6 miliard njerëz kanë celularë, por vetëm 4.5 kanë banjo

22 Mars 2013, 18:52Lifestyle TEMA

Ia thoni këtë Doktorit tonë, që ka vendosur të masë çdo arritje në vend me numrin e celularëve që kanë shqiptarët.

Sipas të dhënave të OKB, gjashtë nga shtatë miliard njerëz në planet kanë celularë, por vetëm 4.5 miliard kanë një banjo.

Statistika shokuese ka bërë që organizatat ndërkombëtare të nisin një fushatë globale për të përmirësuar higjienën për 2.5 miliard njerëz në botë, shëndeti i të cilëve është në rrezik.

Zëvendëssekretari i Përgjithshme i OKB, Jan Eliasson, tha se kjo është një katastrofë e heshtur, që reflekton varfërinë ekstreme dhe pabarazinë e madhe në botë.

Numri i atyre që urinojnë në natyrë të hapur është 1.1 miliard, ndërsa nga diarreja që shkaktohet si pasojë, vdesin 750 mijë fëmijë çdo vit.

India është vendi më i prekur nga ky problem, megjithatë shumica e njerëzve aty nuk e kanë problem të kenë një celular dhe të harxhojnë ndjeshëm për të.

Çmimet e telefonatave janë reduktuar pesë herë në krahasim me një dekadë më parë.

Nokia ka dy nga fabrikat më të mëdha në Indi.

3 komente në “6 miliard njerëz kanë celularë, por vetëm 4.5 kanë banjo”

  1. ups says:

    Ne shqiperi ne 2.840.000 njerez ka 2.000.000 celular dhe nuk kane banjo 1.000.000 njerez, nuk kane uje 1.500.000 njerez e nuk kane drita 1.000.000 njerez,e nuk kane buke 1.230.000 njerez, dhe po te kishte dhe 1.500.000 emigrante do ishte haleja me e madhe ne bote, per momentin eshte haleja me e madhe ne Europe.

  2. genta says:

    Ore gazetar, sqaroje njecike kete pune;
    2.5 miliarde njerez, nuk kane banje; d.m.th, nuk kane as nje shtepi a nje dhome? Ku dreqin e karikojne celularin..
    OKB-ja, behet merak se e bejne perjashta nga varferia, apo ka inat se edhe leckamane edhe me celulare..s’po marr vesh
    P.S. Me qafsh,keshtu ne mirebesim, ndonje informate, mbas indianeve kush vjen per kete punen e celulareve te mire dhe lirimit ne ajer te paster?!

  3. Shendetesia says:

    S’ka asnje problem. Ato mund te dhjesin ne natyre..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje