Gazmend Oketa: FRD-ja, forca përcaktuese e qeverisjes pas 23 qershorit

24 Mars 2013, 09:53Politika TEMA

Gazmend Oketa është shprehur se nuk do të jetë LSI-ja, por FRD-ja forca përcaktuese e qeverisjes së 23 qershorit.

Fakti që flitet shumë dhe kërkohet që FRD të pozicionohet në një koalicion është një konfirmim i faktit se FRD tashmë është një forcë politike e rëndësishme në skenën politike shqiptare dhe se ajo do të jetë një forcë e rëndësishme në vendimmarrjet politike dhe qeverisëse pas 23 qershorit. Ne jemi deklaruar dhe i qëndrojmë deklarimit se nuk bëjmë koalicion me dy forcat e tranzicionit të tejzgjatur shqiptar. Koalicioni ynë do të jetë koalicioni me qytetarët shqiptarë, të cilët kërkojnë ndryshim, kërkojnë rotacion politik dhe qarkullim të elitave politike. Një erë e re duhet të nisë në politikën shqiptare dhe kjo në dobi të qytetarëve shqiptarë.”- është shprehur ai.

I pyetur se cilat janë kushtet që FRD të hyjë në kolicion me ndonjë parti ai përgjigjet se çdo forcë politike, e cila ka moralin politik, është e orientuar drejt qendrës së djathtë, nuk mban kosto korrupsioni apo keqqeverisje mbetet një opsion i hapur për koalicion me FRD-në.

“Më lejoni të bëj një sqarim. Si një forcë e re e qendrës së djathtë dhe një forcë e moderuar, ne nuk jemi kundër koalicioneve apo bashkëpunimit me forca të tjera politike, përkundrazi. Por ne nuk jemi për koalicione të ndërtuar thjesht mbi llogari matematikore, të cilat i dikton Kodi Zgjedhor. Së pari, llogaritë e vitit 2013 nuk bëhen bazuar mbi rezultatet zgjedhore të vitit 2009. Kanë kaluar 4 vite dhe si skena politike, po ashtu edhe qytetarët shqiptarë kanë evoluar e ndryshuar që nga ajo kohë. Çdo forcë e cila ka moralin politik është e orientuar drejt qendrës së djathtë, nuk mban kosto korrupsioni apo keqqeverisje, mbetet një opsion i hapur. Çdo forcë tjetër e cila nuk përmbush këto kushte, nuk mund të jetë pjesë e projektit politik të Frymës së Re Demokratike.”

Për sa i përket deklaratës se nuk e përjastojnë mundësinbë e koalicionit me PD-në ai sqaron:

“Po përsëris të njëjtën përgjigje që kam dhënë para pak ditësh për të njëjtën pyetje. Edhe unë në një dalje televizive të para pak javëve, kam dëgjuar zonjën Topalli të shprehet se “z. Berisha është partia”. Kisha që nga koha e Enver Hoxhës pa e dëgjuar këtë shprehje. Kjo e vështirëson dhënien e një përgjigjeje të saktë, pasi nuk mund të parashikosh se çdo të ndodhë me atë parti pas largimit të z. Berisha”-shprehet Oketa për “GSH”-në.

Ai tregon se tashmë  i janë afruar fazës finale, asaj të përgatitjeve për zgjedhjet e 23 qershorit, ku FRD do të garojë në të gjitha qarqet e Shqipërisë me 140 kandidatët e saj.

20 komente në “Gazmend Oketa: FRD-ja, forca përcaktuese e qeverisjes pas 23 qershorit”

  1. Gezimi says:

    Gazi, me vjen keq, por ne se nuk futeni ne koalicion, veshtire se realizohet kjo deshire e juaj.

    1. tiku says:

      Kjo FRD ka pjeserisht meriten per keto institucione te shkerdhyera qe kemi ne ketu ne shqiperi,me duart e veta i ka bere.kshq sa inat bien me saliun aq bjen dhe mbi ju,por saliu do te vjedh pafund ndersa ju jo.

    2. herta says:

      FRD do marr nje lesh te madh se ca duhet tmarri kjo parti do ja vjedh saliu, do ja vjedh dhe ska FRD, por qe gjthss ke dalur nga saliu si parti e kaq pa turp sa jeni ju mund te riktheheni prap te ai.

    3. eri says:

      FRD PD e ca jane kto plerat e tjer tu perfshi dhe AK kane marr fund smeritojn asnje vot nga ky popull se te gjitha kane pasur mundesi te ndryshojn dicka ne kete shqiperi por nuk kane bere asgje prandaj me 23 qershor do te denohen.

    4. eni says:

      Po po, do jete do jet,PS e vetme merr mbi 74 deputet.

    5. elio says:

      Force qe Kryetar ka Presidentin e zgjedhur nga PD dhe deputet i PD, per sekretar ka ish ministrin e mbrojtjes se Sali Berishes(oketa)e deputet i PD , Per anetar ka Elez Biberaj (Ish deputet i Berishes) dhe Besnik mustafaj Minister i Jashtem i Berishes,dhe Deputet i PD…si thoni eshte foce Opozitare??????

  2. Kerpaci says:

    Qejfi ma ka qe une te mos kem te drejte dhe i uroj me shpirt qe kjo parti te konsolidohet, por s’mund te rri pa e shprehur friken e madhe se me gjith keto dengela qe hedhin kreret e kesaj particke, ka shume te ngjare qe te zene vendin karagjoz te Ilir Metes i cili ne keto zgjedhje do korre gjith c’mbolli.

  3. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Ndaj nuk duhet te votoheni ju se keni pikerisht kete mendje.

    FRD-ja e Blerim Saraçit apo e Mirela Bogdanit. ?

    Dmth nuk e kane te ndare mendjen nese duan te rrezojne Berishen apo jo por se duan te jene faktor per qeverisjen e re. E kane kete te mire qe jane te sinqerte te pakten. Ne fakt jane budallenj 24 karat.

    Nese i duhet votat Berishes keta do t`ja japin se do vene interesat e popullit per integrimin. ?

  4. eri says:

    Me te vertet FRD merr votat e demokrateve te pakenaqur,mund te dal mir poo qe yte jete forc percaktuese, nuk do te kete nevoj per percaktues se zgjedhjet do te jene te qarta, diferenca do te jete e till qe PS nuk do te kete nevoj per kualicionet e pista qe ben salliu per te ruajtur pushtetin.

  5. ndershmeria says:

    FRD mos degjoni armiqte apo xhelozet tuaj,c’do parti ka rrugen e saj,destinacioin e saj,kete e percakton populli jo keta servilet,bythelepiresat e qelbopartive te kalbura 72 vite.

  6. Treviso says:

    Zoti Oketa, Jam shume dakort me mendimin tuaj, por ekuacionin qe keni zgjedhur eshte shume i veshtire per tu zgjidhur nga populli. Populli nuk ka me durim qe te zgjidhi kete ekuacion me shume te panjohura. Ju ngelet juve si parti qe ta zgjidhni kete ekuacin. Ju uroj suksese ne pregatitjen e votimeve.

  7. ILIRET says:

    Dmth, ju mund ti jepni nje dore Berishes per te qendruar perseri ne pushtet.
    E degjuat shqiptare! Nuk perjashtojne bashkeqeverisjen me Berishen. Asnje vote mos u jepni, edhe ketyre. Vota vetem per partite qe do te rrezojne Berishen.

  8. valter says:

    Oketen persa e kemi pare ka qen gjithnje nje politikan i ekuilibruar dhe deri diku i ka rezistuar regjimit antishqiptar. Puna eshte se kjo lufte duhet te behesh prej kohesh pa u ber demi ose gjema e madhe qe e ka pllakosur kete vend. Tani edhe zoti te vij aty nuk e ndryshon dot gjendjen, pasi shkaterrimet jane te te gjitha dimensioneve (ekonomik, social, kulturor) dhe per ti riparuar keto nuk duhet vetem njerez te ndershem por edhe kohe et perkushtim te madh. Megjithat me mire von se kurre dhe une i uroj FRD te eci ne rrugen qe ka nisur, pjesa me e madhe e demokrateve te ndershem jane zhgenjyer dhe kerkojne nje force si kjo qe ti perfaqsoj.

  9. Leone-53 says:

    FRD-ja duhet te ket IDENTITETIN e saj dhe te udhehiqet nga parime te pastra e te paracaktuara ne program.
    Me duket e tepert kur thuhet shprehja qe “do jet percaktuese ne qeverisje”?!..
    N.q.s. eshte fjala qe do beje ate qe PD-ja e Berishes do te jete HUMBESJA e madhe e ketyre zgjedhjeve, kjo qendron.
    Si i djathte do me “kenaqte” kete radhe vetem zhdukja e kryekomunistit Sali Berisha e asgje tjeter.
    Demi qe u ka shkaktuar shqiptarve e Shqiperise jane teper te medha!

  10. Meleku says:

    Kryeministri i ardhshem do te jete nga FRD!

  11. valoni says:

    Gazi e ke kot as ne parlament ske me mujt te futesh vet je fajtor se deshte qopen e madhe te bukes me marr po dot jesish pa to,
    Gazi dot fitojsh trasht e sulel hahahahah

  12. shvejk says:

    Bamiri juaj mbajti per kater vjet me rradhe postin me te larte ne krye te ketij shteti ,dhe u kenaq me gjume e me futboll . Tani na thote me beni prape nuse se di une si te nuseroj.

  13. KIRI says:

    Oketa kush ta tha fallxhorja e EDIT?

  14. Shqipotare boll naive. says:

    Ne doni te shpetoni Shqiperine votoni FRD-ke.

  15. pelivan says:

    A thua Z.Topi dhe Z.kreshnik jane te pelqyer, pse po fshikullojne Berishen sot,’mbas 22vjeteve?!A thua qe, ky popull paska harruar qe dhe keta te dy kane pergjegjesi, per cfar ndodhi ne kete rruge te gjate te krimit,me falni te trnzicionit? Edhe,s’thane nje here te vetme:-Po,kemi faj dhe ne!-Por vazhdojne te bejne fushate,sikur s’ka ndodhur gje! Pra keta po kacafyten me ustain e tyre vetem brenda ketije viti dhe duan votat me se s’ben! Ndersa te majtet qe kane 22 vjet, qe kacafyten,burgosen,vriten, simbas ketyre zotnive, s’duhen votuar(!)Gjithesesi,s’na genjeni dote,edhe nese kini te drejte,jeni te vonuar.Packa,pse dhe fshiheni pas Myslim pashes,keti shqiptari te madh vertete.Populli do votoj te majten me Ramen ne krye,sepse vetem ai do e beje kete vend,sepse vetem ai do mendoj per te majtet dhe per te djathtet njesoj,sepse,vetem keshtu behesh i dashur dhe kurrsesi i yrryer.Rama eshte evropjan edhe njehershi amerikan,Rama, eshte demokrati, qe mesesben i duhet Shqiperise tone.(Pike)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje