Ai është një nga emrat më të njohur të krimit në Britaninë e Madhe.
Ronnie Biggs, 83 vjeç, mori pjesë në të famshmen “Grabitja e Madhe e Trenit” në vitin 1963. Më shumë se 2.6 milion sterlina u grabitën nga një tren i postës. Sot vlera e tyre është mbi 67 milion dollarë.
Pas grabitjes, ai u arrestua, por vetëm disa muaj më vonë u arratis nga burgu dhe për 36 vite jetoi në arrati, duke bërë edhe operacione plastike.
Në vitin 2001 u kthye në Britani vullnetarisht dhe kaloi disa vite në burg, prej nga u lirua në vitin 2009, për shkak se shëndeti iu përkeqësua.
Por edhe pse në këtë moshë, Biggs nuk harron të bëjë gjeste sfide.
Ai ngriti dy gishtat lart ndaj kamerave, kur fiksuan fytyrën e tij.
Biggs po merrte pjesë në funeralin e bashkëpunëtorit të tij në vjedhje, Bruce Reynolds, që vdiq në gjumë në moshën 81- vjeçare.
Bruce mendohet se ka qenë njeriu që thuri komplotin.
Djali i tij, Nick, tha se babai e quante këtë vjedhje si Kapela Sikstine e tij.
Bruce u burgos për 25 vite për rolin e tij në këtë vjedhje.
yyyytttttt plak i keq edhe ne buze te varrit dhe ste lene shenjat
tamam saliu
Si Hitleri ,Si Merkel,si Stoiber (paralitiku mr karoc)si bankieret qe vodhen parat e miletit e qe shpallen krizen brenda nates,siFMN ,si jurogrupi me kollare qe po futet “shpi me shpi”e po terorizon popuj ,si politikanet qe vjedhin ne “rug te ligjshme” dhe ……..akoma doni……
Engjejt djaj.
Njeriu eshte i para formuar qe ne embrion se c’lloj do jete,pas lindjes ai s’ben gje vec zhvillon cilesite e tij ashtu si i paracakton acidi ADN i tij formuar nga dy prindrit dhe gjithe parardhesit e tyre,ky eshte ligji absolut i gjenetikes.
Ndaj ka super rendesi te dijme me kohe,me disa breza para ardhesish,me shekence,me kartelen shendetesore personale,me te dhenat e hollesishme nga c’do njeri,KUSH ESHTE AI QE DO NA DREJTOJE?
Deri sot shqiptaret jane ne narkoze per kete fakt real,ndaj kemi drejtusa te pa afte.
Demokracia,media,literatura,liria,po i zgjojne nga gjumi letragjik shqiptaret, ka nje rezik se deri atehere monstrat pilitike do kene shume pasuri ne bangat sekrete,ketu fle lepuri i math i tyre.Ka me ajdut se meta,me bishtat e tij qe kerkojne te hiqen engjej?JO,keta jane DJAJ.
Bravo plaku
Ket burr plak duhet me e zgjedh ne kshillin drejtues te mafjes.