Çfarë shpenzimi për kënaqësinë. Këngëtari i Aerosmith, Steven Tyler, 64 vjeç, deklaron se ka harxhuar 5 milion dollarë për konsum kokaine.
Që ky këngëtar i suksesshëm ka pasur edhe një karrierë problematike sa i përket drogës, kjo dihej. Por tani ai është rrëfyer për një televizion australian.
“Të jem realist, unë kam shpenzuar pesë ose gjashtë milion për kokainë. Nuk është dhe aq e rëndësishme, por mund të them se kam thithur gjysmën e Perusë”.
Në vitin 1983 ai ishte thuajse i falimentuar. “Shita aeroplanin dhe Porsche-n për drogë dhe alkool,” tha ai.
“Më morën fëmijët, më prishën martesën. Ishte përtokë,” shton ai.
Pas probleme të shumta shëndetësore, tani ai thotë se u qëndron drogave shumë larg.
Ti je qytetar nderi ne Bogota… hahaha
Ky asht njaj kangtari qi knoj per 100 vjetorin e Pavarsis
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html
Che pasa ombre? Te gusta la coca hahahahah………
or miq mos shikoni vetem anen e tij negative se fundja fundit askujt nuk i beri dem por vetem vetes se tij dhe ai e pranon kete
vec duhet te dini qe steven eshte nje kengetar gjigand me nje ze fantastik dhe ndofta ne nje moment ai do te vdesi si te gjithe njerezit por ‘aerosmith’ nuk do te vdesin kurre jane te pavdekshem sepse lane gjurme te pamohueshme ne hard rock e rock&roll,te gjithe ne kemi dobesite tona e askush prej nesh nuk eshte i perkryer por e rendesishme eshte se sa te afte jemi te leme gjurmet tona ne kete bote keshtu si i ka lene steven…
Po sikur thone se droga te demton more?!!!! Atij duhet ti kete rene hunda ne toke deri tani, ose e ka vu prej ari…