Pasi autoritetet kërkuan që të hiqet nga tregu qumështi i dyshuar si i kontaminuar me aflatoksinë, ai sërish është në shitje, konfirmon Balkan Insight.
Një vëzhgim në supermarketet e Tiranës, i realizuar nga Balkan Insight, zbulon se qumështi nga prodhuesit vendas dhe rajonalë, i kontaminuar me toksinë, është sërish në shitje, dy ditë pas ndalimit.
Markat e dyshuara përfshijnë prodhuesin lokal Fast Milk dhe prodhuesin kroat, Dukat.
Të martën, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU, kërkoi nga dy prodhues vendas, Primalat dhe Fast Milk, të tërheqin produktet e tyre nga tregu, duke iu trembur kontaminimit nga aflatoksina, potencialisht e rrezikshme.
Qumështi i prodhuar nga Dukat po ashtu vlerësohet se ka një nivel të lartë aflatoksine, nga analizat e kryera në Vjenë nga vendet e tjera ballkanike.
Analizat treguan se sasia e aflatoksinës ishte 0.006 përqind, pak më e lartë se sasia e lejuar prej 0.005 përqind.
Raportimet se qumështi në rajon është i kontaminuar nga toksina e rrezikshme kanë provokuar frikë të madhe për shëndetin në mbarë rajonin.
Vendimi i Shqipërisë për të tërhequr nga tregu qumështin vjen pasi agjencia e ushqimit në Kosovë urdhëroi heqjen e qumështit të prodhuar nga pesë marka të ndryshme, përfshi dy prodhues shqiptarë, pasi testet e para treguan se kishte kontaminim të mundshëm më toksinë.
Bosnja, Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë vendosur të heqin nga tregu qumështin e prodhuar nga firmat kroate Dukat dhe Vindija.
Kjo eshte uleritese. I gjithe qumeshti i prodhuar nga fermeret shqiptare ka ngelur stok.
Rreth 1 milion euro ne dite humbje nga mos shitja e produkteve te qumeshtit.
Katastrofe dhe Ministri i Bujqesise nuk thote asnje fjale.
Ne kopeshte femijet po pijne caj kine. Imagjinoni se cfare jane te zotet te bejne keta.
Kryeministri shkon ne Divjake te Lushnjes dhe u thote fshatareve atje se do shtroje edhe tre km rruge ne Kalane e Dodes ne Kukes.
Ta ndalojme bastardin e semure !
Katastrofe kjo lloj qeverisje qe punon nga mengjezi deri ne darke ( naten ndajne paret) per interesat e ekonomise serbe.
Cjeni ftof edhe juve?
Ketu jane armet sheshit. Vriten nga 2-3 ne dite dhe ju prisni te hiqet qumeshti?!!!
Pak e kemi. Pak kocifoz mrena dhe ne hale te gomareve..aty e kena venin