Të zhgënjyer nga një plak në krye
Fondacioni Fridrih Ebert publikoi një studim mbi mendimet e rinisë shqiptare për të sotmen dhe të ardhmen e afërt, bazuar tek një sondazh i gjerë në të gjithë territorin e vendit. Sipas këtij studimi, të rinjtë nuk duket se kanë ndonjë ndikim në rrjedhën e ngjarjeve, derisa shprehen skeptikë për shumicën e pyetësorit.
Studimi ka nxjerrë që më shumë se 50 përqind e të rinjve janë të gatshëm të emigrojnë jashtë vendit dhe afërsisht po aq mendojnë se përmirësimi ekonomik i Shqipërisë në 10 vitet e ardhshme do të jetë modest, por gjithsesi, sipas tyre, ajo mund të jetë anëtare e BE-së brenda dekadës së ardhshme.
“Më shumë se gjysma e rinisë është gati të lërë vendin. Nuk mund të përfytyrohet. Në një vend të mbështetur tek brezat e rinj, gjysma e rinisë dëshiron të ikë nga këtu. Më mirë një kamarier në Itali se sa pastrues makinash në Shqipëri, mendojnë ata,” thotë Frank Hantke, drejtues i fondacionit Fridrih Ebert.
“Kjo është e jashtëzakonshme. Ata mendojnë se vendi i tyre nuk i ofron shanse brezit të ri, edhe pse ata janë shumica në Shqipëri”.
Midis shumë pyetjeve të tjera mbi familjen, fenë, shoqërinë dhe arsimin, të rinjtë zbulojnë një mosbesim të madh ndaj politikës. Vetëm 10 për qind e tyre janë të interesuar për politikën, dhe po aq besojnë se vota e tyre ka rëndësi për mënyrën se si drejtohet qeverisja qendrore. Të rinjtë shqiptarë janë mjaft aktivë në procese zgjedhore; ata marrin pjesë nëpër fushata dhe 93 për qind e tyre votojnë rregullisht, por vetëm 3 për qind e tyre ndjehen të përfaqësuar në politikë prej të rinjve.
“Të rinjtë nuk i besojnë politikanët, të rinjtë nuk besojnë në asnjë organizatë politike, ata nuk besojnë askënd,” thotë Frank Hantke, përfaqësues i fondacionit.
“Rinia nuk beson partitë politike, por ata anëtarësohen në to vetëm për të gjetur një punë, dhe ky është pragmatizëm i pastër. Ky është problemi kryesor që shihet në Shqipëri. Ata nuk kanë besim tek aftësitë e veta, por ata kanë nevojë që të kapin një punë që të kenë një të ardhme. Të rinjtë e dinë se gjërat nuk janë në rregull, megjithatë e vetmja mënyrë që të kenë një punë është që të përzihen në këtë realitet, sepse përndryshe ngelin të përjashtuar. Në vendet perëndimore është krejt e kundërta. Të rinjtë e kanë vetë në dorë të shtojnë shanset e veta”, thotë ai.
Dëshira për pjesëmarrje vullnetare në komunitet është vetëm 16 përqind, dhe shumica e të rinjve e mendojnë përfshirjen në organizata joqeveritare thjesht si një burim të ardhurash dhe si mënyrë punësimi.
Për sociologët në takim është paradoksal fakti që ndërsa rinia shqiptare shprehet pro një emigrimi masiv jashtë vendit, dhe se nuk kanë besim tek politika dhe administrata, nga ana tjetër, rreth 50 për qind e tyre pohojnë se do ta pëlqenin një vend pune në administratën publike, madje kjo ka tendencë rritje sa më shumë rritet mosha dhe niveli i studimeve të larta.
Të rinjtë shqiptarë nga ana tjetër dalin nga ky studim se janë shumë të lidhur me familjen. Rreth 80 për qind e tyre, të varfër apo të pasur, jetojnë pranë prindërve dhe po aq e mendojnë veten pas disa vitesh të lidhur në martesë me moshatarë të tyre. Një tjetër zbulim tregon se mbi 60 për qind e të rinjve shqiptarë kanë të njëjtat bindje politike me ato të prindërve.
Burimi kryesor i informacionit për rininë është televizioni, ndërsa interneti përdoret thjesht për argëtim nga 80 për qind e tyre, ndërsa vetëm 20 për qind e tyre e përdorin atë për punë. Ky studim i Fondacionit Fridrih Ebert është i pari që shqyrton në detaje aq të hollësishme psikologjinë dhe mendimet e të rinjve shqiptare, duke i intervistuar për pothuaj çdo dilemë të tyre./VOA
Me mut eshte ne emigrim! Te rinjte shohin emigrantet qe vijne njehere ne dy vjet ne shqiperi me nje dore para e rroba te bukura dhe e dine shesh me lule kurbetin! Po nuk kane pare kur u shkerdhehet nena dhe baba ne pune nga 16 ore ! Flas per ketu ne USA se neper greqira e italira te rri kova e llacit ne kurriz per 30 euro dita po pate fat! Provojeni ta shikoni te semes!
Heron o cullak. Mos je gje meksikan ti plako, pasi me sa di une meksikanet punojne dite nate. Nuk e di cpune ben ti plako, por duket se nuk ke SSN dhe ja shtrike mire kabllin restoranteve.
Fol per vete Daku, pasi ka dhe nga ato qe punojne 7.5 ore ne dite (diku ketej nga PA)
Ka mor mik ka po pa pyeti sa borxhe kane se llogarie tjetrit behet lehte! Edhe une aq punoj 7.5 po muhabeti eshte qe do paguar edhe shkolla ,shtepia , daycare, bills, car loans , insurance e ne fund te muajit del me 100$ borxh ! Nuk e di nqs ke formuar familje apo rri rri 22 apo 23 roomates!
Ca pune ke bere ti Miri kur erdhe ne Usa ? Une ne piceri kam punuar ne fillim nga 60 ore java e skam pare ndonje shqipo te mos kete kaluar nga picat ose restorantet!
Vertet Heron??? Qenke munduar shume! Ka shume shqiptare qe kane bere dhe shkolla te larta dhe punojne jo pune krahu, ndoshta shumica e shqiptareve nen moshen 30 vjec jane stabiilizuar me se miri, pa qene nevoja te punojne aq shume sac thua ti. Edhe nqs punojne 16 ore sa thua ti, paguhen overtime, dhe ma merr mendja kjo i shtyn me shume te punojne orare te zgjatura. Une per veten time e quaj veten me fat qe jam ne Amerike, kam punen, kam uje kam drita, kam siguri, kam gjerat minimale te jeteses qe atje eshte luks tek kesh uje dhe drita nonstop.
ehhh se njihni emigracionin jooo ? ka te drejt heroni te del bytha vendit e je gjithmon i huaj ne vend te huaj, esht tjeter kur ke famlje jasht por kur je vetem fillikat ca te perballosh perpara: vetmin, punen, shtypjen qe te bejn te huajt, shkollen… i ben te gjitha po kur i maron te gjitha ne moshen 30 vjecar je i konsumuar nga jeta se je aksion 360 grad… te kesh enderr europen esht mir po ta provosh ehhh s’ka si vendi jot NUK KA!!! po sot ne shqiperi te rinjt nuk ka te ardhme prandaj duan te ikin jash kan te ardhme por duhet te punojn tre fishin sa punon nje vendali;)
puppuupupup po a sju vje zorr mor ca flisni,po pse mor njerz vetem namerik e ku tnones tuj jeni ju punohet nga 16 or,po pse flisni ju e boni zhurm kot se tgjith nga 7-8 or punokeni e boni rrolin,po ktej spunohet 16 or ktej per i 500 mij leksh tqelbet,qe ste del per buk.pastaj thot studentet studentet jo llac,shkoll shkoll,student per llac e kamarier e banakier e bo ktu ai po ka bo nja 5 vjet shkoll apo hajd se ska ca bon e fute nshkoll
Miri or trim,ku jane keto pune nga 7.5 ore ne US te aplikojme dhe ne or boss?Ti mund te punosh dhe 5 ore ne dite,por a te mjaftojne ato te ardhura per nje jete normale ketu?Une kam bere shkolle ketu,dhe perseri punoj 10-12 ore ne dite.Shumica e shqiptareve qe njoh une,punojne dhe nga nje pune te dyte.Thashe shumica dhe jo te gjithe,sepse ka nga ata si puna jote qe fati i ka bere me nje pune 7.5 ore ne dite.E verteta eshte e sic thote Heroni me siper.Qe te arrish nje mireqenie ketu,duhet te kalojne disa vite te mira duke u rropatur dhe nga 2 pune mbase.Mos valle vijne te gjithe me gjuhe te mesuar dhe grada shkencore ketu.Sa kohe duhet te mesosh gjuhen,sistemin e te pershtatesh me jeten ketu??Ka dhe nga ata qe u ka ecur mire.Por kjo eshte nje 10-20 perqind e shqiptareve,ashtu sic eshte dhe ne Shqiperi ku 10-20 perqind u ka ecur mire me ndonje pune apo biznes me banden e Sali zvarranikut.Ndryshon puna kur je me familje dhe punojne prinderit,vellai e motra.Emigrimi nuk eshte i lehte kudo qe te jesh,prandaj boll u mburret si ata qe punojne ne lavazh dhe thone jam drejtor i lavazhit.Gjithsesi ti rikthehemi temes,sado i veshtire qe eshte kurbeti,eshte me mire se te rrish duke dredhur zinxhirin rrugeve te Shqiperise.Po nje gje nuk po kuptoj une,qe si ka mundesi qe dashkan 50% e te rinjve te emigrojne jashte vendit me ekonomine me te fuqishme ne rajon dhe nje nga te parat ne bote??? Apo do te jene te gjithe kamunista keta qe duan te ikin.Hajde o Sali te shkerdhefsha listen e dasmes cfare i bere Shqiperise keshtu.
Hey pse nxeheni reeeee? Problemi ketu nuk eshte i imi. Problemi eshte i atyre qe duan te ikin. Heroni i thote mos ikni, por rrini pa buke e pa asnje lek ne xhep, pasi ketu eshte kot. Te ishte kot edhe Heroni dhe une bashte me ty do ishim kthyer me kohe. Fillimi eshte i veshtire kudo, si tja bejne shqiptaret qe po i iken jeta drejt fundit dhe nuk paten nje fillim? Sido qe te jete ketej me mire se ne Shqiperi eshte (fatkeqsisht, por skemi cti bejme) persa kohe shqiptaret drejtohen kur thua ti nga fuckfaces, qe mgjs nuk i ka vene njeri ne krye te vendit, vendosin veten dhe nuk i plas fare. Une per vete nuk ika se isha pa pune, punen e kam pasur fantastike atje, sikurse e kam dhe ketu, por nuk duroja dot Fatos plehrat, Pandeli deficentat dhe Ilir koklopat qe do te kishte vazhduar me maloket dhe fuckfaces sic thua ti. Me mire plako ketej pa pike keqardhje. Mire bejne nqs ikin te gjithe, pasi atje eshte bere kur theret qameti.
I nderuar Heron! E kuptoj brengën Tuaj për konceptin e emigrimit. Ke të drejtë, por pjesërisht. Pse? Sepse ne Shqiptarët në Shqipëri e Kosovë jemi lodhur. Jo nga puna por nga gjendja shpirtrore e krijuar nga prijësit e politikës mafijoze Shqiptare e Kosovare të cilët na e kan bërë jetën të pa durushme në trevat Tona. E kemi mallkua sistemin komunist të regjimit të Enverit. Por u bënë 23 vite që jetojmë ( në Shqipëri) në “Demokraci” ndërsa 14 vite që jetojmë (në Kosovë) pa Serbin në “Liri” Dhe po t’a analizojmë çfar fituam nga Demokracia dhe Liria fituam mutin që e përmendni. E mut për mut më mirë mut te i huaji se te i yti. Gjendja është më keq te ne në Kosovë. sepse po të ishte mundësia do të emigrojshin mbi 70% të Kosovarëve. Fatkeqsi por realitet. Përshëndetje vëllazërore!
Po ku do vene or mik! Se muhabeti eshte qe ne europe papunsia tek te rinjte vendas eshte 30-40% ! 1 ne 10 te burgosur ne evrope eshte shqiptar! Pune ska cdo bejne ; do perdoren si mules nga trafikante e do mbushin burgjet! Persa i perket hajduteve qe kemi ne krye te kuptoj drejt qe ua kane bere jeten malore aty por edhe ketej nuk eshte shesh me lule! Ne bejme muhabet por ne kete kohe sot secili mendon per familjen e tij ! Nuk dua te dekurajoj askend por them qe sado veshtire ne vendin tend nje mundesi do ta gjesh kurse ketej po te vune kollaren ste hiqet me sa te vesh ne ate bote!
Heron, qe punon nga 16 ore ne dite tregon qe je i pakualifikuar dhe punon me rroge minimale, pastaj po nuk je i kenaqur me Ameriken, perse nuk kthehesh ne Shqiperi?
kete jepjani SALIUT TA LEXOJ I CIK SE AI SJETON NE SHQIPERI JETON VETEM TE OBORRI I TIJ ?
O Heron o djale o trim.
Dukesh qe je Junior ne emigrim,po nje fjale thote:s’eshte e thene te ndjekesh rrugen time,te ndjekesh dhe fatin tim !!!
Pastaj ti je emigrant apo Nenshtetas Amerikan.
Jo sjam junior ! Pastaj Ku e kam gabim o realist; tek dy punet? Tek llaçi ? 30 euro dita? Ah se ketu ne Usa jane ca Billa school loans mortgage qe ste lene te ngresh koke,( i kam ne kurriz te tera)dhe qe mund ti mbarosh se paguari nga mosha 70 vjeç!
Edhe kur i mbaron se paguari je gati per nursing home! Ku ishim ? hiçgjekundi!Fol me ndonje emingrant qe rri ne greqi a itali e pyete sa muaj ka pa pune! Po ka nje pakice qe kane hap ndonje bisnez e rrojne deri diku mire por ama jane nje pakice e vogel! Sa per ata qe merren me pislleqe jane kategori me vete!
Mos e vrit trunin,Heron.Te gjitha ato billa qe je tu pagu tani do japin frytet e veta 1 dite.Vetem boj pak kurajo.
Por problemi ne Shqiperi eshte krejt ndryshe.Nese ne Botet dita eshte shume e ”shkurter”,pasi e ke te progamume gjith diten,ne Shqiperi dita eshte shume e ”gjate”,pasi edhe pune s’ka por as shpresa per te ardhmen.Edhe shume te rinj ne Shqiperi do te dojshin te kishin fatin tat,pra te punojshin dhe te paguanin vete per edukimin e tyre pa u rene me qafe prinderve.Ndersa ti kur te mbarosh studimet do kesh me shume okazione me gjet pune me te mire dhe me me shume te ardhura.Pra,ti ke fuqi me shpresu dhe enderu,ndersa gjith ato djem e vajza ne Shqiperi as qe nuk e kane.
Ky eshte ndryshimi,o Heron,dhe me beso eshte 1 ndryshim shum i madh.Per te tjerat jemi njesoj,pasi dita eshte e gjate vecse 24 ore ne cdo cep te Globit.
Shqiperia po ecen ne rrugen te mire vetem 50%, shiko grekerit 99% duan me emigruar,mbi 70% italianet
Ne boten perendimore jeta eshte sigurisht e veshtire por nuk perballesh me korrupsjonin e perditshem si ne Shqiperi ku per cdo gje duhet te paguash dhe te njohesh qe te arrish ate qe jashte shtetit ta jep ligji dhe nuk i lutesh kerkujt!Sot nuk eshte veshtire te dish se si eshte jeta jashte shtetit!
ke te drejte o fshatar, ne perendim nuk ka korrupsion si ne shqiperi..se e quajne per fyerje te korruptohen nga ne…pa korrupsionin e rrushfetin e bejne mes tyre edhe me shume..
Mundohuni te shporni dushmanin serb o rini se ju jeni shpresa e vendit se emigrimi vetem vujtje esht dhe poshterim ,mundohuni te pastroni vendin nga barkderret dhe fekalet pritni 23 qershorin dhe tregoni veten
Ju te dy (Miri dhe *_Realist_*),duket qe keni “ecur” perpara shume ne emigracion.Une nuk di qe ka nje shqiptar qe nuk deshiron te kthehet ne Shqiperi (eshte pune tjeter qe atje nuk jane kushtet).Me kete dua te them qe emigracioni eshte fiks ashtu si e pershkruan Heroni,dhe ju mos beni si djem te shkathet kot.
Edhe per keta 50% qe duan te emigrojne mezi po pret google& apple ti marrin ne pune per ngrenes farash se gje tjeter sdine te bejne ! Rrini aty se jeni mire !
jetoj ne perendim prej vitesh, dhe jam e lumtur, mjafton te vish me nje ide te qarte te dish se cfare do punosh dhe studjosh, te dish te intergrohesh pra po ju them qe nuk eshte problem per askend, jeten e fitojme ne forme shume me mire se ne shqiperi qe paguhesha 200 dollare; pa folur ketu per shperblimet qe shkojne deri ne tre apo kater rroga suplementare ne vit, nuk e di sa eshte rroga mesatare ne shqiperi sot, personalisht paguhem shume mire, nuk eshte kushedi ca, sepse ketu ka rroga shume me te medhaja, por megjithate jam shume e kenaqur dhe me kaq; pra mos hezitoni provoni shancin dhe nqs nuk shihni te ardhme atje, postuloni drejt nje shteti qe iu ofron me shume mundesira; flitet per te ardhmen e juaj, dhe nje jete kemi! hikni nga ai vend qe nuk ofron me asnje siguri;
Me fal si postulohet drejt nje shteti tjeter se kete se morem vesh? Ne nje shtet tjeter shkohet dhe nuk postulohet apo jo, postulohet per pune kjo po eshte e vertete. Pse thua se se di sa eshte rroga mesatare ne Shqiperi, ti nga atje ke ardhur apo harrove se nga vjen, ti edhe e thua vete se ke marre 200 dollare, keshtu qe mos u mondanizo kaq shpejt se nqs te ka rene “shi ne kollomoq” ty nuk eshte e thene qe ky shiu t’ju bjere te gjitheve kupton. Jo se i paske bere problemet pak si te kollajshme, a thua se te gjithe po ti kene idete e mira do t’ja dalin mbane. Nuk mjaftojne idete o goce se po s’te lane te huajt te rrish te ata idete e tua i merr era pastaj kupton. Po si i thone muhabetit e ke me te degjuar e jo me te jetuar. Pyeti pak ata qe i kane kthyer familjarisht dhe i kane shkateruar komplet e pastaj ec jep mend se si duhet te veprohet jashte.
keto qe fryhen keshtu si tipi i jones kan pas gjith jetes se vete ndjenjen e inferioritetit dhe po e nxjerrin ketu te tema..pfff… kush ta ka pagu shkollen jona MAMI E BABI?? SE TE PUNOSH E TE BESH SHKOLL S’ESHT E LEHT:))) AMAN SA INAT I KAM NJEREZIT QE TREGOJN JAM KESHTU E ASHTU KAM BER KET E KAM BER AT..PFFF KOT FARE;esht e vertet qe jasht esht jet tjeter ne krahasim me shqiperin!! po ju betohem qe ska si shqiperia:))) po te kesh nje pun dhe shtet ne shqiperi ju them qe jeni mbreter secili…ku ka me mir te takosh miq, te punosh te shkosh ne det, te dalesh, te qeshesh, te flaesh shqip, te qeshesh me shpirt se vetem shqiptaret din te bejn ket, te besh gallata mos te durosh pordhe e te hujve..: SHKURT TE JETOSH MIR I LUMTUR DHE NE PAQE; por sala na e ka marr peng shtetin prandaj rinia vuan; ju jeni e ardhmja e shqiperis ooo rini keshtu qe mesoni fort se besoj qe dit te mira do vin po te iki saliu ;))
Hej, ju qe iu kunderpergjigjet Heronit per punen ne Amerike, me siguri jetoni akoma me mamin dhe babin, dhe ja u paguajne ata billat. Se ne Amerike o trima qofsh shtetas apo jo, me 7.5 ore pune ne dite nuk te dalin as per ngrene. Lere mos te shkojme me tej ne nje shtet si Pensilvania ku minimum wage eshte akoma $ 7.25 ne ore. Prandaj o trima dilni nga shtepia e mamit dhe babit pastaj komentoni ne forumet e te rriturve.
keta 50% studente qe duen me emigru, duhet te jene “kamunista”, sepse s’kane aresye te emigrojne, baca yne S-halè i ka krijue te gjitha kushtet ne Albanistan per me jetue si pasha. jena ne vend te dyte ne Europe dhe te katert ne bote..
eh mor Zike arapi,nuk ka per te ngelur asnje i ri ne ate vend/bourdelo,vec disa kokepalareve e pleq te tredhur si puna jote….
1500$ mortgage (pagesa mujore per shtepine per 27 vjet) 350$ ne muaj nissani , 250$ siguracioni makinave 700$ ne muaj daycare 1000$ ushqime e veshmbathje, 100$ elektrik 70 $ gazi per ngrohje 400$ benzine per dy makina!
Kaq i paguaj ne muaj ne boston, ma! Marr une 2400$ ose 20$ ora ne muaj merr dhe nusja 2100 ose 18 $ ora ne muaj!
Po Heroni pi dhe duhan ( qe me pifte ) 8.50$ paqeta ne dite dhe nje kafe medium regular ne dite 2.50$ ! Mblidhi vete o Miri e me thuaj si dale ne kurbet?
Ps Shkollen ma pagoi puna thank god!
Heron miku im. Ke plotesisht te drejte…Kam qene vete ne kurbet per me shume se 10 vjet…mysybet eshte.. kam disa kohe qe jam kthyer, nje m… edhe ketej po te pakten nje kafe me shoket te lokal tymi e pi…Keta te rinjte duan te emigrojne per mode..mos u merr me ta, keshtu u kane thene..se andej do studiojne e do preferohen se jane e do behen me te miret..e do kene nevoje per ta…tope tope kjo dynja..
Meqe erdhi fjale shumica e malokeve mbarojne per nje cike emigrim…kane te drejte..se ne e provuam po keta te gjoret nashi e kane rredhen..
Heron heres tjeter ose trego realitetin plako ose mos hyj fare ne debat me rrena. Sipas ketyre te dhenave qe jep ti me 2400 dollare i bie qe te marresh rreth 109 dollare ne dite per 22 dite pune ne muaj se keshtu i llogarita. Nga ky 109 dollaresh te bie ora 13 dollare dhe jo 20 si thua ti, dhe kete e llogarita per 8 ore se po te besh me teper ore natyrisht te ulet edhe me teper ora. I bera rasteisht llogarite se mu duk pak si shume 20 dollare ne ore dhe mesa po shoh ose ke gabuar ti ose ja ke fut kot. Mu duken shume 20 dollare ne ore se kam njerez ne Amerike dhe e di se ça flas. Ora e punes ne Amerike per pune normale nuk eshte kurre me me e larte se ne Evrope. Specialitetet jane pune tjeter pastaj.
Se paguajme edhe taksa ketu or mik edhe si zeme ne goje ; 2400 net jo bruto!
ja paske bere llogarite Heronit ti, po e di ti qe ne paguajme gati 30% taxa ketej nga cdo dollar qe marrim!!!!
Po paguajme edhe taksa mbi te ardhurat ketu o zoteri; federal , state , social security dhe medicare keto ti heq uncle sam para se te marresh cekun! Nejse ti paske njerez une jam vete ; po ti paske hyp tek ai edhe shikon Stambollin!
Ate te Stambollit fute aty mrapa ku e di vete. Kjo ishte e para se une s’te ofendova kupton po dukesh se je nga ata legenat qe duan te bejne si te rendesishem ne internet. Paga neto eshte ajo qe merr ti, dmth ne dore keshtu qe mos ngulmo me debilitete se po te thuash se eshte bruto atehere do te marresh edhe me pak neto. Ti vete e ke thene se merr 2400 s’ke nevoje te ma theksosh gjoja neto, atehere po ti biesh llogarise o probe eshte keshtu si te them une, po ti si analfabet qe je dhe qe ke shku ne Amerike kujton se jane te gjithe debile si ti. Nga debiliteti i theksuar nuk di edhe si te justifikohesh se prape ngulmon gjoja se eshte “neto” dhe jo bruto a thua se ka ndonje gje te re. Ik tashi ul koken edhe puno se s’paske kapacitet per me teper. Sa per ate debilen tjeter aty qe thote se paguan 30% per çdo dollar s’ja vlen te diskutoj, a thua se ne te tjeret nuk dime se ça jane taksat.
perderisa nuk jeton ketu, nuk i di si taksohemi ne, kshu qe sja vlen te diskutosh me ty. Heron eshte shume i sakte me ato shifra qe ka dhene, apo mos do te te tregoje dhe W2. Po nejse ti se di se cfare eshte.
Sa per 20 dollare ora qe ty te duket shume se paske njerez ne Amerike, pyeti njehere cfare spitalesh apo zyrash pastrojne, se me 20 dollare ne ore, ben vetem minimum jetese ketu e sidomos ne Boston ?
Heron i dashur, Bostoni nuk eshte per ata qe marrin 20 dollare ne ore mo lal, prandaj te ka zene koka me duket. Sa per daycare, mos u qa kot nqs eshte full time, une aq paguaj per 3 dite.
po te ishte i mire kurbeti,do rrinte eduard selami(alekum)ne kurbet e nuk”linte”amerken per shqiperine!!
E ke mire more djale por te pakten megjithese paguan shume nuk shkon tek dyqani I lagjes qe te marresh buke me liste. Nuk e ke problem te marresh kredi se funksionon sistemi. Nuk del ne mengjes dhe e vret mendjen se si do gjesh ndonje mundesi se si ta shtysh diten pa pune. Nuk ke frike se po te shtyp makina apo se po sheh ndonje kallash dhe degjon melodine e tij. Me vjen keq qe realisht lodheni por te pakten e keni nje mundesi per te jetuar pa keto strese qe te shkurtojne jeten. Gjithsesi qofshi te bekuar dhe kujtohuni per vendin tuaj qe ju e ndjeni me shume se ne qe jetojme ketu. Rrofshi dhe na nderoni kudo qe jeni.
Kurbeti eshte shume i hidhur por kur mendon se atdheu eshte i pushtuar nga prapambetja e lindjes kurbeti eshte me i lehte
Me Enverin e Saline nuk jetohet. Mjere shqipria me rinine si ka. Mjere shqiperia çfare populli mban brenda. Skllever te mjere qe per nje thes miell i kthejne b… Salise e PD. Ai popull ka cof.
Une jam nga ata qe vrapon mesatarisht 12 ore pune ne dite, non stop 365 ditet e vitit, pune te rendomta pasi punet e mira i kane per vehte Italianet. Jetoj mire, si nje Europian i mesem, me aq pune do te jetoja shume mire edhe ne shqiperi. Jam i lumtur se nuk jam ne shqiperi me Sali QENIN e klyshe te tjere shqiptar. Nje enderr do kisha, me sulmue shqiperine e me e çlirue nga mafiozet e dembelet e nga rinia e kafeneve.
te gjithe te rijte moçaloret jugor dojne te emigrojne se kan vetem dy zanante o jane mafioza ose punojne token
Replike per TANIN
O Tani babaxhani,ti duhet te jesh me i shkathet se mua derisa kthen pergjigje tak fak,pa kuptuar ato cka shkruhen(siptome ballkanase)nuk para kam deshire te bej chit chate me njerez qe as i njoh,por po te them qe familja ime jane nenshtetas Amerikan qe nga 1921.
Une nuk kundershtoj djalin HERON,por kundershtoj IDENE e tij mbi emigrimin,USA nuk eshte LOPE qe do mjele cdo dite,por eshte njesoj si ne Shqiperi,ne konceptet e jetes,veshtiresi etj,por ne kete BOTE MASHTRIMI,duke u qare mbi emigrimin nuk kupton qe pjese e sistemit te vjedhjes qe quhet NEW AGE ose NEW WOLRD ORDER.
Lexim te kendshem.
jete e veshtire kudo po kaq keq qeka ne amerike sma merte menja po kur jeton vetem gjerat jane te veshtira po edhe ne qe kemi krijuar familje kemi pas mjafte veshtiresi do doja tju thoja qe ate qe marim me doren e djath e japim me te majten psh ne norvegji ku jetoj une jane rrogat me te larta ne bote psh si punetore ndertimi momentalisht 23 euro ora e punes per mua gruaja punon si infiermere ne spital me nje rroge mujore 3800 euro muaji dhe dy femite nga 0 -18 vjec marin nga120 euro ne muaj secili te gjtha bashke 3800+3800=7600-30% takse =shtetit diku 2300mbetem me 5300+240 kalamajt =5540 euro ne muaj po ti boni llogari goxha pare e mir po po ti boni esap se sa ngelen 1500 euro qira 1500 ushqime 400 euro kopshti i djalit dhe frutat e vajzes ne shkoll, +250 drita+ makina benxin 300+ harxjime cigara 12 euro nje pakete cigare 360 euro muaji siguracion jete makine shtepie po nje her ne vit bileta 2000euro per 4 persona per shqiperi he ca ngelin lesht qe e kemi jeten e mir po ama sngel asgje e keni pa filmin thanas shtrengo rrypin
Mos rri me 20 dollare ora Heron, apliko, konkuro, studio leviz. amerika nuk eshte per gjume. syno gjithmone nje shkalle me lart. ne amerike e kudo ne boten e zhvilluar po pate ambicie dhe aftesi can perpara. te aftin e duan te gjithe. por nqs aftesite e tua jane ato qe jane ath ai eshte limiti jot por te jesh i sigurte qe ka gjithmone nje objektiv per tu kapur. e keto shanse dhe mundesi progresi per veten dhe per femijet, nje emigrant ose jo, i ka vetem ne perendim dhe ne amerike. ne shqiperi do vegjetosh nen nje rroge bajate ose ne rastin me te mire do kapesh naj leke tenderi ose projekti po pate ndonje fis apo mik ne pushtet. me sistemin e rrenuar shendetesor, arsimor, kulturor me korrupsionin qe mbizoteron ne cdo qelize ne shqiperi, me sistemin e punesimit bazuar mbi militantizmin e jo aftesite profesionale, me bizneset qe mbyllen nqs nuk paguajne tarafin tek partia apo qe lulezojne nqs fati i ka bere te jene afer pushtetit, ne shqiperi te merret fryma. te rrisesh femijet ne emigracion eshte e veshtire po ne shqiperi eshte mission impossible dhe ne fund dhe kurja arrin ti besh te ecin me kembet e tyre mendimi qe ata kane eshte te emigrojne, a nuk eshte kjo nje ironi per prinderit qe vendosen ti rrisin fmeijet e tyre ne shqiperi me 1 mije halle dhe ne fund femiu thote ketu nuk rrihet, pse me linde ketu etj etj. te gjithe themi sikur te kishim lindur kudo vec ne shqiperi jo. ja pra ky eshte vendi qe ndertuan politikanet tane keto 20 vjet, nje vend qe tja fusesh vrapit. me gjithe veshtiresit e emigracionit amerika dhe perendimi ne pergjithesi eshte sot vendi ku po pate formimin e duhur arsimor dhe profesional te jep te gjitha shanset te tregosh veten. kuptohet ketu leku fitohet me pune dhe puna eshte normale pamvaresisht se ne na duket sikur po punojme shume ne emigrim por kjo vjen se nuk kemi punuar hic ne shqiperi apo se shohim ne televizion se si ne shqiperi me 200 mije leke rroge lokalet e baret jane plot ne cdo orar, pune apo pushimi qofte dhe ketu na duket cudi se pse duhet ta pime kafen me vrap. ne shqiperi vazhdohet me parimin ne bejme sikur punojme e ata bejne sikur na paguajn. jeta ketu eshte njesoj si per amerikanin si per emigrantin, te dyja palet e nxjerrin jetesen me pune e me djerse dhe ecin perpara ne nje shtet qe bie era shtet e jo rrumpalle.
Ceshte ky budallallek. Une po numeroj ditet qe me duhen per tu rikthyer ne Shqiperi.
aaaaa ti EZ meduket se shko ne Shqipni me shit men,atyre qe jan hallexhi,qe presin me i dhon naj lek……
Nqs “50% e të rinjve shqiptarë duan të emigrojnë” sipas sondazhit te Meros, pse nuk emigrojne kush i pengon, kufijte te hapur jane.
EZ me duket se ti do me shku me shit men,para hallezhive….
per dulle tafen, kape se na iku! me tingellove si dikush qe nuk po e vozit vetem ne amerike.E ka mire Heroni,eshte lodhje e madhe emigrimi! dhe e ka akoma me mire kur thote se te njejten energji te shpenzuar ne vendin tend e shijon dhe ia sheh hajrin ndryshe! prandaj, mos abstenoni por ndihmoni te ndryshojme! Mos zgjidhni rehatine tuaj Jona, se po ikem te gjithe kush do e rregulloj ketu? Sala me zaberhanet e tjere qe na vodhen shtepite e leket e gjakut e djerses e tani po na fusin serish ne terr? jo ore jo, hajt te prishim kasollen tone e ta bejme shtepi, e jo te ikim te bejme kasolle tjeter tek komshiu e t’i gezohemi baltes se thate! mjaft me emigrimin! mjaft me zvarritje, t’i krijojme mundesite ketu e te trgojme se dime te sillemi si qytetare te demokracise edhe ne shqiperi jo vetem jashte shtetit! te protestojme e votojme ketu, jo te abstenojme dhe te ulim koken ne shtepine tone!
per dulle tafen, kape se na iku! me tingellove si dikush qe nuk po e vozit vetem ne amerike.E ka mire Heroni,eshte lodhje e madhe emigrimi! dhe e ka akoma me mire kur thote se te njejten energji te shpenzuar ne vendin tend e shijon dhe ia sheh hajrin ndryshe! prandaj, mos abstenoni por ndihmoni te ndryshojme! Mos zgjidhni rehatine tuaj Jona, se po ikem te gjithe kush do e rregulloj ketu? Sala me zaberhanet e tjere qe na vodhen shtepite e leket e gjakut e djerses e tani po na fusin serish ne terr? jo ore jo, hajt te prishim kasollen tone e ta bejme shtepi, e jo te ikim te bejme kasolle tjeter tek komshiu e t’i gezohemi baltes se thate! mjaft me emigrimin! mjaft me zvarritje, t’i krijojme mundesite ketu e te trgojme se dime te sillemi si qytetare te demokracise edhe ne shqiperi jo vetem jashte shtetit! te protestojme e votojme ketu, jo te abstenojme dhe te ulim koken ne shtepine tone!
Myzeqare, kur ke qene per here te fundit ne myzeqe? ne cfare ore mbyllen lokalet ne myzeqe? di gje ti te me thuash ku e ben jeten e nates rinia ne myzeqe (nqs ka akoma te rinj)? Di te me thuash si shkon biznesi ne myzeqe? meqe je dhe myzeqare ath duhet ta duash shume myzeqene dhe besoj se jeton akoma ne myzeqe e nuk je vendosur ne tirane si trecereku i shqiperise ne kerkim te nje jete me te mire sesa jeta ne myzeqe. megjithese kam dyshime se ty po te te ofrohej mundesia e nje jete me te mire jashte shqiperise do largoheshe nga myzeqeja jote me pizhama dhe me vrap. Dhe mos shpreso se pasi te iki saliu ata qe do vijne do bejne mrekullira, do te vjedhin ca me pak ose me me lezet. energjine tone ne e shpenzojme aty ku mund ti marrim maksimumin, ne shqiperi energjia e rinise dhe atyre qe punojne shkon si puna e energjise se cez-it ku trecereku humbet ne rrjet
ju qe ankoheni nga emigrimi pse nuk ktheheni ne shqiperi?
keto te dhena te ketij fondacioni jane me te vertete rrenqethese. a e kuptojne politikanet qe kjo qe po ndodh tregon se shteti eshte ne buze te gremines. mosbesimi i 87 % te opinionit per drejtesine, 50% e rinise, qe cdo shtet investon maksimumin kerkon te emigroje, ekonomia ne kolaps atehere ku shkojme?shqiperise nuk i mungojne intelektualet por ate po e vdes militantizmi injorant, qe te merr postin ,bisnesin me dhune. ne akoma jetojme ne kohen e far westit ku cdo dite vrasje,gjykime te gabuara,prodhim qe hidhet se nuk ka treg .e kuptoni shqiptar se mos te ishte emigracioni shqiperia kishte marr fund me kohe. paraja e jone ishte si lubrifikant per ekonomine e monopolizuar shqiptare.
Te duash te emigrosh nuk ka asgje te keqe.
Do ishte dhe shume mire sikur ti jepej secilit mundesia te provonte veten. POR MENDOJ QE NUK ESHTE I LEHTE EMIGRACIONI.
Te emigrosh eshte tjeter dhe te akceptohesh si i barabarte aty ku shkon eshte tjeter. Eshte si nje maratone pa fund.
Shume se arrijne kurre dhe mbesin te huaj aty ku shkojne.
Nuk eshte vetem puna dhe ana materiale qe te bejne te ndihesh mire.
Afatgjate mbi te gjitha eshte ana njerezore qe te mbush, te ben te lumtur,ate qe ne Shqiperi eshte me shumice por vetem kur jeton jashte e kupton sa e rendesishme eshte dhe e vlereson ndryshe.
Idealja mendoj eshte te shohesh cbehet neper bote sa je i ri.
Eksperienca duhet pa diskutim.
Ne fund te kthehesh ne Shqiperi me bindjen qe si vendi YT NUK KA e te perpiqesh ti japesh te rinjve ate qe ty sta dhane kur ishe i ri:
PRESPEKTIVEN, VETEBESIMIN, DINJITETIN,DASHURINE PER KETE VEND TE
MREKULLUESHEM.
Guri i rende ne vend te vet.
Gjith kto Emigrant qe shesin mendqe i bejn shtetet e huja sikur me qen perfekte,jetoj jasht shtetit dhe njof shum shqiptar dhe gati gjith bejn jet te shpirur ,dhe edhe ktej ka shum padrejtesi korrupzion etj dhe qe q kshu mos n shisni mend.,,,,merni citadinancen e shtetit ku jetoni ITALI FRANCE GJERMANI o ku dreqin jetoni ,harrojeni shqipen dhe mos u ktheni fare ne shqiperi meqe sju pelqen hic far se ktheheni shqipri sa per shit pordh,rrini jash shtetit prgjithmon,,
amerika eshte mire per nonji nga vermoshi