Starton Big Brother, ja surprizat e edicionit të ri

23 Shkurt 2013, 12:32Lifestyle TEMA

Sonte fillon edicioni i gjashtë i “Big brother”, reality show që vjen përmes ekranit të Top Channel. Autori i këtij programi, “Vëllai i madh” zbulon risitë e këtij edicioni.

“Ndryshimi i parë është që në prezantimin e konkurrentëve. Duke qenë se sivjet sekretet e secilit janë shumë të rëndësishme, edhe prezantimi i tyre vjen bashkë me sekretet,” rrëfen ai duke shtuar se: “do t’i mësoni sekretet në natën e parë, por ama nuk  do të dini se kujt i përkasin. Po ashtu edhe banorët brenda shtëpisë nuk do të kenë dijeni që sekretet janë bërë publike”.

“Vëllai i madh” tregon se do të jenë 16 banorë nga të gjitha trevat, dhe të ardhur nga Anglia, Italia, Greqia etj… Ai deklaron se ka banorë që do të zbulojnë sekrete për veten e tyre që as familjarët e tyre nuk i dinë.

“Mund të them që sivjet do të ketë vajza shumë të mira. Sa i takon gjinisë tjetër, më shumë se sa seksi, do të ketë meshkuj në kuptimin e plotë të fjalës. Janë djem interesantë”, tregon ai.

Ai zbulon se moshat e tyre variojnë nga 19 vjeç deri në 30 e sipër.

Ai sqaron se këtë vit nuk do të ketë prurje gej apo lezbike, po lë në dyshim që mund të ketë çifte brenda. Spektakli do të zgjasë 100 ditë dhe tregon se shtëpia për këtë vit ka ndryshuar totalisht.

E pavarësisht ndryshimeve që do të ndodhin gjatë zhvillimit të show, ajo që nuk ndryshon asnjëherë do të jetë Arbana Osmani, e cila deklaron se as ajo nuk i di sekretet e banorëve, ç’ka e bën më delikate punën e saj. Për sa i përket veshjeve, ajo tregon për Bluetooth se: “Çdo natë do të vishem nga një stilist i ri shqiptar, duke mundësuar lançimin në një program me audiencë  të madhe siç është Big Brother”.

11 komente në “Starton Big Brother, ja surprizat e edicionit të ri”

  1. edi says:

    Emision FELLIQESIRE,mashtrime,intriga,idiotesira…,ky eshte niveli i emisionit,ti mesojme njerezit si te jene plehra…,kurse “konkurentet” disa morra bythe,qe si te paafte per te fituar dhe krijuar nje jete te mire me forcat e tyre,sillen si kafshe imorale vetem per disa $ te qelbura,ne fakt ketu duket dhe morali i tyre 0!
    Eshte per te ardhur keq,qe ne vend te merren me te mirat e botes,meren vetem te felliqurat,vetem qe te kene shikueshmeri :puke:

    1. Nabukodonosor says:

      Ke e te drejte Edo.Ne jemi popull telenovelash,te habit fakti se kur hyn ne klub te gjithe shohin budallalleqe turke,dhe i shohin sikur jeta e tyre varet nga kjo.
      Ne thelb kjo tregon edhe nivelin si popull,me vjen keq qe e them,por me ne cdo qeveri ben cte doje.

  2. luani says:

    A mund te na thote dikushper ne qe jetojme jashte Atdheut ku mund ta shofim,pershendetje

  3. Horri i Bulevardit says:

    Programet televizive jane programe dhe nuk eshte asnje i detyruar te shofi dicka kur nuk deshiron.
    Keshtu qe ai qe e konsideron Big Brodher dicka te keqe, e ka shume kollaj, te shofi lajmet ku del cdo dite berisha e berishianet dhe mbaron kjo pune, biles do ti rekomandoja te shofin TV KLAN, ku do te shohin me syte e tyre arritjet e Shqiperise demokratike komuniste.
    Big Bordher eshte nje loje, qe ka dhe te mirat e veta, perpos nje shperblimi, por aty shef dhe mentalitetin tone.
    Prandaj mos u merrni me kete program, qe si ben keq askujt.
    Ndersa Luanit qe kerkon se ku mund ta shohe, mjafton te abonohet ne Digjitalb dhe aty ka akses te shohi cdo gje qe deshiron. Eshte me pagese.

  4. luani says:

    Fm horri i bulevardit ,por gjithmon e kemi pare pa pagese,jo per gje se nuk eshte e shtrenjt,po kemi frike se po te futim karten aty te ne te vidhet menjehere nga sala,a ka menyre tjeter sic e kemi pare vitet e kaluar,pershendetje,,,

    1. Horri i Bulevardit says:

      Gjithashtu edhe une jetoj jashte, por jam i abonuar tek Digjitalb dhe deri tani skam patur probleme.
      Njehere mu afrua nje shqiptar kosovar ishte dhe me tha se me nje pagese prej 50-eurosh ti hap te gjitha kanalet, mund ti hapte dhe skam dyshim per kete, por une preferoj te jem me Digjitalbin shume korrekt ashtu sic jane edhe ata me mua te pakten, kur ndonjehere kam kerkuar ndihme tek kujdesi per klientin, nepermjet telefonin, kane qene shume kompetente dhe shume te respektueshem dhe per kete doja ti thoja te gjitheve atyre qe mund te genjehen nga persona hajdute, se pagesa e rregullt, jo vetem qe te jep kenaqesi ne programe te sigurta, por i jep ketij gjigandi qe na solli Shqiperine me afer se kurre, edhe ate qe me pagesat e rregullta, te na ofroje akoma me shume me programe dinjitoze qe une te pakten mund ti krahasoj me TV-te, me te mira ne bote.
      Edhe une te falenderoj.

    2. DigitAlb says:

      Gjithmone me pagese ka qene z. Luan, 7 Euro per 100 dite eshte (duhet te kesh nej abonim per periudhen qe do te shikosh.
      Sa per dijeni ai mega-shpenzim nuk i nxjerr kurre parate e veta.
      Por me mire se Ezeli eshte, mentalitet shqiptar ku tek-tuk ka dhe njerez me mendime ndryshe e te rritur ne ambjent tjeter.

  5. Tan papoku says:

    na plasi bootha per big brother. emision pa asnje vlere per rrembythje

  6. kosmi says:

    jam duke e shikuar online te http://www.bigbrotheralbania6.com shpresoj te vazhdoje keshtu interesant

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje