13 vjeçari: Pedofili Ardian Prrenjasi mbajti në shtëpi shokun tim nën kërcënimin e thikës

24 Mars 2013, 10:04Politika TEMA

 “Na u afrua dhe na tha që t’i hapnim derën, sepse i kishte duart pis”.

Që prej asaj kohe kanë kaluar plot 5 vjet, por padyshim që ato momente kanë mbetur të paharruara për fëmijët që u përfshinë në atë histori, ku sërish protagonist ka qenë pedofili Ardian Prenjasi. Në vitin 2008, ai ishte vetëm 8 vjeç, por e mban mend momentin kur monstra e futi me forcë në banesë shokun e tij të vogël. Tashmë ai është 13.

“Po, e mbaj mend. Ka qenë mëngjes, ora ka qenë afërsisht 11. Ne ishim 10 djem apo më shumë duke luajtur dhe na afrohet Ardian Prrenjasi. Na tha: “Kush më ndihmon të më hapë pak derën e shtëpisë se i kam duart pis?” Nga grupi ynë u çua M., sepse ai ishte më i shkathëti. Ne të tjerët e ndoqëm me sy se ku e çoi. Pasi i hapi derën, ai e futi brenda dhe ne po e prisnim. E thirrëm disa herë, nuk na u përgjigj. Pritëm 30 minuta dhe pastaj shkuam tek dera e shtëpisë ku ai e futi, dhe i thamë: Hajde se po vjen babi. Atëherë doli ai burri dhe na tha që po del tani. Doli M., kishte qarë”- rrëfen djali.

Djali tregon se pas daljes shoku i kishte rrëfyer se: “Na tha që ai burri i kishte vënë thikën në fyt dhe i kishte thënë që t’i jepte numrin e babait se do i kërkonte lekë. Na tha shoku ynë se ai vinte era alkool, kishte pirë. Vetëm pasi e thirrëm ne, ai e la të lirë.”-shprehet ai për “GSH”-në.

Fëmija tregon se edhe Julianin e  njihte,por monstrën nuk e kishte parë në lagje. Në atë periudhë, maniaku Ardian Prrenjasi i ka shpëtuar drejtësisë, duke marrë vetëm një dënim me gjobë, edhe pse akuzohej për mbajtjen peng të një fëmije. Në vendimin e firmosur nga gjykata më 14 nëntor 2008, Prrenjasi është dënuar me 90 mijë lekë gjobë dhe, për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht do të paguante vetëm 60 mijë lekë gjobë, pasi mbajti peng një të mitur. Gjykata, pasi ka shqyrtuar çështjen, shprehet se ky dënim është i mjaftueshëm për rehabilitimin e 45-vjeçarit dhe nuk është i nevojshëm izolimi i tij nga shoqëria.

13 komente në “13 vjeçari: Pedofili Ardian Prrenjasi mbajti në shtëpi shokun tim nën kërcënimin e thikës”

  1. N Shabani says:

    Shtet i qelbur duhen perdhunuar prokurori i ceshtjes bashke me ate miken e Sali Berishes Shefkije Demirajn gjykatesja e ceshtjes. Ah Enver Hoxha ku je, si ishe per keto gjera, i coje ne Spac te Mirdites te mos e shikonin me driten e diellit me sy per tere jeten, nuk i prekte as miza femijet me dore jo te rrezikoheshin nga monstra te tilla.Edhe prokurorit te ceshtjes edhe gjykateses te dy duhen ftur ne burg per neglizhence me dashje per te mbrojtur kriminelin.

  2. LOLA says:

    po si ka mundesi mor amani edhe ne afganistan te ishte sdo ta kishin lene kaq te lire ky i paska bere gjerat ne sy te te gjithve dhe hapur po ashtu kurre se ka mohuar qe e ka bere direkt ka treguar dhe asnje ska marre masa. Do tu vinte mire atyre gjykatsve tu perdhunohej femija i tyre ???
    ky duhet mbyllur dhe celsat ti hedhesh ne det qe te vdesi si qen

    1. valoni says:

      Po LOLA AJO QE THUA ASHT E VERTETA PO ASHT MUNGESA E LIGJIT
      eklizhenca e prokurorit edhe pse jan te pamfarur ato nuk kryn punen saduhet ndoshta munges te finanzimit

  3. dumdum says:

    Gjykata fajtore për krimet që ka bërë ky që e lanë të lirë.
    Normalisht gjykatësja duhej të ndiqej penalisht pse la të lirë një kriminel të tillë.

  4. berati_KOSOVE_germony says:

    Si ka mundesi qe mos te ket ba dikush ma heret ni denoncim per ket pedofil shum i rrezikshum per rrethin ku ka jetu ketu gjera parandalohen me koh dhe me koh esht desht te reagohet e jo tash pas ngjarjes.
    Me vjen shum keq per te gjith ata qe jan dhunuar nga ky maskara.

  5. alban4eva says:

    kur do ta kuptoni o njerez qe nuk ka faj ky psiqiku, sepse njerez te tille ka ne cdo vend te botes..!!
    eshte shteti ai qe merr masat mbrojtese kunder ketyre zgjebjeve!!! kurse “gjykatat” tona tribale dhe talebane e lene te lire vetem me nje gjobe.. ajo gjykatesja shpellare qe e ka lene te lire kete mostren, duhet te varet ne litar, po po, te varet.. qe te mendohen mire gjykatesit e tjere te leshit te lene te lire keta kriminele te rrezikshem..!!

    1. balzac says:

      Me fal po te ishin gjykatat e Talebaneve kete maniak e kishin privuar nga jeta qe ne diten e pare te arrestimit.Ligjet e Europes i japin nje perbindeshi te tipit “Lombrozo” si ky pafajsine apo denimin minimal prej dy vitesh heqje lirie.P.S.Mos te keqkuptohem nuk jam pro talebaneve por edhe jo per nje Shqiperi te administruar nga ligjet e degjeneruara qe sjell Bashkimi Europian.

  6. shvejk says:

    Prrenjasi ne cdo moment te veprimtarise se tij ka pasur mbrojtjen e shtetit. Ai punonte ne shtet, kishte mundesi te merrte kredi, mbante shtepi me qera,kishte makine , kishte gjithmone dosje te paster penale. Nje qytetar i thjeshte ne Shqiperi e ka te veshtire ti kete te gjitha keto. Prenjasi nuk ka qene kurre vetem dikush ose disa te tjere me te fuqishem fshihen pas tij.

  7. Eri says:

    Nuk eshte se ky eshte rast i vetem, sa ka si puna e ketyre verdalle.
    Disa te tille mbaj mend vertiteshin ne Qytetin Studenti para shume vitesh e masturboheshin para godinave kur shihnin ndonje siluete vajze ne tualete apo ne dhomat e katit te pare.
    Te gjithe i njohin e asnje qytetar nuk i denoncon, policia nuk i arreston ne flagrance apo t’i mbyll neper spitale. Keta jane kontigjenti i atyre qe bejne masakra te tilla dhe ne ulerasim me te madhe pasi e keqja ka ndodhur.

  8. idris says:

    turp, turp , per nje shtet ne europ me keto gjykates monstruma, ato duhet denuar maksimalisht, a kan femij keto qelbesira .

  9. anonim says:

    kjo gjygjtare e poshter rrjedh nga nje familje e till nena e saj esht denuar per vjedhje 17 vjet burg ndersa 2vllezrit jan vra per grabitje .ja kjo esht gjyghtarja qe ghykon edheceshtjen gerdeci prandaj kjo duhet te denohet

  10. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ai celulari i Aedian Prrenjasit nuk u deshifru asnje here.
    As nuk u muar vesh se ku punonte.
    A kishte mundesi lidhjeje mes pune dhenesit dhe Prrenjasit edhe per probleme te tjera e punesimi i tije ishte thjeshte per te mbulu gjerat !!!

  11. Ilirjada* says:

    Ne ate vend eshte bere e veshtire tu sigurosh jeten femijeve. Shteti ka degraduar ne cdo fushe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje