TemA TV/ Arsimi, FRD: Buxhet 5% dhe arsim të mesëm të detyrueshëm (VIDEO)

9 Mars 2013, 18:17Sociale TEMA

Fryma e Re Demokratike organizoi një tryezë të rrumbullakët kushtuar programit të saj për arsimin.

Në këtë tryezë ishin të pranishëm ekspertë të fushës arsimore, drejtues të arsimit si dhe përfaqësues të grupeve të interesit. Në prani të pjesëmarrësve, kryetari i FRD-së, Bamir Topi, theksoi se kjo tryezë ka qëllim të dëgjojë mendimet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve rreth problematikave dhe zgjidhjeve për arsimin.

Drejtuesi i departamentit të arsimit në FRD Prof.Dr Edmond Dragoti shpalosi programin e propozuar nga FRD për arsimin i cili përmbante:

-Rritje 5% të buxhetit shtetëror për arsimin.

-Akreditim perëndimor i universiteteve.

-Arsimim i detyrueshëm i mesëm.

-Financim shtetëror vetëm kur universitetet të vetëdeklarohen jo-fitimprurëse.

-Menaxhim financiar të pavarur në shkolla.

-Shkollim të emigrantëve nëpërmjet emisioneve televizive publike të posaçme.

Kryetari i FRD-së shtoi se një politike që ndahet nga ekspertët është e dështuar. Topi theksoi se FRD do të do të mirëpresë vërejtjet dhe sugjerimet nga ekspertët për hartimin e  programit final i cili do të paraqitet në muajin prill.

Ndërkaq ekspertë të tjerë, përfshirë edhe prof. Bexhet Arbana, theksuan nevojën e depolitizimit dhe departizimit të sistemit arsimor shqiptar.

1 komente në “TemA TV/ Arsimi, FRD: Buxhet 5% dhe arsim të mesëm të detyrueshëm (VIDEO)”

  1. Cekuri says:

    Po ore do beni arsimin e mesem te detyrueshem, do beni dhe te lartin, do zhdukni arsimin publik dhe do kemi vetem shkollat tuaja private qe te zhvasni kete popull kot te hipnotizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje