Ylli i basketbollit, Dennis Rodman ka mbërritur në Korenë e Veriut, ndërkohë që janë publikuar fotot e tij përkrah liderit absolut të këtij vendi, Kim Jong Un.
Ata janë fotografuar në një fushë basketbolli, duke ndjekur një ndeshje.
Ish- lojtari i Chicago Bulls, i ka premtuar liderit koreano- verior miqësi të përjetshme, në një fjalim të mbajtur pas lojës.
Kurse Kim, një tifoz i çmendur i basketbollit, i tha Rodman se ai shpreson se vizita do të shkrijë akujt mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut, dy javë pasi kanë kryer një test bërthamor si paralajmërim për SHBA-në.
Të dy ishin ulur pranë njëri- tjetrit duke parë lojtarët nga Koreja e Veriut dhe tre pjesëtarë të ekipit amerikan Harlem Globetrotters, të luftojnë në një ndeshje që përfundoi barazim 110- 110.
Ndërkohë që ndiqnin ndeshjen, Rodman kishte përpara një kanoçe Coca Cola.
Të enjten, vëllai i vogël i Kim Jong Un, Kim Jong Chul, u shfaq në një foto duke veshur kostumin sportiv të yllit të basketbollit.
Sporti ben çudira. Pingpongu hapi rrugen SHBA-KINE dhe po funksionon.Shpresoj qe basketbolli te hapi rrugen SHBA-KORE V. Paqja e ka edhe nje shanc tjeter.
Nje kend veshtrim per fotot. Rradha e dyte. Vajza dhe burri ne krah te saj.çfare mendimi keni ,çfare ju kujtojne…….
Per fotot? Them vella e moter si dikush atje ne Shqiperi.kam te drejte Vloraku?
Denis Rodman do te behet politikan
edi rama
Denis Rodman do te behet politikan
si edi rama