Vëllai i një personi që mendohet se ka vdekur pasi e ka ‘gëlltitur’ një gropë gjigande që u hap krejt papritur poshtë dhomës së tij të gjumit, ka treguar tmerrin e përjetuar dhe përpjekjen për të shpëtuar vëllain.
Amerikani Jeremy Bush tha se gropa ishte e gjerë rreth 6 metra dhe e thellë po kaq.
Jeff Bush, i vëllai, thërriste për ndihmë, por ai nuk arriti ta nxirrte dot nga gropa.
“Dëgjova një zhurmë të tmerrshme. Vrapova atje dhe dëgjova vëllain duke ulëritur,” tregon Jeremy mes lotëve.
“Gjithçka munda të shihja ishte një vrimë gjigande. Mund të shihja vetëm pak krevatin. Kërceva në gropë. Tentova ta kapja, por nuk mund të bëja asgjë. Ai ulërinte”.
Oficeri i parë i policisë që shkoi në vendin e ngjarjes tregon: “Dysheku, krevati, gjithçka ishte në gropë, ku ishte personi i parë, ndërkohë që personi i dytë po tentonte të shpëtonte të parin”.
Jeff Bush nuk shihej askund dhe policia thotë se është e pamundur që të vazhdosh kërkimet pasi shtëpia është bërë shumë e paqëndrueshme.
Gropa po vazhdon të zgjerohet dhe inxhinierët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Në momentin e ngjarjes në shtëpi ishin pesë të rritur dhe një fëmijë dy vjeç, por askush nuk u plagos.
Gropa të tilla hapen krejt papritur në tokë. Shumica hapen për shkak të erozionit nga ujërat e nëndheshëm.
Në shumicën e rasteve ndodhin për shkaqe natyrale. Por mund të hapen edhe për shkak të aktivitetit njerëzor.
Ore po kjo gropa ishte e gjere 30cm apo 30 m se po na beni te dyshojme?!
Po te ishte gropa poshte krevatit 30 m,do te kishte gelltitur gjithe shtepine.
Faleminderit per reagimin,por prape nuk keni te dhena te sakta!
hahahhah tamam
o Toc ku e lexove 30m, qenke debil me te forte eshte 6m mo trap e thelle dhe e gjere sa nje dhom ca nuk kupton ti..mendjen te korigjoni..
Une me ty nuk kam ndonje gje,por kur njerezit jane te vonuar,edhe reagimet te tilla i kane.
Kur doli shkrimi ne fillim behej fjale per nje grope 30 m te gjere dhe per nje thellesi 15 m.Neqoftese ti do e pranoje kete llogjike per fotot qe jane ne vendin e ngjarjes,kam bindjen se do te reagoje,ne te kundert,nuk eshte faji im qe je trap!
sa do e shkruaja fjalen debil..e ke thene dhe per mua..ahahahhahaha..me sa duket kane pire ata qe 6 e shohin 30..ahahhahahahah
ishte 6 m jo 30! mgjte e frikshme shume!
mund ta kete korigjuar Tema se “ka mundesi” nuk eshte qorr
Ngjarja eshte me se e vertete,ka ndodhur ne Manatee Cauntry Florida dhe gropa eshte 100ft pra i bie te jete 30 m.Eshte I pa sakte lajmi per 6m.
Amerika ka bere ne gjith vetem keq asnje te mire nuk i bene te tjerve prandaj zoti vepron ne ate forme dhedo veproj.