Axhenda e një dite hipokrite antikomuniste

26 Mars 2013, 21:06Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha dhe Jozefina Topalli u shfaqën bashkë në një ceremoni në hyrje të Bllokut, ku përurohej një vepër simbolike për kujtesën e diktaturës. E ka kuruar me kujdes Fatos Lubonja. Thënë shkurt, Berisha dhe Topalli ishin aty krah njëri- tjetrit për të na treguar se nuk kanë ndërmend të harrojnë diktaturën dhe ta falin atë. Folën diçka aty për Bllokun dhe bllokmenët dhe u larguan.

Duke ikur, një grup ish- të burgosurish protestuan ndaj tyre, pasi policia po i përndjek dhe i shoqëron në polici thuajse sa herë kalojnë para zyrave të Sali Berishës. Ndërsa Berisha shkonte për në zyrë dhe Topalli në të vetën, Skënder Tufa u nis prapë drejt qelisë në komisariat. Përsëri të njëjtët policë (ata që shkëmbejnë çiftelinë me të kërkuarin për vrasje), përsëri të njëjtat pyetje, përsëri hetimi përse kalon nga zyra e Sali Berishës, përsëri pyetje rreth dyshimeve për atentate…

Sali Berisha ndërkohë ka hyrë në zyrën e tij. Sekretarja e njofton se ata të burgosurit u çuan në qeli. Fatos Lubonja ka ngelur tek bunkeri duke u grindur me veten për dyshimin që ka nëse e përdori Sali Berisha apo jo. Jozefina ka hyrë në zyrë dhe po kërkon në peticionin e saj se mos gjen dikë që i ka ikur me opozitën.

Pastaj bie sërish telefoni i Sali Berishës. E kërkon Ilir Rusmali. I tregon se po kalon tre emrat e propozuar në Komisionin e Ligjeve. Xhezair Zaganjorin për ta bërë anëtar dhe më pas kryetar të Gjykatës së Lartë, dhe kandidaturat e Besnik Imerajt dhe Gani Dizdarit për në Gjykatën Kushtetuese.

Sali Berisha është i kënaqur. Rusmali i tregon dhe për replikat me opozitën që braktisën sallën. Sali Berisha është sërish i kënaqur.

-Tani duhet t’i kalojmë në parlament, i thotë Rusmali.

-Patjetër, thotë Berisha. A ka ndonjë problem?

-Jo, nga ana ligjore nuk kemi asnjë problem, i thotë Rusmali. Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar ligjin e lustracionit dhe këta nuk i kap ligji.

-Shumë mirë, i thotë Berisha. Rëndësi ka të jemi në rregull me ligjin!

Të tre kanë qenë gjyqtarë dhe hetues të kohës së komunizmit. Të tre do ishin sot të papunë, sikur Sali Berisha të kishte të vërtet dëshirën për të bërë një ligj për lustracionin në Shqipëri. Akuzoi Bamir Topin se kish dekoruar një shok të tyre. Akuzoi Gjykatën Kushtetuese se po i shërbente komunizmit dy vite më parë kur ktheu ligjin. Tani po i çon në zemër të saj anëtarë që kanë probleme pikërisht me kujtesën ndaj komunizmit.

Sali Berisha kujtohet për të gjitha këto dhe merr në telefon Jozefina Topallin.

-Këto tre kandidaturat kanë probleme, i tha. Me pasë qenë ligji që miratuam, kishin ngelë pa punë.

-Nuk ka problem, i thotë Jozefina. I’ tash po numëroj votat dhe nëse i kena boll, unë e ti s’po e votojmë.

-Ashtu e bëjmë, thotë Berisha. Të jemi në rregull dhe të bëjmë sikur grupi nuk na pyet. Na kanë shërbyer shumë i thotë. U kena do borxhe.

Jozefina nuk flet pasi një nga shërbimet e mëdha ka qenë që kanë shpëtuar Lulëzim Bashën nga burgu dhe tjetra që kanë hedhur poshtë videon e Ilir Metës.

Berisha shqetësohet për heshtjen e Jozefinës.

-Çfarë mendon, i thotë.

-Po mendoj që bëmë mirë që bamë atë bunkerin. Nuk duhet me e harru komunizmin. Kena me i shkatërru këta komunistat që dun me ringjallë Bllokun sërish. Dun me na rikthye njerëzit e diktaturës. E kish menduar mirë ai Lubonja. Në bunker kena me i futë.

-Urdhëro, i thotë Berisha, që u hutua nga fjalimi.

-Po të dëftej që kena ba mirë me atë bunkerin. Njerëzit nuk duhet me e harru diktaturën. Ata që kanë lyer duart me gjak duhet të përgjigjen. Kanë qenë hetuesa të tmerrshëm….

-Ah, po, thotë Berisha dhe mbyll telefonin.

Sekretarja në linjën tjetër e lidh me Kuliçin.

-I arrestuam ata të përndjekurit Doktor. Nuk u gjetëm gjëra të dyshimta me vete, por po deshe i mbajmë nja tre ditë brenda se duan me bë protesta dhe kundër tre gjykatësve që kaluan sot në Komision. U kemi përgju telefonat.

-Ashtu, mos ju ndani nga pas, thotë Berisha, sa t’i miratojmë.

Më në fund u ul të çlodhej nga kjo ditë e ngarkuar. Telefoni i Jozefinës po cingëronte përsëri, por Berisha nuk kish nerva të dëgjonte përsëri atë fjalinë “e bamë mirë këtë bunkerin me ua kujtua këtyre komunistëve…”

 

49 komente në “Axhenda e një dite hipokrite antikomuniste”

  1. Teknokrati says:

    Kishte kohe qe “antena” kerkonte te behej editorial ……

    1. DENISA GURAZIU says:

      “….Jozefina nuk flet pasi një nga shërbimet e mëdha ka qenë që kanë shpëtuar Lulëzim Bashën nga burgu dhe tjetra që kanë hedhur poshtë videon e Ilir Metës.”
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/nana-pede.html

      1. Besnik says:

        Ky eshte komunisti numer 1 ne shqiperi. Sali Berisha ka qene, eshte do te mbetet komunist tere jeten e tij.Prandaj e ka ndertuar edhe ate monument ne qender te tiranes. Sistemi qe ka ngritur sot Saliu eshte nje lloj komunizmi qe eshte shume i eger sepse me pare ti mund te punoje por sot nuk gjen dot as pune. Sa te jete Berisha ne pushtet, Komunizmi is back.

      2. Jani says:

        Me Lulin keta e kane treguar sesa shume i korruptuar eshte ky sistem. Ai vodhi miliarda euro ne rrugen e kombit dhe kur erdhi puna ja hodhi paq sepse kishte ne krye prijesin e tyre. Hajduti sali e shpetoj lulin sepse ai do vjedhe per saliu ne bashki kur ai te mos jete me ne pushtet.

    2. N.VJOSA says:

      Aman o Mero,
      Por Berish Barbari nuk mund te dale dot nga Lëkura e vet e H I P O K R I T I T….
      I bie me shkop akoma thesit te komunizmit, pandeh se do nxjerr miell akoma…
      Por ironia e fatit eshte se ky Komunist langaraq i maskuar nuk beri dot per Shqiperine as Nje te nje mijten e asaj qe bene komunistet shqiptare per popullin e tyre!
      Ky Bastard po e shet Shqiperine mizorisht, deri dhe hidrocentralet simbol te saj….
      Po i shet Token, Detin dhe Nentoken…
      Edhe fuqine kolosale hidroenergjitike te Shqiperise qe ja ka falur zoti me bollek,
      Ky B a r b a r ,
      Po i shet mizorisht !
      Por tragjedi-komedia e sotme ishte , kur largoi dhe burgosi ish te denuarit e Diktatures!
      I ka frike tmerrsisht ata, Skender Tufen dhe shoket e vet, se e di mire qe ata E KANE MPOSHTUR FRIKEN QE NE KOHEN E ENVER HOXHES DHE NUK DUANE TJA DINE PER SHURREMBAJTESIN E TIJ…
      Turp ti vije dhe atij Lubonjes , nje tip zgjebaraku, qe nuk di te mbroje shoket e vet te vuajtjeve neper burgje, por eshte kthyer ne nje kameleon i fashizmit dhe populizmit te Baces se Krimit!…

    3. Gole Durrsaku says:

      Faleminderit Baca Sali, se Besnikun e Babace Faikut, pilotit te Enverit e bere gjykates nga hetues i diktatures. Edhe Xhezon qe trafikonte parate e Kosovareve e bere edhe ate kryetar. Sa per Dizdarin, jepi persheshin me kos, se bythqire ka qene e mbetet. Bravo Bace, je duke ja plotesuar nje me nje porosite e Xhaxhit dhe ne te falenderojme.

    4. voica says:

      -> Teknokratit.

      120% dakort me ju, Teknokrat!
      Ideja e vetme qe me erdhi ne mend qe ne paragrafin e trete te shkrimit eshte kjo qe ti e ke thene ne menyre kaq lakonike dhe me e mira e mundshme.
      Kjo do te thote qe gjendja e ketij vendi sot eshte tamam frymezim per subjekte tragji-komike…. me mijera tema ne mijera aspekte te jetes se perditshme.

  2. arberia says:

    Z.Baze,ju falenderoj per editorialin e sotem ku na risillni ne kujtese se, ne te njejten dite kur inagurohen objekte qe kujtojne periudhen komuniste, po kete dite emerohen gjyqtare te asaj periudhe. Sa shaka e hidhur!!!!! Nuk po e kuptojme akoma ku kemi mberritur dhe ku po shkojme!!! Populli dhe opozita ka rene ne gjume letargjik me gjithe keto qe po ndodhin cdo dite!!!! Sa per pjesen ku shkruani per Lubonjen qe rri e mendohet nese edhe kesaj rradhe kryeministri e ka perdorur,nuk jam aspak dakort. Per mendimin tim Lubonja eshte krijese pa shtylle kurrizore dhe eshte nga ata tipat qe e pranon me koishence gjithcka se ashtu eshte i gatuar.

  3. analist says:

    Perfekt…megjithese ju disa her nuk mi botoni komentet kritike!

  4. Kujtese says:

    Dikush ka thene se integrimi kalon nepermjet Gjermanise.
    Berisha me perceptimin e tij te larte ka filluar ti serviloset ambasadores gjermane.
    Kujdes ambasadore,ai fut dhe djallin ne shishe.

  5. Fakt says:

    Gje me te shemtuar se fjala e Jozefines dhe Berishes ne perurimin e “post – bllok”-ut te Fatos Lubonjes , nuk kishte. Lubonja duhet te grindet gjate me veten dhe te jete i hidheruar, madje, qe ja ndoten “ngjarjen”.

  6. N Shabani says:

    Keq shume keq o Fatos Lubonja ti nuk je as i djathte as i majte nje zot e di se cfare je ti. Po si ore behesh nje vegel e Jozefina Topallit dhe Sali Berishes qe deri dje rrinte mbas diktatoreve dhe u sherbente atyre dhe sot ti po ben te njejten gje po peshtyn mbi shoket e tu dhe po shkon mbas Berishes? Po ate bunkerin per Sali Berishen dhe jozefina Topallin kur do ta besh o zoti Lubonja? Se Sali Berisha nuk eshte me i mire se Enver Hoxha por eshte nje funderrine hajdute, Enver Hoxha nuk vodhi asgje dhe femijeve nuk u la asgje por Saliu nuk ka lene gje pa vjedhur dhe i beri femijet miliardera. Po ti o Fatos a more ndonje lek nga shperblimi o i zi per vitet qe kalove neper burgjet? Sinqerisht me vjen keq per ty qe je katandisur ne ate fare feje duke shkelur mbi shoket e tu te burgut.

  7. Role fallco says:

    Fatos Lubonja eshte shembelltyra se si duhet te jete opozita,ne tv.Klan.
    Per kete paguhet.Kjo i pelqen !

  8. Horri i Bulevardit says:

    Ia bame mire kete bunkerin me ja kujtue atyne komunisteve dhe Saliu rri i menduar, kur beri kerkesen per tu futur ne rradhet e partise, i vjen ne mendje dita qe organizata e propozoi si sekretar te partise, e meritonte ne gjyqin e armikut Sheshori, ishte nevrikosur me gjyqtarin qe kishte filluar te zbuste luften e klasave, po tregohej i bute, kur vete Saliu e dinte se Ai kerkonte qe armikut ti pritej koka dhe kete Saliu e dinte mire se ai para se te vinte ne sallen e gjyqit, ishte ulur para komandantit aty afer oxhakut dhe kish degjuar me vemendje se si duhej luftuar armiku i klases.
    Nga gezimi qe kishte ate dite kur u propozua se ai do te ishte sekretari, harroi te lajmeronte bacen atje ne kulle ku numronte dhite, por lajmi ishte marre vesh tashme, vete sheqerja me bacen skishin pritur lajm por moren rrugen per tu takuar me sekretarin qe me ne fund ja doli te ishte nje nga ata.
    Zilja binte dhe Saliut i vinte inat, dhe ishte gati tja perplaste ne fytyre, po ti moj kurve e institutit te misrit dhe orizit, qe si dezenjatore sle gje pa bere me kujton mua komunistat, por u permbajt se zgjedhjet jane afer dhe Shkodra ka filluar te lekundet.

  9. VERONIKA says:

    JETEN NA E KANE SHKURTUE
    PO NA SHTRYDHIN PORSI RRUSH
    KREJT ZEMRA NA U COPETUE
    ME VNER SHPIRTI U MBUSH
    ME BUKE PA BUKE PO RROJNE FAKIRAT
    PA OPINGA ZBATHE E ZHVESHE
    VETE JANE MBULU ME GJITHE TE MIRAT
    SI KATILET RRINE TUE QESHE….
    ZENEL HYKA 1961 TIRANE!

    BERISHA o skuth i mjere,kur ti enderroje teseren e partise,ata qe te mundesuan Tiranen villnin gjak.Pyete Gani DIZDARIN , a i kujtohet ky emer???Asgje nuk harrohet Berishe,asgje.Kto vargje erdhen te une,me gjithe deshmine e atij njeriu,kur mua me duheshin ende 15 vjet qe te lindja
    Kto do jene deshmite dhe historite qe do ndjekin dhe niperit e tu.
    Jozefine,nuk ja vlen ,nuk ja vlen aspak me ty dhe pjellat e tua.Neveri
    NEVERI PER RRACEN BASTARDE QE JENI!!!!

    RESPEKT MERO BAZE.

    1. VERONIKA says:

      TemA ndjese,tani e lexova komentin,i mungon nje pjese.Kto jane vargje te sakta,por me pas kisha cituar dhe te nderuarin XHELAL NDREU,qe eshte njohje e atij skuthit Dizdari.
      Shkruante ne kalvarin e tij :
      KUR ME VRULL I BIEN SKIFTERI
      ME HOV E ME RREMBIM
      FERRC I VOGEL,AH I MJERI
      TEK UNE E GJEN SHPETIM.
      Nuk do kete gur ne Vlore,gur nga gurorja e Shashovices qe nuk do jete mbajtur ne krah nga ky njeri,sikur te kishin goje te flisnin,te tregonin fytyrat e te pafytyreve te gjykatesve bastarde.

  10. Nje retrospektive.! Intervista e pare pas zgjedhjeve te 2005-ses me Fatos Lubonjen dhe Mustafa Nanon.
    Djalogu vazhdonte.
    Mustafa Nano -Shume keq qe fitoi Berisha , Berisha eshte nje ujke qe qimen e ndrron pore zakoni nuk e harron.
    Fatos Lubonje.E ke “gabim” Mustaf! Berisha ka ndryshuar dhe ai nuk eshte Berisha qe ti kujton.!
    Mustafa Nano.Fatos- Ke kujdes edhe ti shume shpejt do te bindesh qe Berisha do te jete edhe me i keq se Berish i 1997-tes.
    Ja ku jemi sote .Lubonja ka shkrua disa artikuj qe tregon se Mustafa Nano kishte te drejte, pore Lubonja nuk ka aspak te ndalur ne te keqijat qe me sa duket ato jane joshje per te.
    Te gjith e dijme qe shqiperia ishte vend i bunkerizuar,Po perse u desh qe ne kete prage zgjedhjesh Lubonja te manifestoi kete.Une mendoi qe askujt nuk i ben pershtypje nje memorjal i tille .Jo ato jane ne cdo cepe te shqiperis dhe askush nuk ka malle per to pore askush nuk trenditet per to.
    Te gjth po trenditen per gjera te tjera., po tranditen se si Berisha ndofta edhe me ndihme e Lubonjes arrin deri atje sa duke luftuar komunizmi vazhdon te fute thiken pas shpine thell e me thlle popullit shqiptare ne te gjith drejtimet. A thua se ky popull do te haj bunker,! Athua se ku popull do te haj vetem luften kunder komunizmit? Jo per te luftuar komunizmin duhen gjera te tjera.Duhet te ishin bere per 22 vjet te pakte H/C e Skavices Banjos,Kalivacit Bushatit e shuem e shume te tjra . Duhet te ishin bere edhe ndonje uzine tjeter e perpunimit te thell te Bakrit shqiptar ku ne se nxirnim 2 kg flori ne dite te nxirnim 10 kg (fjala vjen) nese kishim e kishte edhe sote te kishte edhe me shume.Kjo do ta luftonte komunizmin e jo nje bukier qe e demonstron sote Lubonje., e jo papunsia masive, e jo shketrrimi i te gjith vendit sikur te kishte rene automi. Pra kjo do te ishte deviza jone e jo vetem vajtimi per komunizmin.
    Megjithat po i thejmi Lubonjes.Ballafaqou edhe njeher me Mustafa Nanon ne fune te mandatit te dyte per problemin e Berishes dhe kujto c`fare ke then ne fillim te mandatit 2005 dhe c`fare do te thuash son ne funde te mandatit 2013. Do te ishte Mire qe Mustafa Nano me ato fotot qe paraqet ti bente nje decitura edhe Fatos Lumonjes dhe te komentoni me qellim qe F.Lubonja ta shifte veten edhe ne 2005 edhe ne 2013.

    1. NETI VJOSA says:

      I nderuari Aliu nga Selenic,
      I lexoj me shume kenaqesi komentet e tua.
      Ti shkruan me pasion dhe nganjehere te shpeton ndonje gërmë ne tastiere, por ata qe duane te kuptojne drejt , te kuptojne. Une sikur te kam para syve, kur shkruan qindra dhe ndoshta mijera komente…(kam parasysh dhe ato më parë tek “Shekulli”dhe ne gazeta te tjera.
      Ti je nje Patriot i vertet i vendit tend.
      Kjo koha e Demokracise, (ose e Shkerdhatokracise se Saliut, siç i thote Driteroi)
      nxori ne shesh njerzit e ndershem dhe te pafytyret, kameleonet.
      Kameleonet shkojne e vijne dhe bota e qyteteruar i urren ata, ndersa njerzit e ndershem i kane kudo rruget e hapura
      dhe jane te respektuar.
      Trurin e nje Kombi e perbejne njerzit qe i vene dijet e tyre ne sherbim te shoqerise ndersa mashtrusit , genjeshtaret, harrohen shpejt sepse ata jane llumi i shoqerise.
      Pershendetje Aliu yne i mire!

  11. urimi says:

    Dhe sikur banjo te kishin perseri deboren do e ndynin.
    Histori qenesh.
    Ah sikur tre ligjet ti votonim Europen do fitonim.
    Histeri politikanesh.

  12. Pisha flamur says:

    Dyshoj se Fatos Lobomka .shtë i burgosur fallco nga sigurimi

  13. Qytetari i vertete says:

    Ky memorial i kushtohet te gjithe ish te perndjekurve te cilet jane bashkuar me pushtetin e sotem per te ringjallur diktaturen dhe per te kthyer enverizmin blu.Ky memorial nuk eshte per ato shtresa te shtypura dhe perndjekura te cilat kane kurajon qyetare te kundershtojne pushtetin e sotem me te gjitha format demokratike.Pra ky memorial eshte per ish te perndjekurit dhe jo per ato qe po perndiqen.

  14. fizis says:

    Inercia ne politike.
    saliu qendron ne kembe nga inercia e djallezise si demokrat,realisht levizja e tij si politikan ka kohe qe ka ndalur.

  15. Baro çorrogjafi says:

    Qe u be nje memorial,mire u be. Duhej te ishte bere me pare,por hipokrizia me e madhe qendron ne perurimin e ketij memoriali : U be per te burgosurit dhe te perndjekurit politike,po ku ishin ata ! Vetem Lubonja , ishte i tille ! Te perndjekurit politike, si ne kohen e diktatures edhe tani ne kohen e neodiktatures ndiqen , persekutohen, arrestohen , akoma me keq !

  16. Sallakja says:

    A eshte i perndjekur politik Fatos Lubonja ?

    1. VERONIKA says:

      Jo !Jo!
      Nuk eshte i perndjekur politik.Todi Lubonja u perfshi ne ate histerin qe kishte enveri per te gjetur armiq te rinj.I gjente gjithmone midis te veteve.Keshtu bente shembuj te rinj per luften imagjinare dhe ushqente njerezit me parullen “armiqte na kane ne gryke te pushkes po ne i kemi ne gryke te topit”.Pra manipulonte te gjithe per mos te pare realisht mjerimin ku po i zhyste.Me kte lufte imagjinare ai zhduki dhe ne fakt ata qe i sherbyen regjimit te tij gjakatar,pra deshmimtaret.
      Ata qe ju kundervune politikisht imerit,jane me te heret se dt 76,kur ne mos gaboj mori goditjen Lubonja.Ai eliten qe e ndihmoi ne luften nacional clirimtare dhe ju kundervu dogmes komuniste e goditi shume me heret.Per kte jam shume e sigurt,gjithashtu gjithe eliten e qyteteve kryesore qe kishte studiuar jashte,dhe ne njefar menyre ishin doktora ,ushtarake,prifterinj,hoxhallare brenda 48 ai i kishte o pushkatuar ose i kishte hedhur ne Spac,Qafe Bari nga ku nuk dolen dhe me.
      Fatosi i partise,mori goditje sepse ishte i biri i Todit qe adhuronte vallezimin carleston,dhe partia nuk e donte se ishin shfaqje te huaja revizioniste,e njejta gje dhe me Ngjelen…e di une sa te tjere.
      Por nuk eshte i PERSEKUTUAR POLITIK.
      Kjo ndodhi thjesht sepse klasa ne fuqi,dhe Amerika e Statujes se Leshit ,ashtu Lirise {jo ajo e saliut} nuk mund te lejonte qe ne te shihnim kush lejoi genocidin dhe te fillonim gjuetine,sepse ne fakt duhet vrare me shume se gjysma.Por cdo gje u be me shume se keq,sepse nje sistem si ne Gjermani,ku secili kontrollon dhe sheh dosjen e vet do kishte sjelle me shume qetesi dhe me pak urrejtje.
      Norynbegu???Oficerat e tij ende nuk kane vdekur…prekurorat e tij jane ende gjalle,merimanga aty e ka harruarr zoti,ata po qeverisin ne hije.Dalja e Nanos,pra *humbja* e tij ishte e perllogaritur.
      E pakta do duhen dhe 2 nderrime klasash politike…ateher do jem *plakur* dhe une.
      TODI LUBONJA PO BEN SI I JATI,HARRON FUNDIN,E SHTRYDHIN SI LIMON DHE E FLAKIN!!!PSIKOPATOLOGJI E RREZIKSHME…ASKUSH NUK DEL NGA VETEVETJA!

      1. Sallakja says:

        Grazie. Mi hai iluminatto.
        Cose che io non sapevo……..stranamente.

    2. @ Sallaken says:

      Sigurisht qe eshte i burgosur politik, o i majte (sallake)Por ne kete forum komentojne vetem militantet e PPSh, qe nuk kane se si ti njohin vuajtjet dhe vuajtesit e diktatures. Me duket se ka ndejtur ne qelite e Spacit per 17 apo 18 vjet..humbi vitet e rinise atje,me torturat barbare. Mire do beni ti lexoni ato qe ka shkruar per ato vite..megjithese ju nuk besoj se do ju beje ndonje pershtypje. Do thoni, sic po thoni, ju edhe Mero Baze: – Mire ti behet, se del ne perurimin e monumentit me Saliun dhe Jozefinen. Zoti ju falte!
      Ps: E di qe nuk do botohet komenti

      1. Sallakja says:

        Faleminderit or mik per keshillen. Do mundohem
        ta gjej librin ketij Lubonjes dhe ti lexoje vuajtjet e tija
        ne burgun e spacit.
        Por kam nje hall te madhe qe nuk po e zgjidh dote,
        e mbase me ndihmon ti qe me dukesh djale i mencur.
        Desha te lexoje kujtimet e atyre qe nuk paten fatin ti shkruanin.
        Atyre qe ” Lubonja signor e compania bella” i pushkatuan
        pa gjyqe e i lane edhe pa varre. Atyre qe nga ato burgje
        nuk dolen dot edhe pse denimin e kishin mbaruar,
        Atyre qe vdiqen internimeve ne miserje totale , packa
        se kishin diplloma doktoresh,avokatesh,e inxhinjeresh
        nga Parisi, Milano, e Vjena.
        Edhe a e di pse ?
        Jo.jo nuk i bene keq njeriu.
        Por mendonin ndryshe nga Koci Xoxe,Bedri Spahiu,
        Liri Belishova, Beqir Balluku,Petrit Dume, Fadil Pacrami,
        Todi Lubonja,Kadri Hasbiu, Mehmet Shehu e te tjere.
        Nuk me thua more djale i mencur te gjithe keta emra
        Qe permenda jane te perndjkur politike?
        Une jame nje cike ne medyshje.

        1. @ Sallaken says:

          Nese Fatosi duhet te mbaje ne kurriz cka bere i ati (te them te drejten nuk me rezulton te kete burgosur njeri, pervecse deshi ti jape pak frymemarrje artit), atehere ftoj te gjithe liderat. Fillo nga Edi i Kristaqit, Gjoni i Xhelilit, Vete Gramozi, Bushati, deri te me i vogli, te marrin pergjegjsite e krimeve te baballareve. E mira e demokracise eshte qe nuk futet njeri ne burg per keto pune tani, por te pakten mos u merrni (thjesht per politiken e dites) me njerezit qe kane pasur fatin e keq te denohen me vite te tmerreshme burgu per vite me rradhe. Degjove Mero!

  17. SKEPTIKU says:

    analist mos u merzit edhe komentet e mia nuk botohen.Mbase z.BAZE ka zgjedhur nje filter per ne rebelet,,,,,dua ti kujtoj z.N SHABANI ne komentin qe ka bere me siper ku shkruan se enver hoxha nuk i vodhi asgje shqiperise…..vetem fabrika e rubikut ka pas prudhuar 120-130 kg flori ne vit,,,,llogaritjet ti beje vete N.SHABANI….Tre familjet HOXHA,KAPO EDHE SHEHU,kane pasur depozita ne ameriken latine si gjoja fonde per te ndihmuar partite motra marksiste ne te gjithe boten,me eliminin e M.SHEHUT pasuria e tij i kaloi familjes ALIA,ku xhaxhai i tijose daja ne mos gabohem ka qene drejtor i thesarit te shtetit, vajza e tezes se R.ALIA eshte TEUTA HOXHA,ghithesecili me pas i ben vete lidhjet e ketij mozaiku dhe del pamja e tij perfundimtare,,,,,!!!!!

    1. Sallakja says:

      Pse flet pa baza ?
      Nga i ke keto informazione ?
      Kush te ka thene qe floriri prodhohet ?
      Komunistet ne Shqiperi kane bere krime te pa skrupullta.
      Nyrenbergu ne shqiperi nuk ka filluar ende, eshte problem
      Shume serjoz . Me te duhet te meren njerez serjoze dhe te
      Pregatitur. Faktet, dokumentat nuk mungojne.

      Te flasesh pa baza e pa fakte do te thote ta minimizosh
      Skandalet e pa numurta, ti kthesh ato ne fabula apo
      Historina qesharake.

    2. N Shabani says:

      Po po Skeptiku Enver Hoxha vrau, burgosi dhe interrnoj kundershtaret e tij politike por nuk vodhi asnje gram flori e thshe me lart dhe po ta them prape edhe shtepiat ku banonin ishin shteterore dhe nuk kishte zonja me 3 million euro per te vene nje firem ne concesionet e qeverise si Argita Berisha qe shfytezon karriken e te jatit per tu pauruar dhe duke vene miliarda ne kurriz te prones publike per te cilen punuam per 45 vjet me radhe.Kesaj i thone te vjedhesh me thase dhe jo ato kafet qe akuzuan Nexhmije Hoxhen me Ramiz Aline. Po te kishte vjedhur Enver Hoxha me Ramiz Aline do te ishin gjendur nje per nje te gjitha por nuk kane vjedhur pa nuk eshte gjetur asgje.

  18. SKEPTIKU says:

    KA MUNDESI TE ME SHPJEGONI PSE NUK POSTOHEN KOMENTET E MIJA ,,,,!!!!!

  19. arjanita says:

    Bisha ne perurimin e memorialit?Stalinisti i vetem ne
    kete nend me kujtoj kriminelin qe kthehet ne vendin e
    krimit.Miku i besuar i familjes Hoxha ka surrat te llapr?!
    Laja e Parlamentit apo DIZENJATORJA?
    Turp per Lubonjen qe i pranoi keta Specie te ishin ne
    memorialin e atyre qe Monstrat s’i lane as t’i afroheshin
    Memorialit te ngritur per Ata.Jo per Salen dhe Lajen.
    Ne fund po t’i therrasin memorjes viktimat e 3 gjyqtareve
    duhet te dalin para Zyrave te Bishes dhe Lajes t’u trgojne
    vendin qe meritojne .Ne hale.Se si minj haleje jane.

  20. aiha says:

    Bunkerin ai e nderton per vete, per t’i kujtuar ketij komunisti “vetes se tij” se prej nga vjen, me cfare politikash eshte mesuar dhe per ta frymezuar per te qene gjithmone e me shume diktator ne menyren e qeverisjes dhe zaptimit te te gjitha institucioneve shteterore.

  21. Dora says:

    Presioni, dhuna verbale dhe fizike, burgimi jane mjete qe Berisha perdor per tu mbyllur gojen te gjithe personave qe bejne opozite dhe qe nuk i le as te protestojne per lirite e te drejtat. Duhet shporrur ore e me pare nga qeveria qe te shpetojme te gjithe njehere e pergjithmone.

  22. valdet fakolli says:

    Kam pershtypjen se artikulli flet per nje teme shume te mprehte , te nxehte dhe shume te ndjeshme.Numri i komenteve duhet te jete shume here me i madh dhe duket qe ka patur nje fare censure te paspjegueshme.Bera nje koment modest dje ku nenvizoja qe para 90′ me te vertete kishim diktature por kishim shtet te forte.Kurse sot eshte ndertuar nje MONSTRATURE shume here me e keqe se ne ate kohe.Fajin kryesor une ja ve dipllomacise amerikane dhe europjane te cilet po e tolerojne kriminelin berishe duke shkelur vijen e kuqe te durimit te nje populli.Fajtoret e tjere jane te perndjekurit politike qe po rrijne si pula te ngordhura perballe ish persekutorit te tyre te djeshem.Me vogla qe duhet te kerkojne keto te perndjekur (qe po sillen si te permjerrur politike) eshte largimi i berishes para votimeve.Duke e mbyllur nje verejtje shoqerore si shok dhe vella per Mero Bazen ne lidhje me nje fare ndryshimi ne lidhje me “adrenalinen” kunder bishes se vicidolit.Llogjika e do qe zoti Mero duhet te jete kunder votimeve me gjaksorin berishe si k/m dhe krijimi i nje qeverie teknike para votimeve.
    Faleminderit per mirekuptimin

  23. I nderuar N.Vjosa.!

    Jemi mesuar me nje grupe komentuesishe dhe kur kthehem nga puan edhe ate pak kohe qe kame ja kushtoi bisedes me ju. I felanderoi pa mas ata qe me falenderoij, pore edhe ata qe per nje arsye ose tjeter arsye me shajne.! Sidocofte sikur nepermes kesaj dritare te kompjutrit po qendrojme prane njeri- tjetri pavarsishte se ase qe e njohim njeri-tjeterin Me sa duket kjo i ben komentet edhe me terheqese.
    Sa i perket gabimeve u kerkoi falje se ne te vertet i kam edhe nga nxitimi. Persa u perket anes patriotike me thene te drejten eshte mekat i madhe te mos e vresosh mundin, djersen dhe gjakun e brezave tane ne Shekuj dhe vite. ,. Na linden, na rriten, na eduakuan me njenjen e Atedhedashurise. Vertet shqiperia keto 22 vjet eshte shume keq kemi nje ndeshje te madhe ne mese se keqes dhe se pozitives, pore kam besim qe pozitivja ne interese te Atedheut tone do te triumfoje.
    Pore une kame edhe nje kenaqesi se nuk jam i vetem.Populli thote “trimi i mire me shoke shume” te them te drejten ketu gjej trima te beses dhe shok te mire qe nuk jan pak por shume.Kjo me jep kenaqesi, me jep keranari edhe perkashi vujtejeve ton shepesh here edhe shiprtrore.!
    I nderuar Neti.Ne ketej nga Selenica nuk na mungon patriotizmi, pore une pata fatin te jem ne veri ne moshen e rinise time , ku atje dhe u burrerova. Atje une bera nje gershetim ne mese patriotizmit te Jugut me ate te Veriut ku ne te vertet atej gjeja prehje shpirtrore, tek kenmget, pavarsisht se me veshteri i kuptoja, tek bisedat ne odat e tyre, ne dasme pse jo edhe ne morte.Atje une mesova shume. Sote kemi ne krye te vendit Sali Berishen nga Keto treva.Te them ten djejtem me vjen ndote ta zej ne goje se si ky njeri qe kishte te gjitha mundesit te ishte nje njeri pase Enver Hoxhes, ne te vertet u katandis ne keto nuvele aqe te ulta sa i kemi then disa her.Me vjen keqe dhe kurr nuk e indentifikoi kete njeri me ate popull trim dhe atdhedaes. Kur u be lufta ne Kosove ashtu si te gjith shqiptaret pore vecanrishte ashtu sice e the edhe Pandeli Majko mbreme ne opinion Tropoja Hasi dhe Kukesi ishin prapavija dhe mebeshtetja kryesore e luftetarve te lirise ne Kosove. A eshte turpe ta perulesh kete popull kaq vital me qendrim Berishiane. Natyrisdh qe po.!
    Pore natyrish kjo kohe ashtu sice thua edhe ti, nxori ne shesh edhe njerz te till te cilet ishin kamufluar ne kohen e moderne dhe ata tregoheshin me katolik se papa.
    Duke perfunduar te falenderoi si per falenderimn qe me ben ashtu dhe njeqinde her edhe per vrejtjen qe me ben.
    Me nderim e rrespek
    Aliu nga Selenic

  24. Partizani says:

    Kur ben edhe sali serbi si i ndershem kur ne kohen e xhaxhit ka mesuar sesi te denoje njerez te pafajshem ndersa tani ka ushtrine e tij te ekzekutoreve por ka nje ngjashmeri me topallen debile qe mban nga pas per ti marre ere…

  25. Kado says:

    Mero vllai ke shume te drejte serbi dhe topallja nuk e kane harruar komunizmin re te keqen por mundohen edhe neve te rinjve te na tregojne se sa bukur vazhdojne rrugen e tyre keta fodullat qe nuk jane per kokerr te punes.

  26. AJDIN SYLA says:

    Sot keta njerze po tregojne fetyren e tyre.ENVER HOXHA paska pas te drejte.

  27. ijs says:

    Duke pare se ku ka perfunduar ai vend ku barbaria lulezon nga kater anet, sot pas 22 vjet duhet te pranojme te verteten e madhe, qe Ne
    ishim dhe jemi nje milet, qe e kishim dhe e kemi hak Enverin!
    Po te gjykosh ne nivel global per 3.5 milion shqiptare Enver Hoxha ishte kapaku, qe mbajti te mbyllur nje autobot fekalesh. Ne momentin e renies se kapakut fekalet shperthyen demokratikisht dhe shpalosen me te gjitha ngjyrat e ylberit talentet e tyre si mafioze,kodoshe, hajdute,kriminel,ordinere, prostituta, shites njerzish, kacakesh (e kujtoni luften me Romen)!
    Natyrisht eshte llogjike, qe llumi qe kapi shtetin ne 1992, sot e mallkon Enver Hoxhen se AI ketij llumi i vinte drune,por per njerzit normale dhe me integritet e dinjitet qe ne shqiperi jane shume pak, vetem 20% e popullsise, Enver Hoxha ishte mburoja dhe shpetimi i kesaj shtrese, qe kudo ne bote eshte shtylla mbajtese e shtetit dhe e kombit, prandaj gezon repektin me madhor per kontributet madhore qe kjo shtrese jep per shoqerine ku ata bejne pjese, sic dha per 45 vjet ne kohen e Enver Hoxhes!!!
    Pra duke pare se si ka perfunduar ai vend Enver Hoxha ishte dhe do mbetet Figura me madhore, qe ka nxjerr ky popull barbar pas 500 vjetesh pas Gjergj Kastriotit!!

  28. I nderuar ijs.

    Kur isha ne B.Curr ata Tropojanet mos u gabofsha eshte rrapzodi Zeqir Lusha i cili kishte thurur kete kenge per Enver Hoxhen.
    Plote pes shekuj nena priti./ Skenderbeut nje vella ja rriti/ dhe kenga vazhdon.Pra me me kujtove ne rrjeshtat e fundit te komentit kur shkruan per Enver Hoxhen. Per deri sa shqiperia beri prapakthim me se nje shekull detyrimishte qe Enver Hoxha do te ngeklet ne histori si udheheqesi me i afte pas Skenderbeut.

  29. SKEPTIKU says:

    i pergjigjem sallakes;meqe une flas pa baza sallake ik ne google dhe kerko : “forumi shqiptar si u grabit ari nga pushteti komunist ne shqipri” mos te duket vetja se din italisht edhe je bo i zgjuar ok,,,,kur kom msu une italishten (ti i bije tasit me luge) kjo adrese vlen per te gjithe fansat e dulles dhe ppsh….ti sallake mund te jesh edhe sallaks ne bindje kurse une jom demokrat ne shpirt dhe ne zemer(jo per kete demokraci ku jetojme, sepse demokraci ke vetem emrin )…..!!!!!!!!

  30. SKEPTIKU says:

    sallake kerko ket adrese ne google “forumi shqiptar si u grabit ari nga pushteti komunist ” dhe pastaj komento nese flas me baza apo jo ok,,,!!!!!!

    1. Sallakja says:

      E ke gabim. Informohu. Lexo ene do m’japesh te drejte.
      Nuk po te nas mo se qeke ene tironas zotnija jote.
      Qi ke msu italishten mire e ke bo.
      Po te lexojsh italishte do bosh ma mire.
      Jon ca gjona qi ne tironsit i kapim me vonese
      Por amo i kapim si lejme pa kap
      Ma mire vone se kurre. Hajt shnet.

  31. gogo says:

    Rapsodi flet,
    Edhe krijon,
    Mendimn eti,
    historija shkruan.

    Ne kenge ,a vargje,
    si taket,
    At’dheut e popullit,
    iflet.

    Veri dhe juge,,
    Jane patriot,
    Po varet shume,
    ke ke mbi koke.

    Se kur gomari,
    Del para kalit,
    bjeri sa te duash ,
    Ti samarit….?

  32. xyz says:

    sh konciz mero ne analizat e tij

  33. decije igre says:

    Nice answer back in return of this matter with genuine аrguments аnd explаining the whole
    thing rеgагding that.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje