Ai është takuar me kasapin e Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç dhe me diktatorin e Irakut, Sadam Hysein.
Kofi Annan ka kaluar orë të tëra me njerëz të dhunshëm, që kanë sunduar në mënyrë mizore.
Ish- Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka mbrojtur megjithatë takimet e tij me diktatorët dhe despotët. “Qëllimi ishte që të shpëtoheshin jetë njerëzish, që vuanin dhe që kërcënoheshin nga vdekja,” tha Annan për Berliner Zeitung.
Për këtë arsye fituesi i çmimit Nobel në vitin 2011 së bashku me OKB-në, thotë se u ka shtrënguar dorën “shumë djajve”.
“Nuk kishte zgjedhje tjetër,” thekson Annan.
Ai thotë megjithatë se shpesh mbetej gojëhapur me egërsinë me të cilën këta njerëz e portretizonin veten si qengja të pafajshëm. “Më tronditnin që nuk tregonin pendim. E kthenin muhabetin dhe të tregonin se si ishin viktima dhe jo autorë,” thotë Annan.
Ai thotë se zgjidhja e konflikteve në botë vitet e fundit nuk është më e lehtë për Kombet e Bashkuara. Ai shton se bashkësia ndërkombëtare nuk ka as vullnetin politik dhe as mjetet për të mbyllur konfliktet.
Gjërat ndërlikohen edhe më shumë për shkak se qeveritë nuk janë të gatshme që të marrin përsipër rreziqet. “Ato madje kërkojnë që operacionet e OKB-së të jenë pa asnjë rrezik”.
Annan paralajmëron edhe për situatën në Siri, duke thënë se duhet gjetur një rrugë për të dalë nga katastrofa. “Nëse gjërat do vazhdojnë të ecin kështu, i druhem më të keqes,” thotë ai.
Kofi Annan – A është posti i tij në rrezik ?!
Përgatiti R.Moisiu
-Hartford,CT,USA.
Marrë nga revista prestigjioze “Time” USA.(shkrimi i vitit 2005- dhe eshte shkeputur nga libri “Gerhitja e Gjeneraleve” – R.MOISIUT.
Kofi Annan ndertoi nje reputacion ,si nje diplomat shume i besuar i botes,por skandali NAFTE -PER-USHQIM,ka zemeruar kritiket amerikane .A eshte posti i tij ne rrezik ?!
Zeri i tij kumbues prej baritoni,por i qete eshte i njohur rreth e qark botes.Kofi Annan gjithmone te jep pershtypjen per te percuar nje kuptim te qete serioziteti.Por qetesia e tij ka qene shpirterisht e lenduar javet e kaluara ,kur Sekretari i Pergjithshem i OKB-se,mesoi me shume rreth nje ngatrrese me te fundit ,qe i mbiu ne dere.
Annan kishte mbledhur stafin e administrates se OKB-se,dhe po diskutonte pikat kryesore,te programit NAFTE -PER-USHQIM,kur celulari i njerit prej antareve te stafit drejtues,bie,me nje lajm jo te mire per te.Nje tjeter skandal pritej te shperthente ,kjo ishte rreth disa pagesave te dyshimta qe djali i Kofi Annan,Kojo Annan,kishte marre nga kompania zviceriane,COTECNA INSPECTION S.A.,e cila ishte fituese e kontrates te programit NAFTE-PER USHQIM(oil-for -food),ne vitin 1998 .
Kofi Annan, nje njeri i njohur per natyren e tij te paprekeshme ne zemerim,i lejoi vetes “nje pamje te befasuar dhe nje hije frike ,pershkoi fytyren e tij”,shtrengoi nofullen,-u shpreh dikush qe ndodhej aty.Me pas ai foli qetesisht:”Le te vazhdojme me axhenden e dites.”Me 29 nendor 2004,duke folur me reporteret ,pak kohe mbas zbulimit rreth djalit te tij,Kojo Annan,qe kishin filluar te dilnin ne skenen boterore ,ai me gjakftohtesine e tij karakteristike,ju drejtohet me nje mesazh:-Natyrisht qe une isha i zhgenjyer dhe i befasuar ,une e kuptoj problemin e perceptimit ,per OKB-ne,perceptim i konfliktit te interesave dhe te te berit gabim.Por ky perceptim ,ju ka dhene nje arme te forte kritikeve amerikane te Kofi Annan-it,dhe vecanarisht ligjberesve republikane dhe komentatoreve konservatore ,te cilet e kane bere ate te jete nje TARGET,i kritikave te fundit qe ata kane me OKB-ne.Per vite-dekada- keta konservatore kane denoncuar ne kohe te ndryshme dhe kane perjashtuar trungun nderkombetar per paaftesi dhe prirje.Fytyra e OKB-se u zhyt me thelle ,pasi Keshilli i Sigurimit refuzoi te autorizoje invadimin e Irakut.
Por,asgje nuk e ka ndryshuar kredibilitetin e OKB-se ,se eshte perkeqesuar akoma me shume ne skandalin NAFTE -PER-USHQIM,e cila ka sjelle nje obsesion te stolisur midis ideologeve konservatore ,ne drejtim te subjektit themelor,te 5 investigimeve kongresionale, te vecuara.E gjitha kjo ka provokuar piken me te nxehte ne drejtimin te Kofi Annan,Sekretarit te Pergjithshem,ne nje mandat te dyte,Laurat per cmimin NOBEL,i cili e gjen veten e tij ne beteje per te mbrojtur postin e tij,misionin e tij,ne perballimin e nje bande te vogel,por e perkushtuar karshi armiqve kongresionale.Senatori Norm Colesman,nje nga drejtuesit republikane te Minnesotes,shkroi ne gazeten e perditshme WALL STREET,disa jave te kaluara se Kofi Annan,duhet te jape doreheqjen,sepse nje nga mashtrimet me ekstensive ne historine e OKB-se,ndodhi nen hunden e tij.
Zyrtaret e Administrates amerikane distancohen nga deklarata e Coleman-it. Por Shtepia e Bardhe,me veshtiresi i ofroi atij nje vote konfidenciale.I pyetur ne rast se Kofi Annan duhet te pranoje skandalin,Presidenti Bush,shprehet se :-Jam ne pritje te nje vleresimi te ndershem,nga ana e tij,se cfare po ndodh”.Por edhe ne rast se ai do te deshironte te bente nje gje te tille ,Administrata e Bush-it ka pak force apo aspak,ta heqe Kofi Annan,para se mandati i tij i dyte te mbaroje.Vetem nje doreheqje ka ndodhur ne historine e OKB-se,nga Ambasadori amerikan ne OKB,per arsye personale dhe familjare.Megjithate nuk ekziston asnje evidence apo fakt qe implikojne te birin e Kofi Annan ne afera te dyshimta jo ligjore ,apo ne kundershtim me ligjin,apo me shume cfare do te bente vete Sekretari i Pergjithshem.Perkrahesit e Kofi Annan,thone qe integriteti dhe ndershmeria e Kofi Annan nuk jane ne pikepyetje.
Ambasadori britanik ne OKB,Jeremy Greenstock,duke folur jashte Washingtonit per grupet konservatore ,shprehet:-Sigurisht qe Kofi Annan nuk duhet te jape doreheqjen ,se eshte veshtire te gjesh nje njeri aq te perkushtuar si ai.Por ngaterresa e skandalit NAFTE-PER-USHQIM,eshte nje pjese e betejes,synimeve qe po rriten nga dita ne dite midis Washingtonit dhe Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se,Kofi Annan,qe e ka zanafillen qe ne vitin 1996.Ndersa Administrata e Bushit nuk ka deshire ta beje hapur per t’i vene berrylin Kofi Annan-it,se nuk e vrasin mendjen shume ta shohin ate duke u perpelitur.Disa antare te Administrates amerikane nuk e kane harruar akoma PAVULLNETIN e Kofi Annan-it per te mbeshtetur pikepamjet apo pikesynimet e politikes se jashtme te SHBA-se,,trupat ne Irak,apo duke ironizuar Keshillin e Sigurimit per te penalizuar Sadam Huseinin.Njerezit e Bush-it ,e kane patur zemerimin edhe me pare me Kofi Annan.Ata deshirojne ta shikojne ate te largohet nga skena boterore.Por njeres prane tij,besnike te Kofi Annan-it,shprehen se ai nuk ka ndermend te largohet nga posti.
Ai po e ndjen nje presion te paprecedent “Ai duket e qete,apo duket sikur eshte i qete”,shprehet nje zyrtar i vjeter prane tij.Por me e shumta -dhe me e shpeshta-PADREJTESIA-e sulmon personalisht dhe e vrasin shpirterisht.Ceshtja kunder Kofi Annan-it,qendron ne zymtesine e mashtrimit dhe mosdrejtimit qe ndodhi gjate 7 viteve te programit NAFTE-PER-USHQIM,e OKB-se.Ne vitin 1996,Keshilli i Sigurimit i lejoi rregjimit te Sadam Husein-it,te shese nafte dhe te perdore fitimet per te blere ushqim dhe medikamente,per te zbutur varferine te shkaktuara nga sanksionet ekonomike.OKB-ja ishte ne detyre(In charge)per te mbikqyrur,te dyja anet e tregetise ,por Sadami mundi te terhiqte $20 billion ,nga $64 billion,te programit,per te forcuar poziten e tij.Rekordet e zbuluara ne Irak,tregojne me se miri,qe zyrtare qeveritare dhe te tjere ,shquhen ne menyre te vecante kompanite e naftes te Frances,Rusise dhe Kines,duke perfshire ketu edhe gjigandet amerikane te naftes,dhe individe te vecante,midis tyre edhe nje zyrtar i OKB-se,qe drejton programin,u shpreh se moren zgjidhje te preferuara e te pranueshme per te blere naften e Irakut me nje cmim te lire,ne treg.Shumica e kane mohuar kete dhe se nuk ka asnje lloj abuzimi,nga Kofi Annan.Shume nga te ardhurat e vjedhura shteterore te Sadam-it,erdhen nga shitjet e naftes Jordanise,Turqise dhe Sirise,dhe se Keshilli i Sigurimit te OKB-se e dinte se cfare po ndodhte.
“A duhet qe anetaret e Kongresit te japin doreheqjen ,pyet senatori Carl Levin,”sepse i mbyllen syte para shitjeve te Sadam Husein-it,me vetedije te plote.Por roli i dyshimte i te birit te Kofi Annan-it,ne mase,hedh nje hije dyshimi mbi babane e tij.Me pergjegjesi,per tu siguruar qe vetem mallrat e autorizuara ,lejoheshin te kalonin ne Irak,sipas kontrates me firmen zviceriane Cotecna,ne dhjetor 1998,pikerisht ,ne diten qe Kojo Annan,punonte per kompanine,ata nderpresin punesimin e tij.Kur kjo lidhje u shfaq ne fillim te ketij viti,Sekretari i Pergjithshem u shpreh:-As une as im bir nuk kishim te benim me kontratat me Cotecna,dhe se investigatoret kongresionale nuk kane gjetur ndonje evidence lidhur me kete ceshtje.Por kur u mesua se Kojo Annan,vazhdonte te paguheshe,per cdo muaj,me nje shume prej $2,500,nga Cotecna,qe nga shkurti i 2004,Kofi Annan e gjeti veten ne nje pozite te veshtire,duke mohuar.”Ai eshte nje bisnesmen i pavarur,-u shpreh Kofi Annan,disa jave me pare,Une nuk perzihem ne aktivitetin e tij,po ashtu edhe ai ne timin.Avokati i Kojo-s,dhe firma Cotecna,se puna e Kojo-s nuk kishte arsye te perbashket,dhe se fitimi ishte deposite legjitime,sipas ligjit zvicerian,per nje “non compete”(jo konkurence),duke e parandaluar Kojo-n te punoje per kompanite rivale,ne Afriken Perendimore.Kofi Annan,ka pajtuar nje investigator te pavarur ,te Reservave Federale,per te investiguar skandalin ne fjale,Paul,Vocker.Disa ligjberes amerikane ,jane te zemeruar me Vocker,i cili pritet te dorezoje nje raport paresor ,Kofi Annan-it ,ne janar,se ai ka refuzuar ta dorezoje ne auditoret nderkombetae ,per te deshmuar ne Washington.Vocker ,shpreshet se ne rast se une e bej ate :Kompromisi dhe lenja menjane e ceshtjes do te jene kryesore.
Cfaredo qe te ndodhe skandali do te lere nje perde dyshimi ne karrieren e biografine Kofi Annan-i.Ai erdhi ne krye teOKB-se ne 1996,kur Administrata e Klintonit,rrezoi Buotros-Buotros-Ghali-in,qe perpiqej te shfrytezonte OKB-ne,per te balancuar ,kunder hegjemonise te SHBA-se,ne bote,pas luftes se ftohte,dhe e largoi ate nga mandati i tij i dyte.Kofi Annan ka lindur me Ghala ,me 1938,Perkushtimi i tij,si koka e OKB-se dhe vendosjes se paqes,ne 1990,ishte demtuar nga deshtimi i OKB-se,per te ndaluar genocidin ne Rwanda dhe masakren e Srebenices,per muslimanet e Bosnjes.Vete Washingtoni,shikonte te Kofi Annan,Njeriun e Amerikes,dhe ndertuesin e konsesusit.Kofi Annan ishte ai qe u shpreh se invadimi i Irakut ishte ilegal,dhe terhoqi personelin e OKB-se nga Iraku.Kjo u be duke i derguar nje leter presidentit Bush.Ironia e fushates kunder Kofi Annan-it ,eshte se ai eshte i vetmi Sekretar i Pergjithshem,me i perkushtuari per te njohur dhe pranuar idete e OKB-se.Por Kofi Annan e di qe perballe misionit te tij te veshtire ka SHBA-ne,investigatoret kongresionale dhe Administraten e bush-it,qe si shprehet ai;-Ne kete situate te tensionuar nuk do te jete e lehte!.
R.MOISIU
A i ke lare duart te pakten :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/spikerja-e-parlamentit-shqiptar.html
Ndoshta me Djaj ky shoku Kopi nuk ka patur parasysh vetem sllobodanken e saliut e kushuririn e pare te tij sadamin ,por dhe Xorxh Buthin kauboysin e texas-it etj Djaje perendimor ,apo joooooooooooo eee .
JO C’DO PROBLEM KA ZGIDHJE.
Kjo bote duket qarte qe ka probleme te cilat nuk kane zgjidhje.
Arsyet duhet ti gjejme te faktet:
1- Asnjehere s’ndahen te keqiat nga te mirat ne c’do pune dhe ne c’do trup,materie,objekte,etj.S’ka njeri mos jete dhe i mire dhe i keq,tjeter pune kush dominon tek ai,e keqia apo emira.
Kur bere dere dhe arine, c’deshe qe bere turqine? Ne se poeti bente kete pyetje ai se njihte Konfucin me zbulimin e tij gjigand:E mira dhe e keqia bashkejetojne ne perjetesi.
2-Shtimi i mjeraneve,te pa afteve,te semureve, neper bote e ka te keqen brenda ngaqe shtohen me shume anormalet,per pasoje te mbrosh anormalet,ti ndihmosh te shtohen ata do te thote te shumfishohen anormalet.Ketu eshte kontradita e kesaj bote qe e zbuloi Konfu.
Jepni ju qe lexoni kete koment nje pergjigje,nje zgjidhje per kete gangrene.Ndaj edhe Kofianan ka shtrenguar duart djajve ai e pranon:S’kish zgjidhje tjeter. Do te thote:Kjo bote ka probleme qe jane te pa zgjidheshme.