TemA TV/ PS: Berisha po i vret shqiptarët edhe me ushqimet tani (VIDEO)

1 Mars 2013, 17:56Sociale TEMA

Partia Socialiste ka reaguar me anë të Ilir Beqjas, në lidhje me ushqimet e pasigurta, duke përfshirë qumështin dhe mishin. Beqja tha se Berisha dhe qeveria e tij, tashmë po i vrasin shqiptarët edhe me ushqimet.

Së fundmi shqiptarët po përballen edhe me një përmasë të re të pasigurisë së jetës së tyre. Ushqimet që ata konsumojnë janë të pasigurta, madje përmbajnë substanca të dëmshme për shëndetin. Kështu ka ndodhur me qumështin dhe me mishin. Qumështi rezulton me përmbajtje të lartë dhe të palejueshme të alfotoksinës, ndërsa gjëja e gjallë rritet me hormone të dëmshme Boldemec – LA. Dhe kjo për përgjegjësi direkte e qeverisë.

Në vitin e fundit shqiptarët janë ndjerë gjithmonë e më të pasigurt e të pambrojtur në jetën e tyre të përditshme. Por ndërsa deri me sot pasiguria lidhej me aksidentet rrugore, krimet, vjedhjet dhe dhunën në familje, tani është shfaqur edhe një tjetër pasiguri. Pasiguria e ushqimeve që konsumojmë çdo ditë në shtëpitë tona dhe pasiguria në ushqimin e fëmijëve tanë në çerdhe e kopshte.

Doktori Kryeministër duhet ta dijë mirë se në rastin e sigurisë ushqimore dhe shëndetit publik, parandalimi është çelësi i suksesit. Por, qeveria në rastin konkret, mjaftohet vetëm me kontrollin e produkteve ushqimore kur ato përfundojnë tek konsumatori. Ndërkohë që i gjithë zinxhiri i prodhimit të ushqimeve apo rritjes së bimëve dhe gjësë së gjallë lihet totalisht jashtë kontrolli, duke sjellë në fund këto pasoja me të cilat sot na duhet të përballemi. Pasoja që rrezikojnë seriozisht shëndetin e çdo shqiptari që konsumon dhe ushqehet”, tha Beqja.

Sipas tij, “në mënyrë të papërgjegjshme qeveria shpenzon qindra mijëra dollarë për të bërë  propagandë dhe nuk shpenzon për teknologji dhe preparate që mundësojnë një kontroll sa më të plotë të prodhimit, në radhë të parë parandalues. Në mënyrë të papërgjegjshme qeveria lejon importimin e materialeve të ndryshme, ndërkohë që nuk është e aftë të garantojë cilësinë e tyre. Përveç papërgjegjshmërisë qeveria është e paaftë të përmbushë detyrimet e saj, por edhe e pacipë që e pranon hapur paaftësinë e saj. Pas deklarimit se nuk mbron dot trashëgiminë kulturore dhe historike, qeveria pranoi se nuk e kontrollon dot kontrabandën e hormoneve, ndërkohë që asnjë ndëshkim nuk ka për personat përgjegjës pasi punësimi tyre bëhet vetëm me kritere partiake”.

23 komente në “TemA TV/ PS: Berisha po i vret shqiptarët edhe me ushqimet tani (VIDEO)”

  1. Ramy says:

    Pune mutosocialistash varu leshttttttt

    1. @ ramy says:

      ramy a je ne terezit ti??? populli le vdesi prej ushqimit vetem saliu te rri ne pushtet hajde tru hajde…ore un sdu saliun para vetes time dhe si un mendojn shum veta…thirri mendje ramy thirri mendjes

      1. Ramy says:

        Po more zoteri pse nuk jam ne terezi? apo duhet te pajtohem me dembelet, llupsat dhe anti shqiptaret e PS-s per te qen ne terezi? Po pse more ju nuk kerkoni nje lider qe nuk eshte konsumuar nga pushteti ndonjeher sic eshte Kreshnik Spahiu por kerkoni llupsat, hajdutet me te ndyre te kombit shqiptare, grekofilet e PS-s? te gjithe te tjeret jan te kqi veq Edushki eshte i mire!!!!! te fala kosta brajbes

    2. Ben Chicago says:

      Po kur na pine syte keta,o djali i Hamit Beqes,po vazhdo ate biznesin me PC,cte duhet politika ty a derbardhe.Sojin e ketyre do degjojme tere jeten xhanem!!!!

      1. emigrantia says:

        ben chikago ti jeton ne amerik nuk jeton ne shqiperi keshtu qe sja vlen te komentosh se nuk e di rrealitetin e shqiperis, tim at nga ushqimi esht me diare prej 2 javesh … un sa her qe iki me behet ftyra me pucra, nuk haj dot se kam dhmbje barku, mgjth jam mishengrensi un pervec perimeve sa her qe jam ne shqiepri sma mban te haj gjera te tjera pervec perimeve ? ti besoj qe ke koh pa ikur ne shqiperi prandaj sja ke haberin por komenton pc e robve, merru me hallet e shqiptarve jo me pc e robve ?

      2. shkodrani says:

        o Ben chicago,
        po kush je ti qe merr neper goje Hamit Beqen or qyq, ik ore pastro rruget dhe laj pjatat.Flet ti per sojin e I Beqes, keke kokerr …., po djem si ai i bajne nder politikes.
        te shane sal psikopatin dhe u preke ne seder ti, ik or koqe e mbylle ate hale,

      3. jo m jo says:

        ca thu me ti a je ne vete . duhet te kthehemi ke drejtesia dhe jo ke mallkimi dhe hidherimi i Sales , ai mori fund tani kot llapni ju ka mor fund ai muhabet e merr Edi kete radh dhe kjo verteto qe duhet te kthehemi nga PS . ka njerez shum te paharritshem dhe shum te vecant Forca Mos me prit mo dhe me degju llafet e nje plaku qe ka ik nga menja , eshte e KOT

    3. @RAMY says:

      Ik e futi naj tas çaj!Po a jeton me realitetin ti apo i ke syte e verber!Turp te kesh qe mohon realitetin kur te gjithe e dime se sa te sigurta jane ushqimet dhe ne vete madje ketu tek ne!

  2. besnik says:

    Cdo gje ne shqiperi eshte jashte cdo standarti dhe ate qumeshtin qe e mbanim per me te mirin na doli me i keqi. Keto pasoja te ketyre ushqimeve do ti ndiejme me vone. Duhet ta ndalim te keqen qe tani.

  3. safeti says:

    turp te keni o lop militante blu qe manipuloni qumshtin me urdher te Saliut RILINDJE

  4. ehh te shkretet ne me keq qeveri, posht saliu says:

    ejjjj po kreshniku dhe topi pse nuk dalin nje her ne tv per te then keshtu lloj problemesh qe jan jetesore per shqiptaret por dalin gjthm e flasin per nacionalizmin?? nejse kjo pytje esht ndoshta gobohem… PS ti je ne rregull po ste degjon njeri ty se dhe ky populli i shkret qe te degjon ndonje her, do vdesi si me ushqim qe po jepet nga qeveria, si me qeverisje, si me krim si me cdo gje…

    1. geni says:

      po Duhet me ja ven Veshin PS pra se ajo po na verteto se mund ta bej Shqiperin lule kur disa blet qe i vin verdall te ken nektar te mjaftushem dhe mos te zihen me njera tjetren . Dhe kete nektar e gjejm vetem ke Rilindja eshte shum e sigurt kjo gje .

  5. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Beqja, duhet bere hetim i plote per furnizimin me uje ne Tirane e Shkoder i cili per fat te keq perdoret dhe per t`u pire.

    FRD-ja e baraslarguar cfare mendimi ka per kete punen e ushqimit? Se ata kane me shume specialte bujqesie dhe blegtorie ne sa te gjithe partite e tjera te marra se bashku, perjashto Blerim Celen e Lizandra Saracin? ?

  6. koli says:

    Nuk dime se cfare hajme, nuk dime se me ke kemi te bejme, frike te qarkullosh ne rruge, nuk di se ku te gjej pune, skam se ku te perplas koken per asnje hall qe kam. Kjo eshte situata qe ka krijuar qeveria Berisha per shqipetaret.

    Gjendje katastrofike

  7. zum zum says:

    po qe ushqimet ne shqiperi jane jashte standarteve e di dhe kreshnik turku qe punon per berishen dhe alkajden ,ti gezoni keta sharlataner islamike

  8. Delli USA says:

    Sa here shkoj ne Shqiperi shqetesim kryesor kam ushqimin,atje cdo gje eshte jasht kontrollit.

  9. Zigur Qarri says:

    Zoti Beqja,ne cilin vit ne kohen e Demokracise kan qene ushqimet e
    sigurta(te kontrolluara),ne cilin vit ka qene jeta e shqiptareve e sigurte?Edhe kur ka qeverisur PD edhe kur ka qeverisur PS,po e njejta situate.Nese qellimi i permbysjes se Berishes kthehet ne program politik,edhe ju kur te vini ne pushtet do beni po te njeten gje,kurse PD do ti bij kavallit po ne nje brime ashtu si ju,sulm dhe denigrim vetem ndaj liderit kryesor.Kjo nuk esht politik,por larje hesapesh,nxjerrje kunji qe nuk ndihmon Shqiperine.
    Kerko ngritjen e strukturave te kontrollit ushqimor ne pergjegjesi ligjore,ku te dini ku te drejtoni gishtin,ku fajtori te dihet se kush esht dhe jo vetem zhurme qe nuk zgjidh asgje.
    Me qe helmimi i qumeshtit vjen nga ushqimi qe hajn lopet-ka pasur ndonjere nje kontroll per kete ushqim?-dhe nese nuk ka pasur-kur e keni ngritur ju zerin per kete?

  10. CIU-ciu-crrrrrrrrrrrrrr says:

    OR DELL LERI ATO PERRALLA TE BYTHSOCIALISTEVE KA 7 VITE QE CDO VIT SHKOI PER PUSHIME NGA HAMBURGU PER NE SHQIPERI DURRES,VLORE;SARANDE ASNJEHERE NUK PATA PROBLEM ME USHQIM UNE DHE 4 FEMIJET E MIJ:

  11. alban4eva says:

    Nje burre i ulur per te ngrene ne nje restorant pyet kamarierin:
    – Cfare ka per te ngrene sot?
    Kamarieri i thote:
    – Pace, makarona, tasqebap, etj.
    – Epo mire, – thote burri – me jep nje pjate makarona.
    Kamarieri ja sjell edhe fillon te haje burri. Vecse kur i del nje qime dhe therret kamarierin. Fillon duke bere namin duke therritur. Nderkohe burri del nga restoranti edhe shkon na burdello.
    Kamarieri i shkon ka mbrapa per te pare se pse shkoi direkt ne burdello. Burri filloi me i ra me llap njeres aty. Kamarieri hap deren e i thote:
    – Po ti bere namin per nje qime?
    Dhe burri i kthehet:
    – Ore cun, kur hahet qime hahet qime, po cte besh kur te gjesh nje fije makarone ketu brenda…

  12. CIU-ciu-crrrrrrrrrrrrrr says:

    OR I MJERE I NJEJTI PROBLEM ESHTE DJE DHE SOT NE GJERMANI NE QUMESHT KA ALFATOKSINE ME TEPER SE CDUHET PARA NJE JAVE ISHTE NE VEZET BIO KY PROBLEM PO LAJMROHET POR ASKUSH NUK PO THOTE SE ANGELA MERKEL PO NA HELMON VETEM JU SOCIALISTET SHANI;FYENI:

  13. Mondi Duissburg says:

    ciu ciu ti vetem vazhdo cicero dhe engledeis mamin kur e shef nga brima celsit

  14. -Amerikanet inxorren ndryshe te dhenat.
    -Behu me serioz se te lexojme ne ,qe lexojme e degjojme dhe te tjere z.Beqja.

  15. Lili says:

    Sikur mos me qene hic ne Parlament keta deputetet e ps_se…Po pse kur ne parlament nuk punoni pak qe te kemi ligje edhe kontrol si duhet.pse vetem me deklarata parazgedhore ddhe asgje pastaj…pse i paguajme kot gjithe keto deputet edhe ma ne fund punet e shtetit me i regulluar me nje deklarate?stop demagogjise se bashkfajtore jeni per gjendjen me opoziten falco qe beni….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje