Marrëveshja për Qipron arrihet në minutat e fundit, por kriza sapo ka nisur

25 Mars 2013, 09:44Politika TEMA
Marrëveshja për Qipron arrihet në minutat e fundit, por kriza

Ministrat e Financës në Eurozonë kanë rënë dakord që të ofrojnë 10 miliard euro si paketë shpëtimi për Qipron, për të parandaluar rrënimin e sistemit bankar.

Sipas BBC, depozituesit me më shumë se 100 mijë euro do vuajnë humbje të mëdha. Ata mund të humbasin deri në 40 përqind të depozitave.

Megjithatë, të gjithë depozitat nën 100 mijë euro janë të garantuara plotësisht.

Presidenti i Ministrave të Financave të Eurozonës, Jeroen, Dijsselbloem tha se kjo marrëveshje i ka dhënë fund pasigurisë në lidhje me ekonominë e Qipros.

Ai tha se marrëveshja është më e mira për popullin e Qipros dhe fokusohet në vetëm dy banka problematike dhe jo në të gjithë sektorin.

Kështu, Laiki Bank, banka e dytë më e madhe, do jetë më e prekura nga kjo marrëveshje.

Ajo do ndahet në bankë të mirë dhe bankë të keqe. Asetet e mira do të shkrihen me Bankën e Qipros.

Korrespondenti i BBC raporton megjithatë se kriza ka trokitur në Qipro. Vendi do zhytet në recesion dhe do të duhen vite që të marrë veten. Shumë biznese do të mbyllen dhe BBC thotë se kjo është një fitore me efekte shkatërruese.

Der Spiegel thotë se tanimë Qipro nuk do jetë një ishull bankar./ep

4 komente në “Marrëveshja për Qipron arrihet në minutat e fundit, por kriza sapo ka nisur”

  1. qeparo says:

    Borgjin do paguajne te gjithe depozituesit me mbi 100 000 euro depozite, do te thote qe kriza bie ne kurriz te oligarkeve rus

    1. gallata says:

      borXHin !-XH e madhe e shtypit ,xh e vogel e shtypit ,xhaketa xhami xhaxhi .Gj e madhe e shtypit ,gj e vogel e shtypit, Gjergji Gjini GjOleka Gjirokastra etj etj. Jo nano-drogagji por nano-drogaXHi .

  2. j says:

    O bobooo. 40% perqind te pasurise se Argites iken per lesh. Apo nuk e besoj qe te kete pasuri mbi 100 mije euro eshte nen kete nivel

  3. Demo says:

    Paketa eshte qarte Do te ju ndihmojme me 13 billion euro, por qeveria qipriote duhet te mbledhi si kusht 5.8 billion Euro kryesisht nga depozitat bankare qe jane mbi 100.000 euro.keshtu qe depozituesit me me shume se 100.000 euro do te humbasin reth 40 % te depozitave. Te shohim a ka Qeveritare shqiptare ne kete loje. besoj se po. Por ruset zene vendin e pare me 31 billion euro te depozituara Nga shuma 5.8 billion dollare Banka e dyte Laiki do te kontriboje me 4.2 billion dollare. Gdp E qipros eshte 18 billion Euro por sistemi financiar I qipros eshte 8 here me I madh. Per mendimin tim pse Bashkimi Europian nuk ju pergjegj me shpejt ketij mashtrimi.
    Ata duhet ti kthejne syte edhe Nga Shqiperia . Ne duam te dime se kush ka depozituar ne kete banke qe asetet e saj do te kalojne ne Banken e pare te Qipros.Keta hajdut te popullit Shqiptare duhet te zbulohen. Transferimi I parave ne qipro eshte bere me taksa shume te ulta. Tani qe keto taksa do te regullohen duam te dime te verteten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje