Ministria e Bujqësisë thotë se qumështi është i sigurt, edhe pse analizat nga Italia s'kanë ardhur

1 Mars 2013, 16:40Sociale TEMA

“Qumështi që tregtohet në tregun shqiptar është i sigurt dhe nuk përbën asnjë lloj rreziku për konsumatorët”. Kështu shprehen drejtuesit e Ministrisë së Bujqësisë, të cilët çuditërisht, ende pa mbërritur përfundimet e analizave nga laboratori i Breshias në Itali, deklarojnë se qumështi që është në treg aktualisht ka siguri të lartë. Ndërsa ai që dyshohej se përmbante nivele të larta të aflatoksinës, shprehen ata, është bllokuar.

Të pyetur për pasigurinë që kanë qytetarët për të konsumuar qumësht, pas lajmit për praninë e toksinës kancerogjene, mesazhi që drejtuesit e ministrisë japin për konsumatorët është “të pinë qumësht”.

Pak ditë më parë AKU bëri të ditur se produktet e qumështit në dy fabrika në vend, rezultonin me aflatoksinë. Në vendet e BE-së, norma e aflatoksinës në qumësht duhet të jetë 0.005 përqind.

Priten analizat nga Italia, për të parë normën e aflatoksinës që përmban qumështi shqiptar. Aflatoksina është një lëndë kancerogjene që gjendet në qumësht, e cila merret nga lopët nëpërmjet ushqimit.

10 komente në “Ministria e Bujqësisë thotë se qumështi është i sigurt, edhe pse analizat nga Italia s’kanë ardhur”

  1. berati_KOSOVE_germony says:

    o ti zoteri minister mos jep garanci se dikush duhet te jep pergjigjje per ket qumsht me afatoksin qe kan konsumuar qytetaret shqiptar me muj te ter mos ken laburantet kosovar poplli shqiptar ende ish duke pir qumsht te kontaminuar e mos ja fut kot minister.
    Sod medejat gjermane po komentoj per misrin e kontaminuar qe vjen ne serbia …

    1. Bobi B says:

      Po normale qe kete gje do te thote ministria se keshtu e kane urdheruar. Por faktet flasin ndryshe. Ky qumesht eshte i demshem dhe drejtoria e higjenes kot qe ekziston.

  2. Albania1 says:

    M.Bujqesis : Popull mos e rruaj hic, qumeshti eshte 117 % i sigurt, po nigjo analizat nuk jan bo akoma. Mos me akuzoni po te helmoheni ( larg o zot ) se jua bera te qart ” qumeshti 117 % i sigurt, pa bere analizat ? “

    1. leo says:

      Dhe te mendosh se kush e ka kapur qe ky qumesht eshte i demshem, shteti me i ri ne bote KOSOVA, ne kemi 23 vjet demokraci dhe nuk jemi ne gjendje qe te kontrollojme ushqimet qe ne konsumojme. Kosova me vetem 5 vjet shtet e ka arritur kete gje. Turp per kete qeveri.

  3. illi says:

    I njejti miser me permbajtje te larte myku helmues ka ardhur edhe ne veriun e Gjermanise nga Serbia(rreth 45.000 tone). Per lopet qe kane ngrene kete miser rritja e vlerave ne mish mund te kaloje nivelin e lejuar, ndersa konsumimi i nje sasie qofte edhe te vogel e kapercen shumefish vleren e lejuar ne qumesht njofton njera prej ministrive perkatese te lajmeve. Besoj se eshte me mire te degjojme ekspertet gjermane se sa ata te Gencit.
    Lexo per me shume informacion: http://www.n-tv.de/politik/Schimmelgift-in-Fleisch-und-Milch-article10219066.html

  4. Kinezi says:

    TE KA MBET QUMSHTI PA SHIT Z. MINISTER?

    SI MUND TE THUASH NJE GJE TE TILLE KUR NUK KANE ARDHE AKOMA ANALIZAT NGA ITALIA. TI JE ME TE VERTET I CMENDUR SI KM JUAJ.

  5. Claus says:

    Gjermania tashme ka marre masat per terheqjen nga tregu te sasive te qumeshtit qe dyshohet se permbajne aflatoxine, nga ana tjeter rrezikohet mbyllja e fermave private qe kane blere miser te mykur nga Serbia
    Sipas chargeve ndiqen sasite e qumeshtit nga prodhuesi dhe deri tek konsumatori per te bere eliminimin e tyre nga tregu.
    Asgjesimi i pjese se mbetur nga misri ka filluar nga asgjesimi.
    Sasi e importuar ne muajt nentor-dhjetor.
    Ndersa ministria e fytyres brucelotike Genc Ruli na deklaron qe qumeshti eshte i sigurte dhe mediat mos perhapin panik!!!

    Besoj se e mbani mend filmin “Perballimi”, ku behej fjale per mbarimin e rezervave ushqimore ne vitet e pasluftes ne zonen e fshatrave te Korces.
    Dhe per te dale nga kjo situate sekretari i Partise mblodhi kuadrot e rrethit per te gjetur menyrat per te dale nga situata. Dimri po trokiste dhe populli donte buke.

    “He mor shoke si mund te dalim nga kjo situate?, pyeti sekretari.
    Po ja, tha njeri, nje punetor ardhur nga fabrika e miellit, ne kemi miser te desinfektuar ne depo, po sikur ta shpelajme nja tre-kater here, besoj se mund te behet i konsumueshem per njerezit?
    Ne asnje rast, u hodh nje tjeter (ishte aktori Agim Qirjaqi). Ai miser eshte i rrezikshem.
    Po mos ki aq shume frike, u hodh tjetri (ishte aktori i madh Sander Prosi) une do ta provoj njehere tek vetja.

    Dhe ashtu ndodhi. Ai miser u shpela dhe buken e pare me ate miell e hengri aktori Sander Prosi duke ja dhene dhe djalit te tij te vogel.
    Priti gjitha naten ne koke te djalit se mos ndodhte dicka, por asgje nuk ndodhi. Eksperimenti doli me sukses.
    Atehere me urdher te sekretarit te Partise ai miser u blua dhe furrat e bukes u mbushen plot me buke!
    Po sido qe te jete ai ishte nje film dhe nje film mbresedhenes bile.

    Po keta ta dine qe nuk jane ne ndonje film. Do te ishte mire sikur ta provonin njehere te femijet dhe veten e tyre, si Sander Prosi ne ate film, por jo te sillen ne menyre kriminale ndaj popullit duke deklaruar vetem mashtrime.
    Nese nuk jane ne gjendje te terheqin qumeshtin, nese nuk jane ne gjendje te mbyllin fermat e prekuar se aq e kane fuqine, me mire te heshtin dhe te japin doreheqje, por jo ti marrin njerezit per budallenj.
    Asgje nuk funksionon ne ate shtet, askush nuk ja ka idene nga hyjne dhe nga dalin produktet ushqimore, aq e kane hapin.
    Ajo ministri, as e bujqesise nuk eshte se nuk ka bujqesi, as e ushqimit nuk eshte se, as ushqim nuk prodhon ai vend, pa le pastaj te thuash e “mbrojtjes se konsumatorit”.
    Me se qesharake!

  6. kaltrina kosov says:

    “Minister” nese analizat e deshmojn te kunderten ku po te mbetet aj surrat i yti dhe jom shum i mindum se analizat kan me dal me aflatoksin mbi normat e lejuaj athere boni fer edhe tregoje te verteten e analizave kur do te k”thehen nga italia…

  7. dritani says:

    Shtet llamarine per skrap!

    Kosova, shteti me i ri i Europes, i ben analizat. Ne, 100 vjet shtet, i cojme ne Itali!!!

    Realisht eshte bere per te thene me ze te larte: KU JE O ENVER!

    Nuk ka ndodhur ne asnje vend te botes rehabilitim i tille i nje diktature…

  8. alban4eva says:

    popolo di Albania edhe bar do haje dhe nuk ia ul koken kapitalistave dhe imperialistave revizioniste te perendimit.. qumeshti do konsumohet se s’ben, nje here jeton njeriu dhe me mire le te vdese me nder se sa me turp, duke hedhur qumeshtin poshte.. urdherat e S-haleut nuk behen dysh.. jena ne vend te dyte ne Europe dhe te katert ne bote, Gjermania dhe Amerika te na marrin te keqen..!! urrraaaaaaaaaaaaa, rrofte shoku S-halè dhe partia e tij PD..!! (Partia e Djallit)…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje