TemA TV/ Rama në Malësi të Madhe: Ndryshim rrënjësor për bujqësinë, kush do punë, të nxjerrë Saliun pa punë (VIDEO)

10 Mars 2013, 19:41Sociale TEMA

Në vijim të rrugëtimit për prezantimin e programit për një Rilindje Shqiptare, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i shoqëruar edhe nga deputeti Paulin Sterkaj ka zhvilluar një bashkëbisedim në Malësinë e Madhe.

Kryesocialisti ka folur për drejtimet kryesore të programit të PS, kryesisht për prioritetet ekonomike, sistemin fiskal, sistemin shëndetësor e atë arsimor, por sigurisht që në pjesën më të madhe te fjalës së vet është ndalur në atë çfarë parashikon programi për një Rilindje Shqiptare për fshatin dhe rimëkëmbjen e ekonomisë fshatare.

“Kjo është një situatë e padurueshme dhe e patolerueshme dhe ne do ta ndryshojmë këtë situatë. Me votën për Partinë Socialiste në 23 qershor të gjithë duhet ta kuptojnë se nuk do të japin një votë për tifozllëk, por do japin një votë për një program që do të ndryshojë situatën ekonomike, do të ndryshojë situatën në sistemin e shëndetësisë dhe kujdesin shëndetësor për njerëzit, do të ndryshojë situatën në fshat, ku ne jemi shumë të vendosur që të bëjmë disa politika shumë të reja nxitëse, për të lehtësuar njerëzit që duan të jetojnë me punën dhe tokën, në bujqësi apo në blegtori, duke ulur kostot e prodhimit dhe duke u dhënë mundësi që të dalin në treg dhe të shesin. Sot ne jemi këtu në një zonë që qysh në kohën e Skënderbeut ka prodhuar dhe ka eksportuar, ndërkohë që tani e dinë mirë se sa shumë ka rënë fuqia prodhuese e kësaj zone dhe sa shumë ka rënë fuqia e familjeve për të jetuar më prodhimin bujqësor dhe blegtoral.

Zanatet në Shqipëri po zhduken. Dhe ndërkohë që Gjermania, Italia, Franca, të gjitha vendet e zhvilluara, investojnë tek zanatet dhe ju thonë të rinjve që disa do të shkojnë në universitet, disa të tjerë do marrin zanat. Dhe u japin një shkollë ku marrin një zanat, hapin një biznes dhe për këtë arsye biznesi i vogël në vendet e zhvilluara është baza e ekonomisë dhe është baza e fuqisë blerëse të familjes, këtu shkollat profesionale janë zhdukur. Ashtu si kundër ne nuk kemi qar ta imagjinojmë një të ardhme ndryshme në qoftë se ne nuk investojmë në fshat, në qo fto se ne nuk investojmë në prodhimin bujqësor dhe blegtoral. Po si mundet ne të shkojmë përpara me fshatin, në qoftë se edhe në fshat nuk investojmë në zanat, në teknikët e bujqësisë, teknikët e blegtorisë. Kjo është një nga sfidat tona dhe ne duam që ta rrokim edhe këtë sfidë për t’u dhënë mundësinë të rinjve që të punojnë me zanatin e tyre dhe jo vetëm të punojnë, por dhe të fitojnë lekë. Të fitojnë lekë dhe të mund të mbajnë nesër familjen e tyre me një biznes të vogël.

Nesër si kryeministër unë do të vij këtu po njësoj dhe do të jem pranë çdo fermeri dhe çdo grupi fermerësh që kanë një problem për të zgjidhur për prodhimin e tyre. Ne nuk do të lëmë me prodhime që të bllokohen nga interesa klienteliste, korruptive dhe monopoliste dhe unë do të jem mbrojtësi më i flaktë i të prodhimit të çdo bujku dhe fermeri shqiptare në gjithë Shqipërinë. Transformimi në fshat do të jetë i jashtëzakonshëm sepse njerëzit do të fillojnë t’ja shohin hajrin prodhimit të mundit dhe të sakrificave të tyre dhe duke u bërë kështu zot në shtëpinë e tyre, jo me çifte për të mbrojtur shtëpinë nga hajdutët, por me punën e tyre dhe me respektin që vjen nga puna,” tha Rama.

“Kush do punë, duhet të heqë Saliun nga puna. Kush nuk do të shkojë në azil, duhet të çojë Saliun në azil, ai është moshë e tretë”, tha Rama.

23 komente në “TemA TV/ Rama në Malësi të Madhe: Ndryshim rrënjësor për bujqësinë, kush do punë, të nxjerrë Saliun pa punë (VIDEO)”

  1. arsen says:

    Ke te drejte mer vella!
    Po a ka me kara se ata?
    Te gjithe duan te justifikojne vjedhjet.
    Te gjithe e dine qe jan bere PISS.
    Edhe sikur Saliu te ike…SKA ZOT QE JU MUSH MENIEN DEMBELEVE QE TI KTHEHEN PUNES!
    Shqipetaret duan vete DDRRUU

    1. PS= rilindje gangsterash says:

      Ky me shume bene fushate per saliu se per veten, me shume e nxjerr prej goje emrin e saliut se te vetin :D….per ata nuk eshte e thene te fitoj se eshte i prirur te jetoj i deshtuar.

      1. NINI says:

        ESHTE SALIU QE PERMEND GJITHMONE EDI RAMEN NE CDO KONFERENCE QE BEN E JO E KUNDERTA. PARTIA SOCIALISTE KA TE DREJTE QE TA PERMENDE SEPSE ESHTE NE OPOZITE

      2. Dyrrhu says:

        Zoti Rama e merr në gojë Sali Berishen vetëm për intresa të Shqipërisë dhe popullit të saj.
        Një gjë që nuk e dëgjova nga zoti Rama ishte se i papuni për të filluar punën duhet ta bëj të papunë Sali Berishen. Dakord, por për këtë gjë duhet thënë se të gjithë ata që janë të papunë vetëm një njeri duhet ta lënë të papunë, pra vetëm Sali Berishen. Një njeri që pengon perparimin e Shqipërisë, punësimin e shqiptarëve duhet hequr dhe dita kur mund të heqet penguesi është 23 qershori 2013. Dilni punoni më 23 qershor, punoni vetëm pak, mos e votoni njeriun që iu la të papunë, të pashpresë dhe të paperspektivë.
        VOTONE RILINDJEN E SHQIPËRISË!

      3. tatimet tona says:

        Neve ne Vlore po na mbysin. Kerkojme shpetim. Po na kerkohen nga 100mije leke te vjetra per njeri qe punojme ne administrate shteterore se i do saliu te beje fushate. duan te mbledhin 70 milion leke per fushate. ky eshte krim, kjo eshte e turpshme. po na marrin =parate per ate qe duan te na vjedhin me pas.

        1. Turi says:

          o vella e di kush eshte e bukura qe sbesojne kur u them miqve te mi nga Tirana qe neve na rrjepin nga leket tani per fushate! Mos ca koke po he se deri ne 23 do bejne gam gam

    2. E.H says:

      e di si eshte puna o njerez…jam i sigurt qe Rama sdo jete si Saliu, jam i sigurt qe Rama do sjelli nje ndryshim ne konceptimin e shtetit e te pushtetit, jam i sigurt qe Rama nuk do na detyroje ne nga Vlora psh te paguajme rreth 100 000 lek per fushaten e Sali Qenit e PD vetem sepse jemi ne shtet..jam i sigurt qe sdo i trembi aq shume njerezit sa te kene tmerr te thone me ke jane! Jam i sigurt qe perpos ekonomise, Edi do rilindi NJERIZIT!

  2. Horri i Bulevardit says:

    KUSH DO PUNE, DUHET TE NXJERRI SALIUN DHE ILIRIN PA PUNE

  3. Meleku says:

    Sikur te isha 20 vjeç do te shkoja me gjithe deshire te jetoja dhe te punoja ne fshatin tone socialist!

    1. arjana says:

      Ti Melek vafshe ne gopin e asaj qe te ka dhjere..more finderrine e berishes

      1. Toni.I. says:

        HHHHHAAAAAAAAAAA Arjana je komenti 1 pèr sot,Respekte.

        1. O_o says:

          Sa vlersohen te sharat ne kete vend, eshte per tu pasur zili ? Sa me alabak/e , aq me i/e respektuar.

  4. RILINDASIT E LESHIT says:

    MARTOHET MESUESJA NJE TRAKTORIST MERR,GEZOHUNI GJITHE FSHATI SOCIALIST

  5. edi says:

    koperativat do ti ktheje perseri ky idioti suma

    1. alo says:

      jo koperativ po pak shum her me pak se paku i koperatives !
      Dhe ske faj ti o njeri se je mesu tu honger buk me krup e me vaj , po ske faj se ke fitu imunitet dhe ste ben shum pershtypje . Po fol fol ti se e ke ne terezi se ti po cyryk ke me ngel ose ndoshta je nje nga ato qe e ma sala sy syt e ballit !

  6. Mark Doda says:

    Poooooooooo ,ashtu eshte z.Rama .Ke aq shume te drejte ne ate qe thua ,
    sa cdo tentative per te kundershtuar Gandizmin tat do ishte “e kot”!
    Mesiguri qe kta do e lene pa pune kryekriminelin berisha ,pasi ai ne bashkpunim me mafien nderkombetare qe po e financon ate ,do vjedhe bashke me trut e naiveve shqipcar edhe Zgjedhjet e 23-it o “Kryeministri Endrrimtar”
    Gandizmi i perket Indise .Shqiptaret ndryshojne nga Indianet jane me pran majmunit .Si nuk u lodhet duke experimentuar me kte popull ,me te tilla fillozofira qesharake , kur perball keni nje kafsh shpellash i cili largohet vetem me plumb . Mjer Shqiperia kur e kane vene poshte nji grup cubash o ju dhjefsha mu ne politike juve .Ju skeni sy ne balle ,ju duket nji kafsh nji kriminel si politikan si pushtetar ,prandaj ka degjeneruar ai vend ne afganistan .

  7. arra gungse says:

    Po si flisni me kete gjuhe more adhurues te kaosit dhe rumpalles Shqiptare.Ti melek e ti rilindas. Mos po ju pelqen qe njerzit po vriten perdite prej qefit se sdine cte bejne?.A po ju pelqen qe njerzit kane braktis fshatin sepse nuk jetohet?.Ju pelqen qe te “fortet” rembejn toka e ndertojn kuturu me dhune.A ju pelqen qe Tirana po pergjaket nga vrasjet?.Ne cilin vend te botes jetohet vetem nga mallrat e skaduara qe vijn nga jasht si ne shqiperi.Atje jeta ska taban. juve ndoshta i takoni atyre te “forteve” por me siguri edhe juve do keni ne rrethin tuaj femije qe duan te shkojne ne shkollen prane shtepise.ose do keni te moshuar qe kane nevoje per sherbime mjekesore pa ju dashur te shesin shtepin per nje operacion te apandesitit.Programi qe paraqet Edi Rama eshte i mrekullueshem e ska te beje fare me komunizmin qe permendni juve.Gjithe vendet e zhwilluara e kane kete bazament prandaj jane edhe ketu ku jane.ju pelqen qe shfrytezohet njeriu nga njeriu se e keni me te lehte te lyeni durt me gjak sesa me i pas me kallo. Fodulle te medhenj jeni,,,.

  8. DINO says:

    “Kush do punë, duhet të heqë Saliun nga puna. Kush nuk do të shkojë në azil, duhet të çojë Saliun në azil, ai është moshë e tretë”

  9. Geni says:

    Bravo Rama vazhdo shko ne cdo cep te Shqiperis , zgjerohi me shum forcat se duhet te luftojm per te fituar me vullnet . Dhe kjo eshte gjeja me e mir te shkosh ne te gjith cepet e ksaj toke , do te behet toka jom tashme sepse kemi forcen e duhur . RILIDNJE

  10. Geni says:

    Vazhdo Rama zhgjeroje veten ne cdo cep te Shqiperis sepse vetem ashu eshte forca me e fuqishme . Rilindje dhe vetem Rilindje .

    1. lilo says:

      O RAMUSH MOS MASHTRO KAQ SHUME ,SE MALOKET E SHKRETE I HAJNE TE GJITHA
      AQ KANE ATO NE KOKE ME TE ZGJUAR SE KY POPULL JANE DHE GOMERET.
      PER HIRE TE INERESIT QE KE ,PER TU BERE KRYEMINISTER PO I PREMTON BOTEN KETIJ
      POPULLI I CILI ESHTE KATANDISUR SIMOS ME KEQ ,POR DUHET TE SPJEGOSH SI DO TI
      BESH TE GJITHA KETO ?????? MOS VALLE ME SHKOPIN MAGJIK.
      NE NJE KOHE QE EUROPA PO VARFEROHET CDO DITE E ME SHUME , KUR NE EUROPE NUK
      KA PUNE ,PER ARSYE SE MBYLLEN FABRIKA ,SI MUNDESH VALLE TE BESH CUDIRA.
      O POPULL MOS U MASHTRONI KAQ LEHTE ,MOS VOTONI PER TIFOZLLIK
      HIDHNI SYTE NGA EUROPA SHIFNI , DEGJONI TE VERTETEN SE CFARE BEHET .
      TEORIKISHT DIN TE FLASIN TE GJITHE SI KY PALLA , POR NE PRAKTIK NUK E ZBATON .
      MUNDET TE HAPEN SHUME SHKOLLA PROFESIONALE ,POR KU DO TE PUNESOHEN????
      O RAMUSH NUK JE TI I BESUARI I SHQIPETAREVE ,TI JE VETEM I BESUARI I SALES
      KETE E DIN POPULLI QE ATIJ NUK DO TI HYJE NJE GJEMB NE KEMBE , GJITHASHTU E KE
      VERTETUAR DHE VETE ME QELLIM QE POPULLI MOS TE PRESI QE AI TE DALI NE BANKAT
      E TE AKUZUAREVE BASHKE ME FEMIJET E TIJ QE KANE BERE KERDINE NW KETW VEND.
      TURP TE KENE ATA TIFOZE MASKARENJ FELLIQESIRA QE PA TRU NE KOKE DUAN TE JAPIN VOTEN

  11. Fllad says:

    O komentues, por keni rrjedhur qe lexoni se cfare pjerdh PS= rilindje gangsterash , apo melek apo leshi me qime i saliserbit.Lerini te lepijne kocken rehat se nuk kane gje tjeter se cfare te bejne.

    Ju qelbesirat e shpellave edhe 500 vjet te rini me shpellarin tuaj nuk ju ben pershtypje se ju nga shpellat dhe nga dhite vini.
    Pastaj ku ka me mire, keni shpellat ne mal keni dhe shtepi dhe toka te zaptuara ne fushe, energji elektrike dhe uje nuk paguani se jeni shpellare, ne administrate te shtetit jeni punesuar se jeni shpellare.

    PO CDO GJE KA NJE FUND DHE SE FUNDI ERDHI DHE FUNDI JUAJ!

  12. alban4eva says:

    bujqesia nuk gjallon (egziston) me ne Shqiperi, qe kur ka ardhur S-haleja ne pushtet.. kane zbritur shpellaret dhe kane “xanun” te gjitha tokat dhe as mendohet qe te kthehen me ne shpellat e tyre perseri.. nje here ne 500 vjet vjen nje rast i tille dhe kete rast ua solli kryeshpellari i tyre, S-halè haleja.. keshtu qe ne keto raste duhet revolucion, vetem revolucion. shpellari nk e kupton gjuhene dialogut dhe te kultures, ai eshte mesuar me comange kokes..!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje