Çmimi i biletës për transportin urban në Tiranë pritet të shkojë deri në 70 lekë. Kjo rritje, më shumë se dyfish nga çmimi aktual, vjen si pasojë e mos subvencionimit nga ana e Bashkisë për operatorët e transportit urban qytetas.
Operatorët privatë thonë se kanë kryer investime në linjat që mbulojnë, por nuk janë subvencionuar. Sipas Ferdinand Ibrahimi, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, gjithashtu bashkia nuk bën rimbursimin për personat e moshuar, studentët apo ata që lëvizin me abone të përgjithshme.
“Ne kemi bërë dhe investime, kemi sjellë autobus të rinj, mendoni tani në çfarë situate të vështirë financiare ndodhen të gjithë operatorët. Plus dhe këto ngjarjet e fundit me abonetë e përgjithshme dhe të studentit, ne po pësojmë humbje, dhe humbjet po rriten. Çmimi i biletës siç e kemi thënë kërkojmë 70 lekë. Është e vërtetë që është një vlerë e madhe, po deficitet janë shumë të mëdha, dhe ky çmim është një çmim aboneje që sot e kemi në Maqedoni, e kemi në Kosovë”, tha për “AS” Ferdinand Ibrahimi, nga shoqata e transportit urban.
Operatorët privatë ngrenë si shqetësim edhe falsifikimin e aboneve. Ibrahimi thotë se gjatë muajit janar janë falsifikuar me mijëra abone, ndërsa i kërkon bashkisë vendosjen e kartonit që do të rrisë elementët e sigurisë.
plera, mire ja beni ketij populli. 70 sdo ta beni, po 50 sigurisht. vendosni cmim te larte ne fillim qe te na duket LULE cmimi pak me i ulet.
e sakte
gjithmone me te pergjejshmit e hane.
tani per te rimbursuar bashkine do te paguajme ne,,,,,njesoj si per te rimbursuar gjithe malokerine qe nuk paguan dritat paguajme ne.
fajin e kemi vete qe jemi kthyer na bageti.
pra edhe ti vete e di se 70 lekshi i Meros eshte genjeshter. Bravo ?
Bejeni njemije bejeni.
Ketij populli i do q… n… qe te te thote baba
Ka faj populli qe pranon te vidhet nga Basha, populli kohet e fundit po ben budallain duke mbajt Berishen dhe Bashen ne pushtet.
avash avash, prisni prisni.
Do na rrjepin, po su nxorrem dhembet.
Mbajeni mend
Po mire ja u ka bo, a ju tha Luli se une megjithse jam nga lagja dylberave, prap kam per tja u q.. nonat juve tironcve dhe tiranasve, vetem bathoristat do i maj me hater se jan soji babushit.
Autobuzat e unazes jane prodhuar per transportin e femijeve kineze te kopshteve!!!!!!!!
le ta bejne 700 plehrat. keshtu njerezit do t’i kthehen mjeteve me te shendetshme si bicikletat.
..po normal,qe te Pasurohen me shume FATORINO me Shoferin(duke marre Leket e mos dhane Bilieten,dhe fitimet i ndajne bashke!!)..Prandaj Pronaret dhe Bashkise nuk i del Llogaria!!!
Perse nxeheni te dashur komentues?Lulashi e kishte dhe ne programin elektoral kete rritje.A nuk tha k/ministri se ekonomia shqiptare nuk njeh krize?A nuk jane rritur pensione e rroga?Atehere si mund te rrime pa rritje cmimesh?
Max 50 lek , Po duhet nje sherbim me i shpejte. Me kete transport publik nuk mbaron dot nje pune.
une perdor transportin urban dhe kam vene re se fitiemt e companive qe operojne ne linjat e kryeqytetit vidhen nga fatorinot e tyre. Disa here jam grindur me ta sepse marrin leket dhe nuk japin bileta.
Me keta lloj autobuzesh qe jane ne qarkullim ne linjat e Tiranes, te flasesh per rritje cmimi bilete, eshte lemeri. Pse? Sepse, se pari ata jane mjete per transport femijesh, dhe dihet qe njerezit ngjishen sikur te jene ne ish radhet e qumeshtit dikur. Se dyti, duhet te vendosen kontrollore qe te njihen me ndergjegjen e fatorinove, sepse, qofsha i gabuar, por ekziston mundesia qe nje pjese te parave e fusin “gabimisht” ne xhepin e vet. Se treti, ka pasagjere qe, per iks arsye nuk paguajne (te vendoset edukata e pagimit te biletes), Se katerti, te plotesohen kushtet optimale te udhetimit, me autobuze komode (dhe jo autobuze studentesh). Se pesti, shpejtesia e autobuzeve eshte e barabarte me ate te bicikletave (ne mos me e vogel). Se gjashti, Bashkia, para se te vendose per rritjen e cmimit (jo 70 lek, sepse eshte skandal, por operatoret te shkurtojne punonjesit e tepert qe mund te vegjetojne neper zyra), te rregullojne korsite e autobuzave, e te mos lejohen mjete te tjera te kalojne ne to, perjashto ato te njohura me ligj. Mund te kete dhe arsye te tjera, por mendova te hidhja keto mendime me shpresen qe dikush mund t’i lexoje.
More mund te na informoj dikush se dhe shoferet e faturinate buzave jane militant te sali bajges nga tropoja
Bravo!Ky eshte lajmi per vjedhje te re.Autobusat e unazes udhetojne me shpejtesine e breshkes.Shoferet presin ne stacione qe te largohet autobusi pararendes.Kjo do te thote qe jane teper dhe se dyti:-Sa here qe kam hypr ne autobusat urbane,nuk kam mare asnjehere bilete
Përsëri llogaritë i bëni gabim, ju të shoqatës të udhëtimit urban. Asgjë nuk do të rregulloni në financat tuaja duke e rritur çmimin e biletës në mbi dy fish. Nuk do të ndreqni asgjë sepse qytetarët do ta bojkotojnë në masë udhëtimin urban. Një pjesë e mirë do tu kthehen biçikletave dhe do të bëjnë shumë mirë; një pjesë nuk do të hypin fare në autobuzët tuaj dhe do të përveshin këmbët. Edhe në këtë rast mirë do të bëjnë. Shëndet do tu bëhet. Pastaj, një problem goxha do të zgjidhi Trami që do të vendosi Luli në linjat Kinostudio- Kombinat dhe Unaza. Kështu që më mirë bëjini hyzmet këtij çmimi që keni sot dhe mos bëni prova me zarar dhe në dëmin tuaj.