Historia që mban mbërthyer Rusinë: Doja vetëm ta rrihnin

7 Mars 2013, 12:22Lifestyle TEMA
Historia që mban mbërthyer Rusinë: Doja vetëm ta rrihnin

Para pak kohësh, drejtori artistik i të famshmit Balshoi në Rusi u sulmua me acid në fytyrë.

Sergei Filin pati akuzuar për një komplot brenda balerinëve për ta sulmuar atë.

Tani është arrestuar personi që ka përgatitur gjithçka.

Ai është balerini kryesor, Pavel Dmitrichenko, 29 vjeç, që ka pranuar në gjykatë se ai ka urdhëruar sulmin mbi Filin, 42 vjeç.

Ai tha në gjykatë se ka paguar rreth 1500 euro që të sulmohej Filin, për shkak se ai nuk i jepte role të mira të dashurës së tij.

Pavel pretendon se ai ka kërkuar nga bashkëpunëtori i tij vetëm të rrihte Filin dhe jo të hidhte acid sulfurik në fytyrë, çka e ka lënë atë pjesërisht të verbuar dhe me shenja në fytyrë.

“Është e vërtetë se unë kam urdhëruar sulmin, por jo për të hedhur acid,” tha Pavel, që thotë se e dashura e tij, 21- vjeçarja Anzhelina Voronotsova nuk mori një rol kryesor në një balet në Balshoi.

Dmitrichenko mund të dënohet me 12 vite burg nëse gjendet fajtor.

Por Pavel thotë se zotëron prova që tregojnë se Filin kërkonte përqindje për aktivitetet e trupës jashtë teatrit Balshoi.

Vetë Filin, që ndodhet në një spital në Gjermani, thotë se nuk janë arrestuar të gjithë personat që kanë thurur komplotin.

Personat që kanë kryer sulmin janë arrestuar gjithashtu.

Pavel Dmitrichenko

Pavel Dmitrichenko dhe e dashura

Viktima e sulmit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje