TemA TV/ Leskaj: “Keni mbytur zërin e shoqërisë civile”. Halimi: “MJAFT-istat u kanë zënë vendin në lista” (VIDEO)

28 Shkurt 2013, 20:21Sociale TEMA

Kryetarja e Komisionit të Medias, Valentina Leskaj, kritikoi qeverinë se ka vënë nën presion gjithë zërat kritikë të shoqërisë civile.

“Agjencia që u krijua edhe me votën e opozitës në vitin 2009, për të mbështetur me fonde Organizatat Jo Fitimprurëse, sot vëmë re se i shpërndan fondet në mënyrë klienteliste”, tha Leskaj në parlament.

“Ky konstatim nuk është i opozitës, por edhe i organizmave ndërkombëtare”, nënvizoi deputetja e majtë.

“Po citoj një raport që thotë se në gusht 2011, u dënuan 4 anëtare të organizatës RINIA AKTIVE, vetëm pse shpërndanë një nekrologji false për kryeministrin Berisha. Dhe ndëshkimi u erdhi pikërisht nga ai që kishte premtuar se nuk do të dënohej askush, për shpifje”, deklaroi Leskaj.

Ndërsa ministri i Drejtësisë Eduard Halimi duke replikuar me deputeten opozitare, tha se “opozita bëri mirë që votoi ndryshimet në Ligjin për OJF-të, pasi kështu do të hetohen për pastrim parash edhe G’99 apo MJAFT-istët që po u zënë vendet deputetëve të PS-së në listat e 2013”.

“Dukë bërë transparencë për pastrimin e parave, do t’u pengoni rrugën këtyre anëtarëve të MJAFT-it dhe G’99-ve për të hyrë në politikë, të financuar me para të pista”, tha ministri i Drejtësisë, Halimi.

4 komente në “TemA TV/ Leskaj: “Keni mbytur zërin e shoqërisë civile”. Halimi: “MJAFT-istat u kanë zënë vendin në lista” (VIDEO)”

  1. posht sali serbi says:

    leskaj thot keni mbytur zerin e shoqeris civile, dhe ketij halimit nuk i intereson shqoeria civile joooo i intereson se ca ben opozita…o te mjeret ne ne duart e kujt kemi ren..

    1. Xhuxhmaxhuxhi trap, thuthuq dhe bythlepires says:

      Thum e mir kjo thupa, e thkëlqyer
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-4.html

  2. Miri says:

    Halim o mortje…c’te te thuash ty pervec se …QELPSIN E KEQE.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Nje grua profesonjaliste flet me FAKTE te marra nga institucjone nderkombetare per shtypjen e shoqerise civile, dhe Ministri i Drejtesise ben skemen e posteve te opozites..Ministri i Drejtesise merret me thashetheme opozitare..Bejne mire qe flasin dhe populli i sheh, qe te shohin se ne c’fare degradimi ka rene sistemi i drejtesise…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje