Tani edhe vëllai i Pistorius është nën akuzë për vrasje

24 Shkurt 2013, 12:31Lifestyle TEMA

Vëllai i yllit paraolimpik, Oscar Pistorius, po përballet me akuza pas vdekjes së një gruaje në një aksident rrugor në vitin 2010.

Carl Pistorius akuzohet se ka shkaktuar një aksident që solli vdekjen e një gruaje me motorçikletë.

Avokati i tij, që përfaqëson gjithashtu Oscar Pistorius, konfirmoi akuzat.

Gjyqi ndaj Carl do të nisë në fund të marsit.

Ndërkohë, sot është bërë e ditur se Pistorius ia ka thyer kafkën të dashurës së tij, Reeva Steenkamp me një shkop kriketi, përpara se ta qëllonte për vdekje.

Oscar Pistorius është liruar me kusht, pasi ka depozituar një garanci financiare.

Ai akuzohet se ka vrarë të dashurën e tij, ndërkohë që ai e mohon këtë akuzë, duke thënë se kishte kujtuar se ishte një hajdut.

Kryehetuesi i kësaj ngjarje u largua nga hetimi para pak ditësh, pasi edhe ai ishte hetuar dikur për tentativë vrasjeje.

3 komente në “Tani edhe vëllai i Pistorius është nën akuzë për vrasje”

  1. tefta says:

    FAMILJE QEN BIR QENSH QE NE THEMEL

  2. x says:

    Geld regiert die Welt.

  3. Zemani says:

    Atij vrasësit pa këmbë, t’i thyejnë kokën dhe jo ma lënë të lirë. Sa e dessha kur garoi si atlet,aqq e urrej sa nuk dua t’i shoh bojën dhe as t’i dëgjoj zërin. Kur qenka dhe vëllai. Thesin mbi kokë e hidhini mu në gropë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje