Forumi Rinor Eurosocialist i Durrësit ka mbajtur dje një takim të hapur me të rinjtë e ish-Kënetës, një ndër lagjet me problematike të Durrësit, por njëkohësisht e njohur si një bastion i Partisë Demokratike. Por, ditën e djeshme me qindra të rinj nga kjo zonë i janë bashkuar FRESSH dhe Partisë Socialiste.
Në takimin e zhvilluar dje në Pallatin e Kulutrës në Durrës me të rinjtë e ish-Kënetës ka marrë pjesë kryetarja e FRESSH, Elisa Spriopali dhe kryetari i Bashkisë Durrës Vangjush Dako. Kryetarja e FRESSH dhe Kryetari i Bashkisë Durrës për rreth 2 orë i janë përgjigjur të gjitha pyetjeve që të rinjtë e kësaj zone kanë adresuar.
Pyetjes së një prej të rinjve nga zona e Durrësit të Ri, siç ata kërkojnë që të quhet tani e tutje, se çfarë do të bëjë Partia Socialiste për punësimin e të rinjve, Elisa Spiropali u shpreh: “Ne do të aplikojmë një skemë të re dhe moderne për të punësuar të rinjtë. Do t’i mbështesim ata me mikrokredi të vogla, ku secili prej jush nëse ka një ide të mirë për të bërë biznes, por nuk ka para, do të mbështet dhe financohet. Këto mikrokredi do të kenë interes shumë të vogël, aq sa nuk do të ndikojë aspak në xhepat e të rinjve. Ndërkohë që nëpërmjet agjensisë që do të krijohet posacërisht për këtë projekt dhe zonave të posaçme për të zhvilluar bizneset e të rinjve, gjithsecili prej jush do të ketë akses. Gjithashtu heqja e taksës për biznesin vogël do të jetë një tjetër masë e cila do të rrisë punësimin e të rinjve shqiptarë”, deklaroi kryetarja e FRESSH, Elisa Spiropali.
Ndërkohë që kryetari i Bashkisë Vangjush Dako iu përgjigj pyetjeve në lidhje me problematikën e infrastrukturës në këtë lagje. Ai u shpreh se me qeverinë e Rilindjes pas 23 Qershorit kjo zonë do të transformohet në një Durrës të Ri.
E cuditshme! Une kam informacion qe kryebashkiaku i Durresit eshte socialiste dhe ky qytet qeveristen per gjashte vjete nga Vangjush Dako. Sot u zgjua ky njeri dhe premton “Durresin e ri”.
Vangjush Betoni premtoka “Durresin e Ri”!?
Ndoshta do te sjelle ne treg nje lloj te ri betoni dhe do t’ja vere emrin Nova Durazzo.
Durresi ka bere shume hapa perpara ,ne shume drejtime , jemi
optimist se edhe kete premtin per keneten Z. Dako do ta realizoj.
ndersa persa i perket premtimit te bizneseve te vogla nuk jam aspak
optimiste qe keta te rinjte e durresit te kene sukses me keto biznese.
Jane vetem fabrikat ato qe zgjidhin problemet .
BROVO DURRESI JENI NJESHA NGA CDO ANE.
Lexoni ju lutem pergjigjen qe jep Spiropali ndaj nje te riu qe shtron pyetjen, se c`do te beje PS per punesimin e te rinjve.
Pergjigjen e marrim sekunece per sekuence:
“Do t’i mbështesim ata me mikrokredi të vogla, ku secili prej jush nëse ka një ide të mirë për të bërë biznes”, thote Spiropali.
Zgjidhja qenka dhenia e mikrokredive!!!!
Aq keq qenka Durresi per biznese te vogla? I kujton ajo te rinjte durrsake shpikesa apo programues lojerash interneti per ti shitur ne tregje, pra nje fare Bill Gates, apo Zuckerberg?
C`do te thote ide e mire ne nje shoqeri ku shkolla nuk te jep asgje, pa le fantazi jo e jo?
Do te jepen mikrokredi per te shitur banane, aq mund ti ndihmoje horizonti ata te rinj te ardhur nga ane e anes per nje jete me te mire.
Mikrokredite do te jene me interes te ulet!!!
Sado e ulet qe mund te jete ato perseri kredi jane. Po pagesat sekondare per ata te rinj per te bindur banken me projektet e tyre qe duhet te paraqiten sikur do te dalin me bilance pozitive per te ushqyer veten dhe familjet, kush do jua bej?
Perse nuk mori nje mikrokredi vete Spiropali kur u shkollua ne USA per te bere nje biznes me ndonje ide te mire dhe origjinale qe te tjeret nuk e kishin, kur na qenka aq e lehte?
Pra shihet qarte qe jane vetem flluska sapuni sipas nje kapitalizmit neoliberal qe ndoshta mund tu haje dhe koken ne rast deshtimi.
Mund te quhet kjo PS parti e majte? Qesharake!
“Heqja e takses se biznesit te vogel do te jete nje mase tjeter qe do te rrise punesimin e te rinjve shqiptare”, thote Spiropali.
Hiq taksa aty, hiq taksa atje, po shteti c`fare do te marre?
Po vete shteti me ato taksa mund te ndermarre projkte me te medha ne ekonomi dhe keshtu paralelisht mund te punesoje me shume te rinj se sa numri i atyre qe mund te punesoheshin ne biznesin e vogel duke fituar njekohesisht edhe nje mireqenie sociale me siguracion shendetsor dhe pensionesh.
Mund te sjelle heqja e taksave ne biznesin e vogel rritje te punesimit?
Zor se besohet.
Jemi ne fushaten e brockuallave mes njerezve qe u duhet tu marrin voten.
Asgje me shume.
Claus, m’ke pelqy shume!! ?