TemA TV/ Shqipëria nën mbretërinë e ujit (VIDEO)

14 Mars 2013, 18:33Sociale TEMA

Kanë mjaftuar 24 orë shi për të përmbytur Shqipërinë. Qytetet kryesore në vend, për shkak të reshjeve të shumta dhe mungesës së kanalizimeve, janë nën mbretërinë e ujit. Vlora, Durrësi, Lezha, Shkodra, e akse të ndryshme të Tiranës thuajse kanë qenë krejtësisht nën ujë.

Vlorë

Vlora është qyteti më i prekur nga moti i keq i ditëve të fundit. Përveç përmbytjes së rrugëve, qyteti në pjesën më të madhe të tij është në terr. Në zonat periferike të Vlorës dhe fshatrat e jugut ka ndërprerje të energjisë elektrike. Shirat e fuqishëm dhe era e fortë ka detyruar kapitenerinë e qytetit të mbyllë portin e Vlorës. Prej dy ditësh tragetet e linjës Brindizi- Itali kanë anuluar çdo udhëtim. Ndërsa anijet e tonazhit të rëndë janë në det të hapur në pritje për tu ankoruar në port. Shirat e dendur thuajse kanë bllokuar çdo lëvizje në det, por kapiteneria e portit të Vlorës raporton se ka marrë të gjitha masat për të parandaluar çdo incident në rast të përkeqësimit të motit.

Korçë

Deri në mesditën e së enjtes rreth 100 hektarë tokë në fushën e Maliqit rezulton e përmbytur. Reshjet e shiut kanë bërë që sipërfaqe të konsiderueshme toke e mbjellë kryesisë me grurë dhe elb të jenë përpirë nga uji. Lajmi është konfirmuar edhe nga kryetari i komunës Libonik, Petrit Kupe, sipas të cilit shiu ka përmbytur vatra të konsiderueshme toke. Kupe ka deklaruar se situata paraqitet më problematike në tokat bujqësore pranë Pyllit të Fazanëve, e cila përshkruhet nga lumi Devoll.

Lezhë

Lagje të tëra dhe rrugë krejtësisht të bllokuara, është ajo çka kanë shkaktuar reshjet e shiut në qytetin e Lezhës. Kështu, lagja 11 Janari pothuajse ka qenë krejtësisht e izoluar nga uji. Po ashtu dhe në disa blloqe pallatesh në qendër të qytetit, banorët pothuajse e kanë pasur të pamundur të lëvizin. Sipas raportimeve, hyrjet në pallate janë izoluar plotësisht, ndërsa uji grumbullohet pikërisht nga prurjet e kanaleve kulluese të rrugëve. Pusetat dhe kanalet kulluese thuajse janë jashtë funksionimit. Nëncentrali elektrik i qytetit ka pasur probleme nga përmbytja.

Durrës

Komunat Bubq dhe Fullan janë krejtësisht të përmbytura, ndërsa rrugët e qytetit të Durrësit thuajse ishin të pakalueshme gjatë së enjtes. Reshjet e shumta kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në kodrën e Currilave, si dhe në disa banesa në lagjen periferike në Porto Romano, në Durrës. Nisur nga situate e krijuar, prefekti i Durrësit ka kërkuar mbledhjen e Shtabit të Emergjencës së bashkisë së qytetit bregdetar, për marrjen e masave lidhur me rrëshqitjet në Kodër- Currila, si dhe banesat e ndodhura në zonat e përmbytura.

Shkodër

Reshjet e 24 orëve të fundit kanë përmbytur krejtësisht zonën e Nënshkodrës. Pas 24 orëve shiu të rrëmbyeshëm, disa fshatra  e sipërfaqe të konsiderueshme tokë bujqësore janë nën ujë. Situata  duket se është kaotike, edhe për shkak të hapjes së portave të HEC-eve. Prej mëngjesit të së enjtes fshatrat si Goricë, Obot, Muriqina dhe ato të Anës së Malit janë krejtësisht të përmbytura. Sa i përket tokës bujqësore, përllogariten më shumë se 600 ha të jenë nën ujë. Sipas informacioneve nga prefektura e Shkodrës, zona më problematike është në fshatin e Goricës, pasi rruga që të çon në këtë fshat është bllokuar. Nën ujë gjenden pothuajse të gjitha tokat bujqësore të këtyre fshatrave. Sipas kryetarit të komunës së Anës së Malit, Xhevat Mollca, problemet kanë nisur të shfaqen edhe në fshatin e Obotit si dhe në fushën e Muriqanit ku toka bujqësore është nën ujë. Ndërkohë që për shkak të shkarkimeve të Vaut të Dejës dhe të Komanit, është rritur ndjeshëm niveli i lumit të Drinit. Ndërsa lumi i Bunës ka dalë krejtësisht nga shtrati duke rrezikuar komunën e Bërdicës  si dhe tokat e Trushit të Poshtëm.

Hapen portat e HEC-eve

Reshjet e dendura të shiut, të rëna gjatë ditëve të fundit, dhe prurjet e shumta nga zonat malore, kanë detyruar 4 hidrocentralet të hapin portat e shkarkimit.

Sipas informacioneve të fundit janë hapur portat e HEC-eve Ulëz, Shkopet, Koman dhe Vaun e Dejës, duke rrezikuar që të përmbyten zona e Nënshkodrës, Lezha, Miloti dhe rrethinat përreth.

Sipas informacioneve më të fundit nga Hidrocentrali i Shkopetit derdhen 350 m³/sec, nga i Ulzës dhe i Vaut të Dejës derdhen 300 m³/sec ndërsa nga HEC-i i Komanit derdhen 500 m³/sec.

Ndërkohë Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka theksuar se reshjet e dendura te ditëve të fundit kanë ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e situatës hidrike në kaskadën e lumit Drin.

Sipas të dhënat më të fundit të KESH-it Fierza është në nivelin 287.18 m, prurjet 1000 m3/s; HEC-i i Komanit është në nivelin 174.94 m, prurjet 1160 m3/s; HEC-i i Vaut të Dejës 75.42 m ndërsa prurjet anësore 200 m3/s.

KESH njofton se për të menaxhuar sa më mirë këtë situatë dhe në zbatim të rregullores, ka nisur shkarkimin në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Në hidrocentralin e Komanit po punohet me 4 turbina/kapacitet maksimal dhe shkarkimet arrijnë në këto shifra: 600 m3/s nga porta dhe 670m3/s nga turbinat.

Gjithashtu edhe në Hidrocentralin e Vaut të Dejës po punohet me kapacitet maksimal duke punuar me 5 turbina dhe shkarkimet janë në shifrat e 600 m3/s nga portat dhe 520 m3/s nga turbinat. Marrja e vendimit për nisjen e shkarkimet po bëhet në zbatim të rregullores dhe të miratuar nga Sekretariati Teknik të Shkarkimit të Plotave.

KESH gjithashtu thekson është në gatishmëri të plotë për të menaxhuar sa më mirë këtë situatë dhe për të garantuar me energji elektrike konsumatorin shqiptarë.

70 komente në “TemA TV/ Shqipëria nën mbretërinë e ujit (VIDEO)”

  1. shvejk says:

    Nuk ka problem se kto permbytje ndodhin vetem nje here ne 100 vjet, te pakten keshtu na ka thone Sala parvjet.

    1. Kopenhagen says:

      Ndodh vetem per shkak te eklipsit.
      Tek ne eklipsi ndodh cdo here qe zoti i shtrydh breket.

      1. MARSIANI I FUNDIT says:

        Hiq sosht problem! Na jena msu ene ma keç se kaç. Sa per t’votu PD e kina vet marak,hiq nuk asht nevoja me na diftu kush! PD-se do ja napim voten sikur mes t’brekvet te na vij lumi drin e kir.Hiq spo tutna prej ketij moti qe na ka thon qe per 100 vjet skish me ardh ne kto ane.Ani se ju lut Sali ne Jozi mos me u kthy ma ne votrat tona!

      2. Shoku Mao says:

        Jam kinez I squt una se kama gomone ne garazh

    2. He more, prape po ju mbyt qeveria qe e votoni me aq zell?
      Po tani ia vlen te vazhdoni te votoni nje permbytje cdo vit?

    3. wwww says:

      Nje Minister gjeni tha heres se fundit se ishte fryre shume deti dhe nuk e pranonte me ujin. Pastaj shkundi breket shejtani. Ndersa tani si duket eshte shenje qe ndodhi per diten e veres, nje mrekulli e qeverise qe ne mesin e thatesires se veres, ben te bjere shi me bollek.
      Sali Bolleku i thone apo jo?

    4. vladi says:

      More si nuk u lodhen Shkodranet nga Jozi deh Sala?
      Vjet e parvjet eshte thene se mbikalimi do evitonte e ku e di une.
      Po tani qe kane pat tre vjet me investu, pse vazhdon mbytja?

    5. qamili says:

      Skandal i vertete kjo gjendje vit pas viti.
      Sidomos per nje vend qe eshte fabrika e votes (se vjedhur0 te djathte)
      Votoni me mire PS ne 23 se besoj me mire se kaq ka per tju ec me siguri

    6. Dule Jevgu says:

      Mire shume, le te bejne pak not keta Zhozeistet, se ju ben mire ta fusin bythen pak ne uje, fresk dhe lezet do kene.

    7. e/ says:

      Ku SALA????????????????????
      Ku VOTA????????????????????
      Ku Peshku??????????????????

    8. vladi says:

      Permbytu se eshte shiu me i madh qe pardje.
      Po ka nje shpjegim, lumenjte nuk e dun me ujin e po ia hedhin tokes.
      Ose ndryshe Sali Berisha eshte mashtrues ordiner, gje qe nuk ka gjasa te jete e vertete apo jo?

    9. oliver says:

      Nuk do arrij ndonjehere te kuptoj se si mund ta votojne akoma Sali Berishen keta te mjere kur ai i zhyt ne uje e ua shkaterron ekonomine cdo vit. Pse ishte shi i madh ky, kater ore uje?
      Apo kishte filluar te mblidhte ujin per veren a si?
      Si ka mundesi qe vete keto zona nuk e kuptojn se qeveria po i vret ekonomikisht dhe realisht. Pas kaq vitesh ne uje, sa vlejne ato shtepi e biznese qe po rrenohen? A mund te votohet me ky ne 23 qershor????
      A mund ti hidhet me faji Rames???
      Tregojini vendin o te mjere, tregojani Saliut se nuk jeni dele.

    10. pashuku says:

      Isha me Jozin qepare nga Shkodra – tha se dukej ma bukur se Venecja!

    11. Asht nji mrekulli e qeveris ton qi uji bi dhe bi pa pushim.
      ta gzoni ujin se donit uje 24 ore ne dite.
      ja pra si i majm premtimet

    12. Maria says:

      Kjo pritej, keshtu eshte kur asnjeri nuk i kryen sic duhet detyrat e shtepise.Mua me habit qe aty ku ndodhin keto permbytje vazhdon te kete njerez qe e mbeshtesin kete qeveri.

    13. M&M says:

      Permbytje vit per vit, vit per vit i njejti muhabet!! Dhe keta ore ti, as qe duan tja dine!! Cdo gje ne rregull thote ai, e kemi situaten nen kontroll.Ju marte dreqi juve! Leshko.

  2. Vlora says:

    e keni gabim keto ‘permbytje’ ndodhin vetem nje here ne 100 vjet

    1. fido says:

      clidhje ka kjo video? normal qe edhe ne vlore ka injrante qe e duan diktatorin. por ne pushtet ama nuk e ka sjelle vlora. pastaj mos harroni listat neper shkolla e institucione qe perdoren per tubime te detyruara. ne kete vend po nuk doli ndonje organizate qe te vrase apo te kercenoje kushdo qe nuk punon per vendin. skemi per te ecur asnjehere.

      1. hapi portat says:

        fido ??? shife targen eshte 0007 filmimin e kam vu per aTa qe nuk din se çndodh ne Shqiperi e skan kohe te meren me Saliun dhe bashkpontoret e tij.SHKODRENEVE DUHEN TJU JEPET IFORMACIONET E DUHURA E I SHEFENI SI NGREHET URAGANI KUQEZI….edhe me varka e kapin peshkun e serbis…

    2. arjani says:

      Thuaji sales te me mbushe serbatorin me nafte se po te jem pa pune edhe une do vete ta pres gomarin.

  3. SALI KOQJA says:

    PO E MBYTE SHKODREN EDHE KETE RADHE GJEJ BIRUCE E FUTU E SHKO NE SERBI SE SHKODRA NUK TE FALIM MA A NIGJOVE MORE VRASES ORDINER MORE I PAUDHE MORE DEGJENERATA E SHEKULLIT 21 RRUGAQ ORDINER SKIZOFREN TI DO SHKOSH NE BURG ORE BYTH QIRE PLAK MATUF VETEM BASTUNI TE MUNGON DO TA GJEJME PAS 23 QERSHORIT KURSE ILIR KOKMADHIT NJE KARROCE ME RROTA A DEGJON MORE KLYSH KOMUNISTI SERBOMADH I QELBUR DHEMBE SHTREMBERI I DREQIT

  4. Selman Salaria says:

    a sa mire jo…..Edhe kur te jeni mbi varka ngrini 2 gishtat lart

    1. altin says:

      Selmano duro dhe pak mor djal mbas 23 QERSHORIT nuk do e kena mo ket problem e ka shkrujt Rama ke programi, shiu dhe bora ne shqiperi do bjeri me kalendare dhe kur duhet dhe jo kur ti teket,do shpetoje fshatari se mjafton nje sms te Rama dhe ai urdhen shiun te bjeri ne kopshtin e fshatarit,do shpetojne qytetaret se nuk do kete permbytjet por me urdher te profetit Rama do bjeri kur duhet me e fresku i çik kohen ne mesin e veres,do bjeri bore kur duhet ju keshtu si sot kur i teket,por me rregull dhe programuar nje dite ne Kavaje qe te kenaqen Kavajsit,nje dite ne Lushnje per lushnjaret e keshtu me rralle,Selmono do bojm shtet ne apo jo apo do ilom gjojnat si jon tashi,ku do e shohin shqiptaret pastaj ndryshimin.Selmono hajt ke plaku dhe mirupafshim mbas 23 Qershorit,a se per pak harrova kur i madhi profet qeveriste Tironon mjaftoni 10 minuta shi qe gjysma e Tirones tu mbyste pysni banoret e komunes se Parisit,imagjinoje ti Selmono ça force hyjnore ka ai shoku.

  5. FREDI says:

    KUR UJI DO PERBYSI KALAN E ROZAFES, VETEM ATEHERE DO E KUPTOJNE SHKODRANET QE DY GISHTAT PO I MARIN FRYMEN…

    MENDOJ QE SHUMICA E SHKODRANVE, DO VOTOJNE PRAPE SERBIN………..

  6. fido says:

    jemi te ndergjegjshem tashme se injoranca con popullin drejt nenshtrimit.pervec faktit qe shqiptaret jane egoista dhe interesaxhinj.aq tradhetar sa kemi ne ne histori ska asnje shtet tjeter.

    1. pellumbi says:

      te lumte shoku komenti me i mire qe eshte bere …bravo

  7. ismeti says:

    oh sa mir me qen gomar e qorr, se ban shum si kta shkodranet

  8. dario says:

    Njeri kishte gruan qe mbante gjithmone mendimin e saj dhe nuk pyste per mendimet e te tjereve,Nje dite po punonin se bashku ne are duke korrur barin,dhe burri i thote qe dua te kosis kete lendinen me kose, gruaja i thote jo nuk i thuhet kositje por qethje, dhe burre e grua u zune jo kositje jo qethje, rruges per ne shtepi gruas i rreshqet kemba dhe bie ne lume, ku duke u fundosur perseri ajo nxjerr dy gishtat duke i treguar burrit shenjen e qethjes,pasi nuk kishte mundesi te fliste dot se uji e mbuloi deri tek koka.

  9. simjet nuk na gjet pergatit na e ka ni b..lagshtinen jena pergatitit per ma t’keqen jena pais me mjete ma sofistikumeme motorskafa uji ……haaha u Sal m…po na hangre shpirtin sna le rehat

  10. simjet nuk na gjet papergatit na e ka ni b..lagshtinen jena pergatitit per ma t’keqen jena pais me mjete ma sofistikumeme motorskafa uji ……haaha u Sal m…po na hangre shpirtin sna le rehat

  11. kordinatori says:

    Me nje organizim te mire vullnentar force krahu,e me material lende te pare te ofruar nga qeveria,duhet te merren masa qe ta fitojme perfundimisht luften kunder ujit.duhet nje plan studini i mirfillte,ndergjegje qytetare,qe te perveshin menget,ata qe rrin e rrin kot e nje pune nuk e kane,e vullnet nga ana e pushtetit.se ne fund te fundit nuk te ben dem te shkosh e te shpenzohesh nje muaj fizikisht,ne vend qe te rrish te hash fara tortuarve,apo te rrish kafeneve,per me teper qe kete e ben per te miren tende per te nesermen,e per te ardhmen e femijve te tu.mund te duket disi si mendim komunist,por veprat e medha ne te mire te komunitetit,e ne rastet kur shteti eshte i varfer nuk mund te behen kurre pa forcen e vete komunitetit.
    I takon nje qeverisjeje te re qe te merret me kete gje,sepse kjo e tanishmja ka deshtuar totalisht.e nese ndodhte,do te ishte nje fillim i mbare per te ardhmen e vendit.

  12. arjani says:

    Ore me vjen keq per ata shkodrane fisnike qe e dine se ceshte Berisha, pa per ata haivanet dhe hajdutet qe e votojne me zi tu a beje dhe e kane hak.

  13. mister x says:

    mire tu behet, biles te permbytet cdo cope toke qe ka votuar per saliun. shkodra djep kulture thone, vari k####

  14. djep i kultures normal qi jena ,ju zoti mister x para se me fol per SHKoDREN duheni me la gojen sa here qi t’flitesh,se qytet ma kulturum ,e njerz ma mikpritun e qeflij se SHKODRANT nuk gjen .Respekte

    1. Tepelenas says:

      Ja ke fut kot o plako! Djepi i kultures ISHTE nuk eshte me! I vetmi qytet qe deri diku ka kulture qutetare sot eshte vetem Pogradeci asnje tjeter!Te lutem mos ver ne nje kandar Fishten, Gurakuqin e Migjenin me Jozefinen, Tom Doshin etj!

  15. ismail islami says:

    Hajt bre shkodraluce, bajni gajret sa tju vije xhozi me pompen e saj 3 polce.
    mos haroni te filloni tja thithni, qe ti punoje

  16. TONI PALAS says:

    A ju ka sjell ajo xhelja gondolat, se eht tu e ba prap VENECIAN.Si lum ju Shkodron prej Dugagjini se vetem keta te dytet kan njel aty

  17. saliheqenefi says:

    rrofte partia demokratike,…. ani se mbytemi,sa te jete zoja xhozi u mytshim te gjith shkodranet,rrofte partia me n’kry shkodranin e vjeter salihe byrisha qi ka le ne djepin e kulturs,………….allahu ju marroft

  18. ILIA says:

    Pasi Jozi Topalli me shefin e saj deshtoi me ndertimin e godinen e re te parlamentit dhe stadiumit te madh po i plotesohet deshira e madhe qe ta shohe Shkodren si Venecia dhe e ka enderr qe mesa duket po i realizohet,A e dini qe Saliu nuk ben me zgjedhje ne mars se deri ne qeshor shkodranet do harrojne permbytjet..me parate qe do shesi hidrocentralet do ndertoje Shkodren-Venecie qe Xhozi me dy gishtat lart te beje xhiro me gondola…

  19. shqiptari says:

    Nuk ka asnje sen.Shkodra do te Votoje perseri PD.
    Seshpejti Shkodra do te ndertohet si Nju-Jorgu.
    rrofte Shkodra,dhe me buke me kallamaq,do te Votojme gjithmone Komunistat,si te PD apo te PS apo te LS.

    1. ismail islami says:

      mire e the me kallamoq
      ju pelqen se ai kallamoq e boni figo-finen kryekarlametare

  20. kel ukaj says:

    Me behet “qejfi” qe Shkodra te mbytet ne uje. U behet shendet. Po duhet ta dine se zgjidhja nuk vjen tak fap, jane 25 vjet qe nu behen investime.

  21. pronari says:

    Ne kohen e merhumit kenetat u thane u krijuan hidrovore e kanale pra mire keq punohej se edhe atehere binte shi.Sot ne kohen e demokracise Sali baba me cubat po na kthen perseri kenetat per dite me te lumtura.Kur banka boterore jepte fonde per sistemimin e kanaleve paret shkonin neper xhepat e specialisteve .Dhe dite me te bukura na presin.Shqiperia po ndryshon, Me saliun kampion.

  22. Horri i Bulevardit says:

    U hapen portat, shkodront kane shanc derri, si duket premtimi i Zhozefines se zgjedhjet e tjera do ti votoni me varka.
    Portat e hidrocentraleve do te hapen ne cdo kohe qe ka reshje te medha se ne te kundert, ndodh katastrofa, cahet diga dhe i merr perpara gjithe ata qe jane poshte dhe nuk le asnje banor as per fare, por pa u bere nje investim me kanalizimet dhe hidrovoret, ajo zone do te jete gjithmone ne rrezik permbytje edhe sikur te jete ne fuqi nje qeveri socialiste.
    Por qeveria e re ka tagrin te beje nje investim serioz ne te gjithe infrastrukturen e nenshkodres, qe keto permbytje te minimizohen ne maksimum.

  23. ha ha ha says:

    ha ha haaaa mire tju behet popull gjymash dhe lepirsa bythe kafeshe si berisha dhe spahiu , haa haaaa haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  24. leon says:

    PAK E KANE JO PORTAT PO EDHE PENXHERET TI HAPI…..SE KA MESUAR NOT SALIU TASHI…DO I JAPI DEMSHPERBLIME LESHI LEZHES EDHE SHKODRES…SE JANE VOTIMET

  25. kordinatori says:

    E kuptoj se ka urrejtje drejt veriut,shpeshhere dhe une vete shprehem me urrejte.por duhet arsyetuar ndryshe.duhet len vend arsyes e jo vrerit qe pse atje votohet berisha.se ti shajme sa te duam tani ketu,po dhe e majta(vete jam antar i PS)nese nuk merr masa,dhe veshtire eshte,sespse pertej prentimeve,duhen fonde ti realizosh gjerat,nese nuk merr masa,keto te sharat tona per “maloket”,qe mire i gjete,nuk u zgjidhin qe,nese dovotojne PS ne qershor.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Shume e drejte.

  26. Beso says:

    ore shkodranve mire ben qe tjua lagi breket.
    Ju kujtohet para nje viti, uji deri ne brez e dy gishtat lart i mbanin. Dava malokesh, mire i gjen.

  27. Torrovica says:

    A ka ndi kush ku ka shku Kelmendasi prej Torrovicet. I thoni me u largu shpejt prej andej, pasi po e xen uji. Mandej po bahet kenete e po e can mishkoja e po e grin malarja…

  28. Agron says:

    Shkodra asht mbyt ne uje, nuk ka mundesi me pase ne krye Sali Birishen dhe Lajen e Shkodres Zhelefenen Topalli. Keto jane fjale dhe vetem fjale zotni mesues. Nuk ka ma lezet se jena tesh e pare si Venecia.
    Ore derdimena shkodran akoma keni ndermend me ja dhene voten Partise Demokratike, SRB-i (Sali Ram Berisha), Zhelefena Topalli. Harrova me ju thene, kur thoni PD-eja thoni Birisha, kur kujtoj Birisha kujtoj PD-eja. Eshte njelloj si te thuac kur dhjes kujtoj Birishen dhe kur mendoj Birishen, dhjes!
    Me vjen keq per shkodranet se kane harruar edhe anekdotat qe i quanin “barcoleta”.
    Jena ne pritje te barcoletave per ujin qe ju mbyte nje here ne 100-vjet, per SRB-i, per Zhelefenen, etj.

  29. Kabulsi says:

    Oh sa mir me ken shqiptar
    Medemek of sa mir me rrojt n shqipni

  30. Jozefina Topalli says:

    Uluni mar aty, mylleni gojen se keto jane fatkeqesi qe ndodhin nje here ne 100 vjet, e ka thane vet udheheqesi jon i ndritun Sal Berisha qi ja marrsha te keqe. Shiun e ka pru Edi Rama me komunistat, por mas referendumit per tre ligjet nuk ka me pase ma permytje, se na kena me u fut ne Europe, e ne Europe nuk bjen shi kaq shume si ne Shqipni. Ta pa e kapim shiun per zhelesh e e cojme ne Gjirokaster ……

    1. shkodran prej puke says:

      SHQIPERIA PO NDRYSHON
      (TEKSTI I VERTETE )
      SALI BERISHA : FOR ME THIS IS A MIRACLE OF POWER
      .
      PER MUA KJO ESHTE MREKULLIA E PUSHT-ETIT
      Shqiperia po ndryshon
      Shkodra ne uje sot noton
      Berisha ne det me not kalon
      shqiperia po ndryshon
      kohe te veshtira ajo kalon
      gjithe ne kafe i shikon
      vertete askush nuk punon
      shumicen varferia po zapton
      23 vite ne tranzicion
      maje gjilpere nuk prodhon
      Sali trimi na drejton
      komunisti i fundit ne rajon
      me sy hapur enderron
      pas Gjemanise na rrjeshton
      Amerikanet i nenvlefteson
      Europianet i terbon
      eshte nje rruge qe na bashkon
      nga europa po na largon
      eshte nje enderr qe na fton
      punistet ne demokrate i konverton
      eshte e ardhmja qe premton
      Saliu krizen e anashkalon
      Me arra e lajthia na mashtron
      Ridvan Bode krizen e tejkalon
      eshte nje komb qe nuk beson
      qeveritari sot per vete punon
      nje Shqiperi qe ndrysho
      kombi ne krize po lengon
      rruga jone nuk ka kthim
      preki florite o Ilir
      do vjellim vota qe pa gllire
      shqiperia po ndryshon
      dashuri qe nga shpirti buron
      vellai-vellane po qeron
      tek dera ime nuk kalon
      shqiperia po ndryshon
      truri i kombit po emigron
      intelektualet i nenvlefteson
      shqiperia po ndryshon
      Katundari na sundon
      Aktoret horra i gradon
      spiunet e Enverit i ofron
      gjykata kriminelet i liron
      shqiperia po ndryshon
      me ne fitojne te gjithe (Hajdutet)
      ju jini te paret qe do ta hani (popullit)
      Sali trimit mos ju ndani
      si perhere gishtin do ta hani
      Perpara partizane te djathte
      Zoti e bekofte Shqiperine
      AA–MMI–INN!!

  31. tironci says:

    Care shkruni kto gjona te qelbuna!
    Per bythen tuj ene te Ed Romes e doni ene shkodren ene Tironen te permytun!
    Osht situata e jeqe ene ne Veri , ene ne Tirone, Durres,ene ne Fier ene ne Vlore.
    Race e keqe!
    Asnjoni prej jush nuk osht shqiptare por gabel!!!!

  32. Hanko Xhania, Hanko Halla says:

    Vlora Jone Heroike,. me Partine Demokratike.
    Me Mustaqelline e sosi, si e nisi dhe fatosi.
    Me kamataqe dhe grek zuzare
    ndaj dhe ngelem si qyqare..
    Bie shiu vrisha vrisha.
    Te na rroje Salo Berisha.
    Do ta hame dhe kesaj here,
    Sic jemi trima me flete
    qe nga fshatrat e ne qytet..

  33. SALI QIME DERRI says:

    Sa kohe te votoni SALI QIME DERRIN KESHTU DO TE JETE GJITHCKA TERRRRRS.

  34. Vlonjati says:

    Neve na ka hyre uji gjysem metri neper shtepia kurse ju tallni bythen se per ke votojne shkodranet!
    Rruget jane permbytur, katet e para jane nen uje. Pritet qe situata te rendohet me tej.
    A ka mundesi te mos talleni me fatkeqesine tone more legener qe shkruani dhe llapni pa pike turpi?!

  35. SALI QIME DERRI says:

    RROFTE PARTIA DEMOKRATIKE.
    RROFTHE XHAXHI SALI.
    RROFTE VICIDOLI.
    TE TJERAT SKANE RENDESI????

  36. Fieraku says:

    Neve po na q..het nena dhe ju shani e tallni l…qet me politike!
    Kam votuar gjithe kohen PS dhe kryetarin e bashkise se PS. Dhe ai nuk i rruan trapin per ne.
    Do Zoti dhe shpetojme pa deme se ska per te marre vota as Baftiari i bashkise dhe as Edi Rama.

  37. Cukunisha says:

    Sale ! Ta them une ,mos te na digjoj njeri sidomos opozita . Do te te arratisen skafet qe jane ne garazhe. Tu be Shqiperia e gjitha lum e det, po nxirre Josefinen dhe dergoje ne Shkoder se Kaluan 100 vjet, dhe te thote : Sali Berisha asht aj qe permbyt qytetet tona. Aj asht burri qe ban det ku ska det. Dhe ne fund me ze te mbytur : Nuk na dolen paret te bajm argjinaturat se deshem me ndertu stadiumin dhe parlamentin e i harxhum paret per konkurset .

  38. Kundershtari says:

    Te dashur komentues: per te gjitha fatkesit natyrore per permbytjet e tokave nuk na e kane fain qeveria a po perendia por na e ka fain kokat tona, se kina shkel mbi djersen ton qe kena punu me mish e djers dhe vjen nje dit i biem me shqelem, zoteri qytetare dhe fshatare nuk ecet perpara duke ndegjuar e pritur çfar do na jap Saliu qe eshte ne qeveri, a po çfar do na jape Edi kur te vi ne qeveri, zoteri duhet pune, e jo te presesh nga politikanet, dhe si i thojne asaj fjles se urete popullore (qe ne gusht nge nje grusht, ose gure gure behet kalaja, ose me thashatheme vritet dyjaja, po ndeje komkryq kurre nuk behet paraja) prandaj vereni gishtin kokes, si ka thene Naimi(te punojme nat e dit qe te shohim pakez drite) keto jan vargjet e Naim Frsherit, prndaj zoteri duhet vetem pune ne qoftese do me hec perpara.

  39. fidel says:

    per situatat ne disa qytete nuk mund tja vesh fajin qeverise. por per shkodren sidmos po. kaskadat hapen nga njeriu. jo nga moti. nese ka rrezik rreshjesh te shumta merren masat se sa nivel uji do lesh. me mire te mbetemi 1 muaj pa drita. ose ate muaj te importohen eneregjisa. se sa te mbyten njerezit cdo vit.

  40. arjanita says:

    Edhe bufi e ka dite qe me 14 mars rreshjet do ishin shu
    me te medha.Vetem KESH jo?!
    Rregullorja e shkarkimit te plotave e thote qarte sa duhet
    te jene kuotat ne Koman dhe Vaudejes.
    A kishte mundesi KESH te ndalte importin dhe jo Agregatet?
    A kishte mundesi KESH ta menaxhonte shume me mire
    situaten dhe te minimizonte permbytjen?
    Keto jane probleme te Llalles.
    Po shtrati i Bunes a u thellua si¢ u premtua me buje nga
    Bisha?Po Bajpasi a u nis te pakten?Po hapat e duhura qe
    duhej te ndermerrte kjo palo qeveri per te minimizuar permby
    tjet?Edhe kete duhat ta mesojne trushkulurit qe mund t’i
    japin voten KUKLUSKLAN-it te Sales?

  41. romiveka says:

    Per permbytjet qe po ndodhin ne vende fajin ekemi vete,jemi nje popull pa kultur,me perpara kishte shira qe binin edhe 72ore dhe nuk permbytej ase edhe nje trotuar,pore me ardhjen e demokracise i shkatruame te gjitha edhe kanalet e kullimit te ujrave te bardha i zune x shtepi ata qe zbriten nga mali tashti rini urte dhe mos hani m….t.
    E dini si themi neve nga anet tona”O qytet te erdhi fati te zbriti muti nga fshati;fajin ekemi vete.

  42. Lirim says:

    Ku shkuan 10 miliarse dollare qe Berisha ka mare borxh, cu be me ato?! A shkuan ato ne xhepat e femijeve dhe langonjve te Berishes? Berisha e shiti te gjithre Shqiperine me Shqiperia 1 dollare. Berisha te thirret ne gjyq per krimet

  43. FLORIAN DAUTI says:

    Te bjere shume shi sigurisht qe nuk eshte faji i saliut,por qe te permbytet nje qytet cdo vit ky apsolutisht qe eshte faji i saliut…crendesi ka se shkodranet jane demokrate apo socialiste,te majte apo te djathe ata jane njerez mbi te gjitha,dhe po notojne nen uje si socialiste ashtu dhe demokrate por nje gje duhet te dine se kete e kane vetem si pasoje e nje keq qeverisje nga saliu dhe dhe cerat e tij…premtimet se do demshperblehen jane fallco,ashtu sic eshte fytyra shtrembalaqe dhe e ngrysur e saliut dhe xhozit tuaj…qytetare shkodrane dhe te gjith shqiperise thirini mendjes kthjellohuni dhe ne 23-qershor alternativa e vetme qeverisese eshte partia socialiste dhe programi i saj per RILINDJE kombetare…

  44. Etis says:

    Opo te na rrojne shkodranet!Kjo ka rendesi!Mire tju behet!Keshtu mendoheni 2 here perpara se tia jipni voten sales!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje