Bashkim Shehu: Media sillet me nderim ndaj ish- sundimtarëve të diktaturës komuniste

27 Shkurt 2013, 13:20Sociale TEMA

Bashkim Shehu, që ka publikuar librin e tij të fundit, e ka gjetur veten mes intervistash ku interesi më i madh vazhdon të jetë sërish për babain e tij, Mehmet Shehun.

Duke folur për  GSH, ai thotë se gazetarët janë sjellë me nderim ndaj ish- drejtuesve të diktaturës. Ai shton se ka një kureshtje obsesive ndaj ish- sundimtarëve.

“Shteti duhej të kishte bërë më shumë qysh në fillimet e post-diktaturës për ish- të përndjekuri. Gjithashtu kam përshtypjen se edhe shoqëria ka njëfarë ngërçi për t’i integruar ish- të përndjekurit. Në njëfarë mënyre kjo shfaqet edhe në media, ku pak flitet për vuajtjet e ish të përndjekurve dhe nga ana tjetër flitet shumë, jashtëzakonisht shumë për ish– drejtuesit e diktaturës, me njëfarë kureshtjeje obsesive, që thjesht mjegullon të kaluarën. Zanafilla  e kësaj kureshtje obsesive ndaj ish- sundimtarëve, çka është një formë nostalgjie të pavetëdijshme, ose magjepsje, duket më qartë edhe në intervistat që u janë bërë disave prej tyre.

Merrni çdo intervistë që i është bërë Nexhmije Hoxhës apo Ramiz Alisë dhe do të shihni se nuk ka asnjë përpjekje të gazetarit për ta zënë ngushtë të intervistuarin, për të mos lejuar të gënjejë mbarë e mbrapsht. Përkundrazi, vërehet kësisoj njëfarë nderimi ndaj tyre.

Me sa duket hija e tyre prej njerëzish të pushtetshëm vazhdon të rëndojë madje edhe tek ata që nuk e kanë jetuar diktaturën. Më ngjan se do të na duhet edhe shumë kohë gjersa të na dalë e keqja. E njëjta magjepsje shfaqet edhe ndaj tim eti.

Jeni nga të paktat gazetare që nuk më kanë pyetur për të, ndërsa të gjitha ose pothuajse të gjitha gazetat e tjera kanë shkruar këto ditë për librin tim të fundit vunë për titull gjysmë fjalie që thashë për tim atë, një gjysmë fjalie e të cilën përsërisja  pashmangshëm diçka të stërnjohur, që të mos e zgjatja tek po më pyesnin ngulmueshëm. Ndërsa Ramiz Alisë apo Nexhmie Hoxhës nuk u janë adresuar ndonjëherë pyetje që t’i shtynin të dilnin aty ku do gazetari, nëse ky ka dashur ndonjëherë që ata të dilnin diku,” thotë ai.

I pyetur nëse shoqëria i sheh vëngër bijtë e ish- drejtuesve të komunizmit, ai thotë: “Kam përshtypjen se një pjesë e madhe e njerëzve në Shqipëri i shohin vëngër të gjithë njerëzit e tjerë. Nuk e kanë për gjë të ta thonë fjalën e keqe për këdoqoftë, për të cilin bie muhabeti. Kjo nuk më vjen ngaqë ata që flasin janë njerëz të këqij. Kështu flasin edhe njerëz të mirë dhe pikërisht kjo është shqetësuese”.

Ndërsa duke komentuar shkatërrimin që është duke iu bërë burgut të Spaçit, ai thotë: “Po, kam lexuar për këtë,veçanërisht në artikujt e mikut tim Fatos Lubonja. Më duket si një metaforë e dyfishtë e kohëve që po jetojmë: nga njëra anë si një metaforë e trajtimit të kujtesës historike, nga ana tjetër, si babëzi ekonomike e paskrupullt”.

27 komente në “Bashkim Shehu: Media sillet me nderim ndaj ish- sundimtarëve të diktaturës komuniste”

  1. VERONIKA says:

    Hë,po filloni të më pëlqeni ju zotëri.
    Ne flasim gjithmon me adhurim,për diktatorët,sepse i kemi baballarë….na kanë shoqëruar mamatë,pra i quajmë baba’.
    Klasa e atyre ish miqve të babait tuaj,me gjithëse ju më pëlqeni ,ai ka qenë një shtaz~jo prind,nejse,u kujdesën të vendosnin në krye,tipikun e personit që i kishte shërbyer me vite.Ne pastaj kemi memorie 5 sekodëshe.
    Dhe e fundit,gaze.arët,janë me kursin e analfabetizmit,sapo kanë mësuar të shkruajnë…janë bijtë e zborit komunist,janë geni i skllevërve,nuk mund të kërkoni më tepër.
    Lubonjës i thoni,të na leri të qetë me kujtimet e tija historike,i thoni që po të ishte kaq i prekur,mos ti harxhonte vlerat e tij duke bler 6/7 apartamente,ne atë geton që quhet TR,ose tirani,por të harxhohej duke ruajtur,dhe duke kërkuar që Spaçi të shpallej në mbrojtje te UNESCO.Sepse kur të vdes do jen 2 mt.dhe që do marri dhe kujtesën e Spaçit.
    Mos na tregoni as përkujdesjen ndaj të persekutuarëve ,sepse kemi ende në fuqi klasën e kriminelave,atyre shokëve të babait tuaj.
    Nuk kemi pse tu shohim shtrembër,mjafton që ju sheh historia shtrembër.

  2. Kotropuzi Mullarek-Koki USA. says:

    Sa shqiptar te pa fajshem ka vrare babai i tij, dhe ky na jep dhe intervista dhe leksione, keshtu eshte kur populli dele shqiptar nuk ja tregoi vendin baballarve dhe bijve te Spiros dhe Kristaqit qe ne 90-ten ,dhe tani e kemi kete Demokraci te “Bukur”.

    1. dritani says:

      E shkreta Amerike per trapa si ty!!!

      Ata qe nuk linin rehat “femijet e baballareve” ishin komuniste o palle.

      Po ta shpjegon qarte: “flisni per hallexhinjte dhe mos flisni per persekutoret perfshi dhe tim ate”.

  3. SADIU says:

    Me ato cfare thua me ngjan se kerkon te hedhesh plehra dhe mbi Babain tend. Tek te perndjekurit ka lloj lloje njerzish por mos u beje edhe ti si ai shoku tende Lubonja se babai i tij ka sunduar me keq dhe me ashper se babai tend. Ky tende mendonte dhe per ekonomin kurse ai i Lubonjes i thoshte Enverit se ku te ndertonte burgje dhe ke duhet te fuste ne burg se nuk dinte te bente pune te tjera.Me djemte e Enverit ke qene shoke, ke ngrene ne nje kazan, por tani me te vetmin ndryshim atyre Sala ua ka heqyr kazanin dhe ty te ka lene perpara nje kazan te shpuar ku lengu te iken por thelat te ngelen, prandaj i iken zvare pas qeres se tij. Mendjen e atij te Lubonjes ka dhe ky Saliu i sotem, por me te vetmin ndryshim, ai te fuste ne burg ky te kercenon dhe te vrete rrugeve, prandaj mos u trego me katolik se papa. Vazhdo dhe beje libra dhe mos e hiq vehten i presekutuar politik se nuk kemi lek te japim se na duhen per te vjedhur votat , he he te keqen.

  4. nastradini says:

    PSE BASHKIMI KA TE DREJTE.

    Sepse Enver Hoxha edhe sot, 23 vjet pas renies se Murit te Berlinit eshte akoma HERO I POPULLIT dhe HERO I PUNES SOCIALISTE dhe Kuvendi i Jozefines as qe e menedon sa poshteruese eshte ky fakt nonsens ne Bote per popullin shqyptar, por kryesisht per te perndjekurit politike, jo ish-te perndjekurit, sepse ata jane edhe sot te perndjekur nga pushteti mafioz i Sali Komunistit. Prandaj edhe krekoset Nexhmije Hoxha dhe u tregon gishtin tregues me kercenim shqyptareve ne TV ne intervistat dallkauke te medias diletante, sic i cileson edhe Bashkimi. Nga ana tjeter Mehmet Shehu eshte akoma POLIAGJENTI i Imperializmit amerikane dhe i Social-Imperializmit Sovjetik. Deri kur keshtu? Gazeta Panorama, por edhe gazeta te tjera vazhdimisht “bombardojne” shqyptaret me qyfyret e Vita Kapos, sekretare e Enverit qe tregon sesi bukuroshi i ardhur nga Franca nuk e kishte prekur asnjehere me dore. Por nuk tregon se kush ja ka vrare vellane e saj Alqi Kondi ne Tirane dhe shume te tjere para dhe pas tij? Kete budallaqe dhe dallkauke gazetari intervistues nuk e pyeti asnjehere: “A ndjen faj kjo zonje per krimet e komunizmit dhe te Enverit si pjese e klikes drejtuese te gjakatareve ne pushtet dhe nese ndjen faj a eshte gadi tani pas kaq vjetesh te kerkoje falje per krimet e pushtetit te saj?” Kjo vlen edhe per Nexhmije Hoxhen, Pranvera Hoxhen, burrin e saj Kolanecin, vellane e saj te madh dhe te vogel Ilirin dhe Sokolin, nuset e tyre famoze me gjithe oborrin komunist nga pas per te perfunduar tek Sali Berisha si FEBELI i bindur i tyre. Pse nuk i ka pyetur kush keta bashke-kriminele te Enverit a ndjejne faj per krimet e komunizmit dhe a jane tani gadi t’u kerkojne falje shqyptareve te masakruar? dhe jo vetem shqyptareve por me teper grave te huaja te martuara me shqyptare, qe rregjimi i Enver Hoxhes i shkaterroi jeten dhe familjet? Kush e ka pare filmin e nastradinit “Divorc alla shqyptarce” mund te bindet sa aktuale eshte nevoja per nje PERGJIGJE akute te kaesaj PYETJE parimore. Ne vend qe shoqeria jone te marre nje PERGJIGJE adekuate shohim ne TV dhe emisione te pudrosura Nexhmije Hoxhen dhe Vito Kapon te tregojne historite e tyre gjakatare pa piken e turpit dhe pa piken e moralit, bile duke kercenuar mjeranet per t’i futur friken si ne Diktature. Ky eshte turp per shoqerine, rezil per median dhe SAKRILEGJ e BLASFEMI per te perndjekurit politike pa perjashtim. Prandaj edhe nastradini thote qe Bashkimi ka te drejte sepse:

    KOMUNIZMI NUK ESHTE LARGUAR NGA TROJET SHQYPTARE.

    1. jo politikani says:

      QE KOMUNIZMI NUK ESHTE LARGUAR , eshte nje shprehje sa genjeshter po ashtu edhe “justifikuese” e masakres qe kapitalizmi po i ben ketij vendi , ne te gjitha planet dhe fushat ! Kapitalizmi , mafia apo fashizmi , merreni si te doni !
      Arsyeja pse ka kurreshtje nder neve brezin e ri , per kohen e te atit te ketij “tregimtarit” me siper , eshte se ne ndryshim nga ky tregimtari , ne kemi kurreshtjen se si ka mundesi dhe cila eshte formula qe Shqiperia te behet shtet ne fillim dhe pastaj shtet serioz ! Si ka mundesi qe babai i ketij , dhe grupi i njerezve ne drejtim ne ate kohe , e arriten kete objektiv , megjithese trasheguan nje Shqiperi shume here me te keqe se sa e trasheguam neve ?

      Kaq e thjeshte eshte ! Kujt i pelqen , pune e madhe ! Por dhe kujt nuk i pelqen , prape pune e madhe ! Shqiperia eshte e te gjitheve dhe jo vetem e te perndjekurve , apo e mafies qe e drejton apo vetem e komunisteve , apo vetem e nazi-fashisteve !

    2. Horri i Bulevardit says:

      Eshte shume e vertete, akoma mbas 23-vjeteve qe partija demokratike me shokun Sali ne krye, qe pretendon se ka sjelle demokraci, ka me titujt me te larte, shkaktarin e diktatures ne Shqiperi, ka akoma edhe nbas 23-vjeteve, dosje te mbyllura qe jane hapur vetem per Saliun qe i perdor per shantazhin e rradhes, sa here qe ndonje ish spun, kerkon ti dale nga grazhdi i vet komunisto-politik.

    3. mallkuarqofshi says:

      Nastradin efendi;Mire ato vrasjet qe beri diktatura do te kerkojne falje ata qe i bene.Po keto vrasjet e demokracise si do te behen Nastradin bej efendi?Diktatura ne rrugen ku duhej te ecje(Ta caktonte ajo,pra nuk ishe i lire)te vinte tabela e te drejtonte.Po te mos i respektoje tabelat bije ne hon,gremine ose per fat te keq dhe ndonje gracke te ngritue qellimisht.Po sot si i behet kur me ligj eshte vendosur heqja e denimit me vdekje?A mund te bejme nje bilanc se sa ka vrare diktatura per 50 vjet dhe sa ka vrare demokratura per 20 vjet.Si thua zoti Nastradin,a vlejne njesoj jetet si ne diktature dhe ne demokrature?Hipi se mbari gomarit Nastradin bej.Te shikosh se ku po shkon ,meqe e ditke mire nga ke ardhur.

  5. ILIRET says:

    Epo flasin me nje fare respekti per udheheqesit e diktatures, pasi i krahasojne me kta te sotmit. Te pakten ata nuk vodhen nga pasuria e popullit dhe nuk ju lane asnje gje trashegim femijeve te tyre.
    Ku jane vilat e Enverit, cfare ju la femijeve dhe gruas…
    Ku jane vilat e Zogut, shteti i ngriti ato, dhe po i mer nipi i tij.
    Ndersa nuk krahasohet dot asnje prej tyre me Berishen. Nga dhjete vila cdo femije, pallate ne qytet dhe vila ne bregdet, nga 300 ,milion leke te ardhura cdo vit, plazhe pa fund te privatizuara prej tyre.
    Pra njerezit po krijojne pershtypje dhe bindje te tyret. Le te shkruaj cfare te doje media, per diktatore dhe lesh me qime. Ne keto kohe shumica e popullsise tone nuk e ka njohur drejtperdrejt ate sistem.Kjo pjese e popullit po krijon opinionin e saj te cilin nuk ja ndryshon asnje shkrim gazete apo fjalim politikani. Me veprimet e tyre politikanet e sotem po dalin me te keq se diktatori…

    1. Horri i Bulevardit says:

      Shiko se Berisha eshte nje ekzemplar i vecante qe edhe denimin do ta marre ndryshe, ne qofte se dy te paret nuk moren denim per se gjalli dhe te pakten e kane nga nje varr, per kete te tretin edhe kockat do tja shkrijne ne acid, qe mos te ngelet asnje shenje as per ADN.

  6. Zgerbonja përballë says:

    Ka te drejte kur thote se duhej pyetur me shume nga gazetaret telk Ramizi,Nexhmia dhe sidomos Berisha,vegel e vjeter e Ramizit qe e perdori si perzervativ tek studentet dhe PD,krijuar me pare ne zyre te tij!Ramizi kur te hapen arkivat e Beogradit,mesiguri do dal zevendesi i Koci Xoxe,agjenti i UDB,pershkruar sakte ne librin”KGB”Dokumenta sekrete-(gjer ne vitin 1959)Krushovi dicka dinte per Aline qe nuk e pranoi ne vitin 1961,kur shkoi ne vend te E.Hoxhes,per ngritjen e Murit te Berlinit.Alia ne kujtimet e tij e ka tjetersuar kete grindje me Krushovin qe prishi dhe mbledhjen me synim qe Alia te dilte nga mbledhja.Alia pergatiti banden e Veriut,klanin antishqiptar per të mos u shkeputur Kosova nga Serbia,klan që pas ikjes se Kines,mori frenat e pushtetit duke eleminuar kriminalisht,per llogari te Beogradit qindra komuniste nacionaliste,burgosur e interrnuar me mijra,komuniste e nacionaliste,per të kuptuar Kosova se Shqiperia eshte nje ferr diktatorjal dhe me mire me Serbine se me Shqiperine…Alia imenjoi diktatorin Hoxha te pranonte heqjen e besimeve fetare,ndeshkuar ashper liberalizmin ne pleniumin e 4,qe megallomani F.Lubonja ende nuk e sheh;kur u keputen koka intelektuale si F.Pacrami,T.Lubonja(ati i F.Lubonjes)etj..te cilet kishin percjelle ne Kosove “Zerin…”shqiptar,me kenget,vallet,letersine,filmat…duke hedhur atje faren e shendoshe të “irredentizmit”.Izolimi total i diktatorit Hoxha,pas infraktit 1973(U la te shkruaj kujtime,vepra),largimi i “projektuar”ne Beograd i Kines qe ne “Le Monde”,nepermjet liderit Ten Hsiao Pin deklaronte se”Shqiperine do ta bejme me te pasur se Zvicra,vitrine per te pare TPE(tregu i perbashket europian”u be me synim se vendi u armatos nga Kina me armatim modern( Kina atehere vend i 59)ku edhe avion Mig 23 erdhen me synim të qarte per lufte ne Kosove.Alia me teorine e “Tri boteve”,lidhjen e Kines me SHBA,apo per”njeqind shkollat e 100 lulet”,gjeti pretekst politik (Politika ne plan te pare,ishte deviza e Bandes se Veriut)largoi gjigandin botror qe sot eshte superfuqi dhe vend i dyte ne zhvillim ekonomik botror!…Alia pruri tufezat,varferine,Spacin per kundershtaret,interrnimet,luften e ashper te klasave gjer brenda partise.Dhe nuk ishte absurd,shtigje te pashkelura,por projekt i paster i UDB te ciles i ishte eleminuar kryeagjenti si e quan qe ne kohe te luftes se Madhe clirimtare,Xhelal Staravecka…Alia eleminoi Hysni Kapon ne Paris(thirri urgjent Sali Berishen,lexo kujtimet e tij me devijacione skandaloze,por me fakte te pashkulshme,si e verteta e Berishes qe shkoi ta “shpetoje”Hysni Kapon,i cili pas vajtjes se tij,nuk arriti te vdiste as ne Tirane a shtepi!…Klani franko-sllav ne Paris,eleminoi pasardhesin kryesor te Hoxhes,i cili edhe pse mori njoftim dyshimesh nga familja Kapo,i gjendur ne rrethim agjentesh,nuk veproi se dinte ndofta qe ishte e pamundur te shkaterrohej Banda e Veriut…Vrasja-vetvrasja e kryeministrit M.Shehu,u be’ me thirrje urgjente,pasi ai dhe Veli Llakaj kishin hartuar planin”Shperthimi”,plan qe dy dite me pas dites kur e pa Byroja Politike,gjendej sipas disa burimeve ne zyrat e UDB…Vrasjet e Isuf Gervalles,H.Zekes etj nga UDB ne Gjermani ne vitet ’80,kane dore spiunimi nga Tirana.Hoxha i mbrojti hapur irredentistet kosovare(sipas shtypit te huaj Hoxha sponsorizonte irredentistet kosovare ne Zvicer,Gjermani,Belgjike,qe ne vitet ’60-lexo “Luftrat ne Jugosllavi”autor prof.Prijevac.Pas eleminimit te nacionalistit komunist M.Shehu,banda e Veriut mori totalisht pushtet dhe hovi i demonstratave ne Kosove,ra ndjeshem.Nuk eshte kuptuar dhe pyetur nga gazetaret Alia,Berisha,perse asnjehere nuk e perkujtuan vrasjen e atdhetareve te medhenje kosovare,I.Gervalla,H.Zeka,etj…kur diktatori Hoxha i mbrojti ashper dhe per kete u sulmua nga Beogradi per nderhyrje ne punet e brendshme te Jugosllavise(Lexo G.Borba,por dhe shkrimet nacionaliso komuniste te I.Kadare te asaj kohe)Krijimi i pluralizmit fiktiv me heqjen e Hoxhes(Banda e Beogradit me urdher te Alise,liroi dadot e bustit dhe e beri publike rrezimin me qellim qe tu thuhej kosovareve se “Enver Hoxhen,shqiptaret nuk e duan,ndaj perse ta doni ju?Rrini mire nen Serbine!”Arrestimet me pas te legjendes Adem Jashari qe nepermjet M.Shehut takoi tre here diktatorin Hoxha,i coi me rinine kosovare bozhure ne tribune(per kete duhet te flas kosovari irredentist,Hysamedin Ferraj sot pedagog ne drejtesi,Tirane,dhe te tjere kosovare,stervitur e shkolluar me porosi te Hoxhes,Shehut!…Nuk ka rendesi te flitet me kush eshte Alia(sabotoi porosine per lidhje me Gjermanine,qe do zevendesonte Kinen),as kush e pruri Berishen ne PD,kush bllokoi Rambuje,takoi Armanin,Milloshevicin,ui dha nafte serbeve,per avjonet e tanket(4 perqind e deklaruar)kush shiti detin,vrau ne Gerdec per trafik armesh,apo me 21 janar ne bulevard…Nuk ka rendesi pse shqiptaret notojne ne krime e vrasje te bujshme sot,as pse Banda eshte e korruptuar dhe ka grabitur shqiptaret!Gjithshka ka qene dhe eshte ende e zyrtarizuar ne Beograd.Bashkim Shehu,ben mire qe kerkon rritje te pergjegjesise kombetare tek gazetaret,por ai duhet edhe vet te jete me i drejtperdrejte me shqiptaret,me “kokforte”dhe trim,si i ati dhe ata mijra deshmore te lirise ne lufte,si ata qindra mijra,te interrnuar,burgosur dhe lene nen rrethim nga vrasesit e vertete te babait te tij,vrasesit e Shqiperise qe mbeti me projekt e fundit,natyrisht edhe per gabime,difekte te babait te tij,por mbi te gjitha si rezultat i Bandes se Veriut,agjenture sllave ne shtetin e mjere të shqiptareve!Thellimi ne kete teme,do zbuloje te vertetat kriminale te djeshme dhe te sotme.Mosthellimi,do rimbaje ne pushtet me vjedhje,krim dhe korrupsion,Banden e Veriut,do konsolidoje me tej uzurpatoret e sotem antishqiptare!…

    1. Berlin says:

      “kur u keputen koka intelektuale si F.Pacrami,T.Lubonja(ati i F.Lubonjes)”

      Ku e kishn intelektualitetin keto mer plak?
      Duke i bo fres Dulles ???
      Po ajo lufte midis lloji ka qene bile e paster fare kush tja fuste njoni tjetrit …
      Mos kujto se sti kupto njeri idete se ku do me dale tashti !!!

  7. Agron says:

    Eshte nje shprehje e njohur “Vdiq mbreti, rrofte mbreti”, por faktikisht tek ne nuk ka shume kuptim se nuk kemi patur asnje here dinasti mbreterore. Por, ne vendin tone ka kuptim shprehja “Vdiq komunizmi, rrofte komunizmi” sepse mbas 22 vjet te ashtuquajtures demokraci ne pushtet, ne pozite kemi patur vetem nga shtresa e komunistave. Ja aktualisht per 13-te vjet kemi ne krye te shtetit edhe te qeverise nje komunist ekstremist kalibri, nje mashtrues ordiner, nje sekretar partie te PPSH-se i brumosur dhe i kalitur si njeri i ri i Partise dhe shokut Enver Hoxha, sekretar i Pare i Komitetit Qendror te Partise Demokratike te Shqiperise, “shoku” Saaali Berisha. I cili eshte i specieve me te dalluara si kameleont, si vemje me profesionin e ngjitesit ose te mashticit qe tu ngjiste si muti mbas kepuces ne drejtim te, kush ishte anetar i Byrose Politike te PPSH-se duke patur synimin qe tu ngjiste si rrodhe shokut Enver Hoxha dhe familjes se tij. Si perfundim ja arriti qellimit duke u futur si mjek ne kliniken e udheheqjes se larte dhe te shkoje per specializime te nje pas njeshme ne France. Gjithashtu ishte i deleguar special dhe perfaqesues direkte tek protesta e studenteve te dhjetorit te KQ te PPSH dhe shokut Ramiz Alia. Sepse nuk mbarte vetem teseren e komunistit por ishte edhe agjent dhe bashkepunetor i sigurimit komunist me pseudonimin “penicelina” dhe “bisturia”.
    Pra ky person u “pranua” ne krye te levizjeve demokratike jo vetem nga njerezit e zakonshem por edhe nga te debilat te persekutuarit politik qe akoma vazhdojne ti bejene peqe e lepe edhe sot e kesaj dite si Simon Miraka, Reshat Kripa, Amik Kasaruhu dhe nje shpure e madhe mbas tyre. Pastaj ankohen se nuk po integrohemi ne jeten e perditeshme kur nuk jane tjeter vecje disa puthadore, bythelepiresa kalibri qe vetem kete pune dine te bejne me profesionalizem.
    Ne lidhje me Bashkim Shehu, pamvaresisht se eshte i biri i nje kryeministri kriminel dhe nje skllav i bindur i Enver Hoxhes, per baben e vet Mehmet Shehu ka thene: “Nuk ka biseduar kurr ne familje per demokracine e vertete dhe ka qene besnik deri ne vdekje i Enver Hoxhes”. Cfare kerkoni tjeter, kur ju te persekutuarit politik nuk jeni ne gjendje te flisni jo per Enver Hoxhen dhe Mehmet Shehun etj., por pa dalur mire nga burgu keni thene ne nuk duam hakmarrje ne drejtim te hetuesve, gjykatesve dhe persekutoreve tane. Bile nga ju u perkrah shprehja lapidare e Saaali Berishes: ” Bashkevujtesit dhe bashkefajtoret jane vllezer te nje gjaku. Opozitar por vllezer”. Prandaj nuk keni se cfare te kerkoni more rrjepacake dhe dhjeramane. Ju dogjen shoket tuaj te “idealit” dhe nuk piptiu asnje prej jush, per me teper i tradhetuat ne vetmine e tyre me ne krye agjenten dhe bashkepunetoret e sigurimit komunist me pseudonimin “desinjatorja”, “Zonja” Jozefina Topalli (Coba). Tung.

  8. Hello!! says:

    ky te pakten eshte i vetmi qe ka kurajon te kritikoje te atin, por shifni se ku jane femijet e ishbllokmenve, te gjithe milionera ku ftohen neper mbremjet shik te bllokmenve te rinj, ose jane jashtetit ne poste me rroga marramndshme;;; pra ka te drejt kur thote qe asnje nuk mori guximin ti vinte perpara pergjegjesise femijet e Hoxhave, femijet e klanit Alia dhe ato te klanit te Kapove;;;perkundrazi i nderojme;

  9. Atila says:

    O nastradin A kane te drejte ata qe kane vjedhur me te dyja duart pasurite e ketij vendi e qe kane vrare kete popull ne 97,ne Gerdec e ne 21 Janar ti heqin E.Hoxhes titujt Hero I popullit dhe Hero i Punes Socialiste ? Prandaj duke pare se kush na qeveris dhe si e duke bere krahasimet me udheheqesit komuniste qe pavaresisht se ai sistem ishte diktature e shpallur me kushtetute prape njerezit i shohin dhe i respektojne padyshim me shume se lapanjozet e sotem ne pushtet.

    1. lufter says:

      Atila ata shohin edhe babain tend Lufterin (klan i Kapos) si shkoi e u bashkua me Saliun (klani i kapos) edhe ate pasurine e vjedhur e vuri ne emrin tend, jo vetem kaq po te ka fututr edhe ne perlarjen e pronrareve te medhenj me ate gjoja biznesin imobilar?!te LSI-se. U perlafte mortja e mos u lente te te kishte rene ty ajo dambllaja e jo burrit tend te shkrete

  10. ijs says:

    Cfare nuk lexon njeriu per Enver Hoxhen njeriun legjendar qe ketij populli i lind njehere ne 500 vjet qe tere jeten e tij u perpoq dhe mezi arriti me kete popull druvaresh te ndertoje shtet!
    Shtet i ndertuar me gjak dhe sakrifica, i cili prej injorances se Ramiz Alise, u kap nga LLUMI i kombit shqiptar i cili ne kohen e udheheqesit legjendar Enver Hoxha vuante pasojat qe vuan cdo lloj llumi shoqeror ne boten e civilizuar. Se si Berisha ky personazh i kualifikuar i llumit shqiptar mund te krahasohet me udheheqesin elitar Enver Hoxha, kete krahasim e ben vetem llumi i deshtuar i kohes se mesjetes te Berishes pasi e shikon veten ne dy periudhat( me shtet dhe pa shtet) te humbur!

    Nuk ju ve faj se ne 1990 u sulet si cakejt per te zaptuar dhe shkaterruar cdo gje qe ju dilte perpara sic e ka zakon llumi shoqerise ne cdo cep te ketij planeti, kur mungon dhuna, forca ushtarake per ta ndaluar me dhune kete vandalizem dhe shkaterrim te papare qe ka per brenda nje llum i tere social.

    Levizja e 1990 ne fakt na kujton Draft Riots 13-16 qeshor ne New York ku 50 mije veta nga bathoret e New Yorkut u ngriten duke shkaterruar, grabitur dhe djegur nje qytet te tere, ku vetem nderhyrja ushtarake qe solli 120 te vrare dhe 300 te plagosur, arriti te shpetoj qytetin nga shkaterrimi total i tij. Fatkeqsia jone ne 1990( Mallkimi qe vazhdon dhe do vazhdoje dhe per nja 200 vjet) ishte qe ushtria shqiptare nuk nderhyri per te ndaluar kete llum sic nderhyri ne Kinen popullore apo sic nderhyn kudo ne boten e lire, kur cohen turmat shkaterruese te barbareve , por e la vendin ne dore te ketyre barbareve qe e kthyen shqiperine ne nje kohe rekord ne nje xhungel afrikane dhe pse vendi gjendet ne mes te europes.

    Ajo ushtri nuk nderhyri se mungonte komandanti legjendar qe mezi e ngriti dhe e vuri ne sherbim te ketij populli te mjeran mesjetar. Mungonte komandanti legjendar qe tere jetes se tij ja kushtoj dhe dedikoj nje populli te tere per ta civiluar dhe zhvilluar sa me shpejt, per ta nxjerre nga mesjeta historike, ku ai e gjeti, kur erdhi ne pushtet.

    Tani pas 22 vjetesh pasi llumi e mbaroj punen e tij vrastare dhe shkaterrimtare dalin gazetarucet dhe komentuesit e llumit social si nastradini&co me dell mesjetar dhe diskutojne se kush eshte xhelat me i keq, ai qe pengon dhe ndalon llumin vrastar,te vrase dhe shkaterroje cdo gje, apo llumi vete qe shkaterron dhe vret se ska kush ta ndaloje.

    Kjo eshte ironia e fatit te ketij populli mjeran( injorant) sot, kur njeriu normal duhet te degjoje predikimet nga gazetarucet e mesjetes Muci, Stefani dhe Lubonja qe dine te bejne vetem bla bla bla me moton se liria e llumit eshte dicka e keqe por shume here me e mire se sa xhelati qe ketij llumi i ve drune!

    Cfare paradoksi eshte albanistani sot, kete e perjeton njeriu kur vjen ne shqiperi ne cdo cep te tij, pasi mallkimi i 1990 eshte nje mallkim shume me i rende per tu perypur per 22 vjet kaos dhe anarshi , si fatkeqsia me e madhe qe mund te bjere ne cdo komb kushdo qofte ai : Te drejtoje llumi social!

  11. Lexues i Merguar says:

    Ta merr mendja qe duhej te kishte nje dallim mes te burgosurve vertete politike, ata qe kurre nuk e pranuan komunizmin si pushtet te nje kaste, ku padyshim jepte tonin Mehmet Shehu.

    Bashkim Shehu ka bere rrefimet me te sinqerta, ne krahasim me te tjeret e rritur e investuar ne Bllok.

    Por, sinqerisht, me ka mbetur ne mendje, si gjest jo per tu pershendetur, shkuarja e “spiunimi” tek Kadare i porosive te babit te vete.
    Epigoni ne letersi nuk duhej ta perdorte kaq mjerueshem birin fiziologjik, them deshire mire.

    Kadare, pastaj…, dihet! E nxjerr veten si te rrezikuar nga te gjithe, por te gjithe e hanin nga diktatura! Vetem ai mbrohej nga Diktatori! Por mbrohej edhe nga Dyshi dhe Treshi, madje edhe nga Ram Aliu qe i vuri perpara te tre te paret!

    Ç’i mbetet Bash Shehut paskesaj?!

  12. Bashkim Shehu eshte nga te rrallet pinjolle te ish-nomeklatures qe eshte distancuar qarte e prere nga ai rregjim makaber perfshire ketu edhe Mehmet Shehun politikan.
    Ky njeri meriton RESPEKT.
    Nga ana tjeter ke me dhjetera pinjolle te tjere perfshi edhe Fatos Lubonjen qe shpirti nuk ju ndahet nga ajo kohe megjithese kane perjetuar burgime te tmerrshme

  13. adi n.y says:

    ju vrafte zoti me buke ne goje juve dhe ato qe mbrojne kriminelat e atyre viteve.

  14. Koz Dynjaja says:

    ..Bashkim Shehu , Fatos Lubonja , Spartak Ngjela ,sejcili ne menyren e vet e ka diskredituar periudhen komuniste . Pastaj veprimet personale politike te dites jane ne rezonance me politikanet tjere.Nuk kemi pse kerkojme me teper nga keto kur nuk po i kerkojme atyre qe nuk po flasin fare ! tung

  15. konica says:

    Shqipot jane bij skllevrish.

    saliu edhe tani eshte qelbokomunist,po keshtu komunistet dhe spiunet ne PS dhe PD.
    Naive dhe sora jane qe te gjithe qe ende votojne alete komuniste.Mire tu behet e meritoni varferine ini, skllever bij skllevrish thoshte Konica,eshte me se e vertete.

    Shqiptaret dashurojne jeten e skllavit edhe tani kur votojne per kmunisto-spiunet,pini lengun jetes ne skllaveri.

  16. nuk na duhet te merremi me te vdekurit.
    Ne duhet te shikojme te sotmen , kete sistem , dhe sali berishen.
    O komentues ju pelqen ky sistem ne shqiperi ? Kaq.
    Plaste ai qe nuk e do demokracine, Por kjo qe po jetojme nuk eshte demokraci.
    dhe mbas 23 vjeteve te presim se sali berisha do beje shtet? SAli berisha ka lindur katror, kurse populli e do rrumbullak.Saliu nuk ndryshon.

  17. anticensurë says:

    “bashkimi,më ka pëlqyer në atë kohë dhe akoma nuk më pëlqen tashti”
    është gabim
    duhet të jetë:
    “bashkimi,nuk më ka pëlqyer në atë kohë dhe akoma nuk më pëlqen tashti”

    1. Horri i Bulevardit says:

      E prishe tani anticensure me kete korigjimin, se ne fakt Bashkim Shehu ka qene nje djalosh, qe spirdhte per rregjimin, se kam njohur nga afer por e kam pare shume here dhe ne sherrin qe u be ne kinemane e kombinatit ku shkolla Petro Nini kishte nje shfaqje dhe Bashkimi i hyri sherrit njesoj si gjithe te tjeret, per te mbrojtur femrat qe ne fakt ishin sebepi i sherrit dhe ne raste te tjera, nuk pyeste per rregjimin por edhe ai skishte si ta nderronte babane qe e kishte kryeminister.
      Te tre djemte e Mehmet Shehut, kane qen vecan nga te tjeret.
      Sduhet ti bime ne qafe se edhe tani qe ka kaq kohe qe del ne gazeta, ne fakt nuk mbron veprimet e te jatit.

      1. anticensurë says:

        të më falësh por me sa kam parasysh bashkimi nuk ka qënë në atë sherr!kanë qënë të tjerë!!ndoshta dhe gaboj por bashkimi e ka pas mbaru petro ninin disa vite më parë!në atë sherr kanë qënë guçja etj!
        sa për atë që bashkimi “spirdhte per rregjimin”e ke shumë gabim!bashkimi shiste PORDHË NË KURRIZ TË REGJIMIT!pordhët e bashkimit dhe gruas të tij të qelbnin një km larg!nga të tre djemtë e mehmetit ladi ka qënë i drejtë,kurse skënderi është ai që është dhe sot!dhe të tjerë i kanë pasur prindërit diku afër mehmetit por pordhët e bashkimit nuk i kishin,bile dhe vëllai i tij,ladi!!
        horo,mos i shit pordhët e tij si “pordhë anti regjim”!!se dalim si shokë të kollovarit tullac të viçidollsit!!!
        unë nuk i rash në qafë por thash atë që mendoj!ata patën humbjet e tyre si dhe shumë të tjerë!ata paguan si të gjithë populli anën e keqe të asaj diktature!bashkimi nuk është aspak i drejtë si me atë diktaturë dhe as me këtë të sotmen!
        gjithnjë sheh me një sy!kuptohet ai nuk është historian që ti bëjë një vlersim shkencor asaj por ka aq sa ti mbajë sytë hapur si për dje dhe për sot!!
        thjeshtë të mos na bëjë sot “pordhacin e persekutuar”,ose “analistin “”objektiv””!!!

        1. Horri i Bulevardit says:

          Anticensure une te pakten nuk te genjej, por i kam dhene vete nje grusht Bashkimit dhe mbasi na moren ne policine e kombinatit na lane atje deri ne mengjes, Bashkimi skishte bere fare denoncim dhe na nxorren, vetem nji shok e mbajten edhe nje dit me shume se i kishte ra ne shpull nji goce me duket se se ishte nje nga vajzat e ministrit te jashtem Reis Maliles, sme kujtohet mire emri se e kujt ishte kjo goca, por ate e kishin filmu me kamera. Ka qene ne darke sherri, dhe gjithe sherri erdhi vetem per pun femrash se kishte gati nji jave qe u folte se Petro Nini kan per te bere nje shfaqje ne kombinat dhe gjithe cunat sidomos kombinatsit u sulen atje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje