“Më ka marrë malli për mamin. Nuk dua që fëmijët e mi të bëhen si unë. Kam frikë nga vdekja” (FOTO)

1 Mars 2013, 20:00Politika TEMA
“Më ka marrë malli për mamin. Nuk dua që

Një baron famëkeq droge është ekzekutuar në Kinë, ndërkohë që pamjet përpara ekzekutimit janë transmetuar live për të gjithë kombin kinez.

Gangsteri nga Burma, Naw Kham ishte një nga katër të dënuarit me vdekje, që doli përpara kamerave në Kinë, ndërsa dërgoheshin për në dhomën e ekzekutimit.

Mediat kanë transmetuar pamjet live të katër të burgosurve, të dënuar për vrasjen e 13 peshkatarëve kinezë në lumin Mekong në vitin 2011. Ata u ekzekutuan me injeksion vdekjeprurës.

Momenti i vdekjes nuk është transmetuar live.

Kham mendohet se është një trafikant dhe një zot lufte në Trekëndëshin e Artë që përfshin Tajlandën, Laosin dhe Burmën.

Mediat kanë transmetuar edhe një intervistë me Kham, që është regjistruar në fillim të javës.

“Më mungon mamaja… Nuk dua të vdes. Kam frikë të vdes,” tha ai.

“Nuk dua që fëmijët e mi të bëhen si unë. Kam frikë nga vdekja. Dua të jetoj,” tha ai.

Ngjarja e vitit 2011 në lumin Mekong ndodhi pas një serie incidentesh, ku varkat vidheshin në këtë rajon, të njohur për trafikun e drogës.

Në atë kohë u raportua se ata deshën të vidhnin anijet për të transportuar drogë në Tajlandë, ndaj qëlluan mbi peshkatarët.

11 komente në ““Më ka marrë malli për mamin. Nuk dua që fëmijët e mi të bëhen si unë. Kam frikë nga vdekja” (FOTO)”

  1. mali says:

    Ëëëëëëëë dua mamiiiiiiiiiin,ëëëëë….
    Pse bo si gangster ti

  2. arben says:

    ky eshte ligji i dobishm per njerzit ky ligj duet te egzistoje ne tere boten qe te dine kush jane ngangot

  3. Diana says:

    Te ishte ne shqiperi,do ta kishin bere minister

  4. anna says:

    ..ne Shqiperi do kishte dale i “pafajshem” e do kidhte marre dhe “demshperblim “..!! ? ..

  5. saliheqenefi says:

    te zbatohej ky ligj tek ne do ishim pa qeveri

  6. labi-vl says:

    GANGESTER-O mos u hirdhero.se do shikosh barin na rrenjet.

  7. Bim Kalaja says:

    ne shqiperi behej keshilltar I Saliut ky ose dashnori Argites

  8. Lenci says:

    Sa mire do ishte sikur te aplokoheshin ketu ca forma nga keto dhe te vdekurit te liheshin ne mes te sheshit per ca dite se i vinte mendja ne vend miletit.

  9. ARBER says:

    TI MARRISH JETEN NJERIUT NUK ESHTE E DREJT , VETEM ZOTI QE TA KA DHURU VETEM ZOTI TA MERR, POR KUR VEPRON DUKE BERE DEME TJETRIT ATEHERE LIGJI DUHET TE VEPROJE ME FORCEN MA TE MADHE. TEK NE QE NUK KEMI SHTET POR QE KETE POPULL PO E DREJTOJN (I THOJSHIN QE PO E DREJTOJN)DISA GANGSTERA , VAGABONDA , MASKARENJE , IMORAL ETJ.QE VETEM KRIME E VRASJE KRYEJN SE GJE TJETER NUK DIJN E PO E KATANDISIN KET POPULL SI MOS MA KEQ.

  10. shqipot e hidhur says:

    O po nuk lexova nje koment dhembshurie nga ju shqipfolsit me origjin te paditur…ne cdo artikull e ne cdo rast te till, fjalet me te keqija e me te hidhura do thoni…po thuajeni nje fjale te mire e te embel o njerez…falas eshte fjala e mire, nuk do paguni asgje po ta thoni..a pa pa pa sa te hidhur qe jeni …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje