Ndoka: “Nuk e njoh Frrokun”. Muslia: “I ka sponsorizuar fushatën elektorale PDK-së”

2 Mars 2013, 11:12Politika TEMA

Arben Frroku, i dyshuari kryesor për vrasjen e komisar Dritan Lamajt, rezulton një ndër kandidatët për deputet të kristiandemokratëve në qarkun e Shkodrës. Platformën e tij elektorale ai e ka publikuar në Facebook më 22 shkurt 2013, dy ditë para vrasje së komisarit Lamaj.

Mirëpo kreu i PDK-së, Nard Ndoka, e konsideron këtë si shpifje.

“E njoh se kush është, por unë nuk kam asnjë njohje personale me të. I njoh edhe familjen, por personalisht nuk kemi asnjë njohje”, shprehet Ndoka.

Sipas tij, Frroku është deputet i një partie fantazmë.

“Arben Frroku ka shpallur kandidaturën për deputet në qarkun e Shkodrës në një parti fantazmë, të fabrikuar nga kreu i PS-së, Edi Rama, që ka siglën e saj edhe fjalën “kristiane”. Vëllai i tij, Mark Frroku, është Sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie “fantazmë”, ndërsa kryetari i saj, Dhimitër Muslia është personi që është në koalicion më z.Rama, me Partinë Socialiste dhe prezent në tryezën e tij politike,” akuzon Ndoka.

Mirëpo kreu i PKD-së, Dhimitër Muslia sqaron se me Arben Frrokun është njohur në kohën kur ai kishte sponsorizuar fushatën e PDK-së dhe zotit Nard Ndoka.

“Normale që jam njohur me të, sepse është një nga biznesmenët më të suksesshëm që mund të ketë Tirana. E kam njohur kur ai ka sponsorizuar fushatën tek z.Ndoka, tek Partia Demokristiane”.

Sipas Muslisë, Arben Frroku ka qenë një prej 30 kandidatëve të ofruar tek PKD-ja dhe nuk ishte përzgjedhur zyrtarisht. Ndërsa përsa i përket zyrës që ai zotëronte, Muslia shprehet se: “Jo, zyra nuk është e tij. Ajo është zyra e Partisë Kristian Demokrate, siç jemi duke hapur në të gjitha rrethet e Shqipërisë”.

Një ditë para ngjarjes, Muslia tregon se kishte qenë në një aktivitet në Shkodër së bashku me Arben Frrokun.

“Një ditë më parë kemi qenë në një aktivitet në Shkodër dhe të nesërmen ai ka shkuar në Laç, sepse ai është president i skuadrës së Tërbunit. Ka qenë ndeshja Kamza- Tërbuni. Kamza ka  prishur fushën e futbollit duke bërë rregullime dhe u bë ndeshja në Laç”, është shprehur ai për GSH.

16 komente në “Ndoka: “Nuk e njoh Frrokun”. Muslia: “I ka sponsorizuar fushatën elektorale PDK-së””

  1. mallkuarqofshi says:

    Te gjithe ata qe jane te kapur tani po qasen pas dhjeramanit.Per te qeshur ,por edhe per te qare.Mjer,mjer populli.Duhet derguar ne pension kjo klase politike.

    1. herta says:

      Dhe tani luajn me njeri tjetrin jo po se njoh e njef ai,hajde o frroku vrite dhe kete nard ndok pleren.

      1. Vlora says:

        tani te vras veten, kur e shef se vetem e perdorin.

        te gjithe po i kthejne krahet.

        kjo eshte malokeria.

    2. eri says:

      ja pra dhe ish ministri jon i shendetesis qe nuk e ka mbaruar ende gjimnazin,lum si ne per ty o nardi qe te kemi,po kaq i pafytyr je sa del e thua skeni njohje???prej atit ke ardhur der ktu,me leket e frrokut e tani se njeh???

  2. tironci says:

    Ene emnin Dhimiter ene prej Lekbibajve te Tropojs. Osht gallat mer lal.
    E kom pa njihere kte Dhimitrin tu bo roje ke dera e restorontit Piazza mos muzeut komtar.

  3. nashoja says:

    Eh ka thene I madhi Konica …shqiperi te
    kam.dhjere si ste Mora vesh njeher

  4. dario says:

    Me turpshme eshte per ju qe tani thoni qe nuk e njohim, kjo nuk eshte burreri edhe ta njohesh nuk eshte krim sepse ai ka qene njeri i lire si te gjith te tjret tani ai qe gaboi te gjith ju qe e njihni shume mire se shqiperia eshte shume e vogel dhe cdo gje merret vesh ne kete vend dhe genjeshtrat jane te hapura juve edhe genjshtrat tani kane filluar te dalin pa dogane ti ndoka mund te kesh dhe lidhje familjare me te.

  5. lini says:

    Po si mor se njeh ndoka kte????!!! uaaa ca plere ai ,nuk njoh frrokun,sikur me thon nuk njoh baben.

  6. Nard Frroku says:

    Nard |Ndoka ka marre euro prej Arben Frrokut dhe sponsorizuar prej tij e tani e mohon. Por dueht te flasi ky Arbeni e te thote se sa euro i ka dhene Ndokes

  7. tur mirdita says:

    a mund ma thote kush qe jeton ne evrop ,qe nje polic te rrah nje bisnesmen(c’do far lloj biznesmeni te jet).puntor administrate qe paguhen me taksat tona eshte dhe polici dhe perkurori dhe puntoret qe fshin pazarin .me te rrah polici ,ah shqiperi te dhjefsha kulturen administrative.

  8. liri a vdekje says:

    qe je nje fekale dhe nje gomar me 8vjecare moj bajg alpine e di i madh e i vogel qe je nje prostitute e politikes se semaforit dhe ket e din te gjithe prandaj rri urte e mbaro misionit dhe keto muj qe te kan ngel e mos na bej te vjellim me ato fjalit e tua qe mezi lidh fjalet ;po aleks keken e ke njofte o hale

  9. mirelim says:

    SA keq me vjen per ty NARD NOKA! Familjen ja njohe por A.FRROKUN SE NJOHE,DEKLARON PATURPESISHT NARDI.Po a je burre a c”dreqin je z.NOKA.NUK dua te mbroje A.Frrokun por mos e tradheto se ben vaki te dale i pafajshem.KU e ke burrerine o gagac .SI ka mbete SHKODERLOCJA E MIGJENIT,GJERGJ FISHTES,L.GURAKUQIT.I madhi nder te medhenjet AT ZEF PELLUMBBI ka thene:’ RRNOJE PER ME TREGUE”.Po sa largepames dhe sa gjeni AT ZEF PELLUMBI,TE RROJME E TE TREGOJME PABURRERINE E INJORANCEN E POLITIKANIT TE FANDAKSUR NARD NOKA.PERPARA NE JEMI NDRYSHIMI.

  10. fredi says:

    pse genjen o gazete, vere videon e misionit te Qafokut,Nard Ndoka tha e njoh Arbenin PERSONALISHT ATE DHE FAMILJEN,me vjen keq o Mero per gazeten tende e gazetaret e tu genjeshtare,po gazeta tema vetem kur shkruhej ne Michigan shkruante si gazete,qe atehere ehe e mori ferra uraten.

  11. Berti says:

    “E njoh se kush është, por unë nuk kam asnjë njohje personale me të. I njoh edhe familjen, por personalisht nuk kemi asnjë njohje”, shprehet Ndoka.

    A di te lexosh ne gjuhen shqipe ti fredi, n.q.se jo te ndihmojme:

    Nard Ndoka shprehet “e njoh kush eshte”, “i njoh edhe familjen” por nuk shoqerohem me te.
    Cfare ka ketu per te genjyer Meroja apo gazetaret e Temes, nejse fredi i vogel, persa i perket gjuhes shqipe eshte shume e bukur, emrat e pervecem i shkruen me shkronjen e pare te madhe Fredi (i Michigan-it apo jo).Pershendetje.

  12. dani says:

    ah drejtesi kurv qe ka shqiperia ..po mir qe ai person qe e ka vra policin esht fajtor por si ka mundesi me te rrah polici ku i merr polici ato te drejta te rrahun civilin dhe cfar ligji ne bot thot qe te rrahish njerezit per arsye te ndryshme apo inate apo ku di un te shperdorosh detyren e shtetit duke u rrahur me shuplaka njerezit neper rrug dhe duke i bere njerezit te keqi me zor ne si komb shqiptar nuk durojme aq ma teper ne keto koh te sotme qe easht 2013 ka shum e shum shefa ne shqiperi qe kan hy ne pun dhe e kan mbaruar karrjeren dhe skan pas ngaterresa me njerez un i kam pare nepermes videove se qfar paska bere ky i ndjeri lame pamvaresisht ai qe e ka vra nuk lirohet nga fai ne asnje menyr se nuk vritet tjetri po ai paska qene tallur me njerezit dhe kryesisht me detyren e shtetit se kur rrah njerezit rruges ti nuk po e nderon shtetin ti po tallesh me detyren askund ne bot ska te drejt te rrahi per ni llaf goje edhe sikur ta ofendosh nuk te rrah polici arsya per te ruajtur figuren e shtetit polici ka te drejt te arrestoje nese ka arsye dhe ne asnje menyre nese ska asni arsye po lere te godase kjo nuk lejohet asnje her ne bot por ai e paska quajtur veten zoti i vendit jo shef policie ai pushofte ne paqe por un per mendimin tim ai ka qene gabim me njerezit per sa kam pare un flm

  13. fredi says:

    o Berti e degjova jo e lexova Nard Ndoken,meqenese doje te me tregoje se si shkruhet shqipja po te them meso zgjedhimmin e foljes,shkruaj:une shkruaj, ti shkruan,ai shkruan e jo shkruen,me keq ne se je gazetar.Se nga jam se sa i madh a i vogel jam seshte pune per ty ,te peshendes dhe une.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje