Zhbogar: Më 2 prill do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi

21 Mars 2013, 20:00Rajoni TEMA

Më 2 prill do të ketë marrëveshje për çështjet e trajtuara deri tani në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që po ndërmjetësohet nga BE-ja.

Kështu ka deklaruar përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, të enjten, në Han të Elezit.

“Po, do të ketë marrëveshje. Nuk kam qenë në Bruksel të mërkurën, por në takimin e radhës do të jem atje. Me sa e kam kuptuar, do të ketë marrëveshje më 2 prill,” u ka thënë gazetarëve Zhbogar, pas takimit me kreun e Komunës të Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Zhbogar ka deklaruar se marrëveshja që pritet të arrihet, do të jetë fitore për të dyja palët në dialog.

“Marrëveshje e qëndrueshme është ajo kur të dyja palët janë fitues,” ka thënë ai./KD

2 komente në “Zhbogar: Më 2 prill do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi”

  1. armand says:

    Me mire me daten 1 prill.Ne te ardhmen mund te justifikoheni ne rast se shkelet.

  2. Gjon says:

    Mos mar burrr, ne daten 1 esht fiks, srbi vdes per asi date…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje