SHBA-të strehojnë në Shqipëri 210 muxhahedinë anti-iranianë

16 Mars 2013, 14:19Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Qeveria shqiptare ka pranuar që të strehojë 210 muxhahedinë anti-iranianë. Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi që ka mbajtur kryeministri Berisha me zëvendës ndihmës Sekretaren në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Zyrën e Çështjeve të Lindjes së Afërt, Barbara Leaf.

“Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit, znj. Leaf, e falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë e miqësore dhe i përcolli atij përshëndetjet më të përzemërta të miqve të përbashkët nga Uashingtoni. Pasi u ripohuan marrëdhëniet e bashkëpunimi i shkëlqyer midis SHBA-ve e Shqipërisë, biseda u ndal në kërkesën për zhvendosjen e disa  individëve të grupit (Mojahedin-e-Khalq) MEK, të cilët ndodhen në Kampin e “Liria”, në Irak dhe strehimin e tyre për arsye humanitare në Shqipëri.  UNHCR u ka dhënë disa rezidentëve të Kampit “Liria” statusin e refugjatit dhe po bashkëpunon me qeverinë shqiptare për tu gjetur atyre zgjidhje të sigurt, të garantuar e humane.

Kryeministri Berisha i theksoi Zëvendës Ndihmëssekretares së Shtetit Leaf se sikundër iu premtua Sekretares së Shtetit znj.Clinton, gjatë vizitës së saj historike në Tiranë dhe qeverisë së SHBA, qeveria shqiptare është e gatshme dhe po merr masa për tu ofruar strehim për arsye humanitare për një numër të kufizuar prej 210 personash, të cilët janë të mirëpritur dhe do t’u krijohen të gjitha kushtet për një strehim të sigurt në Shqipëri, në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e vendit.

Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit e Shteteve të Bashkuara e falënderoi përzemërsisht Kryeministrin Berisha duke vlerësuar lidershipin që ai po dëshmon edhe për këtë çështje, si  një mik i vërtetë i SHBA-ve. Nga ana e tij, ambasadori Martin Kobler i shprehu Kryeministrit Berisha mirënjohjen më të thellë të tij dhe të Sekretarit të Përgjithshëm e organizatës së OKB-së si për bujarinë që qeveria shqiptare po dëshmon në këtë rast edhe për faktin që Shqipëria po u tregon vendeve të tjera një shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit të ngushtë e të suksesshëm ndërkombëtar, në emër të vlerave të jetës e të humanizmit,” thuhet në deklaratën e kryeministrisë.

Muxhahedin Khalik ose Organizata e Popullit Muxhahedin të Iranit, i njohur ndërkombëtarisht si MEK, e drejtuar nga marksistë islamike, ishte mbështetëse e revolucionit islamik iranian në 1979-n, por, pas prishjes së marrëdhënieve me regjimin e ri islamik, ata u larguan ne Irak dhe u morën në mbrojtje nga Sadam Hysein gjate luftës mes Irakut dhe Iranit.

Në 97-n, ata u shpallen nga Shtetet e Bashkuara si organizatë terroriste, por që prej 2003-shit, pas rrëzimit të Sadam Hysein, organizata shpalli çarmatimin dhe konsiderohet si opozita në ekzil e regjimit të presidentit iranian Mahmud Ahmedinexhad.

Me një mbështetje të fortë diplomatike në Uashington, administrata e presidentit Obama e hoqi vitin e kaluar nga lista e organizatave terroriste, pavarësisht thirrjeve të Teheranit për të mos e ndërmarrë këtë veprim.

Për largimin e tyre nga Iraku, ku janë të strehuar në një ish-bazë ushtarake amerikane, po negociohej nga Kombet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit dhe, pas Parisit, ku janë vendosur drejtuesit e organizatës, deri tani vetëm Shqipëria ka marrë përsipër të strehojë anëtarët e ish-organizatës terroriste.

49 komente në “SHBA-të strehojnë në Shqipëri 210 muxhahedinë anti-iranianë”

  1. vili says:

    Zoti Berisha i fitoj zgjedhjet ne Qershor 2013.

    1. talebani says:

      Sikur u anullea ligja per importin e plehrave !?

      1. bobi says:

        Ha, ha, ha! “Numer i kufizuar”… 120 muxhahidine!!!! Pse si mbajne ne USA meqe jane kaq pak?

        1. raimondi says:

          Ne asnje menyre te mos i strehoje _-C’na duhet ne me ata lloj njerezish …!!!Ata jane njerez te piste ..

          Lere more ca thote USA, _Le ti cojne andje nga Turqia , por jo ne Shqiperi ….

          Megjtihse Sala eshte hajvan nuk ua prish kure te huajve , kushdo qofte

      2. Lini says:

        bjerni bjerni a keni mo???
        Plera po ,muxhinian a ca jan kto po bjerni se sa tkemi kte kryeminister idiot ne bjerini ju, kte di tbej ky ti lepij bythen nderkomtarve, te shkeli interesat e shqipris qe te ruaj ato familjaret.

      3. herta says:

        Na i sillni po aman kur saliu ti fali tok grekut e tlejoj serbin tbej kontraband ne shqiperi mos e pengoni se “per te miren e popullit e ka”

    2. fl says:

      Nje arsye me shume per llumin e dumbabistve, per te votuar Doktorin. Ligji i plehrave paska hyr ne fuqi, Doktor Rrumpalla hapi dyert

      PS kur te vije ne pushtet duhet ti fus shkelmin ketyre marveshjeve turperuese, qe as nje shtet normal tjeter nuk ja pranon Amerikanve.

    3. megi says:

      edhe iraniant kemi mangut …

    4. Kaon says:

      I heqin nga kampi i Irakut i sjellin ne shqiperi, ne veshet e botes nuk tingellon keq, tek vellezerit e tyre i sjellin.
      Keta do ti shperndaje qeveria ne pikat e votimit qe ka problem dhe u zgjidh puna e votes.
      Popull pa shtylle kurizore, mire e keni vendin vendin atje ku e keni ne Konferencen Islamike, po te jete e mundur mos te sjellin ata 210 ketu po te cojne 2.ooo.ooo nga ju atje te mara fryme ky vend.

      1. Sali Fuckface Berisha says:

        Ti punesoje ne garden e republikes me Ndrean dhe Agim Llupon.Do ti duhen kur te ngrihet populli ne kembe.Nuk ka pse i sjell nga Serbia mercenaret per keto raste.Ti beje edhe friends ne facebook qe ti shtohet numri i miqve,ti beje dhe antare te PD-se,tu jape dhe akses te plote me Majlinda Bregun,Mesila Doden,Zhozin,Gerten,Ciljeten,dhe gjithe kurvat e tjera PD-iste.E gjitha kjo,nga inati i opozites qe nuk po voton 3 ligjet.

    5. Dani Klosi says:

      Sikter zaberhane!
      Me keto gjera doni te fitoni voten e USA?!!
      Po na fusni gjarperin ne gji …
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/12/us-army-soldiers-in-kunar-afghanistan.html

  2. fshatari says:

    Tani e rregulluat shtetin akoma me shume!Turp neqoftese e lejojne kete gje!Eshte njesoj sikur te sjellesh epidemine ne Shqiperi!Saliu do te rregulloje arken e shtetit dhe te fitoje simpatine amerikane ne kurriz te popullit!Plehra!

  3. mulla Omari says:

    RRRRobt ku ti kete amerika ,le ti mbaje ne amerike po te doje,pak talebane kemi ne ?na duhen dhe muhajedin tani?

    1. dulla says:

      tashi e ka keq Amerika,,,,,qekur fole ti,i ngeli menja aty.Hajdar

  4. Maloku I myzeqes says:

    Opa,!
    Edhe nja “200 petrita” te till duhen dhe shif kur te krijojn ata Republiken Islamike Revolucionare te Albanistanit,me ne kry prijsin islamik,Ajatollah Al Sali Berisha El Vicidoli,dhe gjithcka nen kujdesin dhe bekimin amerikan.
    Nuk mesuan nga historija me bib ladenin kta amerikant a?

  5. sali k... says:

    THUAJ ME MIRE MUTXHINDEHANET E SALTALEBANIT,,,PO MIRE TNA E BEJNE KUR TALLIN BYTHEN KURVAT E MALOQERISE ME SHQIPTARET.NESE KA NDONJE TME SHPJEGOJE:CPIDHIN E SLLABODANKES DUAN MUTXHIHANET NE SHQIPERI????????

  6. alalum says:

    keta jane muzhagedinet e kosoves qe do bejne trazira ne zgjedhjet e qershorit. amerike te mallkofte zoti poshtersira

  7. demokrati says:

    o plehra po ju strehoni nje here ato qe nxorret nga shtepite e ish pronareve dhe i keni lene ne mes te 4 rrugeve

  8. e verteta says:

    Kemi udheheqesit me plehra ne bote.E kthyen shqiperimne sic e do europa ne nje qender nderkombetare te spiuneve,krimineleve, trafiqeve,terroristeve e fundamentalisteve,per te na dhene goditjen perfundimtare ,.E meritojme te shperbehemi jemi nje popull i shkerdhyer

  9. Albanistan says:

    Shteti Shqipetar,i Shkupit dhe te tjere shtete te vogla te krijuar nga “Fuqite e Medha”,kane vetem nje mision te permbushin deshirat e tyre dhe ne emer te Globalizimit dhe te “drejtave te njeriut”keto shtete jane satelite dhe veglat me te mira per interesat e tyre.
    Kete e tregon me se miri pse qendra e Orthodoksise Greko-shqipetare Kostandinopoli,te jete ne dore te Islamikeve.
    Kjo eshte nje lufte kunder neve dhe Grekeve me te vjetrit ne Evrope mbeshtetur dhe nga italianet dhe cifutet.
    Ajo eshte dhe aresyeja qe mbeshtesin Turqine kunder Kurdheve se duan nje Turqi te forte te komanduar nga vete ata.
    Sa me te degjeneruar te jete politika shqipetare kaq me shume influence dhe nderhyrje ka Amerika ne punet e brendshme te shtetit satelit Shqiperi te krijuar nga ata.

  10. saliheqenefi says:

    po kushtetuesja e rrezoi importimin e plehrave, si do pranojme ne se ka qef amerika ,plehrat e te tjereve,kto jane politika te pista ku nena e demokracise U.S.A, e tregon fytyren, kush deshiron tja shohe .

  11. LORA says:

    Vertet,spaska te mbaruar historia e arixhiut te rruges se Elbasanit,ose atij kumbarit te “burrit te shtetit” dhe “yllit ne ngjitje” .Kobi qe solli arvizuja eshte ne perputhje te plote me surratin e tij prej majmuni.

  12. Gezimi says:

    Pas Ujgureve, tani u erdhi radha Muxhahidineve. Tham se shpetuam me largimin e arabeve pas firmave piramidale, por nuk paskish qene e thene. Ndoshta flasim kot, kush e di se ku fshihet lepuri!

  13. lili says:

    mirse vini vllezer iranjon

    1. DUMBABEN says:

      Dhe thuaj po deshe qe jan te huaj ,,,jane vellezerit e lilit nga kosovistani qe mi quan vellezer

  14. Marsel Duka says:

    Cdo vend ka ligje apostafate dhe mbrojtje internationale kundrejt azil kerkuesve. Sa mire eshte kur shkon gjysma e shqiperise per azil neper europe.

  15. I larguari says:

    Tani qe gjithe minjte e sigurimeve te fshehta kane braktisur anijen e saliut qe po mbytet Amerika duket se nuk do ta lere te mbytet do ta mbaje ne pushtet edhe 4vjet te largoje te keqen me te keqe nuk eshte ide e keqepopulli nuk ka c’ fare humbet varferia ka kap fundin

  16. qwe says:

    Inshallah e rrezojne keta qeverine dhe na sjellin begatine e shumepritur prej Rames.

  17. Kritiku says:

    Keto jane veprat e Amerikes ndaj Demokracise ne bote. Ata quajne “demokraci” cdo gje qe iu sjell fitime dhe kush del kundra tyre ata e shkaterrojne me te gjitha menyrat. Amerikes nuk i intereson se cfare regjimesh kane te tjeret, por mjaft qe keto regjime te luajne lojen e tyre. Sali Berisha e di kete, prandaj me menyren e tij prej servili(qe di ta beje shume mire) lejoi qe te vinin tek ne ata njerez qe deri tani asnje vend tjeter ne bote nuk i deshiron. Vetem po te nisemi nga ky numer aq i madh, qe per Shqiperine eshte vertete shume, ne krahasim me numrin e popullsise qe ka ajo ne krahasim me shtetet e tjera, duke mos folur per anen ligjore per pranim “refugjatesh”, themi qe eshte nje vendim katrastofal per te ardhmen e saj ne arenen nderkombetare. Berisha per hir te mbajtjes se pushtetit te tij qe e ka rrembyer, eshte ne gjendje te beje cdo gje qe eshte ne dem te shqiptareve. Nuk eshte fjala per nje apo dy njerez por plot 210. Ne kushtet ku qeveria nuk arrin dot te siguroje strehim per ata qe i nxjerr me pahir ne rruge, kjo do te krijoje kushte per 210 kriminele qe asnje shtet tjeter nuk i pranon?!
    Ja ku doli edhe mbeshtetja e Amerikes me ane te arixhiut, qe na mban “leksione demokratike” vend e pa vend. Zgjedhjet e 23 qershorit jane ne rrezik te madh duke patur parasysh mbeshtetjen e diktatoreve nga ana e Amerikes. Po bie era lufte ne Shqiperi dhe te gjithe shqiptaret duhet te pregatiten per nje kohe te keqe qe po iu vjen!

  18. trazira. says:

    Popull shqipetare besoj se e kuptuat qe Berisha e mori pushtetin dhe 4 vjet te tjera dhurat nga amerika e ndyre.

  19. do votojne keta? says:

    Jane 211. Eshte dhe ramy po se numeruan se ishte perkthyes.
    Do I japin pasaporte ketyre dhe do I cojne ne zonat e diskutuara.
    I mbani ment ata sirianet dhe marokenet, kusherinjte e ramit.
    E moren pasaporten.
    Ja dja presidenti handycapat me dekret apostafat.

    1. KASOLLE says:

      Hahaaaa,prit kur te lexosh dhe emrat e ketyre ne listat e zgjedhjeve.

  20. laraska says:

    Po po Sala eshte me Iranin. I mban Sala sa te rrej Ameriken, nderkohe dhe atyre u merr informacion dhe ja jep Iranit. Me nje gure vret dy zogj Berisha, edhe Ameriken e genjen (si gjithemone) dhe planet e tij vazhdojne pa i hyre gjembe ne kembe.

  21. sali kari says:

    Vili o idiot ata nuk i ka strehuar saliu ke shtepia vet, po diku nga babrruja , dhe kush e si se me cfare do merren ata mjekroshat, kane per ta bere edhe salin muxhahedin, shqiperia nuk eshte e saliut ashtu sikur kujton ti se je djali i saliut, saliu ka me pak pjese ne shqiperi me pak se cdo shqipetar tjeter psa eshte shitesi i tokes dhe i interesave te shqiperise dhe shqiptarve

  22. Horri i Bulevardit says:

    Jane te mirseardhur, ti bejme edhe police se kjo eshte e vetmja qeveri ne bote qe puneson vetem police, se ska mundesi tjeter punesimi, por kur te kapen sic u kapen edhe ata zezaket qe shkuan tek Kadafi per ta ndihmuar, atehere mos na sillni reportere se po vriten te pafajshem.

  23. alban4eva says:

    misioni i S-halè kermes eshte ta ktheje Shqiperine ne nje kazan plehrash dhe deri diku ia ka arritur.. ka kercitur keq ne Shqiperi carcafi, mjekrra, morri dhe ulerimat per allah.. per fat te keq, nuk meritojme me mire dhe me shume.. keshtu do shuhemi si popull.. popull pa identitet..

  24. Romi says:

    Ne nuk po gjejme strehim per magjypet tane, u gjetka per magjypet e ardhur nga irani?!

  25. arsen says:

    Keshtu eshte kur je mesuar te ndrosh fene.
    Te pafete e Saliut na futen ne Konferencen Islamike.
    Tani Bota tallet me ne…jemi populli me KUKULL ne Ballkan.
    Ne nje krah bertasim EUROPA, ne krahun tjeter ALLAHU HAKBAR!
    210 jane pak. Kaq mund te kishin shkuar ne Bosnje. Ne mund te marim 21000 dhe tu gjejme edhe familje.

  26. shvejk says:

    Besoj se eshte e qarte pse e quajti burre shteti Saliun zoti ambasador.

  27. Shpirag says:

    Nje burim anonim nderkombetare ka thene se ne Shqiperi do te vijnë 20 milione njerez me ngjyre,kryesisht afrikane dhe indjanë.Eshte nje plan globalizimi,lene ne sirtare edhe tek R.Alia nga Nene Tereza.Do behen ndertime te shumta per strehim dhe keta muhaxhedinet,jane asgje,para projektit qe duhet te perfundoje aty nga viti 2025.Kjo eshte mbase pararoja.Eshtë edhe vendi ,deti,mali,kushtet atmosferiche te pershtatshme,por mbi te gjitha porosia e Nene Terezes!…Kam shkruar ne komente dhe me parë!Banesat qe nuk shiten tani,pothuaj jane te shitura,keni per te pare!Plan gjigand globalizimi qe do perforcohet shume shpejt!Lebrozet,te varferit,te paushqyeret nëse vijnë duan dhe perkujdesje,ushqim.PRA do kete edhe pune per shqiptaret!…Eshte mire ta fiksoni kete projekt qe mesiguri nuk më kanë gënjyer,e kam thene më parë!…Tani tatohet pulsi i shqiptareve!…Edhe Topi dhe Meta e dine,nuk di nëse di dhe Rama…Natyrisht di Nexhmie Hoxha me shume qe bisedoj me Nene Terezën dhe akordoi shumë gjera që Saliu po’ i fillon me “urdhër”,por nuk ndikon fare ne zgjedhje,perjashto nëse ka rrebelim,muhaxhedinët mbështesin qeverinë!…

  28. lori says:

    E ç’fare mund te pritet tjeter ne Guantanamon e re.Jane keto aresyet qe drejtori i ketij kampu edhe kur vret quhet “bure shteti”.Jane keto aresyet qe edhe kush guxon te beje revolte ne kete kamp drejtori jep urdher ta vrasin nen hijen e perandorise.

  29. Vullkani says:

    Amerikanet kane te drejte te bejne ç’te duan me kolonine e tyre shqiptare, me kusht qe te lene ne pushtet Berishen sa te jete gjalle

    1. Bedriu says:

      Falenderoj Vullkanin nuk i heq as nje presje. http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  30. Muhamet Qederi says:

    Une nderrova shtepine se gjithmone ne mengjez me buciste hoxha me altoparland nga minareja!Eshte turp i madh!Ika dhe te paren gje qe pyeta,atje ku jam,thashe:”degjohet hoxha kur kendon ketu?”Dhe jam mysliman!Askujt nuk i ka vajtur mendja pse te na shkelet e drejta si njerëz me klithmat e hoxheve neper qytete?Gazetaret te hapin nje debat qytetar!Nuk jam te mos respektohen ata qe besojne,se kam plot myslimane ne fis qe besojne,e drejte e tyre,por mua Hoxha me ze me shqetson,me zgjon,me ngjall neveri,sa nderrova shtepinë!Gazeta duhet ta popullarizoje kete mizerabilitet me thirrmat e hoxheve,te cilet le te bejne detyren,por jo keshtu!

  31. Leone-53 says:

    Politika e jashtme e SH.B.A. eshte me agresivja ne bote.
    Ndersa Sali Berisha eshte me antishqiptari qe jeton ne Shqiperi.
    Ai(Saliu) ne kushtet qe ndodhet mund te beje gjithçka kunder vendit te vet vetem e vetem te rije ne ate karrige.
    Asnje politikan shqiptar nuk po tregohet patriot me kete rast, qe do te thosha eshte “delikat” ne shume drejtime.
    Si shqiptar asnje fuqie, qofte SH.B.A-se apo Europes, nuk do ti behesha SERVIL duke i plotsuar tekat e saj pa pare me pare vendin tim.
    Ky eshte TURPI i radhes i Sali Berishes karshi vendit te tij!
    Turp atyre politikanve aty qe nuk jane “larg” nga ky njeri i keq duke qene SEHIRXHI! Turp!

  32. Adriatik says:

    Eshte nje shume i mire. Ketu do ndihen si ne shtepine e cet se islamike jemi me shumice.

  33. Lilolabja says:

    Tashme bastardi Berisha e ka te betonizuar karrigen e pushtetit dhe si “burre shteti ” i pagezuar nga WDC
    na ben karshillek te gjitheve.Arvizu nuk ka bere ndonje lapsus kur e quajti “burre shteti”thjesht percolli vleresimin e administrates Amerikane qe taksa paguesit shqiptare kane futur shume thelle doren ne xhep qe ky kriminel teconvertohet ne nje burre shteti apo nje lidership.Kjo eshte poltika amerikane me popujt qe qeverisen nga nje qeveri ambasadoresh.A e meritojme te na trajtojne keshtu?

  34. era says:

    Nuk perseritet me ’97 qe te veje shqiptaret kunder njeri-tjetrit.E dine kete gje.
    Zgjidhja eshte qe te vijne keta trimoshat e bekuar nga SHBA dhe te vene rregull se keta shqiptaret sikur po bejne ca pordhe dhe duan te qerojne burrin e shtetit qe amerika e ka xhan

  35. Presim Plenash says:

    Citat nga shkrimi: …deri tani vetëm Shqipëria ka marrë përsipër të strehojë anëtarët e ish-organizatës terroriste.

    Teksti i ketij citati nuk eshte i sakte: Fjala “Shqiperia” duhet zevendesuar me “qeveria”. Keto dy fjale kane ndryshim rrenjesor me njera-tjetren.

    Ata persona qe kane nenshkruar kete akt si mjet per perfitim duhet te mbajne dhe pergjegjesine ligjore nese veprimtaria e tyre do te shkaktonte turbullira.

    Ligji per importin e plehrave me duket se nuk funksionon o tale. Me qe po ja u sjellin gjeni dhe ju menyren me te pershtatshme per perpunimin e tyre. Po u harxhuan makinat e rojes ne treg dijeni fare mire se ja u kane sjelle. Dhe po u rujten pastaj vate kjo pune. Kur ta kerkoni Enverin po do jete vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje