Duke u bërë gati për pak tym të shenjtë (FOTO)

9 Mars 2013, 19:24Lifestyle TEMA
Duke u bërë gati për pak tym të shenjtë (FOTO)

Zjarrfikësit u ngjitën sot në çatinë e Kapelës Sistine për të vendosur një oxhak për tymin që do t’i sinjalizojë botës se është zgjedhur një Papë i ri.

Kardinalët do e nisin konklavën e tyre për të zgjedhur liderin e ri të Kishës Katolike të martën pasdite.

Një zëdhënës i Vatikanit tha se paradite kardinalët do të zhvillojnë një meshë në bazilikën e Shën Pjetrit.

Askush nuk do lejohet të largohet nga kardinalët derisa të zgjidhet Papa i ri.

Ata do hanë dhe do flenë në Casa Santa Marta, ngjitur.

Tymi i zi nga oxhaku sinjalizon se nuk është zgjedhur Papa i ri.

Në rast të tymit të bardhë, rezultati ka qenë pozitiv.

Lajmin për Papën e ri e presin rreth 1.2 miliard katolikë.

Në votim marrin pjesë vetëm kardinalët nën 80 vjeç.

61 vijnë nga Europa, 14 nga Amerika e Veriut, 19 nga Amerika Latine, 11 nga Afrika, 9 nga Azia dhe 1 nga Oqeania.

3 komente në “Duke u bërë gati për pak tym të shenjtë (FOTO)”

  1. flm says:

    po nuk ke q,,e nje 11 vjecar……nuk zdgidhesh kurre

  2. nua says:

    hahaahahaahaha ktyne tymi i ka dal me kohe hahahahah pun pedofilash plehra.

  3. Zigur Qarri says:

    thuj shyqyr qi nuk besojn burrin plak te aishese se kush e di cdo kishin bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje