Milioneri: Kërkoj një çift për ta dërguar në Mars (FOTO)

28 Shkurt 2013, 12:04Lifestyle TEMA
Milioneri: Kërkoj një çift për ta dërguar në

Një multimilioner amerikan, Dennis Tito, i njohur si turisti i parë i hapësirës, ka deklaruar se ka një plan ambicioz, që do kushtojë 1 miliard dollarë, për të dërguar një çift të martuarish rreth të 50-ave në një vizitë në Mars.

Projekti do të quhet “Misioni për Amerikën”. Çifti fatlum do të përzgjidhet për udhëtimin që do zgjasë 501 ditë. Ata do jenë në një kapsulë të vogël dhe do kenë vetëm njëri- tjetrin për shoqëri.

Misioni do nisë më 5 janar 2018.

Tito është ish- inxhinier i NASA-s, që i ka bërë paratë në fushën e financave. Ai u bë i pari turist i hapësirës në vitin 2001, kur u pagoi rusëve 20 milion dollarë për një biletë për në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

NASA nuk do të përfshihet në këtë projekt.

Misioni është planifikuar për në vitin 2018, për shkak se në atë periudhë Marsi i afrohet më afër Tokës.

Kjo ndodh çdo 15 vite, ndaj askush nuk pret deri në vitin 2031.

Në fakt kapsula nuk do ulet në Mars, por do i afrohet planetit deri në 160 kilometra.

4 komente në “Milioneri: Kërkoj një çift për ta dërguar në Mars (FOTO)”

  1. coku says:

    cpjme saliu me lirine!

    1. aqifi says:

      Cift ideal do te ishte Saliu dhe Rama…

    2. Vlonjati says:

      Komente koti, çojme Lirine, çojme Edin, çojme atë, çojme këtë….. Zgjidhja ideale eshte çifti fatlum dhe i perzgjedhur http://www.youtube.com/watch?v=d2_r0bSojDo

  2. Djaloshi Mergimtar USA Kosovo says:

    Aqif shume mire Saliu dhe Rama un ja kisha bashkangjit edhe Hashimin me Adifeten me bilet jo kthyse, atehere kish mu ba mire ne tokat Shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje