Dështojnë përpjekjet për gjetjen e trupit të 11- vjeçarit. Ja çfarë ka deklaruar pedofili para hetuesve

19 Mars 2013, 20:54Politika TEMA

Kërkimet do rinisin të mërkurën, ndërkohë që pedofili ka treguar përpara hetuesve se si e ka vrarë vogëlushin

Nga Lindita Çela

 

Mes pirgjeve të pafund plehrash, as ditën e martë, policia nuk ka mundur të gjejë asnjë shenjë të trupi të pajetë të Julian Çelës. Megjithëse në kërkime janë bashkuar edhe familjarët e 11- vjeçarit, duket se është e pamundur gjetja e provave që mund të inkriminojnë për vrasje pedofilin Ardian Përrenjasi.

Jo vetëm për shkak të dëshmisë së mjegullt të tij, për vendin se ku është groposur trupi i pajetë i Julian Çelës, por dhe për shkak të përpunimit të përditshëm të plehrave, duket se forcat e policisë e kanë thuajse të pamundur për të gjetur, qoftë dhe copëzat e trupit të vogëlushit.

Por burime të policisë bëjnë të ditur se kanë lokalizuar zonën se ku mund të jetë groposur viktima se dhe mëngjesin e së mërkurës do të rifillojnë kërkimet. Sipas këtyre burimeve,  kërkimet do të rifillojnë mëngjesin e së mërkurës dhe do të  bëhen me mjete më të specializuara. Mësohet se në përpjekje për të gjetur trupin do të gërmohet në një sipërfaqe dhe thellësi të caktuar të landfildit, kjo dhe për shkak të kohës së gjatë që ka  kaluar nga groposja e viktimës.

Njohja me Julianin

Ardian Përrenjasi ka treguar me detaje se si ka takuar e më pas ka vrarë djalin e nëndrejtorit të antiterrorit të Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas tij, takimi me 11- vjeçarin ka qenë krejt i rastësishëm dhe se vrasjen e ka kryer pasi ai nuk është bindur urdhrave të tij. Pedofili ka treguar se është takuar me djaloshin rreth orës 19:00 të datës 30 nëntor, në afërsi të KMY-së. Në rrugën kryesore, ai thotë se ka parë një djalë rreth moshës 10- vjeçare, krejt i vetëm dhe i veshur me një bluzë sportive me kapuç ngjyrë të errët. Kur ka parë që në rrugë nuk ndodhej askush, Ardian Përrenjasi thotë se ka vendosur të bisedojë me Julian Çelën.

“I kam folur atij duke i thënë se isha nisur për te supermarketi të blija diçka, por kisha harruar paratë në shtëpi. I kam kërkuar atij nëse mund të vinte deri te banesa ime, duke i thënë nëse mund t‘i jepja paratë për të më blerë diçka te supermarketi dhe unë për këtë shërbim do t‘i jepja atij një bakshish. Djali, pasi ka dëgjuar fjalët e mia, dhe kur ka dëgjuar për bakshishin që do t‘i jepja, ka pranuar të vinte deri te banesa ime”, mësohet të ketë rrëfyer për grupin e hetimit Ardian Përrenjasi.  Pedofili dëshmon se gjatë rrugës nuk është parë nga ndonjë person dhe se ka ecur krah për krah me 11- vjeçarin.

“Pasi shkova te banesa ime, unë kam hyrë brenda saj, ndërsa djali po priste jashtë në oborr. Duke parë se ai po qëndronte në oborr, unë i kam thënë atij të futej brenda banesës sa të merrja lekët. Në këtë kohë djali ka pranuar dhe ka hyrë edhe ai në banesën time. Unë menjëherë kam mbyllur derën me çelës nga brenda. Menjëherë sapo ai është ulur në divan, i kam thënë të zhvishej. Në këtë kohë djali ka refuzuar, duke dalë në korridor duke bërtitur. Në këtë kohë, duke qenë se djali vazhdonte të bërtiste me të madhe, unë i kam hedhur atij të dyja duart në fyt dhe e kam shtrënguar me forcë, duke e mbështetur te muri në krah të derës së tualetit të banesës sime. Pasi djali ka rënë në tokë, menjëherë kam kuptuar se kishte vdekur dhe kam dalë jashtë nga shtëpia”, dëshmon pedofili.

Groposja në Sharrë

Megjithëse ka vrarë një fëmijë, Ardian Përrenjasi nuk ka pësuar qoftë dhe shokimin më të vogël. Përkundrazi, sikur asgjë të mos kishte ndodhur, ai ka dalë dhe ka kontrolluar nëse në lagje janë dëgjuar zërat e 11- vjeçarit. Për më shumë se dy orë Ardian Përrenjasi është vërdallosur nëpër lagje, për t’u rikthyer në shtëpi rreth orës 23:00 të mbrëmjes. Në kohën që është endur nëpër lagje duke folur me fqinjët apo dhe tek kafetë e zonës, duket se Ardian Përrenjasi ka menduar se si të zhdukë çdo gjurmë nga krimi i kryer. Vendi ku ai punonte, në plehrat e Sharrës, ka qenë varreza më perfekte për të për të zhdukur kufomën.

“Jam futur në shtëpi dhe kam parë edhe një herë djalin për t‘u siguruar që kishte vdekur. Më pas kam nxjerrë nga dollapi i dhomës së gjumit një batanije ngjyrë e kuqe me disa viza të bardha. Me këtë batanije kam mbështjellë djalin në formë ruli dhe e kam hedhur në koshat e plehrave të lagjes”, ka dëshmuar Ardian Përrenjasi duket se nuk është mjaftuar me kaq. Ai ka dëshmuar se për më shumë se 30 minuta ka pritur në errësirë makinën e plehrave të Bashkisë së Tiranës. Ka parë me sytë e  tij se si shokët e tij të punës kanë zbrazur koshat e plehrave e bashkë me to dhe trupin e Julian Çelës. Vetëm kur është siguruar se bashkë me plehrat në drejtim të Sharrës është nisur dhe viktima e tij, Ardian Përrenjasi ka dëshmuar se është kthyer në shtëpi, për të fjetur i qetë gjatë gjithë natës.

Pedofili i Laprakës ka dëshmuar se nuk di me saktësi se ku është hedhur trupi i pajetë i 11- vjeçarit, por se një ditë pas ngjarjes i është afruar zonës ku janë shkarkuar plehrat për të gjetur ndonjë shenjë të viktimës së tij.

“Një ditë pas ngjarjes kam bërë një kontroll me sy në vendin ku shkarkohen plehrat se mos shikoja batanijen, por nuk e kam parë një gjë të tillë, pasi për çdo ditë, traktori bën shtyrjen e plehrave për në thellësi të landfillit”, thuhet në dëshminë e Ardian Përrenjasit.

20 komente në “Dështojnë përpjekjet për gjetjen e trupit të 11- vjeçarit. Ja çfarë ka deklaruar pedofili para hetuesve”

  1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)prej Sauku says:

    Gazeta Tema te jeni te sigurt se Juliani i vogel eshte bo preh e Mafjes se organeve.
    te lutem investigo se ai Pedofili ka pasun perkrahjen e policve mafjoza kuksano-tropojan.
    Mjerr Tirona ne dur t’kujt ka rra.
    E pushtun anjorantat Tironen tone ene po na e nxin jeten.Ngrehuni o tironsa ene largoni lanetin,largoni qelbsinen qi u tall ene me Papen i paudhi.
    Kjo eshte trupa mafjoze qe merret me tregtine e organeve te qytetarve te shkret.
    Ngreho o popull i Tirones largoje Mafjen e Berishes.
    Me 7 Prill te largojme Pedofilat nga pushteti.

    1. N Shabani says:

      Po cfare organe hetimesh kemi neve? Keta bashkepunojne me kriminelet dhe e para qe bashkepunon me keta kunder popullit jane kupola e policise se shtetit. Vdekja e Julianit nuk eshte e vetme, biles ata nuk e kane ditur qe Juliani ishte djali i kolegut te tyre te nje punonjesi te shikut ndryshe nuk e preknin me dore. Nuk ka kufome atje sepse kufoma e Julianit nuk eshte varrosur atje por ne ndonje themel betoni qe te mos zbulohet trupi i tij qe nuk i ka organet e brendshme.Shikojeni kur ta vrasin kete kriminelin ne burg qe ti mbyllin gojen.Qe nga deshmia e tij duket qe ai nuk tregon te verteten se ka mosperputhje me ato qe ai deklaron dhe rruges qe ai thote ne te cilen ka kaluar makina e pleherave e cila paska qene e bllokuar.Prokuroria duhet te germoje thelle po qe se kerkon te zbuloje te verteten n,q,s nuk eshte edhe ajo brenda kesaj mafie.Babai i Julianit duhet te tregohet i zgjuar dhe te mos besoje se cfare i thone per djalin, ai duhet te beje vete kerkimet deri sa te zbuloje rrenjet e krimit meqenese i ka mundesite dhe punon atje brenda.

  2. LOLA says:

    ncncncncncnncncnc o zot o zot e tmerrshme cfare na degjojne veshet po si ka mundesi qe toka mban plehra te tilla ishalla gjendet trupi i femijes se familjaret po vuajne te shkretet po edhe sikur mos te gjndet ky lloj ndyresire duhet te vdesi me vuajtje

  3. SALI BERISHA says:

    ORE ESHTE NJERTJET PEDOFILESH E TRAFIKANTESH ORGANESH ,HETONI FIRMEN DHENJE SPITAL AFER

    1. liri says:

      Me duket hipoteze me baza…

  4. me kujton says:

    Me kujton shpirteligesine e kryeministrit.
    Por edhe te atyre qe I shkojne pas. Qe vrasin e vjedhin. Qe e mbrohne si blendi fevziu, presidenti cyryk, genc ruli, ramy apo ben chikago.
    Bote e mbushur me njerez te lifj qe per para, pyshtet dhe epshe nuk njohin kufi apo keqardhje.

    1. Ramy says:

      Ti more bir janulle a nuk e kupeton se cfare je duke shkruar, bile per ironi ky pedofili i juaj ka ndjekur femijet e atyre qe punojen ne pushtet. Une do thosha qe ky karakterizon me se miri vetit e nje akrepo-socialisti

      1. Albndoj says:

        Ramy Ky pedefili nuk mund te jete socialist se eshte i punesuar nga bashkia dhe gjithashtu gjykata nuk e ka mbajtur ne burg qe ne filim. Pra eshte normale qe eshte demokrat pedofil. Sikur te ishte socialist nuk kishte shans te punonte per bashkine ! Pra mendo mire para se te komentosh

  5. USA says:

    O koqe A.p.S qe shkruan lart. Boll pive bar lazarati, pederas

    1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)prej Sauku says:

      Bubuja,…ti guxon ene me shan mue ??
      Kom me t’myt ne bagla t’lopes mre tarrallak.
      Care m’kujton tine mue??
      Jom tironce e vjeten ene kom me te var tek Vorri Bomit mre pizeveng.
      ca osht ky llaf qi me thue mue.
      mos me ngatarro me Lulen e Bashes apo me at Malltezin burracin e Argites.
      ik mre pisanjos.

  6. patrioti says:

    ncncnc ca mostre..nje kanibal qe jeton ne mes te tr..ky meriton varje ne mes te popullit

  7. Tarrasi says:

    Dhe une nuk besoj histories te ketij phedophili besoj se ka shume gjera te tjara qe ky nuk po i tergon. Ai do ta ket shitur femijen tek tjere kondrabandiste. Si ka mundesi ky ka qene nje phedophil vetem dhe nuk ka bere asnje dit burg dhe ka gjetur pune kur qindra mijra njerez skane pune dhe vazhdon e flet shume gjakftote? Ky nuk duket asnje gje e zgjuar shikoje si karikature.

  8. Joni says:

    Ky do var per gjuhe, do rrjepur i gjalle kafsha. Monstra e tille nuk duhet te jetoje me se i rendon kaq shume familjareve te shkrete. Ah mjeret ata mjeret ata.

  9. fredi says:

    ky lloj mostre nuk do marr ne pyetje nga te till perkuror apo ne prani te avokatit KETIJ LLOJ KASHE DO LIDHUR DUAR KEMB DHE TJA HAPESH MISHIN NGA PAK E TJA KRIPOSESH PERDITE DERI SA TE TREGOJ nuk besoj ta kete hedhur ne plehra jemi deshmitar te gjith qe sot plehrat po i seleksionojn qe nga kazani e deri ne landfilld edhe atje ka njerez qe merren me grumbullimin e plastikes dhe kanaceve alumini si hekurishte ,fukaralleku ka bere te seleksionoen mie te them te drejten dhe mua me duket e dushimt kjo gje ai mundohet te mbulohet pas pedofilis ,lerjani familjareve te djalit dhe shifeni si do birbilosi ai

  10. ana says:

    Si ka mundesi qe gruaja e shtepise qe jetonte ne katin e dyte ,nuk e ka degjuar femijen qe bertiste ne momentin kur ky i ka futur duart ne fyt…………ketu egziston mundesia qe ky ka kete pase dashnore dhe ate ose eshte ne bashkepunim me te .Te verifikohet kjo gje ,ky per mendimin tim,ate femijen e gjore duhet ta kete shitur per organe por policia ta detyroje ate me metoda te dhunshme te pameshirshme ,duke menduar se kjo gje duhet t,iu kishte ndodhur edhe femijeve te tyre.Te mos kene meshire per te ,pas tij fshihen edhe te tjere,besoj se duhet te jete grup i madh.Zoti i madh e zbuloj kete kriminel e grupin e tij.O Sali Berisha jep urdher qe te perdoren metodat me te dhumshme qe te zbulohet ky grup kriminelesh.Se Zoti do ta vleresoje kete gje,dhe populli shqiptar.

  11. Sabri says:

    Ky pedofil i ndyre qe ka disa dite qe po torturon familjen e te nderuarit(sepse nuk dua ta besoj te ndjerit) Skender Çela, e bashke me të edhe ne shqiptareve qe ndajme kete shqetesim te madh, meriton te torturohet deri sa te thote te verteten rreth Julianit.
    Mos te kene frike hetuesit e policet se çdo te thote Europa pse shkelim konventen kunder tortures. Le te mos na pranoje ne gjirin e saj tani. Le te hyjme ne familjen europiane atehere kur ta kemi gjetur Julianin dhe kur te mos i kercenohet jeta Julianeve femije, niper e mbesa qe te gjithe i kemi tashme te rrezikuar nga monstrat qe bejne roje oborreve te shkollave, parqeve te lojrave dhe kafe-interneteve.

  12. Xhaguari says:

    Te besh komente mbi ngjarjet nuk sjell asnje dobi, duhet te cohemi si popull dhe te kerkojm te rikthehet denimi me vdekje. Kemi fatin e mire qe zgjedhjet jane afer dhe ajo forc qe na premton qe do rikthej denimin me vdekje, duhet ti japim voten. Ne djall te vej dhe europa po u merzit me ne nqs kthejme denimin me vdekje, me mire nje popull fukara dhe pa evropen plak ne krah, por qe te kete qetesi dhe mos te na degjojn veshet historira te tilla, se sa nje popull me evropen plak ne krah dhe te degjojme historira te tilla.

  13. ergis says:

    nuk arrij te kuptoj qe ky POPULL i mjere si rron me kaq urtesi????
    Po behen afersisht 7muaj qe vetem vrasje, perdhunime nda grave, tani madje edhe ndaj femijeve dhe ky qe ka emrin “SHTET” Cfare po ben???? Ku eshte? Apo skane vesh te degjojne dhe shikojne???? Apo se kane familjet e tyre te siguruara dhe nuk ja ndjen per ne?!!!
    dhe ky shtet pretendon te fitoj prap???????????
    Por zoti ja befte te njejtin pesim tek femijet ose niperit e vet qe te kuptojne dhimbjet tona, qe per to nuk njihet termi BURG.
    dhe ka ftyre Kryemimistri te bej takime me nxenesit??? po nuk ka turp kur i del perpara xhanem.Nuk e shikon qe ne po shuhemi dalengadale duke vrare njeri tjetrin dhe qe tani edhe vrasesit na dalin qe ska prova te mundshme???? Turp turp ti vij qe na del edhe neper ekrane, por nje fjale e urte thote ZOTI ESHTE i MADH

  14. valter says:

    Ky duhet marr ne pyetje nga vet i ati i viktimes, pasi vetem ai ja zbulon te verteten, lerjani atij nja dy ore pasi SHiku disponon te gjitha mjetet e duhura. Ngushellimet me te sinqerta per familjen, se per keta mosrta vetem torturat e mesjetes bejne pune, dhe ne fund litari.

  15. anonim says:

    nuk mendoj se femija eshte vrar sic deshmon ky flliqesire!!
    mendoj se i mituri eshte pre e ndonje trafikimi,te transplantit te organeve.!!
    prandaj ta torturojn qe ai kafsha (se vetem qenje njerezore nuk mund ta emertoj) te tregoj te vertetn ?
    akoma me keq me vjen per ”kryeministrin” tone i cili sipas atyre qe thote duket me manjak se monstra ne fjal..
    JETOJM NE NJE HAPSIRE EUROPIANE ti ndoshta jeton ne kete hapsire europiane psikopat se populli po jeton ne nje te neveritshme…
    SHTET KURV!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje