S'ka bojë për printerat, pezullohet puna në zyrën e Gjendjes Civile në Elbasan

4 Mars 2013, 13:17Sociale TEMA

Në Bashkinë e Elbasanit është pezulluar e gjithë puna për shkak të mungesës së bojës së printerave.

Një situatë e tillë vijon prej ditësh, ndërsa autoritetet përkatëse në Elbasan, shprehen se kanë depozituar një kërkesë në drejtim të Ministrisë së Brendshme, por ende nuk ka një zgjidhje të situatës.

Sipas drejtorit të zyrës së Gjendjes Civile të Elbasanit, Lavdi Gjozaj, bashkia nuk ka fonde për të blerë bojë për printera nga ana e saj. Në këtë fillim jave puna është paralizuar plotësisht në të dhjetë zyrat e gjendjes civile në këtë bashki. Një situatë e tillë ka sjellë mjaft probleme tek banorët elbasanas, të cilët shprehin shqetësimin e tyre për mosmarrjen e një sërë dokumetesh të nevojshme në zyrën e gjendjes civile në Bashkinë e Elbasanit.

Mungesa të materialeve janë  denoncuar gjatë kësaj kohe nga një sërë bashkish dhe komunash në vendin tonë.

5 komente në “S’ka bojë për printerat, pezullohet puna në zyrën e Gjendjes Civile në Elbasan”

  1. Pelasgian says:

    jo mo jo , te ndodhin kto gjera ne Shqiperine dixhitale ?
    ne DEUTSCHLAND 2 te Europes ? SE BESOJ !

  2. Albania1 says:

    Kur i ka mbaruar boja Genc Pollos jo me printerave te gjendjes civile ne Elbasan ?

  3. Horri i Bulevardit says:

    Merrni nafijet e partise dhe prisni kur tju vijne ATO dhe merrni boje te kuqe, se do tju hyje ne pune te pakten per zyrat e qeverise, na vjen keq qe boj blu smund te prodhojne nafijet e dybekeve te partise, per tja servirur qeverise blu.

  4. Euro Maloku says:

    SALIUT,ARGITES,XENIT E LIRISE U KA DALE KALLAJI …E JU MENDONI PER BOJNA STAMPANTESH!!

  5. alban4eva says:

    Made in Albanistan, all rights reserved by S-halè, Zhellefina, Meta and C.O…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje