Ekspertët flasin për VOA-n: Ambasadat janë edhe zyra lobimi, kompanitë si Podesta janë shumë të shtrenjta

11 Mars 2013, 20:22Politika TEMA

Gjendja e vështirë e ambasadës shqiptare në Uashington ka hapur debate në Shqipëri lidhur me shpenzimet e qeverisë për grupet e ndryshme lobiste këtu në Amerikë. Lobizmi në Uashington është një praktikë e njohur, dhe pjesë e pandashme e politikës amerikane. Grupe që mbrojnë interesa të caktuara brenda vendit, por edhe të qeverive të huaja, zhvillojnë një veprimtari aktive për të ndikuar mbi Kongresin apo administratën në mbrojtje të interesave të caktuara. Dy ekspertë shpjegojnë se si funksionon lobizmi në Uashington. 

 

Uashingtoni është epiqendra e politikës jo vetëm amerikane, por edhe globale. Mbi 175 vende kanë në kryeqytetin amerikan misione të përhershme diplomatike, ku madhështia e vilave luksoze është sinonim për statusin ndërkombëtar të vendit që përfaqësojnë. Kjo duket qartë në bulevardin Massachusetts, që njihet nga vendasit si rruga e ambasadave.

Profesor Steve Billet i universitetit “George Washington”, thotë se ambasada është kartëvizita e parë e një vendi në kryeqytetin amerikan:

“Gjithmonë i jam përmbajtur bindjes se ambasadat janë në shumë forma zyra lobiste për qeveritë e huaja këtu në Uashington. Mjafton të shohësh aktivitetet që kryejnë: ato përpiqen të nxisin qeverinë amerikane të miratojë politika që favorizojnë qeverinë e huaj në fjalë. Kjo, në mungesë të një termi më të mirë, quhet lobizëm”.

Por aktiviteti i ambasadës ka kufizimet e tij, gjë që e bën të nevojshme për qeverinë të punësojë lobistë profesionistë, shpjegon Profesor Billet:

“Shumë ambasada gjatë viteve kanë punësuar ekspertë në Uashington, për të përfaqësuar interesat e tyre, të nisur nga bindja se diplomatët e tyre, të cilët nuk kanë përvojë të mëparshme në funksionimin e Kongresit, nuk njohin nga brenda si funksionon administrata amerikane, nuk kanë njohuritë e nevojshme për të manovruar në një sistem të ndërlikuar dhe për të ushtruar ndikim në vendim-marrje”.

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës Kombëtare për Veprimin Civil, Ilir Zherka, ka një përvojë të pasur në lobizëm si në interes të kauzës shqiptare gjatë dhe pas luftës në Kosovë, ashtu edhe me përpjekjet e kryeqytetit të vendit, Uashington, për të siguruar përfaqësim të plotë në Kongres. Ai pohon se një qeveri, që të ushtrojë një ndikim të efektshëm në Uashington, duhet të ketë një strategji me 3 drejtime kryesore: praninë diplomatike përmes ambasadës, punësimin e lobistëve si dhe një lidhje funksionale me komunitetin etnik brenda Shteteve të Bashkuara, që ushtron presion nga poshtë në sistemin qeveritar:

“Roli i ambasadës është të forcojë marrëdhëniet, dhe e dyta, të zhvillojë aktivitetet për arritjen e objektivave që ka. Një nga mënyrat për ta realizuar këtë është përmes ambasadorit dhe stafit të ambasadës. Por nëse janë të zgjuar, ata punësojnë lobistë që janë të pajisur me njohuritë e brendshme mbi funksionimin e sistemit dhe kanë lidhje me administratën dhe Kongresin, që i shërbejnë interesave të qeverisë në fjalë. Por vendet efektive kanë edhe lojtarë nga jashtë, shoqata jashtë sistemit institucional politik – si komuniteti etnik, siç njihen ndryshe ‘lobi shqiptar’, i përbërë nga aktivistë shqiptaro-amerikanë”.

Lobizmi i suksesshëm, vazhdon më tej zoti Zherka, ka kosto të lartë. Sipas dokumenteve të fundit të bëra publike nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, Shqipëria ka shpenzuar 1 milion e 157 mijë dollarë gjatë vitit 2011 për firmat lobiste Patton Bogs dhe Podesta:

“Mendoj se është një hap shumë i mençur të përdorësh firma të huaja lobiste. Do t’i thosha çdo vendi, jo vetëm Shqipërisë, që kur përdorin firma të tilla, t’i përdorin me mençuri, pasi janë shumë të shtrenjta. Ato ofrojnë njohuri të vlefshme mbi mekanizmin e sistemit, si dhe lidhje me nivelet e larta të qeverisjes. Por fondet duhet të përdoren me kujdes të madh: duhet ushtruar presion mbi këto firma që marrin pagesë të rregullt mujore, që qeveria të garantojë se po siguron synimet e dëshiruara për shpenzimet që bën”.

Dhe mbi të gjitha, thekson aktivisti veteran, këto shpenzime nuk duhet të bien në kurriz të funksionimit normal dhe aktiv të ambasadës shqiptare në Shtetet e Bashkuara:

“Shqipëria ka një ambasadë shumë të bukur që qëndron e mbyllur prej një kohe të gjatë. Duhet të hapet, duhet të jetë plotësisht funksionale. Shqipëria duhet të hapë dyert e ambasadës për miqtë amerikanë. Kjo kërkohet nga një vend. Ky është dallimi mes një vendi funksional dhe që i konsideron marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara si të rëndësishme dhe një vendi me probleme. Është e papranueshme që në Shtetet e Bashkuara të kesh një ambasadë në mes të Uashingtonit që qëndron e mbyllur dhe nuk funksionon. Ambasada duhet të jetë si një shtëpi e hapur. Kjo është tradita shqiptare”.

Si në aspekt tjetër të funksionimit të shtetit, shprehet zoti Zherka, edhe zhvillimi i aktivitetit diplomatik dhe marrëdhënieve ndërkombëtare kërkon një analizë të ftohtë të strategjisë së ndjekur, objektivave të caktuara dhe arritjeve të deritanishme dhe modifikimit të politikave të ardhshme në bazë të kësaj analize.

9 komente në “Ekspertët flasin për VOA-n: Ambasadat janë edhe zyra lobimi, kompanitë si Podesta janë shumë të shtrenjta”

  1. Te gjitheve na duhet volut. says:

    Shqipëria ka shpenzuar 1 milion e 157 mijë dollarë gjatë vitit 2011 për firmat lobiste Patton Bogs dhe Podesta:
    Zoti Zherka,kjo nuk eshte shifra reale e pageses,pjesa tjeter merret nen dore,i shmanget taksave ne SHBA.
    Permbajtja e kerkesave per te lobuar prane Qeverise Amerikane,duhet ti “lexohet” dhe mos shikohet se sa paguan “hallexhiu”.Kur keto kerkesa bien ndesh me parimet demokratike,kete lobing une e quaj KORUPSION te ligjeruar.
    Mbijetesa e diktatorve,duke lobuar,eshte tregues i ketij korupsioni te ligjeruar !
    Kur ne intervisten ne top- channel degjon se qeveria amerikane nuk vepron me lobistet por me ambasaden shqiptare ne Amerik,revoltohesh.
    Me ke ambasade,me ate qe nuk ka karburat te vije ne bisedime.
    Mos u tallni zotrinje me nje popull te varfer,por jo budalla.

    1. PO MIRE E KA EKSPERTI PO NE CFARE TI BEJME QE NA VJEDH DITE E NATE VETE QEVERIA JONE – DHE E KEQJA ESHTE SE SA HERE E HEDHIM ME VOTE, AJO SHKON E NA I VJEDH EDHE ATO

      1. wwww says:

        Berishi eshte gati me na shit te gjithve, ca i ka ai ca milion me fsheh doren ne Amerik? Ket nuk e heq amerikani, po duhet me e hek vet na ne zgjedhje

      2. stela says:

        Qeveria po ben cdo perpjekje qe Uashington te mos shikoje cfare po bejne keta ktu. Vetem harrojn se US ka ambasad ne Tiran dhe e shofin nga shum agfer situaten. Dhe nuk mund te mos shohin se i gjith populli shqiptar po kerkon ndryshim

    2. lum na says:

      Qeveria shqiptare po perpiqet qe pas firmave lobiste te fshehe interesat e qelbura te pushtetit qe vret qytetaret e tij. Dhe sigurisht pastaj qe te mbroje vjedhjen e zgjedhjeve sepse e di qe nuk ka shanse ta votojne normalisht shqiptaret.

    3. burokrati says:

      Sali Berisha mendon se do mjaftoj qe te paguj ne Amerik per te fitu ktu. Po ne kemi shume llogari te hapura me ket qen prej 22 vitesh dhe ne 23 qershor nuk kemi me ia fal.

    4. e/ says:

      Sikur te kishte ber ndonje pun keo vite edhe mund te shkonte kjo.
      Po me kta qe vec kan vjedh gjat gjith kohes nuk ka ku te rri fare kjo pun. PD esht nje stan me lepuj qe drjetohet nga nje qelbes.

    5. Matrapapupa says:

      Matrapapupa, matrapapaaaaaa
      Qeveria plot hojduta
      dun me u bo tmire me amerikonin
      po me popllin e tyre qe si shef dot me sy?
      Kan me marr te gjatin per zgjedhje

  2. Thone se ne dimrat e medhenje , si ky qe ka sjelle qeveria Berisha ne Shqiperi ,ujqerit mbesin pa ushqim dhe ne raste te tilla , ata hane njeri tjetrin . Keshtu po ndodhe edhe tani ne qeveritaret e sotem . PARAT e fituara me djersen e popullit i vodhen ,i shperdoruan ne menyra dhe rruge anti ligjore dhe anti kombetare. Tani s’u ka ngele tjeter vec te kundershtojne ,pse jo dhe te eliminojne njeri tjetrin. Deri dje ,sa ne arken e shtetit kishte PARA , ky zoti ambasador ne Uashington nuk u ndje fare . Tani qe amerika ja ka filluar te ja kthej kurrizin qeverise se tanishme ,kuptohet se edhe aktiviteti dipllomatik (ose lobimi )i saj ka rene . Tani ky koqe ambasadori i tanishem PJELLE E SISTEMIT QEVERISES per te dale i lare per dobesite e punes se tije , mudohet te gjeje rruge per justifikim . Te kerkosh para sot nga arka e PUSHTETIT BERISHA eshte njesoj si te kerkosh uje ne shkretetirat e Saharase ,apo te Arabise SAUDITE ,biles ne kete te fundit gjene nafte dhe se……Genjeshtrave te berishes per mrekullite e qeverisjes se tij po ja cjerre masken ,TOP CENELLI ME DY HOMURISTET E MREKULISHEM ,Sajmirin dhe Doktorin . GJendja ku jane katandisur shkollat ne zonat e thella ,rruget e ketyre aneve shkaterruara krejtesisht , kur dihe se , ne sistemin e me parshem , te pakten i kishem te shtruara me cakull dhe te niveluara , kurse sot gjendja e tyre eshte simos me keq .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje