendrim nga reformat.

“Mendoj që nuk është habi që nacionalizmi dhe retorika nacionaliste është diçka që e njohim, sepse e kemi parë se ku të çon nacionalizmi. Kjo sjell shpërqendrim nga fokusi qendror, që duhet të jenë reformat, përmirësimi i ekonomisë, që të krijohen mundësi më të mira për qytetarët, si dhe të punohet për fqinjësi të mirë, që është shumë e rëndësishme.

Harta e Europës është e caktuar, kufijtë janë të përcaktuar. Kështu që thirrja për të bashkuar shqiptarët, është joproduktive,” tha Riker.

“Ambasadori Arvizu ka bërë një punë të shkëlqyer në përcaktimin e mesazheve nga Uashingtoni për përmbajtje nga retorika e panevojshme nacionaliste dhe të përqendrohen tek jeta e qytetarëve”.

Riker ishte i prerë kur tha se kufijtë janë të përcaktuar në Europë.

“Sikurse e thashë, kufijtë në Europë janë të përcaktuar. Ajo ku gjendet Europa tani është Bashkimi Europian. Kjo përvojë ka sjellë stabilitet dhe begati. Kjo ka ndodhur sepse është lënë mënjanë retorika nacionaliste. Në vend të kësaj janë bërë reformat dhe janë lënë pas fantazmat nacionaliste të së shkuarës,” tha Riker.

“Ne shikojmë të njëjtat mundësi në këtë rajon. Ballkani është pjesë e Europës dhe SHBA do ta shohë këtë rajon në paqe. Prandaj e kemi mbështetur Shqipërinë të bëhet anëtare e NATO dhe kjo ka qenë një arritje e jashtëzakonshme,” vijoi zyrtari i SHBA, duke theksuar sërish se kufijtë e Kosovës janë të përcaktuar.

“Në vend që të shpërqendrohemi në diskutime të panevojshme për nacionalizmin, duhet të përqendrohemi tek ajo se çfarë duhet bërë që këto vende të ecin përpara”.

I pyetur se deri në cilën fazë, deklaratat nacionaliste prishin marrëdhëniet me SHBA, ai tha: “Ne kemi marrëdhënie të forta bilaterale. Kur ne dëgjojmë retorikë nacionaliste, i ngremë këto shqetësime në frymën e miqësisë, me një dorë të shtrirë. Kjo vlen për politikanët e të gjithë spektrit”.

I pyetur nëse mesazhi për nacionalizmin është për një politikan të caktuar, apo për të gjithë spektrin, Riker tha: “Mendoj që është mesazhi është një për të gjithë. Ambasadori Arvizu flet në emër të presidentit të SHBA. Ne po flasim për të gjithë, kemi një mesazh të përbashkët për të gjithë rajonin, në mënyrë që të ndihmojmë Shqipërinë që të ecë përpara. Ky proces nuk lehtësohet prej nacionalizmave të panevojshme, pasi shpie drejt destabilitetit dhe nuk është i mirëpritur. Kemi folur në Kosovë dhe ata janë të pakënaqur nga retorika nacionaliste”.

Zyrtari i DASH ka konfirmuar ekzistencën e një memo në mënyrë të tërthortë. Ai tha se ato janë pikëpamjet e SHBA, që po shprehen edhe publikisht, por janë shprehur edhe privatisht.

Gazetarët i pëlqejnë këto drama. Sidomos në Ballkan. Nuk diskutojmë bisedat tona private diplomatike. Ato janë pikëpamjet që kemi. Kjo retorikë nacionaliste na shqetëson ne, shqetëson miqtë evropianë. Ndaj të mos shpërqendrohemi nga reformat.

Ky është mesazhi që unë kam. Ne duhet të flasim privatisht, por do flasim edhe publikisht sepse kemi një marrëdhënie të fortë. Ne po ecim në axhendën që shqiptarët kanë thënë se është përparësi e tyre dhe kjo është integrimi evropian,” tha Riker.

Zgjedhjet

Riker ka përsëritur nevojën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend. Ai tha se zgjedhjet janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Riker shtoi se ata janë të interesuar për procesin dhe jo për fituesin.

“Ne kemi shqetësime dhe këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme për Brukselin dhe Uashington sepse do të vendosin tonin për fazën tjetër të të ardhmes së Shqipërisë.

Ne do të punojmë së bashku që të sigurohemi se këto zgjedhje të jenë absolutisht të suksesshme.

Ne jemi të kënaqur që mund të ndihmojmë në këto zgjedhje duke ngritur kapacitetet, duke vëzhguar, duke ofruar 1 milion dollarë, i bindur se duke punuar së bashku këto zgjedhje mund të shihen si të suksesshme nga Brukseli e Uashingtoni, por edhe nga qytetarët shqiptarë,” tha Riker.

“Sikurse tha Klinton, kushdo që fiton nga këto zgjedhje të lira të ndershme, ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku.

Ne jemi shumë krenarë që Shqipëria është aleate e NATO-s. E dimë që proceset e vështira mund të përmbushen nëse punojmë së bashku”.

Madje Riker theksoi se edhe në SHBA kanë pasur vështirësi në zgjedhje.

21 janari

Duke folur për 21 janarin, ambasadori Riker tha se deklarata e dhënë nga Arvizu pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, është konsultuar me Uashingtonin.

Riker tha se ata duan të shohin llogaridhënie për 21 janarin.

“Mendoj që deklarata e ambasadorit Arvizu flet më vete dhe është një deklaratë e konfirmuar nga Uashingtoni. Arvizu është përfaqësuesi personal i Obamës. Ne kemi qenë të shqetësuar nga verdikti dhe kemi shprehur pikëpamjet tona,” tha Riker.

“SHBA kanë qenë të kënaqur që kanë ofruar asistencën kur na është kërkuar. Për shkak të kësaj ne kërkojmë të shohim llogaridhënie dhe drejtësi në këtë rast. Kjo nuk do jetë çështje amerikane, ajo do jetë çështje shqiptare. Kjo nuk është një çështje politike. Kudo në rajon ka një tendencë për të politizuar çështjet. Kjo nuk ka lidhje me asnjë palë. Nuk duhet të përdoret si top futbolli në këto zgjedhje. Por ne duam të shohim llogaridhënie. Shpresojmë që do jepet llogari dhe do përdoren këto fakte.

Ju keni parë që ka pasur një apel. Le të vazhdojmë përpara. Shpresojmë që të ketë një ndjesi se ka një llogaridhënie,” theksoi Riker, duke shtuar se asgjë nuk ka për të kthyer jetët e katër personave që janë vrarë, prandaj duhet llogaridhënie.

Për Arvizunë

Riker ka vlerësuar punën e ambasadorit Arvizu duke thënë se ai është përfaqësuesi personal i presidentit të SHBA.

“Sikurse e thashë, ambasadori Arvizu është përfaqësuesi personal i presidentit të SHBA. Jemi shumë krenarë për ambasadorin Arvizu. Jam krenar që është kolegu i imi. Punojmë jashtë mase ngushtë, sepse bota e tashme është botë e komunikimeve. Jemi krenarë për ambasadorin dhe ekipin e tij, me diplomatë të shkëlqyer dhe stafin lokal. Shqipëria ka po ashtu një ambasadë të shkëlqyer në Uashington.

Politikat përcaktohen nga presidenti dhe zbatohen nga ambasadorët. Kur kemi ndryshime pikëpamjesh, i shprehim publikisht dhe privatisht. Për këtë shërben aleanca. Shpresoj të vazhdojmë të punojmë së bashku për të qenë pjesë e një Europe të plotë e në paqe,” tha Riker.

Për lobistët

Nj tjetër shqetësim i ngritur në emision ishte edhe lobimi që bën qeveria në Uashingtoni.

I pyetur nëse ky lobim ndikon në qëndrimin e qeverisë amerikane, Riker tha: “Nuk mund të komentoj për transaksionet private. Ato janë kompani private. Por sikurse thashë, politikat vendosen prej presidentit të SHBA dhe Sekretari i Shtetit. Ambasada jonë këtu ka marrëdhënie të shkëlqyera me qeverinë e Shqipërisë dhe spektrin politik”.

“Në Uashington ka shumë aktorë që punojnë me qeveri dhe individë për t’u shpjeguar se si funksionon Uashingtoni.

Është e rëndësishme që të kuptohet se politika e jashtme përcaktohet nga presidenti dhe ekipet në Departamentin e Shtetit”. 

56 komente në “Riker: Obama përfaqësohet nga Arvizu, jo nga Podesta”

  1. Saliu i SHeqeres says:

    Azgje nuk tha,,hajde anes dhe pirth ne mes,,politika e amerikes eshte kurve dhe vete amerikanet prostituta se bashku me evropianet,,keshtu eshte kur presim te gjithe nga te huajt,,si opozita dhe lideri i saj,,si ne populli shqiptar ,,,qe presim qe cdo gje ta bejne te huajt,,mire te na i bejne e meritojme te gjithe,,jemi nje popull ne kome totale,,,flm tema,,jeni te mbrekullueshem

    1. Palma e MEsila Dodes says:

      PEr disa vota me shume Saliu eshte i gatshem te djege shqiperine si MEsila palmat…

      1. besnik says:

        Saliut iu dha ultimatumi i fundit, tani goditjen do ta marre nga populli shqipetar me 23 qershor me vote.

        Ik sali se asnji nuk do me ta pa surratin.

    2. Dhis is e mirakell of Fridem says:

      Vetem Argita dhe Shkelzeni nuk i kane dal kundra ketij sal Caprazit

      1. tiku says:

        serbe ka gruan,e ajo e urdheron se seshte burre AY jooo

        1. laci says:

          Amerika po i tregon vendin sali berishes. Nuk ka njeri qe do i shkoje me per mbrapa me sales. Amerika te solli dhe amerika do te te heqe, legen i shitur tek serbet. Ik bej cicin ne Serbi sali bytha..

        2. e tha krejt troc says:

          Kjo ishte krejt e qarte, krejt e kulluar. Foli qarte diplomati amerikan duke kerkuar politike te ndershme dhe zgjedhje te tilla. Saliut duhet tti jene dridhur kembet keq mbreme nga termeti amerikan. Eshte fat i yni si popull qe kemi PS dhe ED Ramen qe eshte krejt perendimor e shpresedhenes e e gjithe bota e mbeshett si lider modern.

    3. sali buça says:

      diplomacia flet si i ka hhije se sdo te ngjalli irritim e dhune.. ai tha sali mbylle halen e flit si burre jo si femi per ca vota

    4. Ambasada says:

      Saliu po tregon dashuri votash jo dashuri per atdheun. Turp per ata qe bien pre e idiotizmave te tij.

      1. fisio says:

        Ja ku vjen momenti ku diktatorit i pergjigjet bota hapur qe ta mbylli halene, te beje zgjedhje si duhet e te lere vendin te eci para pa vene me duart e tij te pista. KJo eshte mbeshtetje per Ramen e cili nga ana e tij ka nje fryme posi BE e SHBA. Urime, 23 qershori do sjelli NDRYSHIMIN e madh.

    5. Rilindje says:

      Neser duhet te shohim programin e PS per RIlindje. E vetmja shperse e madhe per kete vend dhe per kete komb prej i shekulli.

    6. Gjirokastriti says:

      More mos keni pare gjekundi rrotull AKuqezi
      Se nga kane humbur keto dite. Spo I shohim ne morine po as andej nga saranda ku mbollen nje ulli
      Jo per gje po svajten as ta ujisin e u tha
      Po ate Kreshnikun e maleve qe do na bashkonte mos e pate gjekundi
      Ah mjere ne qe presim nga Te tjeret cdo vendosin do na ndajne apo do na bashkojne….

      1. Bashkim says:

        Gjella me kripe e kripa me karar.Ne kemi probleme te mos qenit nacionaliste dhe na duhet nje edukate kombetare,por retorika duhet perdorur ji ne prag fushatash dhe eshte ne te miren e kombit tone qe edukata kombetare te jete pjesa me madhe e punes te akademikeve tane gjumeberes.Politika merret me ceshtjes e dites duke u konsultuar me miqte e sinqerte te vendit tone dhe duke bashkerenduar interesat me ta.Ata qe vrapojne me teper se kane takatin thyejne hunden e tyre.

    7. herta says:

      Po kush e beson me kete pseudoatdhetar qe i fali detin grekut dhe pasuroi pa mase fasllicin,qe financon mafian serbe dhe del e flet per bashkim kombetar.

    8. Tani says:

      Shoh qe shume nga komentuesit mendojne se kjo deklarate e rikes eshte goditje ndaj saliut?! Niveli intelektit dhe kuptimi i politikes nga ky popull le per te deshiruar. I vetmi i sakte eshte saliu sheqeres qe ka komentuar me lart.

  2. Pelasgian says:

    LoL un tashti sa e pashe tek Top-i

    1. daku says:

      pra saliu qe vrau kosovaret, ben gjithcka per fushate pa kuptuar se eshte bere problematik per rajonin..hehehe, eshte legen komplet ky sali hundepalla.. shyqyr erdhi 23 qershori e te NDRYSHOJME njerez duke sjell progresistet

      1. Pelasgian says:

        do t’ishte me mire te hedhim poshte para 23 qershorit se sali hund spiranca do mundohet me mish e me shpirt per ti vjedhur perseri

  3. Mos e Beso po s'Deshe says:

    Do ZOTI e mbajne fjalen dhe baca shkon ne te semes me 23 Qershor!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/12/mos-e-beso-po-deshe.html

  4. gerti says:

    E degjove mire tani sali.. E degjove qe je i mbaruar.. e pe qe fyle takohet me Ramen

  5. a je says:

    falsiteti i saliut qe mund te kthehe ne molle sherri per rajonin mori nje pergjigje troc sonte..

  6. tourkofagos says:

    NACIONALIZMI gyzel i rrezikshem……
    thene ndryshe: shikoni te beheni shtet i se drejtes e mos i fryni shume marmides………

    1. Trapi i Cilit says:

      Shqipetaret e duan vendin e tyre te zhvilluar dhe te begate por jo si Saliu per nje grusht votash.

    2. AK says:

      TURKOBYTHOS, BEJ GATI PRAPANICEN, RA FUSI NJE TEGEL USA, TY ,PERENDIMIT TE ARTE KARATHANOS DULES EDHE PIRRO PORDHES MEGJITHE SOTIRIS NINIT.SE E BERI USA NJE DOBIC ME JU,KALUAN 9 muaj TANI DO BENI THETRIN DO VIJNE GREKET TE PUNOJNE TOKAT NE SHQIPRI O PALIKARI

      1. tourkofagos says:

        ade gamisou re makaka tourkoalvane……….

        1. AK says:

          F OFF TI ME PAPADHIMITRIN, ME SPIROKSEREN, Me VAGJELIS KARAS ME TRIANDAFILOS, TOPE TOPE PAPAGALOS DO JU VEME EMRA SHQIPTAR NGA JANI DO JU QUAJM GENTI, NGA DHIMITRI DO JU QUAJM GENCI, JU KA PERENDUAR AGIMI BASHKE ME PAPANDEUN O QIRIE FOTAQI.DO JU BEJ USA ZBOR KINEZ.TA PYESNI BYTHEN MIRE E TJU DRISHET GJUHA KUR TE THUASH SHQIPTAR. TY DO TE FALIM E DO TE VEME TE RUASH PULAT EMIRE XHA SULO TE FALA EFTIQINITOSE PALIKARI HAHAHAHA…. TA KAN HEQ PENSIONIN HAHAHAHA

  7. mirel says:

    po pra po, nacionalizmi jone eshte shume i rrezikshem.
    Ne nuk po hame dot buken tone ky vjen e na heq veshin.

  8. i mbaruar says:

    milloshevici i popullit te tij tanime eshte i mbaruar.. Kete ka kohe qe ja thote BE dhe DASH. Nacionalizmi per te marre ca vota eshte dem per vendin

  9. Taqi says:

    Saliu luan karten e nacionalizmin si karten e vetme kundra deshitme dhe mizoris qe qeveria e tij ka bere ne keto vite. Nderkombetaret dhe populli nuk bien ne lojen e tij te shemtuar sepse ata kane nje Opozite e cila ka nje vizion te qarte se duhet zhvilluar vendi.

  10. JOoniEm says:

    ku ka llogaridhenie ktu ne kte shtet pler !
    dhe amerika se do me kte diktator qe kemi per kryeminister

    Rilindje ne QErshor ?

  11. Taulanti says:

    ” Saliu kerkon nje vote”, Nderkombetaret e braktisin per nje Shqiperi me te mire, per nje Rilindje te Shqiperise dhe jo per GErdesizimin e SHqiperise.

  12. media e lire says:

    Demokracia kerkon ndershmeri.
    Kur Z.Riker shpreh shqetesim per zgjedhjet te lira dhe te ndershme,do te thote qe ai ka te dhena se ato nuk do jene te tilla.
    Ndersa shqiptaret qe e thone idene shqiptarce,mendojne se kesaj here Saliu ne se nuk grabit vota nen rogos,ka rezik te beje veprime te hapura me levat e tij per ti prishur zgjedhjet e lira dhe te ndershme.
    Keshtu Saliu realizon deshiren e fshehur neveteveten e tij qe te na mbyllen dyert per ne BE.

    Z.Riker pret llogari dhenie per vrasjet e 21 janarit,ne se nuk behet kjo kuptohet drejtesia shqiptare varoset.
    Amerika e ka Nr1 drejtesine e pa varur ne SHBA,keshtu e desheron edhe ne Shqiperi.
    Sigurisht qe shqiptaret presin te lexojne gjithe intervisten ne Top Story.

  13. k says:

    ska pse te prisni kot nga kta qe jane ne pushtet. Ja si shkruet per ta ne shtypin amerikan. Te gjith e din qe jan mafioza

    http://anamericanalbania.blogspot.com

  14. Jorgani says:

    Se kush eshte Rikeri i vertete do ta merrni vesh ne fund te qershorit, kur ta uroje Berishen per vjedhjen e zgjedhjeve. Vetem naivët shqiptare besojne se politika e vertete shpallet ne media, ne intervista e ne konferenca shtypi. E moret vesh qe Arvizu paska bere “pune te shkelqyer”? Nje nga kero “pune te shkelqyera” eshte edhe dhenia e titulli “burre shteti” Berishes. Autogol, apo jo?

  15. Qytetari says:

    PODESTA “TRANSAKSIONE PRIVATE” dhe paguhet me leket e buxhetit te shtetit pra me taksat tona….
    Babai im e ka pensionin 12,000 lek te reja dhe vetem drita paguan 60,000 lek te reja duke u ngrohur me batanije si ne mesjete.
    Si nuk te merr i madhi zot ty me gjithe Ilir Meten, Eduart Halimin, Mesilen e kompani me gjithe femije qe keni qe vetem per te ngrene dine dhe jane bere obeze si kafshe prehistorike.

  16. king says:

    Hahahahahaha kur lexova marrin e dites te gazeta tema qe Kreshnik Spahiu merr Qytetar nderi ne NY New york,po ka marre po ja ka dhan nje flet lavdrimit nje guzhinier ne Manhaten me ndermjetsin e Shinasi Rames fuksit qe i doli dishmitar Luk Velajt ne gjygjin famkeq per agjitacion e propagand

  17. Sume Gruda says:

    Arvizu thote se Doktori eshte burre shteti!
    Me te gjitha krimet qe ka kryer Amerikanet me Europen e Bashkuar
    po i sillen rrotull Doktorit dhe me pake shqiptareve te roberuar ne Mal te Zi dhe Cameri nuk po guxoj te permendi te Presheves dhe Maqedonise.
    Nuk eshte Nacionalizem te kujdesesh per popullin tende eshte mjerim dhe tradheti po qe se nuk interesohesh per at popull. Hbrejte therrasin gjithe diten per cifutet ne Rusi qe ju kane mbetur 1.6 milione ne Rusi per tu nisur ndihma. Duhet dijtur per te fituar jo vetem votat por duhet dijtur te qendroshe besnike ndaj vellezrve dhe motrave tuaj per ti ndihmuar ne situata te veshtira dhe ngritesh zerin kur duhet. Amerikanet do te falenderojne Berishen qe ka filluar vone po qe se i ndimon dhe kujdeset per shqiptaret e tij te ndare ne 5 shtete si thote Berisha dhe flete fjale qe si mban, jo cue Abetare te klases se pare nga P.S., ne Presheve dhe bertsite Berisha si te donte ti clironte dhe sot i tradhetoi i la ne rruge dhe sote rrine si femja qe ben faje ne brekesha, me gjithe Cameri dhe shqiptaret nen Malin e Zi. Duhet prodhue me shume se fjale ka shume por jo kokrra.

  18. ardian says:

    skizopsiqikut sali tani i ka ngelur te mbledhi dhent ramy, ben chicago,kelmendasin,safetin e shume te tjere budallenj pabuksa qe e besojne akoma se genjehen me kockat qe ja hedh psiqiku sali dhe ti kthehen maleve e shpellave nga dhe ku kane prejardhjen …

  19. beso says:

    besoj se te gjithe shqipot i kane pasur syte tek ky nepunesi Rajker,qe ve bast se do kete mbaruar shkollen e baletit,se te muzikes e ka mbaruar Arvizu.Nese nuk jam aspak entuziast per nderhyrjen skandaloze te zyrtareve amerikane ne problemet tona,qofshin keto edhe te krijuara nga padija jone,kjo nuk do te thote se automatikisht te me quajne anti.Sepse shpesh amerikanet jane kritike ndaj qeverisjes,jane kritike ndaj burokracise;eshte normale qe ne demokraci te presesh me shume nga qeverisja.Nese shtepia na pikon apo jo,eshte problemi yne dhe duhet ta ndreqim,se ndryshe lagemi ne.Ambasadori qe perfaqeson Obamen mjafton ti dergonte nje mesazh me cell.berishes dh lulbashit ne 21 janar e tu ndalonte kategorikisht perdorimin e armeve;nuk e beri dhe sa fatkeqesi qe nuk e beri.Ato jete qe u shuan dhe ata femije qe mbeten jetime duhet ti rendojne edhe ambasadorit ne koshience,sepse beri indiferentin,duke e ditur fare mire qe nje urdher amerikan i ben politiksat e legenosur te Tiranes te lepijne edhe ate qe kane peshtyre.Nuk e kuptoj se çfare kerkojne nga drejtesia shqiptare zyrtaret amerikane?Drejtesia e perdrodhi dhe e sperdrodhi 21 janarin dhe zbuloi se ne 21 janar nuk pati terror.Gardistet qelluan per tu mbrojtur dhe ndonje plumb goditi ndonje”kokepalar”.Meqe sheshi ishte plot me”kokepalare”(kete term e tha dikush,qe qerasi Ramen me ngjale,ku doemos e ka gatuar katundarshe e shoqja)ç’u be se u pushkatuan ca kokepalare?Dmth,Shqiperia nuk ka keq kur rrallohen kokepalaret!Meqe ne populli i paditur kaq dime,dhe meqe k/prokuroret sa here delnin ne televizor kane pasur gjithmone ne krah ndonje ambasador amerikan,a ka mundesi te na shpjegoje aspiranti per balet apo ai per muzike,se çfare dine me shume ata nga ne?Nese ata ngulin kembe e presin”llogaridhenie”per vrasjet e 21 janarit,se helbete,gjykata i nxorri me te pafajshem se Papa,atehere çfare dine me shume keta zyrtare nga ne?Besoj se dine me shume,se kot nuk po kembengulin.Nese dine me shume aktualisht,kam nje merak;a mund te konsiderohet akoma saliu”burre shteti” dhe lulbashi”yll ne ngjitje”?Nese keta konsiderohen akoma keshtu,atehere ok,na mjafton vendimi i gjykates per pafajesine e vrasesve…Se fundi,pasi e kam te fundit replike me hipokritet zyrtare,do tregoj shpejt nje perrallez afrikane.Ishte nje varfanjak qe dilte perdite ne shkretetire dhe mblidhte shkarpa te thata.I shiste keto ne pazar dhe keshtu siguronte buken e femijeve.E sheh nje pasanik dhe i thote qe mos te shkonte me ne shkretetire,se aq leke sa mblidhte ai ky do ia jepte me gjithe qejf.Varfanjaku nguli kembe qe do bente punen e tij,megjithate i tha pasanikut qe sa here te kalonte do t’i kerkonte vetem nje grusht rere.Pasaniku u habit dhe ra dakord.Cdo mengjes vinte varfanjaku,kerkonte pjesen,dmth pasaniku siç ishte ulur kapte nje grusht me rere dhe ia jepte.Rere kishte plot,tere reren e perendise.Kaloi ndonje muaj keshtu,dhe u duk varfanjaku,si çdo mengjes.Pasaniku e pa me bezdi.”-He mo,çfare kerkon?-Nje grusht me rere-i thote varfanjaku-siç kemi rene dakord…”.Ia kthen pasaniku:”-Po ti nuk ke mender bythe te ulesh vete,po e dashke nga mua zotrote”?Varfanjaku qeshi dhe i thote:” -E shikon o Bej,une rere te kerkova dhe sa shpejt u bezdise,pa lere te ishin para.Prandaj me ler rehat ta gjej vete buken time”…Morali i perralles sipas meje;Mesa shoh une,ne shqiptaret do bejme hair dhe prokopi kur te fitojme urtesine e ketij varfanjakut.

    1. plaku says:

      beso,
      Nje konfirmim tjeter i mendimit tim per ty. Shkrim shume dinjitoz ( e di qe perseris vehten ).
      Beso, me pelqeu shume thenja afrikane. Neve i biem me shkurt kur themi :
      I zoti e nxjerr gomarin nga balta.
      Beso, te uroj nje fund jave te mbare.

  20. lini says:

    Po shyqyr e thojn dhe kto qe ta kuptojn te gjith se per ca u be kaq atdhetar saliu,per ca vota me shume dmth e per asgje tjeter.

  21. Drini says:

    Kjo eshte shume per te qeshur se sala tha nje fjale ashtu kot per nacionalizmin , mendoi se sic ja fut kodra pas bregut ne shqiperi edhe deklarat per nacionalzmin do te jete nje gje per fushate.
    Po ku I ndahen me keta nderkombetaret sales, si evropa si amerika e beri gropen me doren e vet I shkreti sale.

  22. Landi- Sverige says:

    Eshte e vertete qe nacionalizmi ne Shqiperi eshte kthyher sa qesharak aq dhe i rrezikshem per stabilitetin ne vend dhe ne rajon. Ky nacionalizem ka nje ndryshim nga vendet e tjera europiane. Ne qoftese ne keto vende ekstremi i djathte eshte kundra emigranteve, kryesisht atyre me ngjyre dhe te besimit mysliman, ne Shqiper e gjetke, eshte per nje pastrim etnik te teritoreve shqipefolese nga popullsite vendase duke shkuar deri ne pastrime fetare brenda te njejtes etni. Kjo nisi si lufte klasash, si nje kujtim i diktatures se Enver Hoxhes ndaj “armiqve te popullit”, te cilet vuajten per vite me radhe ne burgje e kampe perqendrimi denimin “popullor”. Sali Berisha filloj te njejten lufte, por ne krahun e “kundert”. Sigurisht gjeti edhe ai “armiqte” qe demtojne ecjen ne rrugen “demokratike” dhe si nje nxenes i devotshem i diktatures zbuloj partite opozitare si “armike” te “demokracise” se tij. Viti 1997 ishte edhe shperthimi i dy poleve te kunderta qe cuditerisht doli Veriu me Jugun, Veriu “demokrat” dhe Jugu “komunist”. Saliu u rrezua nga pushteti, por … perkohesisht. Ai u ngrit perseri, por kete radhe edhe me brutal, edhe me mafioz, edhe me i koruptuar. Ne lojen politike u futen lojtare te rinj. Kosova u vetquajt e pavarur. Perpjekjet per njohjen e saj ne arenen nderkombetare u zhurmuan nga gara e propagandes te neo-nacionalizmit shqiptar per nje Shqiperi etnike te 60 mije e kusur km. Sigurisht qe na kujtonin kufijte e perandorise otomane te mbetur ne vitin 1912 ne Ballkan, por harruan qe ajo quhej Turqi dhe jo Shqiperi, harruan qe shkruhej arabisht dhe jo shqip, harruan qe ishte i ngritur flamuri turk dhe jo ai shqiptar. 100 vjetori i pavaresise u kthye ne nje feste karnavalesh nga keta sharlatane me torta gjigande dhe takime ne pika kufitare sa me larg qytetit te flamurit. Tashme, mbas shkuljes se “veshit” nga nderkombetaret, filluan te akuzojne njeri-tjetrin per nacionalizem. U harruan premtimet bombastike per nje shtet nga Presheva ne Preveze, nga Durresi ne Shkup, pa folur per drejtesine, per krimin, per rrugen drejt Europes, per luften ndaj korupsionit, per krizen, papunesine, varferine, etj, etj ne dy vendet me problematike te Europes. Qe te rruajne pushtetin keta barbare jane versulur perseri si ne 1997-n drejt Jugut te “PS-se se Edit e aleateve te kesaj partie” duke i etiketuar si “komunista”, “ortodoksa” e “greke” e deri ne fantazma te “Agim te Arte”!!! Keta jane nacionalistet “modern” qe do e cojne kete vend drejt “Europes”, keto specieve aziatiko-mesjetare salinjsh e spahinjsh dhe zvaraniket e tjere qe u shkojne nga pas!!

  23. laraska says:

    Momenti me interesant per mua ishte kur Reeker u shpreh se duhet dhene llogari per vrasjen e atyre 4 personave TE PAFAJSHEM. Ai e tha 4 jete te pafajshme. Pra kjo hedh poshte edhe pretendimet per puc shteti, cadra e stilolapsa me helm e ku di gje une.

    Populli mos te harroj se diplomacia mbetet diplomaci e ka kufijt e vet ligjor, dhe nese nuk leviz vet populli nuk kane cfare bejne me shume ata sepse jemi vend i pavaruar dhe sovran. Po nuk qau femija, nuk i jep nena gji. Edhe ne, po nuk u hodh populli, nuk kane c’te na bejne keta. Vet e kemi fajin!

  24. Remziu nga Durresi says:

    Zotrinj shqipetare amerika bene sikur shqetesohet por te gjitha i ka mashtrime. http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=762

  25. Lili says:

    A shkoj ky ne athine me fol po keshtu kunder nationalizmit ? Nese jo,pse vetem nationalzmi i jone qenka rezik.?apo nationalzmi jone i kujton ketij e stafit te tij hill and wisner se si babat e tyre tradhetuan nationalistate shqiptare,kur ia dorezuan enverit gjithe ato patriote qe deshten liri per shqiperine…

  26. nastradini says:

    PSE RIKERI FLET PER NJE PJESE TE VERTETES DHE HESHT PER PJESEN TJETER?

    Pse vetem 21 janari? Po KUKUDHI Balla i pudrosur dhe i pispillosur me kravata dhe oroloxhe super te shtrenjta pse nuk beri Rikerit te Moralshem nje pyetje qe pret pergjigje nga shoqeria civile shqiptare kaq kohe? Pse hesht media dallkauke dhe diletante shqiptare per pjesen e fajit te Gerdecit qe kane SHBA-s? Pse Riekeri permend vetem 21 janarin si prove e Drejtesise shqyptare dhe hesht si peshk per Gerdecin? Ne 21 janar ambasada amerikane ne Tirane nuk u implikua direkt si ne Gerdec me perjashtim te deklarates te ambasadorit Avrizu kur e beri Sali Gjakatarin “Burre shteti”, si nje dipllomat qe nuk e njihte dhe nuk e kishte studiuar me pare vendin ku vinte. Njesoj si ne 21 janar, ne Gerdec u vrane 26 njerez te pafajshem, u gjymtuan me qindra te tjere po nga pushteti gjakatar i Sali Berishes. U shkaterruan prona private dhe biznese, shume njerez vdiqen me pas nga makthi i humbjes se njerezve te aferm dhe te dashur si edhe nga egersia dhe perndjekja e qeverise ndaj tyre. Ne SHBA-s denuan adoleshentin qe Pentagoni i Bush-Djalit i kishte falur me “bujari” 300 milione dollare per te genjyer Ushtrine amerikane ne Afganistan me fisheke te ndryshkur kineze te Kohes se Qepes. Ne Shqiperi nuk eshte denuar akoma kush, megjithese Sekretari i Pare i Ambasades Amerikane ne Tirane kishte dhene alarmin me pare per implikimin ne afera te pista te zyrtareve te larte te kesaj ambasade ne aferen makaber te Gerdecit. Shqiptaret shikuan me sy dhe degjuan me veshe sekretaren genjeshtare te Bushit, Kondoliza Rajs te zbarkonte ne terrin e nates ne Tirane per te pergenjeshtruar LAJMIN, me pas Sekretari i Pare u zhduk ne drejtim te panjohur dhe MUTIN amerikan te Gerdecit administrata e Bushit e mbuloi me RECEL mashtrimi. Qe te mos vinte ere, ne vend qe Departamenti i Shtetit i SHBA-s te dilte zyrtarisht dhe te denonte Saliun dhe djalin e tij bashke me Fatmir Mediun, te hetonte ambasadorin dinak si dhelper, Withers ne implikimin e tij ne kete afere tragjike me banditet amerikane pas tij dhe te demshperblente familjet mjerane te viktimave te Gerdecit. Sic e kerkon Drejtesia e Mocme dhe Demokracia amerikane ne Bote dhe sic kane predikuar BABALLARET e SHBA-s nga Washingtoni dhe Linkolni tek Willsoni dhe Ruzvelti. Prandaj edhe nastradini pyet Rikerin, pse jo edhe Ballen e emisionit famoz TOP STORY:

    PSE RIKERI FLET PER NJE PJESE TE VERTETES DHE HESHT PER PJESEN TJETER?

    1. LORA says:

      Te pershendes Nastradin,ndaj te njejten bindje me Ju.

  27. X Man says:

    Mbasi degjuam Shinasiun, Papicin, Qerim ” Shpirtmadhin”, dhe Podesta-n kisha nji pietje per Temen. Po Lek Plepi kur do prononcohet?

    1. Askushi says:

      X Man!
      Keni harruar te permendni prononcimin e “BURDUSHIT”(idhulli i deklaruar i te cilit eshte Berisha),inspiratorin e Arjan Conit,KLAN-it dhe slloganit elektoral te mazhorances(se sotme): “PER PARA”
      Ndersa per sa i perket prononcimit te Lek Plepit, dihet qe ky eshte ekskluzivitet i tv.KLAN,dhe ndoshta po e rujne surprize per ne fund(si asin nen menge).

      1. X Man says:

        E di ku eshte diferenca Askushi? Qe ata te “tanet” BURDUSHI ME SHOKE jane komik dhe e dime mire si ju dhe ne. Po ta vesh re Doktorin se fundmi i bene deklaratat per te qeshur, e fundit me “tajaren”. Puna shtrohet tek ju, qe te gjith keta, te pakten nga komentet ketu i beni burra, trima, patriot etj etj…. Pra keta BURDUSHET tuaj ju i merrni seriozisht, ndersa “Ne” tallim bithen me te gjith, e kuptove diferencen?

        1. Askushi says:

          Nuk pretendoj se jam shume i zjuar(p.sh, nje shume i zjuar do ta kishte nje pergjigje se pse “Doktori” e ka lidhur gomarin e Rames ne Fier!), dhe per meteper s’jam aq i zjuar sa t’ia hedh edhe vetes time…!
          Per mua BURDUSHET s’kan ngjyre,kan te njejtin turi dhe tajare…

  28. AK says:

    Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit, Riker: Marrëdhënie shumë të forta me Shqipërinë, krenarë që jeni në NATO

    SHBA: Mesazhi ynë të ecim përpara! sipas rilindjes demokratike HAHAHHAHAHAHA

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një mesazh të prerë për shqiptarët: Duhet të ecim përpara. Kjo është deklarata që ka përcjellë mbrëmë në emisionin “Top Story”, Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Filip Riker, i cili ka mbërritur dje në Shqipëri për një vizitë dy ditore, ku ai pritet të takohet me krerët më të lartë të shtetit.
    Riker i ka dhënë përgjigje një sërë aludimeve që kanë ngritur mediat e mjajta gjatë ditëve, duke aluduar për një thyerje të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Uashingtonit. Ai ka bërë të qartë se, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA janë shumë të mirë dhe aleanca është e fortë. “Ne duhet të ecim përpara. Jemi aleat në NATO. Jemi krenarë që jemi aleatë me Shqipërinë në NATO”, u shpreh Riker.
    Zv/ndimëssekretari amerikan i Shtetit ka shprehur dëshirën e mirë të Uashingtonit për të bashkëpunuar me Shqipërinë për të bërë të mundur që vendi të ecë përpara”. Ne kemi shtrirë dorën tonë të bashkëpunimit dhe duam që të ndihmojmë Shqipërinë në të gjitha fushat e saj”, u shpreh Riker.
    Në lidhje me tezat e ndryshme nacionaliste, Riker është shprehur se, Shtetet e Bashkuara kanë një qëndrim të prerë se janë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, një qëndrim i përsëritur në mënyrë konstante edhe nga Kryeministri Berisha.
    Ai ka përsëritur progresin e jashtëzakonshëm që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit, duke bërë të mundur që Shqipëria të jetë sot vetëm një hap pranë Bashkimit Europian. “Proceset ku duhet të fokusohet Shqipëria sot është bashkimi me familjen europiane”, u shpreh Riker. Sipas tij, ky duhet të jetë fokusi i të gjitha vendeve të rajonit. Riker tha se, Shtetet e Bashkuara mbështesin politikën e fqinjësisë së mirë dhe se duan të mbështesin të gjitha vendet e rajonit të integrohen në Bashkimin Europian.
    Në lidhje me zgjedhjet, Riker tha se, ka një shqetësim në Shtetet e Bashkuara dhe për këtë arsye po punojnë me të gjitha partitë dhe institucionet që vendi të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të pranuara nga të gjithë. Ai ka kërkuar nga partitë politike, që të punojnë sëbashku përtej paragjykimeve. “Edhe ne në Shtetet e Bashkuara në të kaluarën kemi pasur vështirësi në zgjedhje, por i kemi tejkaluar ato, duke punuar sëbashku”, u shpreh Riker.
    Riker ka falenderuar Shqipërinë për nënshkrimin e projektit të gazjellësit TAP dhe u shpreh se SHBA do të mbështesë vendimin që do të marrë kompania e Azerbajxhanit në lidhje me këtë projekt. Ai ka kujtuar se, Shtetet e Bashkuara mbështesin çdo vendim, i cili i hap rrugën diversifikimit të burimeve energjetike.
    Në lidhje me procesin gjyqësor për 21 janarin, Riker tha se kjo është një çështje që i përket Shqipërisë. Ai kërkon që kjo çështje të mos politizohet. “Gjyqi nuk duhet të jetë një çështje politike”, u shpreh Riker.
    Zv/ndihmëssekretari amerikan i Shtetit ka mbështetur punën e bërë nga ambasadori Arvizu dhe duke kujtuar se ai bashkëpunon nga afër me zotin Arvizu.

  29. era says:

    Pse te lodhem kot te bej koment, e kam gati
    Saliu i SHeqeres — 21 Shkurt, 2013 në 11:36 pm

    Azgje nuk tha,,hajde anes dhe pirth ne mes,,politika e amerikes eshte kurve dhe vete amerikanet prostituta se bashku me evropianet,,keshtu eshte kur presim te gjithe nga te huajt,,si opozita dhe lideri i saj,,si ne populli shqiptar ,,,qe presim qe cdo gje ta bejne te huajt,,mire te na i bejne e meritojme te gjithe,,jemi nje popull ne kome totale,,,flm tema,,jeni te mbrekullueshem

  30. sociologu says:

    ky milet ate meriton,saliun dhe rucin.Lum kush te roje qe ti shijoje.

  31. Loli says:

    Po ato qe thote Greku nuk jana nacionalizem o shoku Riker e takove Ilir Hoxhen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje