Mamaja në gjyq, veshi djali me bluzën e ‘11 shtatorit’

7 Mars 2013, 18:19Lifestyle TEMA

Një nënë ka dalë në gjyq në jug të Francës për shkak se e kishte dërguar në kopsht djalin e saj me një bluzë ku lexohej “Unë jam një bombë” dhe “Lindur më 11 shtator”.

Sipas BBC, Bouchra Bagour, 35 vjeç, është raportuar në polici shtatorin e shkuar.

Ajo akuzohet se ka mbrojtur terrorizmin, por Bagour i ka hedhur poshtë akuzat.

Vëllai i Bagour, që ia ka dhënë bluzën vogëlushit trevjeçar, është po ashtu i akuzuar. Edhe ai i ka mohuar akuzat.

Vogëlushi quhet Xhihad.

Në bluzën e tij shkruhej: “Xhihadi, i lindur më 11 shtator”

Prokuroria ka kërkuar një dënim prej 1 mijë euro për gruan dhe 3 mijë euro për vëllain e saj.

10 komente në “Mamaja në gjyq, veshi djali me bluzën e ‘11 shtatorit’”

  1. mirel says:

    Mire ben, kur i mban Franca keta dhe nuk i kthen mbrapsht, me gjobe 1000 euro eshte qesharake.
    Bile dhe emrin femijes nuk duhet tja kishin lejuar.

    1. SRB says:

      Franca eshte mbushur me xhihadiste dhe minare.
      Shiko kombetaren franceze te futbollit, sa franceze ka?
      Ne te pakten, hiq Lilin e baces e ca te tjere, jemi te gjithe shqiptare!
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/11/albanian-independence-day-new-york-city_29.html

    2. Martin says:

      me pelqen emri i saj… Bushtra!

  2. sindikalisti says:

    Pse more mirel emeri kapistall eshte nuk tregon ate qe ti mendon.

    1. mirel says:

      Te pelqeka kapistalli mor sindi- kalist?

  3. LOLA says:

    gjobe vetem 1000 euro i kane vetem qe eshte simpatike se po te ishte si argita e kishte ngrene 3 milionshin

  4. *_Realist_* says:

    Po normal Bluza lejohet vetem me Bush,Mbretereshen REPTILE te Anglise,Obamen etj,te tjerat qe jane kunder rrymes nuk jane OK,po mbrojne Terrorizmin,rrofte NRWO.

    1. Tarzani says:

      Jetojm ne kohen e xhungles ku ligjin e ben i forti. Shembull luani thote un e ha zebren se keshtu ma do qefi, ujku thote un e ha delen se keshtu ma do qefi, luani thote cakallit se nese me ndihmon ta kap zebren te le nje kocke etj

  5. mirel says:

    Nuk ka te thote fare kush eshte me i forti.
    Francezet jane ne token e tyre dhe vendin e tyre.
    Ska kuptim te vije tjetri dhe te te gjuaje me gur ne shtepi tende.
    Thjesht eshte ofeze e hapur.
    Nqs duan xhihad dhe rregulla islamike te kthehen andej nga kane ardhur dhe te jetojne jeten qe deshirojne ne Xhihadland.

  6. Georges says:

    Zoti Mirel, c’fare do te mbjellesh do te korresh! Republika e Frances ka qene dhe eshte nje shtet qe nuk rron dot pa koloni. Kolonialistet franceze njihen per mizorite e tyre, “mal me kafka” ka ne muzeun vietnamez te luftes kunder kolonializmit francez! Por francezet kishin koloni edhe nje pjese te mire te Afrikes se veriut dhe asaj perendimore. Mizorite e francezeve ne Algjeri dhe Tunizi njihen boterisht, por jo nga ty mor Mirel trimi. Djamila Bouhired (e ke ne wikipedia) nje vajze e re u torturua nga djemte e edukur te frances deri ne c’perfytyrim dhe ajo u be simboli i luftes per clirimin e Algjerise, sikurse dhe Ali Pyka i cili quhej nga organizata terroriste franceze OAS si terrorist. Ti mase urren myslymanet, shprehu mor djale, sputa il rospo! Por duhet te dish se me urrejtje ndaj myslymaneve te botes arabe nafta nuk del ne bahcen tende, dhe ca me keq nuk je ti qe i njeh te drejten mamase se Xhihadit te jete apo jo shtetase franceze, ate keta myslyman franceze e kane fituar me shume dhimbeje, te kujtoj masakren e vitit 1956 kur lumi Sena u mbush me kufoma algjerianesh! sic duket ti e njeh shume pak historine dhe njeh mire servilizmin ndaj prepotenteve dhe drogen per te trashur koken ne vend qe te qrtesosh mendjen me dije te verteta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje