Qoftet janë të sigurta, hajini
Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit me anë të një deklarate të lëshuar nga zëdhënësi bën me dije se në të gjitha kontrollet e ushtruara në 12 depo farmaceutike dhe 108 farmaci veterinare nuk gjeti asnjë flakon të ilaçit Boldemec që rezulton të jetë i ndaluar në Shqipëri që prej vitit 2006 pas urdhrit të ministrit.
Ministria sqaron se kjo substance është regjistruar nga kompania Peruane AGROVET, me përfaqësi subjektin tregtar te PMV MILIFAR për t’u përdorur si antiparazitar në kafshë.
Preparati është importuar në 2007 në një sasi prej 4000 flakon. Nga kjo sasi, deri në momentin e daljes së urdhrit të parë për ndalim janë tregtuar rreth 600 flakonë. Në qershor 2010 Boldemec skadoi dhe 3 mijë e 481 flakone kompania i ka pasur ato në stok jashtë përdorimit në ambientet e saj.
Kjo sasi do të asgjësohet brenda pak ditëve në inceneritorin e specializuar të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare. Pas publikimit në Top Channel të dëshmive se si në Shqipëri shitet ende në farmacitë veterinare ky preparat i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve janë bërë kontrolle në Shkodër dhe Elbasan dhe zyrtarisht thuhet se nuk ka asnjë flakon të këtij ilaçi.
Por investigimi i gazetarëve të Top Channel tregoi se ende nën dore, nën banak apo në bagazhe automjetesh shitet Boldemec me datë skadence qershorin e vitit 2013. Ky ilaç që është hormonal me baze testosteronin, nuk përdoret kundër parazitëve, siç thuhet në njoftim, por për të rritur artificialisht masën trupore të kafshëve. Në fletën shoqëruese të këtij medikamenti kjo është e shkruar shumë qartë nga prodhuesi.
Përdorimi i këtij injeksioni te viçat që përdoren për mish është shume i dëmshëm për njerëzit që i konsumojnë.
Ruli ashtu ka per te mbetur me mbiemrin Ruli i Rulave, por shpejt do te paraqitet para drejtesise se popullit qe t’i jape llogari per hormonet, qumeshtin kancerogjen, hidrocentralet e vegjel, cigaret, pseudonimin stilolapsi te spiunit te sigurimit te shtetit etj etj.
Tik Tak Tik Tak Tik Tak
Jom kureshtar ta di se ne kosove a perdoret ky shpric i rrezikshim i quajtur Boldemec nese ka dikush qe din let komenton kom deshir ta di por sa di une edhe sa kom njohuri nuk ka ka vetum ne shqiperi ndegjova per her te par qe perdoret ky Boldemec…
Genc hajduti Genc funderrina,si i mban toka keto mostra.ne 23 qershor ti qerrojme Plehrat
Po si ka mundesi qe Fiksi gjeti edhe ne Shkoder edhe ne Elbasan kurse ministria juaj nuk gjeen.Arsyeja eshte se ti nuk do ti gjesh ozoti minister.
pse paskemi dhe ministri ne?
Shtet leshi dhe laburator per ushqimin nuk kan ,prisni sa te vin nga italia thon, ajde shtet ajde .Zaten kur e drejtojn super mafioza si ky Tarasini FYTYR RRUDH SI THES CIMENTOJE cfar te presi ky milet qe mir ja bejn.
Une kom ferm te Love 20 kok por kurr ne jet nuk kom ndegju per ket lloj boldemec bash po me interson me dit. Se a gjinden edhe ne kosove do ta pyes veterinarin per ket gje