Albumi i Pink Floyd ruhet si pasuri për brezat e ardhshëm

22 Mars 2013, 11:16Lifestyle TEMA

Albumi i Pink Floyd “The Dark Side of the Moon”, është kyçur në Librarinë e Kongresit Amerikan, si pjesë e Regjistrit Kombëtar të Regjistrimeve.

Këtij albumi do i shtohen edhe “The Twist” e Chubby Checker dhe “Sounds of Silence” e Simon & Garfunkel.

Çdo vit, njëzet regjistrime me rëndësi kulturore dhe historike shtohen në regjistrin e krijuar në vitin 2000.

Regjistrimi që mori më shumë vota nga publiku për tu ruajtur për brezat e ardhshëm ishte albumi i Pink Floyd i vitit 1973.

19 komente në “Albumi i Pink Floyd ruhet si pasuri për brezat e ardhshëm”

  1. Pelasgian says:

    Gjigande te muzikes rock ! fiksim i kam shume kenge te ketyre Bossave me ne krye : ANOTHER BRICK IN THE WALL !

    1. kali kuq e ka nji huq says:

      per mendimin tim 10 kenget me te bukura te Pink Floyd:
      ——————————
      10-“Comfortably numb”
      9-“another brick in the wall”
      8-“us & them”
      7-“shine on you crazy diamond”
      6-“wish you were here”
      5-“time”
      4-“brain damage”
      3-“great gig in the sky”
      2-“eclipse”
      1-“breathe”
      persa i perket vet albumit “dark side”!..perveç nje pjese qe e prish paaak fare,”on the run”,i gjith albumi eshte flori e kaluar floririt…

      1. Horri i Bulevardit says:

        Kengen qe i dha famen grupi e paske harruar?

        MONEY!

        Mbas disa melodive te mrekullueshme, kenga ne fjale, i solli miljonat e deshiruara.

        Ndersa kenga e famshme qe erdhi me pas

        Another brick in the wall, ishte hiti qe ndenji dy vjet pa e leshuar vendin e pare ne hitparaden europiane dhe ate amerikane.

        Cdo dite i degjoj, e kam diskun ne makine dhe sa ndez makinen, fillon kitarra e famshme.

        1. kali kuq e ka nji huq says:

          HB,e harrova me thene te drejten,”money”,por prapseprape sdo kisha guximin te levizja asnje nga kenget nga renditja e mesiperme..
          …pra mgjth “money” behen 11

          1. q says:

            High Hopes (The Division Bell)… behen 12 !

  2. arian says:

    mjere shqiptaret qe nuk njohin ‘pink floyd’…shume faj nuk u ve sepse nuk na lejoi diktatura por eshte fatkeqesi e madhe per ata njerez qe nuk shijuan ‘filozofine’ pink floyd dhe sot degjojne rihanna apo lady gaga psssssss si eshte kjo bote…

    1. arian says:

      pink floyd ishte nga bandat e rralla qe kishte dy ‘stratege’ njeri me i mire nga tjetri…pra roger waters dhe david gilmour….
      kam degjuar te gjitha albumet e pink floyd por ‘the wall’ i roger woters ne berlin ne 90 me pjesmarrjen e shume kengetareve te tjere (scorpion cyndi lauper sinead o’connor joni mitchell bryan adams etj)eshte nje nga koncertet qe ka lene gjurme ne historine e muzikes gjithashtu nje recital fantastik tani me mbrapa ka dhene edhe david gilmour ne 2002-live at robert wyatt’s meltdown..
      (e them tani ‘me mbrapa’ per vitin 2002 sepse mua me ka ngelur ora ne vitet 80 kur isha i mahnitur prej revolucionit ne boten e muzikes…)
      nqs doni te beni te lumtur femijet apo njerezit tuaj te dashur u beni dhurate disqe me muzike te viteve 80…

      1. Aleksander says:

        Kam nje vajze 4 vjeçe qe mahnitet nga kitarra e Mark Knopfler .Sa hipim ne makine direkt :-Babi ,dhe me tregon me gisht kompaktin .Alchemy live eshte nje radhe kryeveprash qe sa me shume ta degjosh aq me shume te pelqen ,telegraph road ,once upon a time in the west e sultans of swing (ne albumin alchemy live) per mua jane nje muzike qe eklipson dhe bejne te duken te vogla e te thjeshta si kenge per femije ,shume kryevepra te tjera te vete dire straits por edhe te grupeve historike te medha.

  3. Horri i Bulevardit says:

    Vitet 70-80 sollen epoken e kengeve te paharrueshme si nga ana artistike dhe ajo edukative, sollen nje revolte mbareboterore dhe kjo ishte nje muzike e vertete.
    Eshte me fat ai brez qe i ka degjuar.

  4. tani says:

    KUSH TE THA TY QE SU NJIFSHIN PINK FLOYD NUK I NJIFSHIN TE GJITH PO KISHTE SHUM TE RINJ QE NIGJOJSHIN HITPARED NE RADIO ITALIANE PLUS KASETA QE VIJSHIN ME ANIJE KOM PAS NJI SHOK QE KNOTE KANGET NE ANGLISHT DHE I DITE JAL PER FJAL

    1. Aleksander says:

      Njiheshin po ,por pjesa me e madhe e te rinjve vraponin te degjonin “pozdravin”,dhe per budallallekun e idiotesine e tyre ,ata pak te rinj qe degjonin pink floyd deep purple led zepelin apo edhe beatles e r.stones i quanin “skorpionca”,se as emrin nuk i dinin mire scorpionsave.

      1. Horri i Bulevardit says:

        Vertet pozdravi degjohej shume ne oren 18, por flas per Tironen, hitparada italjone ishte primare dhe muzika angleze dhe ameikane ishte ne plan te pare.

        1. Aleksander says:

          Po po ke te drejte,e kujtoj me nostalgji edhe veren e plazhin ,ne dreke kur fillonte hitparade , eeee nuk ishin kry akoma as keto invazionet barbare, qe na shkulen edhe nga vendet ku benim plazh prej nje jete.

        2. arian says:

          o horro dakord jam me ty or mik por degjonim nje hit parade diten e premte kjo nuk do te thote qe merrshim veshe nga muzika,nuk kishte informacion pothuajse aspak per muziken rock,cfare degjonim vete vjedhurazi..alexandri e ka thene shum bukur sepse ashtu ishte vertet,kur dolem ne europe na u hapen syte…

          1. Horri i Bulevardit says:

            Informacion si sot nuk kishim, por ne ate kohe jepte shume informacion beograd 2 qe kapej me kanoce, jepte nga dy ore program vetem per grupe rroku te njohura te botes dhe shume nga ne qe kishim bere rusisht ne shkolle na e kapte pak truni me gjuhen, plus cdo rruge ne Tirone ka patur cunat e lagjes ose grupet, ne formen e broduejt dhe ishte dikush at nga ata cunat qe dinte anglisht dhe merrte shume informacion qe e shperndante pastaj ne rruge ne shoqnin e vet, kjo se ne ate kohe ne kemi qene shume me te interesuar se sot per kete gjini.

            1. arian says:

              ah cna kujtuat ato vite…..kemi kaluar keq por prap se prape kemi nostalgji….horro jemi brez i vuajtur por me shume enderra te medha…keta brezi i tanishem fatkeqesisht jane si puna e atyre ‘zogjve te korentit’ njehere e nje kohe..pastaj edhe ‘pozdravi’ kishte jugosllavenka rock fantastik…te kujtoj ketu ‘crvena jabuka’,’bijelo dugme’apo ‘zeljko joksimovic’…lere lere se i urrej serbet si rrace por grate dhe muziken ua pelqej dhe nuk ua shaj dot (dhe mos me shani ore se muzika dhe politika jane gjera te ndryshme..)

              1. Horri i Bulevardit says:

                Jam shume dakort me ty ashtu ka qene, kemi qene te lumtur kur nuk e dinim se ishim te varfer, por mendjen rregjimi nuk arriti te na e burgose, aty ishim te lire.

  5. Berti says:

    Kenget me te bukura te Pink Floyd jane nga albumi Echoes-Disc 1 dhe pikerisht:

    1.Keep talking
    2.Sorrow
    3.Money

    Pershendetje.

  6. edi says:

    Cuna un jam sot 50 vjecar dhe albumin e pare te floydave e kam degjuar ne vitin 1981. Ishte albumi “the dark side of the moon” i vitit 1973. Qe atehere jam mahnitur dhe i degjoj pothuajse cdo dite. Vem sot ne kte moshe kuptoj filozofine dhe ate cfar shprehin me tingullin dhe tekstet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje