TemA TV/ PS: Qeveria po fsheh programin e statistikave zyrtare (VIDEO)

2 Mars 2013, 17:32Sociale TEMA

Sekretari për Programin në Partinë Socialiste, Ilir Beqja, tha se kjo qeveri vazhdon që të mbajë të fshehta të dhënat për ekonominë dhe gjendjen sociale në vend.

Ai tha se programi i statistikave i mbahet i fshehtë opinionit publik.

“Qeveria në ikje vazhdon t’u fshehë shqiptarëve të vërtetat për vendin, për krimin, për ekonominë, për punësimin, për varfërinë, për borxhin. Edhe pse Saliu mburret se vendi përparon drejt botës dixhitale, të vetmet informacione që ndahen me publikun janë përçartjet e kryeministrit në mbledhjen e qeverisë apo në mbledhjen me deputetët e tij.

Edhe pse me një vit vonesë, më në fund u miratua programi 5 –vjeçar i statistikave zyrtare. Por nëse neni 6 i ligjit 9180 përcakton se ky program botohet në fletoren zyrtare, ja çfarë bëjnë Saliu dhe Jozefina. Kjo është fletore zyrtare nr. 17 e datës 25 shkurt. Ja çfarë ka në faqen 671. Vetëm vendimi për miratimin e programit, por jo vetë programi. Pra, programi i statistikave zyrtare i fshihet publikut. Fshehja dhe vonesa në publikimin e programit statistikor është një sëmundje e kahershme e Institutit të Statistikave. Edhe pse programi është miratuar zyrtarisht, INSTAT vijon të mos respektojë kalendarin e publikimeve,” tha Beqja.

3 komente në “TemA TV/ PS: Qeveria po fsheh programin e statistikave zyrtare (VIDEO)”

  1. franci says:

    PS vetem ti je per ket popull qe nxjerr pislliqet e panumerta te qeverisjes berisha!! kur do vish o PS kur do vish ..

  2. ibrahim says:

    kur edhe krimineli qe humbi titullin deputet flet tregon se sa vlere ka ps.a ka me turp se i turperuari me babe e vete te te perfaqsoje si beqja.

    1. Dean says:

      Ibrahim,te keqen nena?,”deputet” nuk eshte titull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje