A i shpëtuan alienët rusët nga meteori i frikshëm? (FOTO)

28 Shkurt 2013, 20:14Lifestyle TEMA
A i shpëtuan alienët rusët nga meteori i frikshëm? (FOTO)

Një teori ka nisur të qarkullojë në Rusi, sipas të cilës, ka qenë pikërisht një UFO që është përplasur me meteorin që po i drejtohej Tokës, duke minimizuar efektin e përplasjes së tij, që mund të kishte qenë fatal.

Pamjet tregojnë një objekt të vogël, që është në trajektoren e meteorit. Ekspertët thonë se nuk ka pasur asnjë raportim nga ushtria ruse se ka nisur ndonjë raketë për të goditur meteorin.

“Na shpëtoi një UFO,” raportohet në një media.

Meteori shpërtheu në hapësirë me 15 mars me forcën e 30 bombave bërthamore sa të Hiroshimës, duke shkaktuar dëme dhe të plagosur.

NASA përllogarit se meteori peshonte rreth 10 mijë tonë. Ai ka shpërthyer sipër maleve Urale me një forcë të barabartë me 500 kilotonë.

Ata që besojnë tek teoritë konspirative thonë se kohët e fundit janë parë disa UFO mbi Urale. Ata thonë se shpërthimi në ajër ka shpëtuar Rusië e mbarë botën nga katastrofa.

6 komente në “A i shpëtuan alienët rusët nga meteori i frikshëm? (FOTO)”

  1. hahaaha says:

    une them qe e shpetoi gerard dypardie…

  2. SKENDER BEU I VJETER says:

    ESHTE ARMA E RE AMERIKANE QE U PERDOR ME LEJE TE PRESIDENTIT RUS PERTE SHPETUAR RUSINE DHE GLOBIN.SIGURISHT UFOT KANE MERITEN QE BASHKEPUNOJNE ME AMERIKANET.

  3. anticensurë says:

    është e mundur?!
    dhe ne presim që UFOt(ndërkombëtarët)të na shpëtojnë nga sali berisha!
    ne jetojmë në një planet tjetër,ku Be dhe amerikanët na duken si UFO!venë e vijnë e me zorr i kap!

  4. Xhaguari says:

    Cfare ufosh thoni, akoma besoni ne teori boshe se ekzistojn ufot. Ka shume vite qe permenden ufot, por ska asnje fakte konkret per ekzistencen e tyre. Nqs ka qen metor dhe ka shperthyer ne qyell, ateher ka qene nje paralajmerim dhe meshir nga zoti qe ky meteor shpertheu ne qiell.

  5. labi-vl says:

    xhaguari,seshte ceshtje besimi ne ufo,,apo besimi ne fe,,ky eshte nje lloj realiteti qe shkenca po ta bie si e mundur(po jo e vertetuar)ne keto fotografi qe pasqyrojn momentin para shperdhimit(ose shperberjes se meteorit),,kurse meshiren e zotit si shpreheni JU nuk e pam ne as nje lloj menyre metaforike te pakten,,vetem ne iluzion dhe virtualitet fjalesh….klm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje