Akuza e Topit: Shërbimet inteligjente survejojnë aktivitetet tona politike

7 Mars 2013, 22:07Sociale TEMA

Topi nuk përjashtoi bashkëpunimin me Aleancën Kuq e Zi në zgjedhje, por thotë se shanset që ai të bashkëpunoje me Berishën janë zero. “Probabiliteti më i madh është që të hyjmë në zgjedhje të vetëm,” tha Topi. Ai shtoi se nëse largohet Berisha, ka mundësi bashkëpunimi me PD. Në këtë rast bëhet fjalë për situatat paszgjedhore. Kreu i FRD tha se skena politike do ndryshojë ndjeshëm nga këto zgjedhje.

Topi deklaroi se referendumi për tre ligjet është elektoral. Ai e quajti skandal atë që po ndodh me kontaminimin e qumështit në Shqipëri

 

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, në një intervistë në Top Story ka lëshuar akuzën se ai dhe partia e tij po survejohen nga struktura inteligjente të pushtetit. Ai tha se ka të dhëna të sigurta për këtë gjë dhe se nuk e ka fobi çështjen e përgjimit. Madje ai shtoi se është Berisha që ka fobi nga FRD

Topi tha se survejohen aktivitetet e FRD dhe më pas pushohen nga puna njerëzit që janë pranë FRD.

“Në takimin e zhvilluar në qytetin e Durrësit, fotografët e linjës inteligjente të partisë dhe qeverisë kanë fotografuar njerëz që janë marrë më pas në analizë në struktura dhe u ka shkuar mandati për t’i larguar nga puna,” tha Topi.

Madje ish- presidenti ka akuzuar opozitën, e cila nisi një betejë për çështjen e përgjimit nga ana e pushtetit, por e la në mes të rrugës.

Topi tha se shanset e bashkëpunimit të tij me Sali Berishën janë zero. Por ai tha se pas largimit nga PD të Berishës, gjërat mund të ndryshojnë për këtë.

“Kam parë tek ai një metamorfozë vetëm e vetëm në shërbim të pushtetit të tij, një sjellje arrogante, madje unike në të gjithë komunikimin politik sa kemi mundësi ne të njohim,

Në këndvështrimin tim dhe në këndvështrimin e FRD, ai është personazhi kryesor i tradhtimit të interesave mbi të cilat u ngrit PD,” tha Topi.

Kreu i FRD nuk ka komentuar rikthimin e Eduard Selamit në PD.

“Dëshiroj të konservoj atë komunikim korrekt që unë kam pasur dhe ka raste që është mirë të mos bëhesh pjesë e komenteve,” tha Topi.

Kreu i FRD tha se nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit ne AK, por nuk do bashkëpunojë me PS-në, të cilën e akuzon për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

 “Nuk do të kishte asnjë lloj shansi mazhoranca të bënte ato ndryshime, pa mbështetjen e opozitës. Kemi të freskët rastin kur u modifikua kodi zgjedhor dhe vazhdon e njëjta psikologji, të njëjtat kompromise në dëm të të tjerëve, pasi duan që të dominojnë skenën politike. Kush e ka thënë që duhet të jenë vetëm këto dy parti, vazhdimisht në këtë gjendje. E gjithë politika botërore ka treguar se ajo është dinamike, projeksioni dhe partitë politike janë në lëvizje, siç është mënyra se si e ndien qytetari. Më duket ama sikur ka një bllok politik, një marrëveshje e fshehtë mes dy personave që duan të monipolizojnë politikën, shto media që i shkon mbrapa, zërat e tretë bëhen shumë më pak të fuqishëm. Këtë e kam thënë gjithmonë, edhe kur nuk kisha asnjë interes e as projeksion në një parti politike. Një zë i ri është gjithmonë i domosdoshëm, ndërsa kjo është një politikë që çimenton të keqen brenda sistemit, një kënetë që shumëfishon sëmundjen. Rotacion nuk është ik ky të vijë ai, por edhe përfshirja e intelektualëve që s’duan të jenë pjesë e politikës që të demotivon dhe të denatyron. Kjo është arsyeja që unë kam parë dhe dëgjuar oferta për intelektualë, që kanë refuzuar pasi nuk duan të jenë instrumente të kësaj politike. Rotacion duhet të përfshirë edhe gjeneratat e reja,” tha Topi.

Kreu i FRD tha se probabiliteti më i madh është që FRD të hyjë vetëm në zgjedhje.

Ai deklaroi se skena politike do ndryshojë ndjeshëm në këto zgjedhje.

I pyetur se nga do marrë vota FRD, Topi tha: “Në eksperiencën time, unë si qytetar, e si politikan nuk jam mësuar të futem tek gardhi i të tjerëve, por dua të them se FRD nuk është një linjë që del nga ajo parti në mënyrën më absolute. Tendenca për të krahasuar me disa lëvizje të tjera që kanë ndodhur në retroskeptivë është e gabuar. Gjysma e zgjedhësve nuk votojnë, janë pa dyshim emigrantët, por edhe indiferentët apo alergjikët nga politika, nga qeverisja e radhës dhe këtë e kam vërtetuar personalisht në 2005-n. Fakti që në atë kohë mora mbi 50% të votuesve që isha votuar tradicionalisht, tregon se ka gjithmonë një kontigjent votuesish që janë të fshehur, por që presin një projekt dhe profil të ri të caktuar politik. Të mos marrësh pjesë në zgjedhje, sigurisht nuk është gjë e mirë. Është thënë shpesh në Shqipëri se duhet zgjedhur e keqja më e vogël midis dy alternativave. Njerëzit zgjedhin të keqen më të vogël ose nuk votojnë sepse s’ka tjetër alternativë. Por, tashmë ka një alternativë më shumë, ne jemi një parti e qendrës së djathtë, kemi një program të qartë, që do të marrë formën zyrtare në gjysmën e dytë të muajit prill dhe kjo do të jetë kontrata politike që do të kemi me shqiptarët”.

Duke komentuar çështjen e referendumit për tre ligjet, Bamir Topi tha se referendumi është vetëm për arsye elektorale.

Duke komentuar edhe çështjen e referendumit për importin e plehrave, Topi tha se e ka kthyer pas ligjit e qeverisë, pasi ky shtet nuk funksionon siç dihet.

“Në një shtet që nuk funksionon siç duhet, le çfarë bërtet ai, ju e patë se si ndodhi me historinë e aflatoksinës, pra një shtet që nuk ka autoritet të bëjë kontrolle,” tha Topi.

Ai madje tha se kjo çështja e aflatoksinës dhe mënyra se si po reagon shteti, ngjasojnë me shpërthimin e Çernobilit, kur TVSH deklaronte se nuk ka probleme nga reja bërthamore.

Duke folur për situatën e rendit, Topi foli për një klan që nuk lëviz prej vitesh.

“Janë katër- pesë persona në polici, që janë të lidhur direkt me pushtetin e kryeministrit,” tha Topi.

19 komente në “Akuza e Topit: Shërbimet inteligjente survejojnë aktivitetet tona politike”

  1. safeti says:

    Kjo eshte puna e perditshme e sherbimeve te inteligjences ne gjith boten demokratike,te survejojn grupime njerzish te cilet ne raste te caktuara mund te cenojn interesat dhe sigurin kombetare. Per kete pune paguhen me taksat tona. Se kuptoj cfar ka te cuditshme ketu.

    1. ali Kinezi says:

      Po mor koqe kanari po… prandaj dhe ne amerike presidenti nikson dha doreheqjen per skandalin e uotergeidit pasi perdori pushtetin dhe parate e taksapaguesve per te pergjuar opoziten ne interes te tij. Po ske nga ti dish kto gjona se kushedi se kur te ka nxjerr sala nga shpella

    2. Liberal says:

      Kur te arrishe te kuptosh ti se cte keqe ka te pergjosh opozitaret , te perndjekurit politike kur blejne miell dhe veze ( them te perndjekurit politike sepse vazhdojne te jene akoma te tille ) , partite politike ( qofshin ne koalicion qeverises apo jo ) atehere do jete teper vone per te kuptuar qe ti jeton ne DIKTATURE !!!

      Nuk eshte aspak e vertete qe ne nje vend te botes demokratike sherbimi sekret te pergjoje opozitaret , te perndjekurit politike apo partite politike. Ndalohet me ligj ne kushtetute !!!

      Eshte e vertete qe sherbimet sekrete ne mbrojtje te interesave kombetare dhe nderkombetare te pergjojne grupime njerezish ( jo parti politike apo te perndjekur politike qe gjuajne me miell e veze ).
      Keta grupime njerezish duhet te cenojne sigurine kombetare ose nderkombetare.

      Per ta bere ty ‘SAFET’ te qarte ( jo se ti nuk e di ) nuk paguhen taksa per te pergjuar PS & AKZ & FRD & LSI & ect ect , ditelindjet si e Prenc Zogaj ect ect ect , ku hane dreka e darka deputetet me ke takohen sa ore rrine bashke , cfare hane per darke e cfare bisedojne.

      Pa paguar taksa ta sjellin videon e korrupsionit ( jo ceshtje sigurie kombetare , por financiare ne dem te kombit ) te Ilir Metes por ja qe del i pafajshem tipi.
      Cfare mendimi ke ti per kete rast ‘SAFET’ ?

      PS: Nuk po zgjatem me !

      Faleminderit

    3. agi says:

      Safet me duket se nuk je normal. Mua personalisht me kane survejuar keto struktura por jo thjesht, ato kane infiltruar studente ne auditor per te me provokuar, dhe gjithashtu kane vene kolege (kolege u thençin) te me shtine frike se thone qe une jam spiune, se jam imorale,me kane hedhur ne surrat nivelin me te ulet te administrates per te me tallur dhe per te me bertitur, me therisnin shefa (njerez ordinere) dhe une respektoja institucionin dhe shkoja por ata ulurinin sa kishin ne koke, po nuk i mbaj mend te gjitha, por luanin me fjalet e mia qe i shkruaja ne shtyp. Me kane nxejerre ne telefon shoqe qe kisha 30 vjet pa i takuar dhe sigurisht gezoja, por me pas fillonte provokimi loja me fjalet e mia dhe keto struktura nuk mund te rreshtnin, nje dite pasi del artikulli im tek dera e pallatit kur une sapo dal (me siguri rrine ne kafet perreth)me shfaqet o nje ish studenti im (kam qene pedagoge ne universitetin ushtarak)o nje spiun i lagjes bashkepunetor i kesaj strukture dhe thjeshte me pyesin mire je, do i mundesh kundershtaret….por kjo gje e zgjatur 4 vjet, ndersa literatura rekomandon se ngacmimet ne Pune durohen deri ne 2 vjet, por nuk e ka fjalen per keto ngacmime. Miku i Fatos Nanos nje ish deputet nga lumi i Vlore shefi im direkt anetar i asamblese se PS(mjera une per shefin)me provokonte perpara fytyres ne menyre qe te humbja KONTROLLIN (ta gjuaja)ne menyre qe figura ime te erresohej…Dhe çdo dite sekretarja qe qeshte si aktore(e mesuar) me thoshte: “dibranet femra jane hakmarrese po te fiksuan te shkaterrojne”-por nuk kuptoja gje. Nuk i kisha rene askujt ne qafe, nuk me pelqejne konfliktet, por i vetmi “krim” i imi ishte se kam shkruar çfare mendoj. Safet ata nuk rreshtin, duke perdorur profesoresha, ish kolege te mijte keshilltare Ministrash, ish MInister qe me drejtohej: kush eshte kjo une nuk e njoh?! per te me vene ne pozita inferiore, por edhe njerez te Bashkise ne kohen kur Rama ishte Kryetar i saj, me therrisnin gjoja ne emer te Rames, me benin oferta, por sigurisht nuk i kam pranuar dhe ne fund, luante me fjalet e mija, po dikush me rekomandonte nje universitet privat dhe pasi mezi i beja dy jave kuptoja se loja zhvendosej atje, kancelare lurake (Dibra) ish Minister i Financave rektor i Universitetit here me fatosin Minister e here me Ilirin qe se fundi perpiqet te behet deputet me PS (bashke me gruan) luanin teater duke me ballafaquar me nje person te strukturave qe me fliste ne frengjisht se ke te fala nga X dhe ne mund te krijojme nje intrige keshtu qe te djegim perpara kohe se te futesh ne politike….

      Safet mos te dukem paranojake?-aspak nuk jam e shqetesuar se keto gjera i kam perjetuar perpara ’90 ngaqe kam qene ne interrnim por edhe e debuar qe ne barkun e nenes.

      Safet me zgjuante ne 5 te mengjezit shoqja ime dhe me thoshte: “kujdes se mund te te kene rregjistruar nje bisede” pasi e fikja telefonin, per nje ore binte prape -mos u shqeteso per punen se do behesh me ilaçe- dhe e fikja prape….

      Safet me merrte kolegu i zyre ne kafe ne sy te koleges sime dhe me thoshte: po ja duhet me pas frike…pse? e pyesja po vjen nje makine tek kembet e vajzes edhe…
      Te nesermen nje spiun i lodhur me thote te njejten gje….

      Dhe me vone ne telefon bashkeshorti i shoqes sime me thote: Nje i forte fare tek LSI te ka gjetur nje vend SHEFE FINANCE TE MINISTRIA E RENDIT-jo flm ja ktheva me pelqen te jap mesim…

      Nuk mund te shkruaj me se jane me miliona, vetem se te tjere njerez qe nuk rezistonin jane demtuar shendetesisht.

      Po a jane keto fakte??? me thuaj Safet si mendon ti.

      Si mendon ti Safet kjo eshte demokracia? Nje shtet serioz i percakton gjerat me ligj dhe ne baze te tyre vepron me personin, por jo ta provokosh deri ne ate pike sa, nese qellon i dobet e djeg vertet…..

  2. anonim says:

    cfare te komentoje per Selamin ai? Ia luti bythen tere 2012! Selamit e plot te tjereve por asnjeri nuk ia vari. I ngeli vetem Biberaj dhe Oketa, njeri tropojan tjetri boshnjak!

    1. A qi fi says:

      Ish Selami që ish burrë

      Më trim nga gjithë të parët

      Nuk i trëmbej syri kurrë

      Ndaj e donin shqipëtarët

      E rrahën dhe e përzunë

      Erdhi që të marrë hakun

      Gjeti shok e gjeti punë

      Te Baca që i dha dajakun!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/selami-i-berishes.html

  3. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Shume mire sot.
    Me artikulime shume te forta sot qe nga plehre,halucinant e deri despot.
    Perseri nje shume mire per sot.

  4. Tani says:

    Fol me emra xha Bame, kush jane keta ne polici,mjaft me kulturen e insinuatave. Ke qene president e ske folur asnjehere haptas

  5. Ariu says:

    Prap see prap klysh PD je ngelet ky Bomi.
    Medemek klysh sale,se ssla edhe kur te cofi,e ka lon mir faren e vet ne PD.

  6. Kojshija says:

    Ky qeka trap.
    Na pergjo shik u thot sikur po ha fara luledjelli n stadium!
    Ky esht skandal .
    Ne amerik presidenti u dorhoq dikur per dicka si kjo.
    Dhe vazhdo Bamir Luledjelli(apo fara kungulli) dhe thot see po t iki Sala bashkpuno me pe de ne.!
    Pe de ja e pergjo,ai bashkpuno!!!!
    Ha fara o Bom kungulli. Ha fara…

  7. E verteta says:

    TRE TE VERTETAT.

    1-FRD eshte parti me perspektive ajo ka themel ligjet e Amerikes dhe te BE-pian.Ajo punon per popull,jo per te vjedhur si vodhen PS-PD.

    2-Ne duam ne shqiptaret jete me te mire te votojme per FRD-ke.

    3-Ne duam ne shqipot jete si kjo qe kemi bere votoni dy pjellat e PKSH, PD-PS.

  8. brace says:

    FRD eshte parti e re,ne gjirin e saje ka intelektuale te vertete,njerze te kulturuar e politikane te kohes moderrne.Asgje te perbashket me partin komuniste te plakut.Ai ka mbledhur bijte e bijat e komunistve,e nipat e mbesat e kriminelve te byrose politike,komandantin e kane komunistin e 1968,shikojeni sa te besuar jane njerzit e ksaje partie,qe rrejten mashtruan e abuzuan me DEMOKRACINE plote 22 vjete,populli e ZOTI do ju japin denimin qe meritojne,23 qershori eshte afer.FRD eshte eshte ajo qe do kontriboje rrealishte,ne ndertimin e shteit DEMOKRATIKE.

  9. fede says:

    8 mars!?me thua gezuar sot,mua motres,bijes e nenes?!
    beni kombin te lire ,te kem paq brenda shtepise!
    mos te me vriten e digjen bijte emi,per ca pare e marrezi!

  10. Manovra politike says:

    Topi ,FRD,kerkon kualicion me LSi,partine me te koruptuar ne keto 8 vite,parti ne pushtet,pateric e PD-se.
    Kerkon kualicion me PD,pa Berishen!
    Te jete kaq naiv kreu i FRD-se?!
    PD nuk mund te kuptohet pa Berishen,Topi eshte nje pjese e organeve te Berishes.
    LSI,perjashto kupolen koruptive,eshte grupim politik i majte.Topi perbetohet se po punon per shkaterimin e te majtes,forcimin e se djathtes pa Berishen.
    Qellimi i Topit ne keto zgjedhje eshte ti rembeje elektoratin te djathteve dhe te majteve,mbase duke i genjyer me karamele zana.
    Dy miqte e ish Presidences,startojne duke formuar 2 grupime politike.Pse ?
    Kush ka qene aryeja qe i ka ndare?
    AK eshte distancuar nga PD-ja,qe ne fillimet e saj,FRD kerkon te luaj rolin e paterices se djathte,per PD.
    Topi nuk ka mbajtur qendrim te hapur per shitjen e hapsires detare shqiptare,ky qendrim e bashkon me PBDNJ-ne,pra eshte per kete ndarje.Mbase dhe Topi do kete marre pjesen e lobingut grek ne euro.
    Ne teresi ky pol ka detyre kryesore te forcoj pozitat e partise ne pushtet,ku rolin e paterices se majte do vazhdoj ta luaj LSI-ja dhe te djathtes FRD-ja.
    PBDNJ ne keto zgjedhje do testohet,ajo vjen ne kushte te tjera,i mungon arsenali ekonomik,pensionet e minoritarve dhe rumunve.Urejtja do beje te sajen.

  11. demirali says:

    O njerez, nuk duhet ndonje shkolle e madhe per te kuptuar se ky zoteri,Topi, don thjesht te hipi ne karigen e berishes. Ai eshte gati te beje koalicion me cilindo,s’ka rendesi, vetem qe berisha te largohet. Nje nder koalicionet e mundshme eshte ilir meta dhe shpura e tij, i cili duhet te ishte brenda tani, por kjo nuk ka rendesi per topin….

    1. I djathti i zhgenjyer says:

      Si duket e ke kuptuar drejt,,,sepse kjo eshte prerogativa sot..Largimi i Berishes…Mandej kush fiton kjo del ne plan te dyte !

  12. endri says:

    Z. Topi, ka nje kontradiksion logjik ne kete mes, sepse nga njera ane, na krijon pershtypjen, sikur Berishen e njohe thjesht, pasi mbaroi mandati i Presidences, nderkohe, qe ju keni qene n° 2 i asaj Partie, per nje kohe te gjate. Dmth, ofron nje shkeputje nga situata, duke krijuar nje imazh, sikur ishit kunder Berishes, nderkohe, qe ju benit karriere ne PD dhe te besh karriere ne PD, nuk mundesh te jesh efikas, po nuk ishe pro politikave te Berishes, te pakten dhe formalisht.

    Nga ana tjeter, kur flet per PS, se ajo ka bashkepunuar ne disa pika me Berishen, pra sipas jush eshte fajtore, ju ne ç’kamp keni qene??? Se me keto qe flisni, hyni ne nje terren irreal. Ju ishit atje zoteri, pjese e rendesishme e strukturave te PD, nuk mund te shkeputeni kaq thjeshte nga pergjegjesia dhe morali ne keto situata.

    Dhe se fundmi zoteri, nese keni idealin te beni shtet nje dite, ju lutem mos i thoni si pa te keq keto fenomene ‘ ja ne pergjohemi…po se kemi problem’ ‘ja ato pushohen nga puna pasi fotografohen me ne’…; Zoteri, ka nje prokurori ku behen denoncime, edhe nese ajo eshte jofunksionale, detyra juaj, eshte te denonconi, ate çka nuk eshte fenomen ligjor. Nese ju, nuk na e jepni kete shembull tani, se, jeni pro nje shteti ligjor dhe se nderrmerrni hapa per evidentime mosfunksionimesh, nepermjet procedurave zyrtare te çdo fenomeni te paligjshem, qe ju jeni deshmitar, duke i denoncuar ato, na i shuani shpresat, se me ardhjen tuaj, nje dite do te funksionoje siç duhet shteti i se drejtes ne Shqiperi.

    Modeli, nuk ofrohet vetem nepermjet principeve verbale, por paralelisht me to, nepermjet aksioneve konkrete, qe i bashkengjiten perpjekjeve per te bere te funksionoje nje shtet normal, ligjor, dhe demokratik.

  13. 8-mars says:

    -Te kam degjuar me vemendjedhe te pergezoj qe nga argumentet e deri te ngritja e tonit per reflektim.

  14. juli says:

    Sa komente te lodhura bejn injorantet shqiptare. Ai flet qart dhe shqip. Ose vazhdoni votoni plehrat, servilat, hajdutet, antishqiptaret qe e kan vjedh, shit e degjeneruar qe i pijne gjakun prej 70 vjet ktij vendi ose votoni te keqen me te vogel mes ktyre hajduteve qe ka skena e politikes shqiptare. Bamiri s’o burri me i mir ne bot se shqiptar te mir flejeni mendjen qe s’ka por ndryshimi vjen me vote per AK ose FRD. S’ka per tu bo mrekullia por boll i ushqyem kto kafshet e pyllit e malit qe kane zene karriget e mbajn me paret tona familjet e tyre me breza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje