TemA TV/ Ruçi: Hiqni dorë nga privatizimi i 4 HEC-eve dhe Lotaria Kombëtare (VIDEO)

28 Shkurt 2013, 15:08Sociale TEMA
TemA TV/ Ruçi: Hiqni dorë nga privatizimi i 4 HEC-eve dhe Lotaria

Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, ka kërkuar gjatë seancës së sotme heqjen nga kalendari të çështjeve të rëndësishme si privatizimi i 4 HEC-eve dhe licenca e Lotarisë Kombëtare.

“Publiku shqiptar duhet të kuptojë se çfarë është kjo emergjencë në privatizimet e shpejta të 4 HEC-eve dhe në ratifikimin e dhënies së licencës së Lotarisë Kombëtare. Kërkoj të reflektoni në këtë çështje sepse kemi të bëjmë me privatizimin e pasurisë së shqiptarëve dhe me të ardhura që është Lotaria Kombëtare, që nuk është pasuria juaj. Gjithashtu, PS ka mbi tre muaj që ka depozituar një nismë për personat me aftësi të kufizuar, e cila nuk është përfshirë në kalendar. Doli pretendimi se s’ka faturë financiare, pra, rregullorja iu detyron t’ia ktheni nismëtarëve ta plotësojnë. Ne kërkojmë që ato të hiqen nga kalendari i diskutimeve të javës së ardhshme, me qëllim që t’i lihet kohë deputetëve të shprehen”, tha Ruçi.

Për këto çështje, kryetarja e Kuvendit, Topalli, tha se propozimi i PS-së nuk ka faturë financiare, kështu që administrata e Kuvendit duhet t’ia ktheje PS-së, sipas rregullave, për ta plotësuar.

“Ndërsa rasti i Lotarisë Kombëtare ka disa javë që ka ardhur dhe për privatizimin e HEC-eve, kemi një praktikë financiare, që kur ka interesa madhore të qytetarëve, ajo hyn në kalendarin e Kuvendit”, tha Topalli.

13 komente në “TemA TV/ Ruçi: Hiqni dorë nga privatizimi i 4 HEC-eve dhe Lotaria Kombëtare (VIDEO)”

  1. aurela says:

    E DI SI HEQIN DOR KETA??? ME VOTEN E SHQIPTARVE!!! DHE TE GJITH KRIMINALAT ME KRYETAR SALI BERISHEN JO VETEM TE FUTEN NE BURG PO TE PAGUAJN NJE ME NJE TE GJITHA SHITJET QE I KAN BER SHQIPERIS!!

    1. aqifi says:

      Akoma ky fosili? Si shpjegohet qe Edi Rama i hoqi qafe gjithe sahanlepiresit e brezit te PPSH-se dhe mban akoma kete monster???!!!

      1. @ AQIFI says:

        RUJ SHPIN TATE AQIF SE SHUM SHPEJT BERISHA DO TE PRIVATIZOJ TY , SHPI E KATANDI ? PPSH E KEMI SOT MOS U MERR ME RUCIN SE SALA KA QEN SERVILI I ENVER HOXHES I KONTROLLONTE SHURREN MGJES DREK DAEK VETEM PER NJE COP VEND NE PARTI;)

    2. Flori says:

      Ka te drejt Z.ruci nuk duhet te privatizohe HEC
      Kur nuk jan te afet Ti perballon Vet si qevri Te japin doreheqje

    3. arjani says:

      jo aurela, nuk e le voten ai kollaj ,po nuk vrau mijera te tjere si ne siri,, jane njesoj te dy ata ,, vetem populli ndryshon qe ne rrime i qengja qe hame bar dhe te tjeret vriten per nje jete me te mire…

  2. arben says:

    Nuk duhet ta paguaJ nje shqiperi e ter per keta PO E privatizojn .. gjith shqiperi qeveri KRIMINELE

  3. Agron says:

    Ka te dret Z. Rucii….. TE HEqin dore…,.

  4. PS.... says:

    CDO GJE DUHET BERE PO GRAMOZ RUCI DUHET TE DAL NGA SKENA POLITIKE KY DHE DISA TE TJERE QE TE KETE FITORE PS…HIQI EDI RAMA UJQERIT EVJETER …

  5. Kukesi Ri says:

    Ketu ka shume te drejte Ruci.

    Por duke pasur ceshtjen e Dritan Lamajt perpara na lind pyetja:

    GRAMOZ SI E NXORRE LEDJONIN NGA BURGU BRENDA 24 OREVE KUR VRAU ATE GOCEN ME MAKINE PARVJET?

    1. Toronto says:

      Kuksi I ri mos lexo vetem RD o burre, edhe pas 2 vjetesh nga aksidenti ende nuk I ke lexuar lajmet e gazetave deri ne fund per ate ngjarje! Prokuroria gjeti video te regjistruar nga banka te rr. Elbasanit se makina ku ishte e ndjera ishte fut me shpejtesi dhe semafor te kuq, vet shoferi dhe dashnori goces pranoi ne fund kete fakt, dhe doli ne gjykate duke pranuar gjykim te shkurtuar, qe ne gjuhen e ligjit do te thote fajtor. Mqse perdorke Internet kerkoje lajmin ta vertetosh.

  6. tefta says:

    bashkohem me rucin ne keto pika ;LLOTARIA ESHTE NJE GENJESHTER QE THITH PALCEN E POPUJVE;DMTH TE KLASES PUNETORE QE NUK KA PARE DHE ENDERRON TE FITOJE NE KETE RRUGE

  7. dino says:

    Nuk ju ndalon njeri te mos bashkoheni me mendimin e tij,por ti thuash gramoc rucit z.RUCI eshte qesharake.njesoj sikur ti veshesh qenit breke.

    1. Shqip says:

      Mqse po e quan qen o “Dino” kelyshi, atehere jot eme duhet te jete ndonje buce e mbarsur keq nga qente e lagjes qe ka nxjerre nje basdart me gjuhe muti si puna jote dhe mendime shurre si ky I dhene nga Ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje