Propozim për Memorandum mbi etikën profesionale

24 Mars 2013, 08:41Politika TEMA

– Ftesë për nënshkrim, gjithë gazetarëve shqiptarë, redaktorëve, kryeredaktorëve, drejtorëve të mediave të shkruara,on line dhe audioviziv

Në vazhdim të misionit të tij, për të patur një media sa më pranë publikut, një media që për këtë arsye duhet të shpërfaqë vlerat e jo antivlerat profesionale,duke gjykuar se etika dhe deontologjia janë vlera dhe koncepte të panegociueshme në profesionin e gazetarit, Unioni i Gazetarëve Shqiptare vlerëson se ka ardhur koha e nënshkrimit të një marrëveshjeje gjith perfshirese. Kjo nisur nga fakti se:

– Mediat shqiptare po përballen me provën e rritjes dhe shtimit prej ambicies dhe jashte kritereve te nje tregu mediatik me rregulla. Mediat tona deshmojne ne jo pak raste papjekuri dhe mungese te theksuar te parimeve te vyera etike. Ne kete realitet kaotik, Unioni i Gazetareve Shqiptare konstaton se marrëdheniet e publikut me mediat, nuk deshmohen ne një raport me pranim të perhershem, por si nje bashkëjetese me antagonizmin diskutues.

– Nota e cilësisë mediokre apo pakaluese për profesionalizmin e gazetarëve, nuk jepet vetëm në nje dite e pergjithmone, por për cdo ditë e për cdo emetim.

– Nota nuk jepet prej gazetarëve, për gazetarët, por ajo është realiste dhe e qëndrueshme kur jepet prej publikut, lexuesve dhe audiencës për produktin e përcjellë.

Ditët e fundit mediat shqiptare kanë nxjerrë si thatësira rrënojat e përmbytura , krizën etike qe kemi dhe se ciles i jemi nenshtruar, ndaj Unioni i Gazetarëve Shqiptare gjykon se në këtë varfëri deontologjike, por më së shumti varfëri skandaloze etike, është e domosdoshme të ngremë reagimin e të gjithë aktorëve mediatikë që kanë në dorë ta ndryshojnë këtë situatë.

Është e domosdoshme të rithemelojmë një ndërgjegje të munguar etike.Na nevojitet një marreveshje komunitare për ngritjen e institucioneve dhe mekanizmave ekzekutuese etike, që të mund të shpëtojme së pari veten profesionale dhe, se dyti, misionin e medias së rënuar. Per kete Unioni fton gjithe shoqatat, partneret dhe sidomos strukturat drejtuese te te gjitha mediave te negociojne ngritjen e nje strukture kombetare monitorimi dhe ekzekutimi per rastet e shkeljes dhe cenimit flagrant te etikes.

Te ngrihet Bordi Kombetar i Etikes, me nenseksione per cdo lloj medieje:Per mediat Audiovizive; Per mediat e shkruara; dhe per mediat online, i cili te paraprije krijimin e Këshillit Kombetar te Etikes.

Duke gjykuar se është casti për nënshkrimin e një memorandumi etik në mediat e Shqipërisë, javën në vazhdim Unioni i Gazetarëve Shqiptare, do të ndërmarrë iniciativën konkrete të realizimit të këtij akti me të gjithë aktorët mediatikë: gazetarët, drejtuesit e medias, editorët dhe pronarët.

Unioni i Gazetareve Shqiptare mbetet i angazhuar seriozisht në kete nisme te re dhe fton per nenshkrim te ketij Memorandumi, gjithe aktoret mediatike te vendit.

 

13 komente në “Propozim për Memorandum mbi etikën profesionale”

  1. nd-ih-ma says:

    Gati jemi.Fevziu kryetar i keti keshilli,Nikoll Leshi pergjegjes per lidhjet me pushtetin,Frrok Qupi per reklamat,Preq Zogaj kordinator,merreni dhe Vorpsin per zedhenese.Kot lodheni Mero,Sali Berisha ka mbjellur djallin ne te gjitha fushat,e puna e pare eshte te zhdukim babain e djallit.

    1. Frrok Qupi - gazetar i paepur, i pavarur dhe i palimit says:

      Jo! Une duhet te jem Kryetar:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zeri-i-pyllit-frrok-qupi.html

  2. elton says:

    Po mir tani kujtohen keta? Kush i ka diplomuar te gjithe keta gazetare? Apo kane munguar te ora e mesimit te etikes?

  3. Korcari. says:

    TESTIM PER ETIKEN.
    Etika si shkence duhet te kryhet lende me vete jashte punes per te gjithe politikanet pa perjashtim,per te gjithe punonjesit e medias,dhe pasi te testohen me provim komisional ne se nuk fitojne provimin per te mare LICENCEN,te perjashtohen nga puna.
    Ndryshe fevzoja fevzo ngelet,saliu ngelet sali,xhozi ngelet xhoz,nishani nishan,cupi cup,ruci ruc,dhe vazhdon avazi me profanet e ETIKES,te cilet burgosin te vertetat.
    A e dini qe fevzoja e njeh veten perendia e drejtuesit te dialogut?
    Mos kujtojme gjakosjet e etikes ne atdhe dhe politikanet ende shesin dengla.
    Memorandumi eshte me shume se i nevojshem dhe i urojme saktesi dhe mbaresi pesaj pune.Ju lumte nismetareve ata po kryejne nje mision historik per median.

  4. agbi says:

    A nuk duhet filluar me nje me nje thirrje qe te gjithe gazetaret – ose me mire punonjesit e shtypit , se gazetare te vertet ka shume pak ne Shqiperi-te fillojne me se fundi te flasi SHQIP e te shkuajn SHQIP.

  5. alban4eva says:

    etike dhe moral ne Shqiperi??? pfffffffffffff.. ju shikoni endrra me sy hapur..!!

  6. valter says:

    Patjeter qe duhet nje deontologji profesionale per gazetaret apo e then ndryshe regullat ose kodi i etikes, i moralit, por puna eshte se siç çdo gje tjeter ne Shqiperi problemi nuk qendron tek mungesa e institucioneve, apo e ligjeve por tek zbatimi i tyre. Kjo e fundit ka te bej me moralin personal te çdo gazetari, me aftesin apo vullnetin qe ka ai per te luftuar kunder padrejtesive te pronarit qe e ka punesuar, per te qen megjithmend nje profesionist dhe i pavarur ne pasqyrimin e te vertetes. Megjithat suksese, eshte nje hap qytetar!

  7. ilir says:

    Media ne Shqiperi ka probleme te medha. Problemi i pare jane pronaret, ne pjesen me te madhe teresisht te pa shkolluar dhe e kane median vetem si biznes, nuk e kuptojne aspak qellimin dhe misionin e medias. Problemi i dyte jane nje pjese e madhe e drejtoreve dhe redaktoreve (pjesa me e madhe e te cileve ) jane vendosur ne keto poste pa asnje dite pune si gazetar terreni. Problemi i trete jane gazetaret me shumice qe nuk e kane fare haberin nga profesioni qe “ushtrojne”. Duke qene me keto problematika, media bie preh e politikes, e cila e sundon shume lehte, ndersa persa i perket etikes, mjaftojne keto tre probleme te medha per ta katandisur median ne keto nivele. Hidhni nje sy ne rrethe, ne mediat vendore, ose ne korresondentet e mediave qendrore.Te vjen ndot kur meson shkollimin e tyre, menyren se si punojne dhe se si raportojne. Pa asnje lloj etike dhe profesionalizmi, korrespondente apo gazetare qe nuk kane nocionet themelore te ndertimit te fjalise, e jo me te raportimit nga terreni, gazetare qe nuk kane nocionin gjeografik te ndarjes administrative, qe nuk dine c’eshte komuna, bashkia, qarku, prefektura, koncepti i rrethit, etj, etj, etj, etj.

  8. ester says:

    Po ik o Sandri ha fara luledielli, c pune ke ti me mediat?
    Kerkon protagonizem kur jep vec deklarata shtypi.
    Kurre nuk te kam pare ne veprime konkrete. Bej ndonje gje per rrogat e gazetareve, pastaj kerkoju etike. Se ngaqe kane mbetur pa u paguar, jane mbushur redaksite me amatoret qe ti dhe ca shoke te tute u jepni leksione ne fakultet.
    Ta gezosh prodhimin tend!

    1. sy skifter says:

      Ne kete vend ka shume ceshtje serioze per te folur
      ,kurse keta merren me makiazhin e gazetarit .!!!!!

  9. mirel says:

    Shume mire, ju lumte!

  10. loni says:

    Vetem kjo nuk duhet te prononcohet rreth etikes. ne ka me ordinere se kjo ne perdorimin shume te keq per arsye personale apo politike te shtypit…
    Paraqitja e saj (te fuce cicat brenda)kultura apo edukata minimale lene shume per te deshiruar. nuk mundesh ti moj te ngresh zerin ti per etike….vetem ti jo!

  11. loni pe betoni says:

    Se pari luftoni per rrogat…se gazetaret pa rroga jane bere si qente pa rroba. Shqyejne bythet e njeri tjetrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje