Një tas i rrallë kinez, që ishte blerë për vetëm 3 dollarë, është shitur në një ankand në Nju Jork për më shumë se 2.22 milion dollarë.
Tasi është më shumë se 1000 vjeçar dhe është shitur në ankandin e Sotheby’s për qeramikën kineze.
Tasi iu shit një londinezi për 2.22 milion dollarë, shumë më lart se shuma prej 300 mijë dollarësh që pretendohej për të.
Vazoja i përket periudhës së dinastisë Song.
Objektet e bëra gjatë kësaj periudhe njihen për thjeshtësinë e tyre.
Personi që e kishte në pronësi, e bleu për 3 dollarë në vitin 2007 dhe e vuri në dhomën e ndenjes.
Ata i zbuluan vlerën e vërtetë tasit kur e panë me kujdes origjinën.
Mu po m’duket si tasi Nastradinit kur hate grosh…cer bohet kshu mer…po ne kena hala ke rafti i telit tasat qe hajshim pershesh me qumesht e me i cik tlyn sa me te myt mer! O burra t’i nxjerrim dhe ne ne ankand e t’lajm ca borxhe. Po tasi i dinastise “Sala Beri-tasi” sa e ka cmimin? Turruni mre e nxirrnja ne shitje se u pa kjo pune me pasurit komtare…Hajt noten e mir se ka ardh vakti me honger i tas hashure..
T’rrofsha muthen o tasssssssss kinez…!!!!!!! Po keto tasat tane, do kene ndonje vlere…???
Prisni sa t´bohet per uturak pas zgjedhjeve dhe kur te na leje uraten do t´ja shesim ne ankand.