Kur takohen dy Papë: Ne jemi vëllezër (FOTO)

23 Mars 2013, 18:27Politika TEMA
Kur takohen dy Papë: Ne jemi vëllezër (FOTO)

Papa Françesku I dhe paraardhësi i tij, Benedikti, u përqafuan sot në një takim historik mes dy Papëve në Castel Gandolfo.

Pas takimit, ata u lutën bashkë në kishëzën e Castel Gandolfo.

“Ne jemi vëllezër,” i tha Françesku atij, kur Papa Benedikti i ofroi ulësen e tij për t’u falur.

Takimi i sotëm është i pari mes dy Papëve në më shumë se 600 vjet. Kisha Katolike është në një pozicion të pazakontë pasi dy Papët janë gjallë në të njëjtën kohë.

Nga fusha e helikopterit deri në pallat, Françesku u ul në krahun e djathtë të makinës, vendi ku rri tradicionalisht Papa, kurse Benedikti në anën e majtë.

Françesku i solli si dhuratë një ikonë të shenjtores Mari.

Benedikti po jeton në vilën verore që kur u tërhoq më 28 shkurt.

Ai ka deklaruar se do i kalojë vitet që i kanë mbetur duke u lutur dhe i fshehur nga bota.

5 komente në “Kur takohen dy Papë: Ne jemi vëllezër (FOTO)”

  1. Sali Berisha Facebook says:

    Kur takohen dy Pape …. Bekojne Berishen
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/bekimi-hynjor.html

  2. Ben Chicago says:

    kush jane mashtruesit me te medhenj?
    kleriket apo politikanet?

  3. A says:

    Pamvaresisht se kete periudhe kleri katolik ka pasur probleme te medha ne disa drejtime uroj me reforma dhe masa te forta te dali nga kjo gjendje qe e futen disa klerike.
    Uroj qe Papa i porsa zgjedhur Papa Francesku i I-re do te dije te beje reforma dhe te jete organizator i zoti ne menyre qe njerezit qe duan drejtesi, barazi, drejtesi te ecin perpara ne drejtimin e duhur duke ndricuar mendjen dhe duke u lutur, ne rastin konkret Shqiperia, qe ne krye te udhehiqen nga njerez qe e duan popullin e vet dhe ti japin drejtimin e duhur drejt begatise, mireqenies, zhvillimit dhe drejtesise reale. Njekohesisht duke u lutur qe te heqin qafe politikan te tipit mashtrues, demagog si Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano etj., qe treguan veten qe dine vetem te vjedhin, te grabisin, nuk deshirojne te zbatojne ligjet, ngaterrestar, intrigant, te vrasin naten e te qajne dite. Kur i kerkon interesi bashkepunojne dhe shtrengojne duart.
    Prandaj duke shikuar keto fotografi ku 2(dy) papet, Papa i ri Francesku i I-re dhe ish Papa Benedikti i 16-te, shpresojme qe te luten per te miren e shumices pozitive, per te miren e popujve dhe ne kete menyre lutja perfshine edhe popullin e shume vuajtur te shtetit dhe kombit shqiptar i cili akoma nuk po shijon lirine dhe demokracine e vertete tani 20-te vjet. Sepse per tre mandate eshte kapur prej fyti dhe nuk e lejon te marri fryme lirshem nga shpellari dhe sorra e malit Saaali Berisha and compani.
    Uroj qe me lutjet e tyre popujt e shtypur, ku perfshihet edhe populli shqiptar te futet sa me pare ne gjirin e popujt me te zhvilluar evropian duke marre vetem anet pozitive te tyre.

  4. shvejk says:

    Eshte per tu ruajtur nje foto e tille, kurre nuk do kemi me rast te shikojme dy Pape bashke.

  5. Nuk kuptoj cfare te mire po i sjellin njerezimit dhe botes me veprimtarine e tyre keta papet dhe i gjithe Vatikani? Ndoshta nuk e di por a prodhojne gje keta, a merren me ndonje aktivitet shkencor qe i sherben njerezimit, ku eshte e mira e ketij institucioni ose shteti qe e quajne dhe eshte me te vertete? NQS ka me te vertete na thoni qe te kontribuojme dhe ti rrisim akoma meshume llukset qe ka ky shtet i Vatikanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje