FOTOT/ Përplasen dy helikopterë mbi Stadiumin Olimpik

21 Mars 2013, 12:52Lifestyle TEMA
FOTOT/ Përplasen dy helikopterë mbi Stadiumin Olimpik

Një oficer policie u vra dhe katër të tjerë u plagosën rëndë kur dy helikopterë të policisë u përplasën me njëri- tjetrin gjatë një stërvitje mbi Stadiumin Olimpik të Berlinit.

Të dy helikopterët u përplasën në fushën e stadiumit, ndërsa stërvitja kishte si synim reagimin në raste trazirash.

Të dhënat e para thonë se helikopterët po fluturonin shumë afër.

Fishekzjarre ishin ndezur për të krijuar tamam kushtet e një trazire.

Secili helikopter Puma kishte nga 25 policë në bord, kurse në tokë ishin rreth 400 oficerë policie.

Pasi u dëgjua një zhurmë e fortë, dikush bërtiti: “Uluni të gjithë poshtë”.

Moti i keq ka bërë që mbi Berlin të kishte një stuhi dëbore.

11 komente në “FOTOT/ Përplasen dy helikopterë mbi Stadiumin Olimpik”

  1. alban4eva says:

    pas kesaj ngjarje presim qe S-haleja ti dergoje shtetit gjerman nja ca miliona euro ndihme per kete “katastrofe”.. S-haleja jone eshte zemermadh, ka dergue ndihma edhe ne vendet arabe tek vellezerit tane.. kurse ne rastin e gjermaneve, e bejme per te treguar qe ia kemi kalue edhe Gjermanise per ekonomi..

    1. Iliri says:

      Harrove ti permendish edhe ndihmat qe ua dergoi vellezerve tu ortodhjak serbe kriminele ne Gracanice te Kosoves.

      1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)prej Sauku says:

        Ngushllime ,po kta qonkan vra tu lujt.
        jan trash pas si shum kta gjermont…
        …Hej bela e madhe,me thot Zakja mue zbrit mi dele rude prej tavoline se do bish ene do thysh brinjet.
        se un kom gjet nj metod ene du me u dobsu,tu u perdredh maj tavolinave,se posht tavalinave m’asht merzit.
        Ngushllime sinqerisht, por e kan pas prej qefi kta gicat e Merkelit se ju ka hyp kolesterina ne helikapter.

    2. Ndoc Qardaki says:

      E ka marr Muli situaten nen kontroll, asht kalimtare!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/policia-shqiptare.html

  2. Genci says:

    R.I.P edhe pse nuk ishte ne krye te detyres dhe per me teper ne kushte te keqija moti Policia Gjermane stervitet rregullisht per te qene e gatshme ne cdo lloj situate. Me thote dot njeri a dine te pakten te qellojne profesionalisht policet apo gardistet shqiptare?

  3. majaxs says:

    Policia gjermane eshte e pa afte te luftoje terroristet. Kujtoni incidentin me dy helikopter ne lojnat olimpike te Munihut me 1972.

  4. Kio says:

    Ama polica ishin?
    Pse nuk i xuni te tan krejt helikopteri!
    Kan pas kusure me la.

  5. Vlonjati says:

    Sipas komentuesve te nderuar te Temes,fajtori kryesore per kete ngjarje duhet te jete Saliu,ndersa ndihmes i tije Kristac Rama.

  6. fau says:

    Për sa u tha e shkrua deri tash në pjesën kushtuar komenteve është për faqe të zezë – turp bote, e para e punës se kjo është tragjei – fatkeqësi, madje kuptohet ngushëlluese dhe se burimi i saj rrjedhë nga një shtetë që disa as nuk duhet e as nuk kan nderin të ia përmendin emërin, për më tepër jo të till qfarë jemi ne si në kuptimin e injorancës poaq dhe atë të analfabetizmit, dhe e dyta fakti se ju të gjitha gjërat gjithëmonë e në vazhdimësi po i kaloni në frekuencat, Sala me Gjermaninë,Sala me Arabinë, Sala me Sërbinë e kështu me radhë na çfaqë – paraqet si përbrenda poaq dhe ndaj botës sa TRU THARË që jemi, dhe të till jemi, ka mbi një miljon (1.000.000) shembuj e dëshmi, ja një; për ju vogëlsirë, e për disa tragjedi: pseudonimi Katherina ka shkruar këtë; “qonka”, a mund t’a dini a ka shkruar fjalë shqipe, ose mjerimi më i madhë shtë çasja që po dijmë t’u bëjmë Ne rasteve veç e veç sidomos as që po dijmë t’i klasifikojmë e mandej dhe kategorizojm. Ne shprehim keqëardhjen tonë për këtë që ndodhi edhe pse për gjithë atë Gjermani krhasuar me vendin tonë Shqipërin nuk qon pesh as sa një goditje brenda dy biçiklistëve, pop, thotë: “Barni Ju gajlen e Gjermanisë….” – o mjeran bashkë me mua.

  7. xhixhi says:

    stervije ne rast trazirash????
    ku eshte pare ndonje trazire neper bote nderkohe qe po zhvillohet nje fortune debore????
    faji i organizatoreve qe vazhduan stervitjen ne kushte te tilla

  8. kelmendasi says:

    Te dorhiqet Merkel .Ku eshte opozita gjermane?Tju dergojme Ballen dhe Tahirin te deklarojne pergjegjesine e qeverise dhe ti kerkojne dorheqjen Merkelit.Ta marre qeverine shoket e Rames

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje