Clarkson tërbon mbrojtësit e kafshëve me një mi të ngordhur

23 Shkurt 2013, 21:19Lifestyle TEMA
Clarkson tërbon mbrojtësit e kafshëve me një mi të

Ai njihet si tipi që ndez gjithmonë debate dhe zemëron njerëzit. Emisioni i tij është nga më të ndjekurit në botë, por Jeremy Clarkson, prezantues i Top Gear, ka tërbuar mbrojtësit e kafshëve pasi ka postuar në Twitter një foto të një miu të ngordhur.

“Për fat të keq, disa kafshë u dëmtuan gjatë provave të Top Gear në Moskë,” shkroi ai nga Rusia.

Ndërsa disa fansa të tij shkruan se miu mund të jetë Richard Hammond, 43 vjeç, që e ka pseudonimin ‘brejtësi’, organizata për mbrojtjen e kafshëve, PETA, reagoi e zemëruar.

“Ky njeri duket i destinuar që të mbahet mend si një fëmijë i shëmtuar dhe gdhe, i mbetur akoma në fëmijëri, që i pëlqen të tallet me fatkeqësitë e dikujt që ka një formë pak të ndryshme prej tij. Në varrin e tij do të shkruhet: injorant dhe i pandjeshëm, përveç kur bie fjala për makinat,” thuhet në një deklaratë të PETA.

Clarkson po ashtu ka postuar një foto të një tavoline restoranti në Rusi, ku lejohet të pish cigare, ndryshe nga sa ndodh në Angli.

“Perfeksion. Rusia është një vend i civilizuar,” shkruan ai, duke tërbuar edhe grupet që kanë protestuar për ndalimin e duhanpirjes në vende publike.

3 komente në “Clarkson tërbon mbrojtësit e kafshëve me një mi të ngordhur”

  1. haha says:

    Hajde prape ne shqiperi vllai dhe vrit cte te doje palla, vetem behu gardist…

  2. saliheqenefi says:

    hajdeni ne shqiperi e shikoni si pihet duhani ne lokale ,si bishat vetem tym i qelbur na vine rrobat era tym duhani, as e rrun njeri per tjetrin qe nuk e pi duhanin,popull injorant aty ku ha dhjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje