Rama prezanton Evis Kushin si kandidate për Elbasanin

24 Mars 2013, 14:35Politika TEMA

Partia Socialiste ka prezantuar Evis Kushin si kandidate për deputete në qarkun e Elbasanit.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit, Kreu i PS-së Edi Rama tha se angazhimi i dekanes së fakultetit ekonomik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Evis Kushi në PS është një shembull i shkëlqyer për botën akademike për tu përfshirë në programin për një “Rilindje Shqiptare”

Rama gjithashtu theksoi se PS-ja ka programin më të qartë që e bën të qartë zgjedhjen e shqiptarëve më 23 qershor.

“Kemi pas asnjë dyshim programin më të detajuar qeverisës. Kemi programin e vetëm për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike dhe për ta rilindur vendin tone.Kemi programin që e bën më të qartë zgjedhjen e shqiptarëve, mes rrënimit të mëtejshëm apo për një rilindje shqiptare, mes shqipërisë që sakatohet përditë dhe ku vijnë mbetje të shumta dhe një Shqipërie të pastër ku pasuritë kombëtare mbrohen” tha Rama.

Ndërsa dekania Evis Kushi është shprehur se do të angazhohet që të japë kontributin e saj në fitoren e 23 qershorit.

Jam përpjekur të jap kotributin tim në Fakultetin Ekonomik. Sot jam shumë e lumtur që PS më jep mundësinë që ky kontribut të jetë më shumë se sa kaq. Kontributi do të jetë për Universitetin dhe qytetin tim, Elbasanin. I kam qëndruar larg politikës, për shkak të problematikave që ka shfaqur, apo paragjykimeve që opinioni publik ka për klasën politike në Shqipëri. Sot jam e bindur që nuk duhet të tërhiqem. Duhet që patjetër që me anë të politikës dhe sidomos me anë të alternativës së PS të japim një kontribut të madh, me besimin e patundur në fitoren e 23 qershortit”- u shpreh Evish Kushi.

25 komente në “Rama prezanton Evis Kushin si kandidate për Elbasanin”

  1. Epirioti II says:

    Bravo Rama. Vazhdo rrugen e thithjes ne PS te figurave te reja me integritet dhe kapacitete. Ata jane ekipi me i mire per te bere Rilindjen e Shqiperise. Koha e Ben Malajve, Ilir Gjoneve, Asllan Dogjaneve ka marre fund. Sa me pak parazite si keta te futesh ne parlament aq me shume do te votoje populli.

    1. migena tresa says:

      Edhe si Vasilika Hysi, sa me te shkurtra, sa me llapegjata, sa me kokeboshe aq me mire do eci Shqiperi se ashtu i donte edhe Shoku Enver??

      1. raimond says:

        Edi s’e ka haberin fare se si zgjidhen njerezit ne politike

        Kjo zonja eshte nje pedagoe ne universitet, kjo nuk di te punoje me nejrezit aspak , se kjo eshte marre vetem duke urdheruar studentet…..

        Nderkaq qe puna si depudet konsiston ne maredhenjet me njerezit ne terren, jo ne autidtoret e klasave , se jeta ne realitet eshte shume me e ndryshme se sa jeta ne labratoret e universiteteve…

        __Keto prova i beri Sala me ata te KOP-it duke futur profesore e aktore si depudetet dhe ata ishin te gjithe pyke ne diell, nuk dinin te lidhnin dy llafe

        __Profesoret jane njerez monokulturor, ata dijne vetem per punen e tyre ,
        por nuk kane njohuri per fushat e tjera qe kerkon politika, sepse duke ju futur thelle studimit te nje fushe , ti nuk ke kohe te studjosh fushat e tjera …

        Dhe dhe ne pergjithesi populli nuk ka konsiderate per profesoret se dihet ajo pune qe profesoret ne pergjithesi jane flegmatike, autroitar dhe egoiste ne punen e tyre , ndaj ata rezatojne njefare antipatie ne popull poshte

        Nuk ka studente qe flet mire per profesoret, keshtu qe automatikisht edhe populli i thjehste nuk ka simpati per ta

        _-Elbasani ka gjithe ate armate kuadrosh q ekane punuar ne prodhim me njerezit dhe qe dijne te drejtojne ….perse ky Edi i le ata njerez jashte ,….?

        Nejse , ky i ben dem PS-se se krijon xhelozira brenda ne elektoratin socialsit kur fut ne krye te PS-se njerez qe nuk kane kontribuar as edhe nje dite ne PS……

        Nga menyra si vepron, Edi duket sikur ben politken e Saliut …..

        1. perralla me mbret says:

          Shoku raimond e paske bere nje analiz si te them,kurrfare. Sikur ti te ishe student apo Profesor i fakultetit ku eshte Dekanja e punesuar dhe do te na flisje per sjelljet e Zonjes Kushi,hajde i behet disi por te paragjykosh nje Dekan Univerziteti se nuk eshte i afte te beje politik se eshte i dhene pas profesionit? Konkluzion apsurd! Kjo analiz “shkencore” e jotja nuk mund te percaktoj aftesit e individid ne politikberje,sepse fundja nje person nuk arrin kot te behet Dekan pa aftesi organizative dhe komunikuese.

    2. Liburnia says:

      Qeveria e re e Rilidnjes ka nevoje per teknicjen si Znj.Kushi. E them me siguri qe do te jete nje vlere e shtuar ne politikberjen e ketij vendi.Suksese

      1. migenatresa says:

        Luburnia, poasaj u mungojne dhembet ne goje mo. Bo bo bo, kur e ka pare EDI i ka hik petlla dhe tsh i njeli ne dore…

      2. lume says:

        Kjo do jete si Vasilika si pule e shushatur dhe thashethemexhije

    3. Trust-no1 says:

      Epirot o patriot ! Ti vete ke ndonje ide se kush eshte kjo zonja ( per vete se kam degjuar kurre dhe nuk kam asnje mendim lidhur me te) apo e pranon a priori meqe qenka dekane dhe e ka zgjedhur Rama? Me duket se me keta emra te padegjuar qe po degjojme perdite diku tjeter sikur fle lepuri.

  2. zyber says:

    C’pune kane te varferit me te djathtet,apo per t’ju punuar tokat,per te qene hyzmeqare te cifligjet e tyre si dikur?!Gjithmone pushteti do te jete i djathte,edhe ai i te ashtuquajturve,te majte.Mjere fukarai!

  3. migena tresa says:

    Kush eshte zonja Kushi, sepse ne te SHIU-t nuk dime gje

  4. migenatresa says:

    Efillove meire Zoti rama me ca emra si te ndershem, po fillova nga evisat me duket se do perfundosh tek pisat.

  5. aiha says:

    I urojme pune te mbare ne rrugen e gjate te Rilindjes Zj. Evisi! Pergezojme perzgjedhjen e saj si pjese e skuadres kombetare te Rilindjes! Jemi te bindur qe do beje pune te shkelqyer per Elbasanin, sic ka bere deri tani me Universitetin “Aleksander Xhuvani”.

  6. sabriu says:

    Zgjedhje e bukur nga PS! Evis Caku Kushi (goce nga lagjja Kala e Elbasanit). Zonje e vertet. Do me behej qejfi qe te ishte ne Parlament se eshte e pa perlyer. Rama do te marre pike nese e vendos ne liste per fitore dhe per te mbajtur iso, se per ndryshe gjynah qe sakrifikon zonja e Evis.
    SUKSESE EVIS!

    1. fatmir says:

      Si e pa perlyer deshe te thoje e perdellyer

  7. fshatari says:

    Duhet patjeter te tregosh cdo fytyre qe sjell ne PS?Apo duhet ti tregohet popullit se cdo njeri i bashkohet PS!Po ja kalon Saliut me kete lloj propagande!

  8. Xhuli says:

    Zgjedhja e Znj.Evis Kushi i ben nder Partise Socialiste dhe qytetit te Elbasanit. Ajo eshte e diplomuar ne Angli, vajze me integritet, kulture dhe mbi te gjitha nje njeri i shkelqyer.Uroj me gjithe shpirt qe Evisi te fitoje dhe parjeter qe do fitoje. E kam pasur nxenese dhe e vleresoj maksimalisht kete zonje. Bravo…, bravo…, me njerez te tille do fitoje Shqiperia ne cilendo alternative qofshin, ne PD apo PS.
    MESUESJA JUAJ

  9. UNE NUK E NJOH PERSONALISHT KETE ZONJE.PO DERI SA ESHTE DEKANE E FAKULTETIT EKONOMIK, ELBASANI KA TE DREJTE TE KRENOHET PASI ME PARE ESHTE VLERESUAR NGA KOLEGET E SAJ DHE I KANE BESUAR DREJTIMIN E
    UNIVERSITETIT. SA DO E “LIGE” TE JETE ,PO ESHTE 1000 HERE ME LARTE SE
    Fari Balliu i PD-SE. PRANDAJ EDHE DEMOKRATET TE KRENOHEN PER KETE ZONJE.
    BRAVO PS-JA ME ELEMENTIN E RI.Me mire bije komunistesh e jo komunist,se sa komunist te kovertuar gjoja ne demokrat.

  10. PS-ja parti-Laburiste e modelit TONY BLER says:

    DONI S’DONI …. VERTETE QE KY ESHTE BREZI DHE
    INTELIGJENCA E ARDHEME E SHQIPERISE.

    JO SI CETA-DRAGOBISE (PD) QE KA MBLEDHUR TERRE
    DESHTAKET E KTHYER, CA FEMRA QE NUK DINE TE FLASIN
    DHE KURVA CICE-MEDHA.

  11. PREND DEDJA says:

    Vlere e shtuar ekipit te PS.Profesioniste e zonja dhe me reputacion.Urime

  12. Firdus Luzaj says:

    Deshiroja te dije ,per me teper nga elbasanllite qe mundet te njohin familjarisht Zonjushen Elvis Kushi ,kjo a ka nje vella qe e quajn Ritvan apo Jovan te cilin e therrasin Vani? sepse NESE KA PER VELLA KETE QE PYES KA SHUM “derckla mbrapa”…

  13. o sa kom qesh, o sa kom qesh says:

    o sa kom qesh, o sa kom qesh
    Keshtu shperblehesh nga Edi Rama po firmose peticionin per miratimin e 3 ligjeve ne parlament. Mesa di une kjo E.Kushi ka firmosur 1 peticion para 1 muaji me ndergjegje te paster,e paimponuar.
    http://www.panorama.com.al/2013/01/18/tri-ligjet-peticioni-per-ramen-firmosin-491-intelektuale/.
    Sa per ate qe eshte dekane e fakultetit ekonomik po ju them une se nuk kishte kandidat tjeter qe te plotesonte kriteret,kush do kandidonte ato qe e kane mesataren e shkolles se larte 6 dhe sot po na dalin shkencetare apo ato qe po blejne tituj tek Cili apo ne Bullgari.
    Ha ha ha sa kom qesh o sa kom qesh.
    Sa per e zonja s’them dot gje se nuk ka punuar ne ndonje vend tjeter dhe po te jete per mua e mbyll fare kete dege te ketij unuversiteti se nuk ka mbetur njeri pa marre diplome e pa u bere pedagog aty pavarsisht se edhe shkollen e mesme e kane mbaruar me note mesatare 9.
    Te keqen e shkolles Ali myftiu apo industrialja e xhaxhit se i kishte mesuesit 1000 here me te mire se keto pedagoget tane.Kujdes kur thoni ka mbaruar studimet ne Angli, Universiteti i tiranes 1993-1997.
    Sa per ate qe eshte e paperlyer nuk them dot gje por di te them se Univers. i Elbasanit eshte me i korruptuari

  14. timi says:

    kjo me duket se ka firmosur 1 peticion me 13 janar per miratimin e 3 ligjeve ne parlament shiko ketu
    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/shkon-n–491-numri-i-intelektual-ve-q–firmosin-peticionin-drejtuar-ram-s-117065.html
    Bravo edi kjo me duket se eshte ke 491 firmetaret.Po ku e gjete edhe kaq te bukur mor aman.Sa per e zonja kjo ka qene drejtuese e provuar ne prodhim dhe kudo.Vjet fitoi si dekane sepse nuk kishte konkurrente te tjere pasi pedagoget e ketij fakulteti ose kan blere grada ke Cili ose i kan blere ne Bullgari.
    Me pak llafe vari j…t i thon ketij muhabeti.Ku u provua si drejtuese.Studimet e larta jo ne britani ne Universitetin Tirane fakulteti ekonomik 1993-1997.Per perlyerjen s’them dot gje por di te them se ekonomiku mban rrekordin e korrupsionit ne Univ me te korruptuar te Shqiprise

  15. mitrush kuteli says:

    Kjo firmetarja e peticionit per 3 ligjet a e di se sa marrin pedagoget e ekonomikut per 1 provim apo jo m.q.s ka 1 vit dekane? Eshte drejtuese e zonja sepse e ka luftuar fort korrupsionin.
    Di kete qe te jete per mua e mbyll fare ate fakultet dhe ate Universitet.
    Pedagoge te papergatitur dhe te vendosur nga zori dhe mbi te gjitha jashtezakonisht te korruptuar.

  16. Zonja says:

    Zonja,
    Zoti Firdus Evisi nuk ka vella Jovan, te kane informuar gabim.Ajo ka nje familje te nderuar e mbi te gjitha eshte vete e jashtezakonshme. Te jesh i sigurt, nuk po e them per fushate. Ajo si do qe te shkoje puna eshte mjaft komode ne punen qe ben, por i behet nder vendit me njerez si ajo. Ajo ka oferta per pune ne mjaft vende te Europes e me gjere, por jane zgjedhjet e saj per ne Elbasan. Une qe po te pergjigjem jam e djathte por kjo eshte e verteta. Evisi i eklipson, i le ne hije deputetet e tjere ne Elbasan. Eshte mjaft dinjitoze.

  17. mos moj says:

    Mos moj zonja me thane se e kishte kerkuar vete Obama per keshilltare ekonomike m.q.s ekonomia amerikane s’ka dale akoma ne drite.Cere po thu keshtu se nuk paska me te zonjen se Evisi ne gjithe planetin.Eshte vajze e mire dhe kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje