TemA TV/ Gjykata e Apelit akuzon: Japim shumë pafajësi sepse prokuroria sjell dosje të paplota (VIDEO)

28 Shkurt 2013, 19:56Sociale TEMA

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj akuzoi organin e prokurorisë, për dështimin e shumë dosjeve hetimore.

Sipas Malajt “akuza dorëzon në gjykatë dosje të paplota, të cilat kalojnë në të tria shkallët e gjyqësorit dhe në fund përfundojnë me pafajësi, pikërisht për këtë shkak”.

Gjatë analizës vjetore, kryegjyqtari i Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj ka kërkuar ndryshime në Kodin e Procedurës Penale për raste kur mangësitë vërehen që në hetimin e çështjes, në mënyrë që Gjykata e Shkallës së Parë, të ketë mundësinë t’ia kthejë organit të akuzës për rihetim një dosje të paplotë apo që nuk përfshin një hetim gjithëpërfshirës së krimit.

I pranishëm në analizën e Apelit ishte edhe nënkryetari i KLD-së Evis Çefa. Ai kërkoi më shumë transparencë dhe shpejtësi në gjykimin e çështjeve.

“Nuk jam dakord me faktin që besimi i publikut nuk është ai që duhet të jetë për gjyqësorin, por ne duhet të përpiqemi gjithsesi të ndryshojmë këtë perceptim përmes transparencës”, tha Çefa.

10 komente në “TemA TV/ Gjykata e Apelit akuzon: Japim shumë pafajësi sepse prokuroria sjell dosje të paplota (VIDEO)”

  1. benka says:

    Ky Alaudini eshte kokra e mafjozit..gjyqtar me te paafte dhe te korruptuar ske ku gjen mbi toke.. I ktheni ne ankande gjyqet ju gjyqtaret e korruptuar dhe fajin e ka prokuroria dhe policia se nuk sjell prova. A nuk ishte 21 janari i provuar nga FBI dhe kokrat e legenave gjykates thane jo, ska prova.. cdo presesh nga ky alaudin qe sdi ku ia ka pallatet dhe i justifikon se ka bisnes ndertimi familjar.. pike e zeze.. ai fitimi i bisnesit te familjes se ketij nuk justifikon dot BMW X5.. po pallatet qe shkojne qindra mijra evro me cfare do i justifikoje ky..

    1. DAUT SKELA, VLORE says:

      Keta jane qeveria “kush genjen me shume” dhe “kush e ha turpin me buke”
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/if-ne-21-janar.html

  2. Edmond says:

    Per sa kohe avokatet do bashkpunojne me prokuroret keshtu do jete.

  3. VIGU says:

    Ka nje shprehje populli yne: “Faji u be qyrk (pallto e madhe) e nuk e veshi njeri” Edhe puna e gjykatave.Po pse more kryetari i gjykates se Apelit,21 janari nuk kishte fakte? A kishte fakt me te sigurt se ekspertiza eFBI-SE? Cfare faktesh donit ju per Gerdecin? A nuk dhane fakte deshmitaret se aty punohej ne qiell te hapur,pa nje mas sigurie as minimale? Mos valle ishin mase sigurie llamarinat qe rrethonin predhat? Cili eshte fakti qe verteton se 4 demostruesit u vran pa dashje”? Mos valle LLUPOS apo PRENDIT i shkrepi arma nga pakujdesia PER 11 here? Kur FBI nxori se serveri i kryeministrise ishte fshir,pse se muaret prasyshe, po pranuat ekspertizen e ministrise qe i vrau? Mos valle eshte per ju fakti qe specialisti vendosi copza druri ne kemishen e te vrarit, e tjera shembuj qe nuk mbarojne kurre?. Sado te mundoheni qe mos ta vishni ate qyrk,populli e di se eshte i juaj dhe i qepur per bukuri ne rrobaqepsine private “POLITIKA” Visheni,visheni se u rri shume bukur!
    E dhe prokuroria ka qyrkun e saj,po mos i ngaterroni! Vishni sej cili te tijin. Me sa po shohim edhe ministria e brendeshme nuk po e pranon
    qyrkun e krimit dhe po mundohet tja veshi Rames se ai na qenkerka fajtori per vrasjet.

  4. liri a vdekje says:

    Po si ti plotesoj dosjet prokuroria o hajvan kur si kopsit dosjet dosjet policia nuk i ke syt ne ball o mjeran ku i bene mbldhjet e punes me cifteli barkderrat mankokaleshat e komedis ,mbylle dhe ti at hale e shiko naj makine te fundit qe ka dal

  5. salah says:

    malok prokurorisë mafios durres: sokol nishani

  6. Adriana says:

    Ju gjykatesit e Apelit jo vetem qe jeni te korruptuar, por qenkeni edhe aq te paafte sa nuk dini as te genjeni. Ne qofte se prokuroria ua dergon dosjet te paplotesuara, ju mos jepni pafajesi o Keqberes te korruptuar, por e riktheni dosjen ne prokurori, me shenimet e duhura per plotesimet perkatese. Justifikimi juaj eshte shume banal dhe antiprofesional.

    1. ora09 says:

      Te lumte goja Adriana. Kjo eshte mëse e vertete.
      Mundohen te justifikojne veten e tyre keta qe jane pjese e nje zinxhiri te korruptuar.
      Une nuk dua te flas per 21 janarin se nuk di gje me shume nga ato qe servirin mediat, por per eksperiencen time te hidhur me korifejte e drejtesise se korruptuar shqiptare.
      Asgje nuk ka per te ndodhur ne kete vend te mallkuar. Nuk mjaftojne trajnimet nga BE sepse i gjithe zinxhiri eshte tejet i korruptuar.

  7. Stef Staku says:

    ANALIZE : Shikoni se çfare faqatet ka Gjykata e Apelit ne Tirane. Edhe restoranti ma i thjeshti ka nje paraqitje me dinjitoze. Paliçio.

  8. Horri i Bulevardit says:

    Kjo eshte nje menyre per ti treguar pushtetit te ardhshem se nuk jemi ne drejtuesit e gjykatave qe jemi fajtore per denimin apo mosdenimin e krimit dhe korrupsionit, por jane aktet e paplotesuara nga prokuroria, prandaj pushteti i ardhshem ska pse te na nderroje me drejtues te tjere, se ne nuk kemi faj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje