TemA TV/ Topi në Poliçan: S'ka makijazh që rregullon imazhin e shëmtuar të qeverisë Berisha (VIDEO)

10 Mars 2013, 19:53Sociale TEMA

Pas Elbasanit, liderët e Frymës së Re Demokratike diskutuan me simpatizantë dhe mbështetës të kësaj force në Poliçan,projektin politik dhe ekonomik në kuadër të zgjedhjeve të 23 qershorit.

Kryetari i FRD-së Bamir Topi u tha të pranishmëve se politika e vjetër është shndërruar në problem për qytetarët shqiptare sepse është një politikë larg realitetit të vendit.

“Kryeministri i vendit në vend të marrë pjesë në takime të drejtpërdrejta  me qytetarët, fshihet pas realitetit të tij virtual,duke bërë që hendeku midis këtij kryeministri abuziv dhe popullit të jetë shumë i thellë. Ky kryeministër është në hall sepse ndjen fundin e tij dhe të politikës anti-qytetare. FRD ka filluar takimet nga afër  për të parë problemet reale dhe për të marrë këshilla në mënyrë që t’u përgjigjet nevojave dhe problemeve të qytetarëve në program dhe në qeverisje pas 23 qershorit,” tha Topi.

Duke folur për ceshtjet financiare të ambasadës shqiptare në Uashington, Topi akuzoi qeverinë për mungesë totale të kujdesit për ambasadën më të rëndësishme në botë.

“Kryeministri ka bërë që përfaqësimi i shtetit shqiptar në nivel ndërkombëtar të ndryshojë për keq. Nuk ka makijazh që rregullon imazhin e shëmtuar të qeverisë Berisha,” theksoi kryetari i FRD-së.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së Gazmend Oketa shprehu bindjen se më 23 qershor vota e qytetarëve të Poliçanit dhe të gjithë Shqipërisë do të rrëzojë filozofinë e vjetër dhe fitorja e FRD-së do ta verë shtetin në funksion të qytetarëve.

8 komente në “TemA TV/ Topi në Poliçan: S’ka makijazh që rregullon imazhin e shëmtuar të qeverisë Berisha (VIDEO)”

  1. LOLA says:

    sa qejf e kam kete Bamirin ka lezet kur e shef e jo me dalin ca qe presin te djelen te lajne koken dhe merren me politike

  2. tamam lolita ashtu them edhe une,,,kush eshte kondra berishes me duket shume i bukur,,ska rendesi se cfare teveqeli eshte apo jo?

  3. LOLA says:

    edhe kur ka qene me perpara me berishen me ka pelqyer me pelqen menyra si flet paraqitja dhe bamiri me duket gje e zgjuar pavaresisht se ca e ca e shofin me sy tjeter po ne na pelqejne te kemi ne krye injorantet hajdutat dhe te na terheqin per hunde

    1. Ben Chicago says:

      eshte nje çike pusht ky
      porpushtlleku nuk i prishka pune demonkracise

  4. valter says:

    Bamiri eshte nje personalitet dhe uroj qe ne keto zgjedhje te fitoj!

  5. aqifi says:

    O LOLA KE TE DREJTE,GJYNAH QE JAM MASHKULL DHE I VETEM ,SKAM MUNDESI,POR TE SUGJEROJK TA MARRESH NJE NATE PER DARKE SE ESHTE PATERICA ME E SHENDETSHME E sALES PAS iLIR mETES.

  6. aqifi says:

    O LOLA KE TE DREJTE,GJYNAH QE JAM MASHKULL DHE I VETEM ,SKAM MUNDESI,POR MEQE E KE KAQ QEJF TE SUGJEROJ TA MARRESH NJE NATE PER DARKE SE ESHTE PATERICA ME E SHENDETSHME E SALES PAS ILIR METES.

  7. mira says:

    Lola edhe une me ty jam qe Bamiri eshte çun i mire por si politikan eshte ca rufjan.
    E para pranoi te vije me vota te trafikuara midis Nano pijanecit dhe salikurves.
    E dyta qellimisht e la te degjeneronte puna ne kete derexhe qe uji te vinte tek mulliri i partise se tij.
    Une jame qytetare qe nuk dua tja dije nga politika dhe me duhet mireqenie dhe siguri per familjen time, gje qe Bamiri si president nuk e beri,( aq sa te mundte) pavaresisht se serbi i tropojes ishte nje kuçeder.
    Por po te ishte se kjo e justifikon, po behesha une presidente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje